Selam Saadiu-t
Selam o mik në dimensionin tjetër!
U çthur botë si n’ kohë të vjetër…
Disa rreken për të bërë plaçkë,
Ca mendjemëdhenj mbledhin kapaçkë.
E ca të tjerë prosti-interneti
Si kasapve u ka humbur merhameti.
Shik gastare prop-politikanë,
Delenxhi e mjeranë – zamanë.
Budallenjtë janë bërë të zgjuar
Korrin t’ lashtat në tokë të rruar…
Shpirt perënduart i kapë gazi,
Jo nga qejfi por nga marazi .
Tani na kanë feksur ca dijetarë
Të palatuar por shumë nepsqarë,
Sorollimthi udhërrëfyes ugar ,
Të gjithë llap-llap po asnjë s’ mbjell farë!
Ka dhe ndonjë lodër e veshlapush
Që vajton humbjen si zorra në prush.
Pa më thuaj a kish ksi soj sorollopi,
Kur çonte zërin dhe kryqin Peshkopi ?
Prej dimensionit larg gjegjet, Saadiu:
“ A ke parë ndonjë herë lloj Kadiu
Që krahason luanin me një thinjë
Që s’ka kokë , kurriz e brinjë ?
E keqja zvarritet ditë edhe natë
Me helmu alem , Xhami e Uratë.
Të kam thënë o mik , merhaba !
Mos rrit këlysh ujku, se ai të ha!
Humbi zë i Saadiut në të aguar,
Po pishtari i tij mbet i pashuar.
Sa kardinal kujtoi shpirt’rat etër…
Kjo botë plandosi në boshtin e vjetër.
Dikush gëzon skutë e shkretëti,
Sëbashku me diallin dhe njeriun e zi …
E Zoti mbi ne… rri e bën sehirë…
Për gjyq’n e fundit shpirtrave t’ vdirë.
Kur e pyetën Aleksandrin e madh
Si munde o trim të pushtosh gjithë dynjanë…
Me ushtarë e mbretër anë e mbanë?
Mbreti i mbretërvë iu kthye plot përgjërim:
“Për popuj e mbretër kam gjithmon’ nderim.”
Na ish
Na ishte nji qen cytanik si ne motit…
U hidhej njerëzve tue jargavitë.
Kur mbaroi me tan’, iu drejtue t’ zotit,
Tue i thanë ,“ mbrapsht due me t’ leçitë” .
Zotnia shikoi qenin e sëmurë…
I dha rrugat pa than asnji fjalë,
Po ai lehte lule , gjethe e gurrë…
Dersa hasi nji ujk qi e hangri t’ gjallë.
Harroj veten
Harroj veten, harroj dhe shpendët
Paushqim në këtë bardhësi e acarë,
Tek i shoh se si u bien pendët
Ndjehem fajtor e shpirt vrarë.
Vrapoj për të zënë ditët që harrova
Për t’i ushqyer në erë e borë ,
Por janë rralluar që kur mungova
Nuk jan’ të gjithë ata të gjorë …
Rrëfenjë për Prof. Nikoll Daka *
-I pandehur Daka , je i dënuar me vdekje !
-Zotni prokuror, dhe pse s’ kem pikëpjekje,
Veç due me korrigjue sentencën qi m’ dhe,
Shkurtim jete thuej , m’ vdekje … jem’ tan ne !
E ul’ kokën prokurori idhun si zeheri…
Si nusja që zbehet kur i humb mëhyri.
Gjykatës’ dridhei si maçok i lagun n’ acarë
Prej fjalëve të Prof. që rruezoi fjalë arë !
___________________________________________
* Prof . Nikoll Daka (Personalitet i madh) , ndër Profesorët. e parë të Universitetit të Tiranës. Ai u largua në mënyrë demonstrative , kur Partia e Punës degjeneroi tekstet mesimëdhënëse . Prof. Nikoll Daka , njihte perfekt, Latinishten dhe Greqishten e vjetër, Italishten , Frengjishten , Gjermanishten etj… U dënua dy-tre herë nga rregjimi komunist. Respektivisht , NUN-i im, i cili vdiq i lirë, por pa pasur mundësi t’a njoh lexuesi . Mungesë e madhe në letrat shqipe … që erdhi prej neglizhencës së Agronit ( i biri) , i cili nuk u mor asnjëherë seriozisht me punimet e të jatit për te pare dritën e botimit.