PERSONAZH/ Flet sopranoja Luiza Papa Çako/
-Nuk e besoja kurrë se do të martohesha me Gaqo Çakon, ne ishim shokë/
– Gaqo ma shfaqi dashurinë në Moskë, u martuam në vitin 1963, në Tiranë/
-Gaqo është treguar me tërë kuptimin e fjalës burrë, u martua me mua dhe pse kisha biografi të keqe/
– Pirro, ishte i urtë, një fëmijë i dëgjueshëm që i shfaqi dhuntitë për muzikën që në vegjëli/
– Ne jepnim koncerte në fshatra, ku gjella e preferuar ishin fasulet dhe taratori/
– Një natë kemi fjetur në një shkollë, nga çimkat e kaluam natën si ushtarët në shërbim/
-Idhulli im ishte këngëtarja e madhe Luçie Miloti, këngët e saj i këndoja me shpirt/
– Në Rumani një këngë popullore ma kthyen disa herë, ishte një çudi për të gjithë
Nga Albert Z. ZHOLI/
Ajo tregon shumë e re dhe pse është tek të tetëdhjetat. Ka bërë jetë të gjallë artistike dhe larg streseve. Është tre vjet më e vogël se Gaqo dhe kurrë nuk e priste se do të dashurohej dhe do të martohej me të. Dashuria lindi në Rusi dhe pse në Lice ishin bashkë, Gaqo 3 vjet më i madh. Ka luajtur të gjitha operat kryesore në Operën shqiptare, por ka kënduar dhe këngët popullore qytetare nëpër koncertet brenda dhe jashtë Shqipërisë. Djali, Pirro thekson ajo, ishte i urtë, një fëmijë i dëgjueshëm që i shfaqi dhuntitë për muzikën që në vegjëli.
Në regjimin komunist flitet se ju shkonit kudo nëpër fshatra me Ansamblin Shtetëror për të dhënë koncerte. Ku keni shkuar dhe ku hanit në atë kohë?
Është e vërtetë. Thuajse kemi shkuar në gjithë Shqipërinë pa diskutuar qytetet por edhe në shumë fshatra nga jugu në veri. Shkonim në çdo vend, dhe pasi mbaronim koncertet, kur ishim në fshatra ktheheshim në qytetet më të afërta dhe flinim nëpër hotele. Kishte raste që flinim dhe në shtëpitë e fshatarëve. Mbaj mend se njëherë kur shkuam në një fshat në jug, e mbaruam koncertin vonë dhe nuk kishim ku të flinim. Na çuan në një shkollë. Thuajse kemi fjetur mbi banga. Ishte një shkollë e vjetër, Na grinë çimkat. E kemi kaluar në këmbë atë natë. Eh, sa çudi më duket sot.
-A kishit ushqim të veçantë kur shkonit nëpër koncerte?
Jo asnjë lloj ushqimi të veçante. E veçanta ishte se kudo ku shkonim kërkonim të gjenim sallatë me ullinj. Ishte gjella jonë e preferuar. Por rrallë gjendej dhe ajo. Kemi shkuar në fshatrat që kishin kërkesa për Ansamblin. Për shembull kemi shkuar nëpër fshatrat e jugut në Vrinë, Konispol apo dhe në veri ku hanim vetëm groshë. Ndërsa gjellë të dytë kishim taratorin. Kur gjenim tarator kishte festë. Gëzonim si fëmijë.
-Në sa fshatra keni shkuar afërsisht?
Në të gjithë Shqipërinë. Në veri si në Peshkopi, Kukës deri në Vermosh. Por në Vermosh nuk kemi fjetur. Në veri jepnim operën shqiptare “Mrika”. E pëlqenim apo jo, ishim të detyruar ta bënim s e do të dilnin njerëzit të shikonin.
-Sa vite keni lëvizur duke dhënë shfaqje?
Në fillim pak, si në vitin e parë. Pra me krijimin e Operas dhe Ansamblit, kur ishim në vitet e konsolidimit, lëviznim shumë pak jashtë Tiranës. Kjo edhe ëpr arsye se vinin edhe artistë dhe grupe artistike nga Çekia, Polonia, Rumania dhe bënim spektakle bashkë me ta. Pastaj kur u prishëm me Rusinë dhe u lidhëm me Kinezin nuk patëm më shumë bashkëpunime me koncerte. Nga Kina nuk mund të vinin grupe artistike, ose më mirë të themi tepër rrallë. Kjo bëri që ne të dilnim në terren. Kur shkonim në fillim na erdhi Estrada e Operës.
-Po kur ke lindur djalin përsëri shkoje nëpër turne?
Po. Ishte detyrë. Nuk kishte lëshime. Pirron e lija me vjehrrën. Ajo kujdesej më mirë se unë. Por ishte dhe një problem tjetër. Unë kam qenë edhe me biografi të keqe (siç i thoshin në atë kohë-qesh) dhe nuk më linin pa më marrë në koncerte. Ndryshe më thonin se do të kalbeni në këto fshatra.
Si ishte Pirro i vogël?
Pirro ishte nj djalë i urtë, i dëgjuar që nuk na ka sjellë asnjë shqetësim. Si vjehrra si nëna ime që e kanë mbajtur nuk u nxirrte telashe. Që në fëmini ishte i dhënë pas muzikës. Pra dukej që do ndiqte rrugën tonë. Nuk e kishim problem kur iknim për koncerte jashtë Tiranës apo jashtë shtetit.
-Ku u njohët me Gaqo Çakon?
Eh, ku jam njohur…Jam njohur në shkollë të mesme. Ne kemi ter vjet diferencë me njeri tjetrin. Pra Gaqo është tre vjet më i madh se unë. Ne ishim në Shkollë të mesme, në shkollën e muzikës, Lice. Që aty Gaqo shquhej për zë dhe njihej nga të gjithë. Ne që ishim më të vegjël i shikonim me admirim ata që ishin më të mëdhenj dhe këndonin bukur. Mundoheshim ti arrinim. Në atë kohë ne kishim thjesht një përshëndetje me Gaqon. .E kush e besonte atë kohë se një ditë unë do të bëhesha gruaja e tij? As më shkonte kurrë ndërmend. Thjesht më dukej një shok. Atëhere kishim shoqëri të rrallë, shoqëri të pastër të bukur. Tek shoqëria ne gjenim ngushëllim nga vuajtjet. Me njeri tjetrin qanim hallet.
Si dhe ku lindi dashuria me Gaqon?
(Hahaaaaa, qesh). Të të tregoj dashurinë tonë nuk të besohet. Kjo për arsye se nga shokë u bëmë burrë dhe grua. Ne u lidhëm në Rusi ku ishim të dy për studime. Gaqo iku në vitin 1957 dhe unë në vitin 1959. Në fillim ishim shokë. Ditët e pushimit dilnim bashkë në qytet, diskutonim, flisnim për të ardhmen. Në Rusi kishte femra shumë të bukura, shumë të mira, por ne sikur ishim prerë ëpr njeri-tjetrin. Kaluam jetën më të bukur të jetës në Rusi. Aty muzika, opera respektohej dhe vlerësohej shumë. Moska ishte qytet i kulturës ku muzika operistike ndiqej shumë, ishte kthyer në kulturë. Kështu lindi dashuria jonë,. Nuk u habita kur Gaqo më shprehu dashurinë. Miqësia jonë e sinqertë ishte kthyer në dashuri. Dashuri në Rusi, në qytetin e dashurisë, në qytetin e poetëve të mëdhenj që i kishin kënduar me aq zjarr dashurisë. Rusia ishte e mbushur me skulptura që të jepnin frymëzim.
Kur u martuat?
Martesa është tjetër gëzim i madh.Sa u kthyem nga Rusia u martuam. U martuam në vitin 1963. Që kur erdhëm të dy filluam punë në Teatrin e Operas dhe nuk lëvizëm më.
Është folur shumë për biografinë tuaj të asaj kohe, duke qenë me biografi të tillë si vendosi Gaqo të martohej?
Gaqo është treguar me tërë kuptimin e fjalës burrë. Unë i tregova për biografinë, por ai me vendosmëri tha, dashuria del mbi çdo gjë. I mori të gjitha parasysh. Biografia filloi të vihej në dukje kur unë do dilja për herë të parë jashtë shtetit të këndoja. Ansambli do të shkonte në Rumani. Ishte periudha që daja im ishte internuar. Po bënim provat gjenerale. Në atë kohë nga ne kishin ikur disa nga këngëtaret më të mira. Kishin shkuar në institucione të tjera, por dhe kishin dalë shumë herë jashtë. Pra më kishte ardhur ua radha të dilja. Grupi që do nisej kishte shumë pak këngëtare pasi ishte larguar Nailja, Fitnetja,. Nuk kisha as kostum dhe mora atë të gjyshes time (ahere e re dhe ksihte një kostum të rinisë shumë të bukur). Në grupin tonë të këngëtareve ishim tetë veta. Vaçja, Hysen Koçia, grupi baletit. Duhej plotësuar grupi dhe me një këngëtare, pra që më binte radha mua. Të gjithë thanë merrni Luizën se këndon bukur. Drejtuesit mbyllën njërin sy dhe njërin vesh dhe më morën me vete. Unë me Ansamblin e Këngëve dhe të Valleve unë kam marrë pjesë në shumë koncerte, por kur vinte puna për të shkuar jashtë, plotësoja vrimat dhe pse kam pasur shumë sukses.
Përveç këngës lirike në këto aktivitete dhe koncerte, çfarë këngësh të tjera këndoje?
Unë kam pasur shumë pasion edhe këngën popullore. Më thanë të këndoja në Rumani këngë popullore dhe ndonjë duet me Hysen Koçinë. Kur kam shkuar në Rumani kam pasur një sukses të paparë sa nuk më besohej. Madje kënduam këngë në shqip. Nuk e di si i ngjiti rumunëve kënga jonë popullore. Na kthyen. Ishte nj sukses i madh për mua. Pas kësaj ngjarjeje të rëndësihme në jetën time artistike, opera jonë shkoi në Kinë. Në fillim ishte dhe emri im. Por gjuetia e shtrigave kishte bërë të vetën, nuk më lejuan. Pastaj ishin dhe xhelozitë mes nesh.
Një ketë në opera, si do ta cilësonit punën ën këtë institucion shumë të rëndësishëm të artit?
Në opera kam pasur hapësirën time, sepse edhe punoja shumë. Kam qenë shumë e shkathët. Atë kohë shitej një biletë 50 lekë për të parë Luiza Papën. Vinin hungarezet me shampanjë tek dera, me sapunë me erë por nuk i merrja kurrë. Ruaja personalitetin. Ishte viti 1964 kur isha në kulmin e karrierës. Në rolin ”Princesha e Çartneshit” më kanë sjellë një shportë me karafila.
Keni punuar dhe në Opera dhe tek Ansambli i Shtetit?
Po, kam qenë edhe në opera dhe tek Ansambli i Këngëve dhe i Valleve. Në opera kam 20 role duke filluar që nga “Lola”, “Nina”, “Don Paskuale” që mora dhe bursën “Mamicën”, Karnavalet e Korçës”,”Rigoleton” etj. Dua të veçoj se një problem kam pasur kur doja të shkoja në Japoni, nuk di pse nuk më jepnin vizën. Kisha dëgjuar që aty i pëlqenin shumë sopranot.
Pra keni kënduar dhe këngë popullore,. Këngët e kujt treve pëlqeje dhe cila ishte këngëtarja juaj e preferuar?
Kam kënduar këngë shumë, por më shumë dëshirë kisha këngët qytetare shkodrane. Kjo për arsye se sepse më pëlqente shumë këngëtarja e madhe Luçie Miloti. Ajo ishte idhulli im. E ndiqja vazhdimisht me shumë dëshirë deri kur ndërroi jetë.
Jeni grindur me Gaqon?
Kurrë. Më ka respektuar në maksimum.
Cili është pengu juaj?
Pengu që dola në pension në lumin e karrierës. Ashti ishte në atë kohë.
VETEM 2 MIJE EMIGRANTE SHQIPTAR VOTUAN ME 21 QERSHOR, NGA 55 Mije NE 2013
Flet Kryetari i Shoqatës së emigrantëve shqiptarë “Shqipëria” në Athinë, Ilirjan Dhima: Janë kthyer mbi 110 mijë emigrantë/
-Partitë politike nuk u interesuan për emigrantët në zgjedhjet lokale/
– Në zgjedhjet parlamentare 2013, kanë votuar mbi 55 mijë emigrantë/
– Brenda 4 vjetëve të fundit me fillimin e krizës janë rreth 110 mijë emigrantë shqiptarë/
– Në Greqi 210 mijë mund të jenë në moshë votuese, përmbysin çdo rezultat/
– Për zgjedhjet lokale erdhën rreth 2 mijë emigrantë, e papërfillshme/
Intervistoi:Albert Z. ZHOLI/
Në zgjedhjet lokale, emigrantët shqiptarë në Greqi thuajse kanë qenë indiferentë. Kjo për faktin se dhe vetë partitë politike nuk u dhanë rëndësinë e duhur. Duhet theksuar se në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013, partitë politike, me përfaqësuesit e tyre, për muaj të tërë shëtitën gjithë Greqinë ku kishte emigrantë. Në zgjedhjet lokale asnjë titullar i partive të mëdha nuk u duk në shtetin fqinj për të takuar emigrantët dhe për tu bërë thirrje për të votuar. Vetëm PPDNJ ishte partia që asnjëherë s’është larguar nga minoriteti grek shqiptar tashmë në emigracion në Greqi. Vetëm kjo parti solli në mënyrë të organizuar rreth 800 emigrantë. Nga ana tjetër, kriza greke ka ndikuar shumë tek emigrantët shqiptarë. Tashmë ata nuk mund të lëvizin në çdo kohë pasi ka kosto. Brenda 4 vjetëve të fundit me fillimin e krizës janë rreth 110 mijë emigrantë shqiptarë, të cilët s’kishin asnjë shpresë punësimi janë kthyer në atdhe. Dhe më keq akoma kthimi i tyre ka bërë që fëmijët të humbin dhe një vit mësimor. Përpos sa më lart prapë fëmijët e kanë vështirë të fillojnë mësimet në auditorët shqiptare, për shkak të gjuhës dhe mënyrës tjetër të sistemit arsimor në Shqipëri.
– Sa interes kanë treguar emigrantët shqiptarë për zgjedhjet lokale?
Thuajse nuk kanë pasur asnjë interes. Kjo dhe për arsyen sepse asnjë parti politike, apo përfaqësues të këtyre partive nuk u dukën në asnjë qytet apo fshat të Greqisë. N.q.s do të flisnim për zgjedhjet parlamentare të vitit 2013 ndryshon puna. Në ato zgjedhje çdo ditë në Greqi do të kishte përfaqësues të partive të mëdha dhe të vogla. Dukej sikur zgjedhjet do të bëheshin në Greqi dhe jo në Shqipëri. Takime pafund. Lëvizje pa fund. Sa ikte një deputet i x apo y parti, vinin dy të tjerë. Në mes të Athinës të dukej se dukeshe në mes të Tiranës. Pra interesi ishte i jashtëzakonshëm. Puna me emigrantët ishte intensive.
Pra nuk u pa ky interesim në zgjedhjet vendore?
Fare. Thuajse ishim inegzistent. Në zgjedhjet parlamentare 2013, dy partitë e majta PS dhe LSI por edhe PD ngritën struktura në gjithë qytetet e mëdha greke sikur të ishin në Shqipëri. Në zgjedhjet parlamentare u pa dhe nj organizmin në nisjen e emigrantëve për të votuar. U vunë autobus për të lëvizur. Në ato zgjedhje mund të kanë votuar mbi 55 mijë emigrantë. Nuk ishin pak. Vota e emigrantëve ishte vendimtare.
Sa emigrantë ka sot në Greqi dhe sa mund të jenë në moshë votuese?
Tashmë ën Greqi mund të jenë 550 mijë emigrantë, nga të cilët 210 mijë mund të jenë ën moshë votuese, pasi pjesa tjetër janë fëmijë të lindur dhe të ritur aty. Më vjen keq që asnjëherë emigrantët tanë në Greqi nuk kanë votuar asnjëherë të gjithë. Madje as 20%. Nqs do të votonin emigrantët tanë aty, vota e tyre do të ishte përcaktuese, do të ishte determinonte. Atëherë të shihje ti si do të lëviznin politikanët në Greqi. Por duke ditur pengesat, mos funksionimin normal të votimit, pengesat e tjera burokratike, i kanë lënë në heshtje. Në Greqi është një komunitet që është sa një e treta e elektoratit votues në Shqipëri. Dihet ndikimi në kushte normale votimi.
Asnjë parti nuk ka qenë pjesë e bisedimeve për ardhjen e emigrantëve për të votuar në zgjedhjet vendore?
Pothuajse asnjë. Mund të veçoj PPDNJ, që është gjithmonë prezente në Athinë, por vitet e fundit roli i saj është zbehur shumë. Si duket komunikimi, mënyra se si imponohet kjo parti tek votuesi, ka bërë që të largohen të gjithë simpatizantët. Edhe ën këto votime, vetëm kjo parti ka bërë fushatë në Athinë dhe ka organizuar lëvizje me autobusë. Këta autobusë janë drejtuar për në Himarë dhe në fshatrat e Dropullit. Mund të kenë qenë rreth 800 votues, shumë, shumë më pak se zgjedhjet e mëparshme.
Sa emigrantë mund të kenë ardhur për votime nga Greqia?
Për mendimin tim rreth 2 mijë emigrantë. Dhe këta jo enkas për votime, por meqë janë pushimet apo kanë ngelur pa punë, kanë menduar të bëjnë nj rrugë dhe dy punim të votojnë dhe të takojnë të afërmit. Ky është numri më i vogël i emigrantëve të ardhur për votime në këto vite.
Në përgjithësi çfarë elektorati janë emigrantët?
Duke parë aktivitetet, organizmin, duke parë celulat e partive, e them me bindje se mbi 60% e emigrantëve janë me bindje të majtë. Pra partitë e majta kanë një bastion të fuqishëm në Greqi dhe nuk duhet ta humbin.
Kur është krijuar shoqata “Shqipëria”?
Kjo shoqatë është krijuar në Nea Peramos, në pjesën Perëndimore, që sot quhet Bashkia “Megara” në Athinë. Është një shoqatë që ka një aktivitet katër vjeçar pas votimeve, por me një kohë veprimtarie pesë-vjeçare, para se të legalizoheshim. Pra, nga 19 Qershori i vitit 2008, e mbrapa është një shoqatë ligjore.
Cilat janë aktivitetet që keni kryer?
Në bazë të statusit, ne i shërbejmë komunitetit të emigrantëve në Bashkinë, ku punojmë dhe jetojmë, të drejtat shoqërore, kulturore, etj… Ato që bëjmë në mënyrë shumë të organizuar çdo vit janë festat tona kombëtare që nuk neglizhojmë kurrë. Por puna jonë konsiston në mënyrë permanente sidomos në ndihmat që i japim emigrantëve të ndryshëm në raste fatkeqësish, në raste sëmundjesh, por dhe në mësimin e gjuhës shqipe. Këto ndihma jepen nga kuotat e shoqatës, por edhe nga ndihma e biznesit të emigrantëve që gjithmonë na janë gjendur pranë që i kemi anëtar të shoqatës.
Nuk ju nxorën pengesa autoritet greke që e emërtuat shoqatën “Shqipëria” ?
Kur dërguam dokumentet për legalizim, ne i nisëm me emrin “Iliria” , por me këtë emër nuk na e dhanë. Si duket i trembte ky emër. U befasuam, pastaj vendosëm ta quajmë “Shqipëria” që për ne është shumë më domethënës. Për çudi, nuk patëm reagime. Sot jemi më të kënaqur me këtë emërtim.
Ku konsiston puna juaj në drejtim të njerëzve në nevojë?
Ne kontaktojmë vazhdimisht me komunitetin tonë dhe të gjithë pjesëtarët e shoqatës kanë njohje në të gjithë zonën. Kjo bën që të evidentojmë problemet. P.sh kemi familje që nuk përballojnë shpenzimet, pasi kanë shumë nevojë, apo fëmijë që kanë nevojë për kurse, por nuk kanë mundësi ekonomike, të gjithë këtë kategori ne e trajtojmë vazhdimisht. P.sh, ne kemi hapur kurse të gjuhës shqipe, ku Ministria e Jashtme nëpërmjet Drejtorisë së Diasporës ka një program me 46 orë për mësimin e gjuhës, dhe ne kemi një degë brenda shoqatës që është dega e arsimit. Kemi dy shkolla në ishullin e Salaminës, një në Megara, në Selanik, po hapim në Mandra dhe në një qytet tjetër. Pra, këto janë nisma të shoqatës sonë.
Një promovim mbresëlënës në Akademinë e Shkencave
Nga Albert Z. ZHOLI/
Më datën 13.06.2015, ( e shtunë) në sallën Aleks Buda, Akademia e Shkencave, ora 11-00, Shoqata Atdhetare “Labëria”, organizoi promovimin e librit publicistik “ILIRIA, Atdheu i parë i shqiptarëve” të autorit Harallamb Kota ku diskutuan 9 Profesorë. Në këtë promovim, ku kishte më shumë se 100 pjesmarrës, ajo që u vu re ishte se, të gjithë ishin në një mendim se, libri me karakter patriotic i mungon shumë librarive shqiptare. Në këtë takim tepër mbreslënës e morën fjalën, Prof. Ago Nezha, Prof. Hysen Kordha, Prof. Sulejman Muça, Prof. Bardhosh Gaçe, Prof. Bernnard Zotaj, Prof.Kastriot Bezati, Prof. Zaho Golemi, Bashkim Qeli.Në fjalën e tij Prof, Bernard Zotaj theksoi: Përshendetje “Mik i Labërisë”, zoti Harallamb!Paraqitja para lexuesit me librin “Iliria – Atdheu i parë i Shqiptarëve”, prej Jush, më bën të vë në dukje që në fillim kontributin Tuaj modest për të rritur ndjenjën kombëtare, e cila duhet të qëndrojë mbi çdo ndjenjë. Nga leximi i vëmendshëm i librit, Ju i përkushtoheni librave shqip, të cilat kanë vlera historike, letrare e filozofike e që shërbejnë: për të fiksuar të shkuarën dhe udhërrëfyes për të ardhmen. Ky është një veprim i mirë, me vlerë për opinionin e gjerë shoqëror. Nisur nga ky këndshikim unë kam besim se libri po mirëkuptohem nga lexuesi i gjerë, për mënyrën letrare të paraqitjes së historisë sonë. Ky libër përbën një hap cilësor në mënyrën e stilit të të shkruarit, analizës, renditjes historike të ngjarjeve. Leximi i tij të fut natyrshëm në labirinthe historike, në trajtesa, në fakte e në ngjarje, që edhe pse të njohura, të duket se i lexon për herë të parë. Libra të tillë, janë dëshmi e një pune të kujdesshme, për grumbullimin dhe studimin e detajuar, pasi ju Harallamb, merrni mbi vete përgjegjësi historike, për misionin e librave të këtij karakteri. Ju kini një karakteristikë të veçantë, në krijimtari, trajtimin e ngjarjeve me karakter patriotik. Duke prurë dokumente, e lini lexuesin të lirë në ngjarje, ne fakte, në histori, e për të dalë vet në përfundime. Autori, lexuesit nuk i vë detyrë imponimin e gjykimin e idesë së tij, por paraqitet bindës në idenë e të shkruarit, duke u ndjerë i lirë në vlerësim. Të themi drejtën sot, patriotizmi është venitur. Por libri që kemi në duar përpiqet të bëjë një gjë të tillë, të mbajë ngjallë këtë ndjenjë. Ai sjell fakte historike se Ilirët nuk u romanizuan, por ruajtën identitetin, kulturën dhe traditat duke trashëguara brez pas brezi, në vijimësinë e paraardhësve të tyre pellazgë. Ushtritë e kohës dëmtuan dhe prishën kështjella e vendbanime të panumërta të Ilirisë. Termat Ilirë apo Iliri, ende përdoren dhe sot për të treguar vendin dhe popullsinë e rajoneve të Ballkanit Perëndimor. Kjo mbijetesë tregon cilësitë dhe virtytet e larta morale të popullit tonë, që nëpër historitë e shekujve ka ditur të gjejnë rrugën e shpëtimit me dinjitet dhe fisnikëri. Ky është një libër modest në pamje, por i thellë në mendime sepse i përkushtohet patriotizmit, fjalës më të bukur, virtytit më të lartë, ndjenjës më të spikatur, për të cilën kanë shkruar në vijimësi poet, shkrimtar, shkencëtar, filozof, këngëtar, njerëz të thjeshtë, etj. Si një libër publicistik, aktualisht, është pjesë e gjithkujt, pjesë e realiteti ku secili përpiqet të vërë një gur në themelet e patriotizmin dhe të atdhedashurisë, më shumë se kurrë sot, në epokën e globalizimit botëror.
Tiranë, më 13 qershor 2015.
A është maskiliste femra shqiptare?
Flet balerina Lidia Banushi/
-Ka raste që profesioni ynë paragjykohet/
-Të veçantat e një balerine janë, bukuria, elasticiteti, brishtësia, eleganca, dhe finesa/
Nga Albert Z. ZHOLI/
Dëshira për kërcimin i ka filluar që në moshë të vogël akoma edhe sot në memorien e saj i kujtohen momentet kur vallëzonte e kërcente në shtëpi duke ju a shfaqur familjarëve të sajë këtë gjë çdo ditë e më shumë, mirëpo pasi kishte arritur një moshë të caktuar diku 6 vjeçare prindërit e vendosën që talentin që kishte për kërcimin pse jo, ta ushtronte ashtu siç duhej. Pra në skenë. Kështu që ato ishin iniciatorët për ta futur në këtë rrugë arti.
Pra dëshirën e vegjëlisë nuk e anashkaluat, por njëkohësisht ndiqnit dhe shkollën si gjithë nxënësit?
Po, në të njëjtën kohë që bëja shkollën si gjithë fëmijët e tjerë, po në të njëjtën kohë ushtroja dhe baletin. Ishte pak e lodhshme edhe e stërmundimëshme për një fëmijë në moshën time dikur ti bënte të dyja, mirëpo pasioni më shtynte të kisha kurajë dhe guxim për të vazhduar. Përsa i përket prindërve ata ishin dakord sepse ata ishin të parët që panë talentin tim.
Cilët ishin mësuesit tuaj, si jua përcollën profesionin?
Mësuesit profesorët apo pedagoget e mi kanë qenë të ndryshëm dhe gjej mundësinë ti falënderoj por do doja të thoja se mësuesi kryesor për çdo person është vetvetja, që do të thotë të gjesh kurajën guximin dhe forcën për të përballuar çdo vështirësi të rrugës së madhe të artit.
Kur e keni luajtur pjesën e parë dhe si e mbani mend atë moment?
Ehhh..! Pjesa ime e parë në moshën 6 vjeçare nuk ka lidhje me kërcimin dhe me profesionin e sotëm pasi at’herë ushtroja balet modern e tashmë një tjetër lloj zhanri bellydance, por mbaj mend që pjesa e parë nga baleti modern ka qenë” liqeni i mjelmave”.
Po si profesioniste, kur filluat?
Si profesioniste e vërtetë kam dalë në skenë në moshën 16 vjeçare me kërcimin oriental të cilin e ushtroj dhe sot.
A ka klasifikime të vështira dhe normale për këtë lloj kërcimi?
Nuk do të klasifikoja pjesë të vështirë apo të lehtë në kërcimin tim oriental pasi të gjitha kërcimet që bëhen në skenë kanë ato vështirësitë e veta.
Ndikoheni nga emocionet në skenë?
Në përgjithësi balerinët gjithmonë në auditore në prova janë më të lirshëm dhe më të saktë sepse skena ka atë magjinë e vet të emocioneve, mirëpo tek unë ndodh e kundërta, në auditore gjithmonë jam e lodhur nuk dua të kërcej, ndërsa në skenë gjithmonë jam pa komplekse dhe kërkoj të jap maksimumin tim.
Në repertorin tuaj, apo arkivin sa pjesë apo role keni interpretuar?
Nëse do të filloja të numëroja pjesët premierë të miat në skena të ndryshme këtu dhe jashtë janë aq shumë saqë ndoshta nuk i mbaj mend të gjitha, por di të them janë shumë.
Ky lloj kërcimi që ju interpretoni normalisht, çfarë të veçantash ka?
Në përgjithësi kërcimi oriental është i bukur në natyrë, por kur dihet që ky kërcim vendoset në skenë nga një balerinë qe di ta përfaqësoj bukur, atëherë bukuria është e dyfishtë dhe nuk do të bëja veçime të një pjese të bukur apo të keqe…Të gjitha më kanë dhënë reputacionin dhe famën e duhur.
Kërcimtaret dhe balerinat a janë sot të paragjykuara në Shqipëri?
Për të qenë dikushi në jetë dhe të krijosh një figurë publike tënden normal që duhet të paragjykohesh, sepse jo të gjithë kanë gusto e duhet të na pëlqejnë. Ka dhe nga ato që na kritikojnë, kështu që në ditët e sotme, paragjykimet nuk po i vëren më askush, përkundrazi, po na japin më tepër famë dhe publike.
Kur je ndjerë më keq në skenë dhe si e tejkalon këtë gjendje?
Momentet në të cilat një artist nuk ndihet mirë në skenë janë gjithmonë momentet që lidhen me publikun dhe afrimin me të por, për këtë gjë duhet të falënderoj publikun që gjithmonë më ka duartrokitur e përkrahur në çdo skenë dhe i jam mirënjohëse për fjalet dhe komplimentet e ngrohta që marr çdo ditë.
Ky profesion i përshtatet më shumë femrave apo meshkujve?
Në fakt në ditët e sotme, ky profesion është tek të dyja gjinitë, ndërsa unë për të mos u treguar pak natyre egoiste do më pëlqente që vetëm femrat të ishin pjesë e baletit, sepse sipas mendimit tim, ka akoma edhe shumë profesione të tjera për meshkujt.
Cilat janë të veçantat e një balerine?
Të veçantat e një balerine janë të shumta mirëpo, do përmendja disa, duke filluar nga bukuria, elasticiteti, brishtësia, eleganca, dhe finesa.
Ke norma strikte në jetën tënde?
Nuk më pëlqen të jetoj jetën me rregulla edhe regjime, kështu që jetoj ashtu siç jetohet normal pa ndjekur asnjë regjim.
Ke pikë referuese në këtë profesion?
Gjithmonë kam dal në skenë me modelin tim origjinal kështu që stili im origjinal besoj se është me i vlefshëm sesa një i referuar.
Çështë dashuria për ju?
Dashuria për mua është një lloj lidhje ku dy persona duhet të ndjejnë të njëjtën gjë për njeri – tjetrin, pa harruar pikat kyçe që ekzistojnë në një lidhje, sinqeritet, dashuri dhe besnikëri….Të gjithë janë të dashuruar, nëse do thoja jo i bie që po dal jashtë vetes dhe kohës.
Je penduar që ke zgjedhur këtë profesion?
As nuk jam penduar, as nuk do të pendohem asnjëherë që pasioni ëndrrat e mia që fëmijë, tashmë janë realizuar dhe janë aty ku duhen. Pra nuk janë më në sirtar. Hahahah!
Ndihet e vlerësuar femra shqiptare?
Besoj se tani në këtë kohë pothuajse femra shqiptare është duke u vlerësuar çdo dite e më shumë dhe kjo shihet mjaft qartë kudo në rrugë, në kafe, në rrjete sociale dhe më vjen mirë që kjo gjë vjen edhe në rritje, sepse femra është figurë e pazëvendësueshme
A është maskiliste femra shqiptare?
Maskiliste…?! Mendoj se deri diku po, deri diku jo…
E keni frekuentuar plazhin nudo?
Nuk ka asgjë të keqe të frekuentosh një plazh nudo….Nuk e kam bërë akoma por ndoshta në të ardhmen besoj se po.
Problemi më i madh i femrës sot?
Problemi më i rëndësishëm për femrën shqiptare është dhuna në familje dhe për këtë ju bëj thirrje te gjithëve që mjaft me dhunë, mendoni për një herë te vetme nëse do te ishte nëna juaj ajo që dhunoni
Çdo inxhinier nafte mund ta parandalonte ngjarjen e Marinzës
INTERVISTA/ Flet ing. i naftës Sazan Guri/
-Sot, babëzia për fitim është më e madhe se madhështia për punë, ndaj ndodhi tragjedia/
-Faqet e pusit ishin të dobëta, jashtë inxhinieringut, me parametra më të vogël se presioni i lëngut ardhës/
-“Gjakut” të pusit i ishin ulur parametrat, për shkak të gazifikimit të saj nga çlirimet e posit/
-Asnjë gjë dhe asnjëherë nuk ndodh pa paralajmërim natyror/
– Në puse nga drejtuesit çdo shtrese duhet ti njihet energjia, presioni, sasia e mundshme e lëngut hidrokarburë/
-Kjo ishte një pakujdesi, një shkelje e rëndë e rregullave më të lehta të sigurimit teknik/
– Në anamnezat e banorëve të zonës nuk vërehen përmirësime ose ulje të numërit të tyre me karbon në gjak/
-99% e njerëzve, më saktë banorëve të zonës janë të prekur nga sëmundjet si karboni në gjak/
– Anemia, problemet me frymëmarrjen, me zemrën, me sistemin tretës bëjnë që mesatarja e jetës në këtë trevë nuk kalon të 57 vjetët/
– Patjetër, kompania të fillojë nga rehabilitimet shëndetësore/
Nga Albert Z. ZHOLI/
Shpërthimet e fundit në Marinëz kanë tërhequr vëmendjen e shumë intelektualëve, shoqërisë civile, shoqatave të mbrojtjes së ambientit dhe ish inxhinjerëve të naftës që kanë punuar në këtë sektor. Sipas tyre në këto shpërthime fajin kryesor e ka firma që ka në administrim puset e naftës. Problemet në këtë zonë janë teëpr shqeëtsuese. Krysore është ase ato gazra ndikojnë në shëndetin e njeriut në mënyrë shumë të rrezikshme. Sipas z. Guri, 99% e njerëzve, më saktë banorëve të zonës janë të prekur nga sëmundjet si karboni në gjak, menjëherë mbas të cilës vjen anemia, problemet me frymëmarrjen, me zemrën, me sistemin tretës aq sa mesatarja e jetës në këtë trevë nuk kalon të 57 vjetët
Z. Guri, ju si një inxhinier i mirëfilltë nafte a mund të na thoni se çfarë ka ndodhur realisht në zonën e Marinzës?
Të gjithë u njohëm me faktin se ditët e fundit në vendburimin e Marinzës gjatë aktivitetit të shpimit të një pusi kërkimor brenda një zone naftëgazmbajtëse shumë të njohur tashmë shpërthen një pus, prej të cilit ujë me baltë e gaz ‘të ëmbël‘ u ngrit në havadan. Arsyeja ishte shumë e thjeshtë. Sepse, vetitë e lëngut të argjilës që ushtrojnë presion ndaj faqeve të pusit ishin të dobta, jashtë inxhinieringut, me parametra reologjik si peshë specifike dhe viskozitet më të vogël se presioni i lëngut ardhës siç ka qenë gazi dhe uji.
Po si mund ta dijë kompania këtë?!
Asnjë gjë dhe asnjëherë nuk ndodh pa paralajmërim natyror. Sigurisht, që me dosmosdo, peshës specifike të argjilës, gjakut të pusit duhet t’i jenë ulur parametrat, për shkak të gazifikimit të saj nga çlirimet e pusit, dhe menjëherë një doktor (lexo inxhinier apo teknik i lëngut larës) do ta vërente këtë tension të ulët të gjakut (lëngut argjilor) dhe menjëherë do të reagonte.
Si, qysh?!
Duke i “trashur” parametrat që të ushtrohej një presion më i madh ndaj mureve mbajtës të pusit apo duke iu përgjigjur me një presion më të lartë presionit të gazit të ardhur qoftë edhe si kapele gazore të një shtrese nafte ose të një thjerze të caktuar gazmbajtëse. Ndaj guxojmë si një inxhinier gjeolog nafte prej disa vjetësh në puse kërkimi, dhe jo në puse si të vendburimit të Marinzës, ku janë deri më sot, më tepër se 2000 të tillë, ku çdo shtrese i njihet energjia, presioni, sasia e mundshme e lëngut hidrokarburë, të themi se kjo ishte një pakujdesi, një shkelje e rëndë e rregullave më të lehta të sigurimit teknik. Dhe kur, sot, dhe pse, sepse babëzia për fitim është më e madhe se madhështia për punë.
A mund të ishte e evitueshme ky aksident dhe c’pasoja ka në shëndetin e banorëve dhe në mjedisin përreth?
Evitimin e thashë më lart, ndërkohë tashmë Kompania do të paguajë për pasojat që vijnë nga ky aksident i fundit, por edhe për ato të historisë së saj, ndoshta edhe për ato të historisë së Albpetrolit. Me plot gojë që e kemi mbajtur të trembur për kaq vite, sepse nuk na ka lenë Drejtori (Shteti) ta themi, por kur tashmë natyra foli e para pse të mos flasim ne gjoja intelektualët që na ka paguar ky popull për të menduar, folur e për të shkruar. Po le të themi njëherë të vërtetën, duke i parë banorët në sy dhe jo tinëz, duke ia kujtuar shtetit dhe çdo qeveritari që fshihet pas kompanisë, madje hapur se në anamnezat e banorëve të zonës nuk vërehen përmirësime ose ulje të numrit të tyre me karbon në gjak. 99% e njerëzve, më saktë banorëve të zonës janë të prekur nga sëmundjet si karboni në gjak, menjëherë mbas të cilës vjen anemia, problemet me frymëmarrjen, me zemrën, me sistemin tretës aq sa mesatarja e jetës në këtë trevë nuk kalon të 57 vjetët. Edhe kjo përbën kosto mjedisore që e përkthyer ndryshe do të thotë kosto shëndetësore dhe mjedisore. Ndaj, me plot gojë mund të themi se mbetjet e naftës janë të shtruara bashkë me ushqimin në sofrën myzeqare.
Si e mendoni zgjidhjen për rastin konkret, por edhe për aktivitetin e kompanisë së huaj në këtë vendburim?
Kontrata me këtë kompani na jep pak dorë të korrigjojmë gabimet e së kaluarës, madje shteti ynë ‘pronari i dyqanit – tokës, vendburimit’ nuk ka të drejtë të kontrollojë se çfarë i bën ai kësaj prone. Imagjino, që pas shpërthimeve, ne si shtet (AKBN-ja, Albpetroli, apo kushdo qoftë) nuk kemi të drejtë të marrim kampione, të flasim për treguesit e saj, nëse gazi është i helmët apo i ëmbël, sikurse na u tha. Le të ngelemi të rrugët e zgjidhjes. Kompania është përballë faktit që ka bërë një krim mjedisor, duke vrarë gradualisht dhe me shumicë njerëz të pafajshëm. Me patjetër, kompania të fillojë nga rehabilitimet shëndetësore, duke shpjeguar më parë lidhjet e sëmundjeve të banorëve me ndotjet e ardhur nga mjedisi pranë. Të ndreqë dhe të ulë menjëherë ndotjet në ajër, të ulë ritmet e prodhimit të naftës, të gjejë mekanizma për uljen e zhurmave dhe të vibrimeve ndaj banorëve pranë, dhe t’ju sigurojë banorëve ujë të pijshëm në çdo rubinet. Dhe së fundi, të përgjigjet ligjërisht dhe financiarisht për dëmin e shkaktuar nga shpërthimi i fundit.
Kohët e fundit, Ju kini shpallur kandidimin tuaj për qeverisjen e bashkisë së Tiranës në postin më të lartë të saj, sic është ai i Kryetarit të bashkisë. Cilat janë ambiciet tuaja?
Ne përfaqësojmë një forcë politike e quajtur Aleanca Ekologjike Europiane, të cilën e aktivizojmë më shumë gjatë fushatave zgjedhore, sepse kemi kuptuar në lëvizjet tona se qytetarët nuk para e kanë qejf të qenurit partiak apo punë partie. Qytetarët na kanë ndjekur në beteja e kauza në mbrojtje të mjedisit, për shkak se kemi qenë lëvizje qytetare apo qytetarë të përpjekur, të cilët shpesh harrohen. Pikërisht këtë kuptuam, që qytetarët janë të pa përfaqësuar në zgjedhje dhe në zgjidhje apo vendimmarrje. Dhe menduam që gjithë këtë klasë jo militantësh, që nuk janë pak, por 60%, sepse na rezulton se të dy partitë e mëdha sigurojnë 20% secila të votuesve shqiptarë apo Tiranas. Po 60% të qytetarëve ku do të venë, kur 30% prej tyre i përkasin pjesës së zemëruar, së anuar, së pakënaqur dhe 30% tjetër përfaqësojnë pjesën eklektike të elektoratit si kudo. Pra, janë 60% të votuesve që nuk dinë apo nuk duan apo nuk mundin të venë diku deri më sot. Pjesëmarrja jonë do i sensibilizojë ata, do t’i orientojë drejt një kutie të tretë apo të katërt, do t’i bëjë të ndjehen mbret një ditë, do t’i bëjë që të mendojnë se ka shpresë. Ndaj dhe lajtmotivi ynë është TIRANA E SHPRESËS.
A mendoni ju se do të krijoni hapësirë për vendimmarrje politike për të mbrojtur dhe zgjeruar hapësirat publike, sigurisht edhe ato të gjelbërta.
Një nga pikat e forta të programit tonë është ‘Ndërtime zero’ brenda unazës së njohur të Tiranës, që do të thotë pikësëpari ruajtje të hapësirave publike të këtyre që kemi. Më pas do te mendojmë se si këto hapësira të pa personalizuara do t’i kthejmë në hapësira territoriale, publike, sportive çlodhëse. Hapësirat ‘toke djerr’ në midis pallateve janë ende të shumta, po ashtu edhe ish ndërmarrjet apo industritë e braktisura që presin të kthehen në betone, ndërkohë që politikat tona do të jenë zotërimi apo blerje nga institucioni bashkiak i këtyre hapësirave dhe kthinmi i tyre në zona të gjelbërta, pse jo pyje të vegjël që do të rrethojnë komplekset e ndërtimit. Motoja do të jetë që gabimet urbane do të korrigjohen nga gjelbërimi vertikal që do të thotë se pemët do të jenë më të larta se lartësia e pallatit dhe hapi tjetër do të jetë rrethimi i Tiranës me kurorë apo kolinë të gjelbërt.
- « Previous Page
- 1
- …
- 3
- 4
- 5
- 6
- 7
- …
- 9
- Next Page »