Mbi 50 vjet, merret me studime e botime për gjuhën tonë dhe kurrë nuk e ka vizituar Shqipërinë!?/
Nga Prof. Murat Gecaj/
NE FOTO: Në familjen Gabinskij, Kishinjev (nga e majta Marku, e bija Anushka dhe bashkëshortja, Larisa)/
1.
Kur vendosa t’i shkruaja këto pak radhë e të bëja pyetjen “A është ftuar albanologu M.A.Gabinskij, në festimet e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë?”, padyshim, pata parasysh disa gjëra. Së pari, e di mirë që janë të panumërt njerëzit dhe personalitetet e ndryshme, nga vendet e tjerë, që e meritojnë ose janë planifikuar të ftohen në fesimet e 100-vjetorit të Pavarësisë sonë.
E dyta, jam i ndergjegjshëm se ka mjaft studiues, që ia kan kushtuar pothuajse gjithë jetën studimeve e botimeve për historinë, gjuhësinë, kulturën etj. të popullit shqiptar. Mirëpo, siç është e kuptueshme, disa nga ata nuk jetojnë më. Po kështu, ia vlen që të “peshohen” për t’i vlerësuar ata objektivisht. Padyshim, megjithëse nuk jam saktësisht i informuar, me raste, ka prej tyre që e kanë vizituar Atdheun tonë Por dhe janë nderuar e vlerësuar me dekorata të ndryshme për ndihmësën, që ata kanë dhënë në fushën e studimeve e botimeve për Shqipërinë.
Së treti, nuk di ndonjë nga albanologët e shquar, siç ështrë rasti i Mark Aleksejeviç Gabinskij, i cili mos të ketë qenë kurrë në Shqipëri, por dhe mos ta ketë çmuar as vlerësuar ndihmesën e tij shumëvjeçare, asnjë institucion i shtetit shqiptar!?
2.
Sigurisht, për kërshëri e korrektësi ndaj lexuesve, më duhet që shkurtimisht t’u tregoj diçka më shumë për jetën dhe veprimtarinë e çmuar, me studime e botime, kushtuar gjuhës shqipe e problemeve të saj, nga M.A.Gabinskij. Në një jetëshkrim, ndër të tjera, pak vjet më parë, ai ka sjellë këto të dhëna:
“Linda në vitin 1932, në Odesë. Atje, në vitin 1948, mbarova shkollën e mesme. Në vitin 1953, përfundova degën e rumanishtes, në Fakultetit Filologjik të Universitetit të Leningradit dhe u dërgova me punë në Moldavi, në Institutin e tanishëm Filologjik, të Akademisë së Shkencave, ku punova disa vjet radhazi, deri sa dola në pension. Jam specializuar në fushën e gjuhës rumune (moldave) dhe në gjuhë të tjera romane e ballkanike dhe në gjuhësinë e përgjithshme (problemet e infinitivit në gjuhët ballkanike dhe më gjerë, pjesët e fjalisë (ligjërimit), kategoritë morfologjike dhe, gjithashtu, për etimologjinë, leksikologjinë etj.). Kam publikuar më shumë se 220 punime shkencore dhe 10 libra në këto fusha. Një pjesë e tyre janë për gjuhën shqipe. Kam marrë pjesë në 20 kongrese e konferenca, me tematikë fushat e treguara më sipër”.
Prof.Dr. M.A.Gabinskij është me origjinë izrealite dhe babai i tij ishte vendosur, në fillimin e shekullit të kaluar, në qytetin Odesë të Rusisë. Me detyrë ka qenë mjek dhe mjaft i aftë në profesion. Siç dihet, mjaft të rinj shqiptarë i kryen studimet e larta për mjekësi në ish-Bashkimin Sovjetik. Ndër ta, ishin dhe disa që i mbaruan studimet për shkencën mjeksore në Odesë. Atyre u dha leksione pikërisht babai i Markut, Dr.Aleksejeviç Gabinskij. Më pas, ata u bënë mjekë mjaft të aftë e të dëgjuar në Atdheun tonë, si Alvarezi, Gusho, Karagjozi e të tjerë. Duke krijuar edhe lidhje familjare me pedagogun e tyre A.Gabinskij, Marku i vogël u njoh nga afër me ta dhe nisi t’i tërhiqte vëmendjen gjuha, që ata flisnin. Kështu, pak e ngapak, ai filloi të mësonte fjalë e shprehje shqipe. Pasi mori prej tyre libra në gjuhën tonë amtare, nisi të lexonte. Ishte një dëshirë dhe aftësi e veçantë e vitetve të rinisë së Markut, që ai të mësonte disa gjuhë të huaja. Kështu, që në moshën 30-vjeçare fliste e shkuante deri në shtatë prej tyre, ndër to edhe në gjuhën tonë shqipe. Është interesante të thuhet këtu se edhe bashkeshortja, Larisa dhe bija e tyre e vetme, Anushka,u familjarizuan me gjuhen shqipe, per të cilën prof.Marku ka shumë vjet që është i përkushtuar.
Në vitet pasardhëse, familja e M.A.Gabinskij u vendos në qytetin Kishinjev të Moldavisë. Tashmë, pas mbarimit të studimeve të larta, ai e nisi punën aty në një institucion të lartë shkencor. Pra, iu krijuan kushtet që jo vetem mos t’i humbiste, por iu shtua interesi për studimin e gjuhës shqipe. Në atë periudhë, në vitet ’60-të të shekullit të kaluar, me nismën e Akademikes së njohur ndërkombtarisht, Agnia Vasilievna Desnickaja, pranë Institutit të Gjuhësisë, në ish-Leningrad (sot Petërburg) ishte ngritur e funksionon deri sot, një sektor i rëndësishëm albanologjik. Ajo kishte tërhequr në këtë punë disa sudiues të kësaj sfere, si A.P. Sitov, A.V. Zhurga, L.A. Llapashov, L.V.Sharapova, I.I. Voronina, A.Y. Rusakov etj. Për arsyet, që përmenda më lart, Marku u paraqit aty dhe kërkoi që disertacionin, për titullin “Kandidat i Shkencave”, ta përgatiste dhe ta mbronte pikërisht me një studim në fushën e gjuhës shqipe. Dhe dëshirën ia plotësuan. Në atë periudhë, mëgjithëse larg vendbanimit, ai shkonte për konsultime në Institutin e Shkencave dhe në degën e gjuhës shqipe, të Universitetit “Zhdanov”.
Në vjeshtën e vitit 1960, bashkë me tre kolegë bashkëstudentë nga Shqipëria, krahas leksioneve, ne ndiqnim atje dhe kurse të veçanta, pranë A.V.Desnickaja. Unë kualifikohesha për dialektologji, një tjetër për fonetikë dhe dy për leksikologji. Në rrethanat, që tregova më lart, ne u njohëm edhe me studiuesin e ri të gjuhës shqipe, M.A.Gabinskij. Përveç aftësive profesionale, na bëri përshtypje se ishte njeri mjaf i dashur dhe i afruar me njërëzit. Këtë gjë e shprehte veçanërisht me ne, studentët shqiptarë që përmenda, por dhe me të tjerë, që njohu aty. Kjo, sigurisht, vinte se ai ishte njohur e kishte patur lidhje me bashkëvendës tanë, që në Odesë. Në biseda të lira me Markun, na e shprehte se i pëlqenin shumë shqiptarët dhe gjuha jonë. Ndër të tjera, ai kishte krijuar bindjen e palëkundur se gjuha shqipe ishte me shumë interes studimi, ndër më të vjetrat në Ballkan dhe në familjen indo-evropiane.
Pa u zgjatur, shënoj këtu se Marku e mbrojti me sukses disertacionin për gjuhën shqipe dhe, sigurisht, u kthye në vendbanimin e tij, Kishinjev. Por nuk I shkëputëm lidhjet tona miqësore, sigurisht me letra, deri sa u ndërprenë marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve e vendeve tona. Ndërsa këto lidhje i rivendosëm pas vitit 1990, me letra e shkëmbimn librash të ndryshëm. Kështu, tani pata rastin të njihem më nga afër edhe me studimet e shumta në revistat shkencore, por dhe me disa libra, që ai kishte botuar, posaçërisht edhe për gjuhën shqipe. Shumicën e tyre unë i ruaj në biblilotekën time. Në të gjitha ato, spikat intersioI tij i veçantë për të mësuar fjalë e shprehje në gjuhën shqipe, për të gjetur kuptimin e shprehjeve e të fjalëve të rralla shqipe, deri dialektore etj.
3.
Nëpërmes letrave të shumta (gjithnjë në gjuhën letrare shqipe), që kam shëmbyer me albanologun M.A. Gabinskij, meraku më i madh i jetës së tij është se nuk arriti që të vinte një herë për ta vizituar Shqipërinë, pra vendin e gjujës së popullit, të të cilit o kishte kushtuar dhjetëra studime e botime. Shkaku ishte se nuk e lejonin mundësitë financiare, që ta realizonte vetë këtë gjë. Për të qenë i sinqertë me lexuesit, unë jam pikëlluar për këtë gjë dhe jo në një rast, pas vitit 1990 e në vazhdim, kam kërkuar pranë Akademisë sonë të Shkencave për ta ftuar atë që të merrte pjesë në ndonjë Konferencë shkencore, kushtuar gjuhësisë ose problemeve tjera abanologjike. Po kështu, jam intersuar që atij t’i dërgoheshin libra të ndryshëm studimorë, në gjuhën shqipe, pasi atij i mungonin dhe e kërkonte me dëshirë të madhe një gjë të tillë. Por, fatkeqësisht, përgjigja ka qenë e prerë, pra me ngritje supesh, se “nuk kemi mundësi financiare, që ta ftojmë atë, qoftë edhe për pak ditë, në Shqipëri”, “nuk o dërgojmë dot libra shqip” etj?!
Këto ditë, prof. Emil Lafe, gjuhëtar i njohur i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, më tregoi se kishte qenë bashkë më disa stidiues të tjerë shqiptarë në Pëtërburg. Ndër të tjerët, atje kishte takuar edhe albanologun, prof.dr. M.A.Gabinskij. Ai ishte gëzuar shujmë, që i takoi studiuesit tanë dhe interesuar për ecurinë e Shqipërisë në udhën demokratike, për studimet albanologjike te ne, por dhe për miq e të njohur të tij.
Në mbyllje të këtij shkrimi, duke u treguar plotësisht i panashëm (për shkak të njohjes dhe të lidhjeve të mia të mëvonshme miqësore me të), shtroj pyetjen: A është planifikuar të ftohet në Shqipëri, albanologu i shquar 80-vjeçar, M.A.Gabinskij, në festimet e 100-vjetorit të Pavarësisë? Dhe më tej: A është parashikuar që, me këtë rast, t’i bëhet ndonjë vlerësim punës së tij të përkushtuar 50-vjeçare edhe në fushën e studimeve shqiptare? Ndërsa, më në fund: A do t’i lexojnë e t’i vlerësojnë këto radhë të mia dashamirëse, persona a zyrtarë përgjegjës dhe të ngarkuar për këto veprimtari, që nuk përsëriten shpesh?
Tiranë, 9 nëntor 2012