Mall për Shkodrën/
NGA ALFONS GRISHAJ*/
Fmi i ardhun nga …larg …larg,/
Lindun n’ nji vend klasik , n’nji qytet t’ bekuem,/
Ku harbohen lulet dhe çilin mendjet e ndrituna,/
Ku marrin jet’ ndjesitë e stërhollueme … /
Në rrathët e gjergjefeve t’vajzave t’bukura, /
Mistere t’ fshehuna n’gjokset e shejtnueme./
Rrugve t’qytetit tem fola /
Me mjegullat e siluetave t’shpirtnave, /
Sekrete t’qytetit t’lashtë q’si sheh kush me sy…/
I msheha në nji kapak’ t’ krahnorit,/
Tue vuejt mediumin , denuem n’ krye!
Dekor i Shiroks , Buns , Drinit , Rozafs e Taraboshit
M’ ban me hjell spirancën bash n’zemër t’Shkodrës
E me prit dritën e ngallnjyeme!
E qesha , e luejta me çdo rrug e gur,
Me çdo pem e lum,
Me çdo shkamb e ur,
Me çdo qen e llum!
Qava me skllavin popull
Që si skeletone t’mpakuna,
T’ plakuna pa shijue rini
Shkokloheshin rrugs…
Tue u ngjit n’shtyllat e mortit si gjethe t’vrame.
Tash shpërnda n’alem… shoqe e shokë…
M’ qan shpirti me i pa si dikur
Që luejshim n’rrug e mur…
Me qesh e me qa,
Me dasht e me u sha!
M’ka marr malli
Për shiun e rrëmbyem me gjygyma…
Për çizmet që fusnin ujë,
Dhe për rrug’t që i mbushte rryma.
Me harrue dheun e huej!
Prap, un’ kam me shkue larg…larg,
Me Shkodren n’gji… rreliken teme,
Çdo qeliz t’saj kam me e ba rruza varg…
Rruzare mbi tokat e rreme!
Barnes and Nobles
Shtëpi me tulla librash.
Fletore këngësh , pullazi.
Listele flauti çdo dërras,
Pllaka ravijzim atllasi.
Aty pi kafen Neruda ,
Elioti një pëllëmb më tej,
Kafkës pluhurin i shkunda…
Më drejtoi nga Heminguej.
I menduar Wittgestein
Se ç’më thotë disa fjalë:
“Madhështia veç për Hegelin
Lëre Marksin, kalë i çalë!”
Jehonë e fortë pasthirrmë,
Rrathë orkidesh Konfuci,
Dallgë kënge , jetë e rimë
Gjinj’ve lirikës Carducci.
Ndrit mbi libra Akuini,
Çekan mbi injoranc Spinoza,
I fantaksur mbet’ Lenini,
“Endrra e Kelt”, Llosa!
Ekuacion rri Derrida,
Energji patern Nabukov,
Portret i thyer Frida…
Degë ulliri Sakharov.
Dhe kështu s’kan të mbaruar…
Po shqiptarët ku janë ?
Ula sytë i trishtuar …
Ja , Tereza…shënjtja nanë!
Michigan me, 10 Shtator 2019
* Redaksia e DIELLIT, e falenderon z. Alfons Grishaj për kontributin cilësor që jep në Gazetën Dielli” dhe me rastin Ditës së Lindjes, i përcjell urimet më të ngrohta!
HAPPY BIRTHDAY, ALFONS!