• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

SOFRA E DIELLIT-ALFONS GRISHAJ

May 16, 2020 by dgreca

Fundi i turpshem/

Shqiptar’t shpesh terrin e pranun si dill.

Tokat  djeguna  ujiti me gjak  e djers,

lkura e thame antocianis  pa mill,  

Mortja rri  mi krye si gjama mas ders .

Rroft baba turku !   Viva Il Re-jan!

Pis  Jugosllavi ,  thika  e mpreht Ruse, 

Mas   Kinez verdhi pa nuse  , vejan …

Dashnort t’ komunistve  “Shqipnis nuse”.

E pra, i harruen  tana lot’t e vrame ,

Kojshis  tue i ra n’derë për nji lug kryp…

Zvarrit  pa qumsht  si dita e mbrame 

Fmija gjinin e nans n’ ran tue  e lyp.

E tash  rrecka rozë ka dal ne pazar

Tue i shit prap krunet , deken me letër, 

Kryesue nga nji bandit , katil,  zuzar

Qi farsoi me helm ç’ do qoshe e  metër.

Pa gjak shiptar’  bazhibozuk polic 

ADN  e internacionalizmit  proletar,

Tue i  rrah  fmijët   “aksioni  blic”

Me ligjin e turpit ushqim per trathtar.

Britmen teme e  kam palos  nen shkam

N’ malin e heshtun ku rrin e egër llava,

Ka me u thye  qielli e te tan ne kam

Mi gjakun e lirë ka me pushue vala . 

Heu! Andshëm kam me marr  lahuten

Me vllaun tem nga Jugu  i djelmnis, 

Zumarja , fyelli ,  liria   mi tuten 

Tu  i knue  fundin e turpshëm  tiranis.

 Michigan 16 Maj 2020

Filed Under: Politike Tagged With: alfons Grishaj

A Response to Michael Waller

April 26, 2020 by dgreca

BY ALFONS GRISHAJ/

For us Albanians, we have admired American and Western journalists to a level of adoration because we have always thought that they are writing the truth. However, after recognizing and studying numerous cases of distortions and fake news, the adoration of some of them has been badly torn.

The sense of disappointment that I felt while reading J. Michael Waller’s anti-Albanian and anti-scientific article against my people, the Dardanians (who are as old as humanity itself) later turned into disgust. How is it possible for such an analyst to fall into the trap of a dilettante and talk about the history of a people without knowing it? The accusations against my Albanian people of Dardania (Kosova) for jihadism and other tales, are not in the spirit of the analysis of Western politics. Rather they have been fueled by the thesis cooked in the kitchen of anti-Albanian propaganda of Serbo-Russia.

            To counter Waller’s position, there have been more jihadists recruited from the west (there have even been cases in the U.S.) than from Dardania.  Due to historical reasons, it is true that the majority of the population belongs to the Islamic faith. However, Waller’s accusation is ridiculous for all those who are knowledgeable about Albanian Islam.

Whether Waller  has anything personal against Bill Clinton or with the bust of Bill Clinton. That’s on him. But to tarnish an entire nation with such lies is shameful. The facts are quite different from what he presents. It was not only Congressman Eliot Engel who supported Dardania. Rather there was Senator Bob Dole, Senator Mitch Conell, Congressman Gilmon, Congresswoman Sue Kelly, Secretary of State James Baker, Senator Domato, President Bush, who sharply warned Slobodan Milosevic, “Get your hands off Kosovo!”, George W. Bush, Senator Peters, and others.

The movement for the disintegration of the former-Yugoslavia began long ago, precisely because of the violation of human rights against the peoples of the Yugoslav Federation, especially against the Albanians living in their ethnic lands. Serbia was the promoter of hatred toward multiple ethnicities, and the war against the republics and peoples who wanted to live independently was not unforeseen. Josip Broz Tito, at one of the Congresses of the Yugoslav Communist Party, seeing Serbian extremism, forewarned: “If you want a great Yugoslavia, you need a small Serbia. If you want a great Serbia, you will have a small Yugoslavia,” implying that Yugoslavia would be destroyed and only Serbia would be left.

I would think that Waller, a political analyst, would know of Tito’s forewarning.

The genesis of the movement for the disintegration of Yugoslavia started before Engle and Clinton became energetically involved in a process that would establish final peace in the region. Inspired by Ekrem Bardha (following the arrest of Pjeter Ivezaj), the initiative against Serbia was launched by Congressman William Broomfield (not Clinton) who made possible the first blow to the destruction of the Yugoslav anti-human machine. 

In this context, Clinton only had to sign the punishment against a collective madness, led by a criminal-like Slobodan Milosevic, for continuing the crimes that had violated every humane international law.

Regardless of their individual religious affiliation, the entire Albanian people have preserved and continue to cultivate the principles and values of a Christian civilization. Most sacred among the Albanians are hospitality, faith, chivalry, a sense of mercy, honesty, etc.

Again, as a reminder to analyst Waller:

The Albanian people have brought forth rare world figures who have served humanity at various times. I am only mentioning two figures for Mr. Waller. Gjergj Kastrioti Skenderbeg, “Athleta Christi”, the defender of the West and Saint Mother Teresa, mother of the modern world.

Dardania was not only assisted by America, but by almost all Western countries; England, Germany, France (centuries-old alliance with Serbia), Italy, and others. Without the leaders of that time, Blair, Schroeder, Jacques Chirac, Dalema and others, intervention in Kosova would have been impossible.

The truth, as bright as sunshine, is that the Albanian people are the most pro-American people in the world … sarcastically Waller mentions this but without delving into the essence of the love that Albanians have for America. Waller forgets that before Clinton, it was President Wilson who stopped the Turkoshaks and Milosevic-Type “Christians” from the further disintegration of Albania. And one of the most noble distinguishing characteristics of the Albanian people is gratitude. 

I say to J. Michael Waller:

The struggle for the liberation of Dardania (Kosova) was not a war against Christianity because those who liberated Dardania were Christians. They were fighting the anti-Christ, who aimed at realizing a diabolical historical plan: ethnic cleansing of the province through a massive genocide. Christ preached peace, not genocide!

            In the Albanian national thought, but also in the spiritual constitution of the Albanians, the principle and sense of nationality lay above religious sentiments. Albanians have long realized, earlier than many others,  that foreign anti-Albanian entities have attempted, and will continue in the future, to present Albanian’s religious composition as an obstacle to national unity. Also, they view the Albanian’s Euro-Atlantic orientation as unnatural and even unprecedented. One hundred and fifty years ago, the Albanian National Renaissance has reaffirmed their true Albanian identity. Therefore, the Albanians know their own way and have no need for others to teach them. Whereas, those who desire to write against the Albanians must first know Albanian culture. They need to know what the Albanians have thought and what they think about themselves and their history. Today, I will share with you only two verses that the Renaissance poet Vaso Pasha Shkodrani wrote in his programmatic poem, O Albania, Poor Albania: “And look not to church or mosque, The faith of the Albanians is Albanianism!”

Filed Under: Politike Tagged With: A Response to Michael Waller, alfons Grishaj

Artikulli i J. Micheal Walker kundër popullit tim Dardan në “Washington Times” është anti-shqiptar dhe anti-shkencor

April 25, 2020 by dgreca

Përgjigje ndaj J. Micheal Waller/

NGA ALFONS GRISHAJ/

Për ne shqiptarët, gazetarët amerikanë dhe perëndimorë janë admiruar der në nivelin e adhurimit, sepse kemi menduar se shkruajnë gjithnjë të vërtetën. Por  pas njohjes dhe studimit të rasteve të shumta të deformimeve dhe fake news-ve,  adhurimi ndaj disa prej tyre është grisur keq. 

Duke lexuar artikullin anti-shqiptar dhe anti-shkencor të J. Micheal Walker ndaj popullit tim Dardan (që është i vjetër sa vetë njerëzimi), ndjeva një keqardhje që u shndërrua pastaj nëneveri. Si ka mundësi që një analist i tillë  të bjerë në batakun e një diletanti e të flasë për historinë e një populli pa e njohur atë?  Akuzat ndaj popullit tim shqiptar të Dardanisë, për xhihadizëm e përralla të tjera…  janë ushqyer nga tezat e gatuara në kuzhinën e propagandës antishqiptare të Serbo-Rusisë dhe jo në frymën e analizës politikës perëndimore. 

Sa për kujtesë  të Waller, xhihadistë janë rekrutuar më tepër nga perëndimi  (biles dhe nëSHBA ka pasur raste)  se sa nga  Dardania, ku është e vërtetë, se për arsye historike, shumica e popullsisë i përket besimit islam. Por për të gjithë ata që kanë nohuri në islamin shqiptar,  akuza që bën Waller është qesharake .

Nëse ai ka ndonjë gjë me bustin e Bill Klinton apo personalisht me të,  është puna e tij, por tënjollosë një popull të tërë me gënjeshtra të tilla, është e turpshme. Faktet qëndrojnë krejt ndryshe nga sa i paraqet ai. Nuk është vetëm kongresmeni Eliot Engel që e ka përkrahur Dardaninë, por dhe Sen. Bob Dole, Sen. MitchConell, Kongresmeni Gilman, Kongresistja Sue Kelly , Sekretari i Shtetit  James Baker, Senatori Domato, Presidenti Bush , i cili e paralajmëroi prerë Sllobodan Milosheviçin, “Larg duart nga Kosova!”, Xhorxh Bush Junior , Senatori Peters etj.

Lëvizja për dizintegrimin e ish Jugosllavisë filloi kohë më parë, pikërisht prej shkeljes së tëdrejtave të njeriut ndaj popujve të Federatës  Jugosllave, veçanërisht ndaj shqitarëve që banonin në trojet e tyre etnike. Serbia ishte promotorja e të gjithë urrejtjes etnike dhe lufta që u zhvillua ndaj republikave dhe popujve që donin të jetonin të pavarur, nuk ishte e paparajmëruar. Josip Broz Tito, në një nga Kongreset e Partisë Komuniste Jugosllave, duke parë ekstremizmin Serb, paralajmëronte: “Nëse doni një Jugosllavi të madhe, duhet një Serbi e vogël. Nëse doni një Serbi të madhe, do të keni një Jugosllavi të vogël”, çfarë nënkuptonte se Jugosllavia do shkatërrohej dhe do mbetej vetëm Serbia. 

Mendoj se analisti Waller e di paralajmërimin e Titos, se është analist politik. 

Lëvizja për dizintegrimin e Jugosllavisë e ka zanafillën para se  Engel e Klinton të përfshiheshin energjikisht për një proces që do të  vendoste paqen përfundimtare në rajon. Nisma kundër Serbisë nisi nga    kongresmeni William Broomfield (dhe jo nga Klinton)  i frymëzuar nga Ekrem Bardha (pas arrestimit të Pjeter Ivezaj) që bëri të mundur goditjen e parë për shkatërrimin e makinës antinjerëzore  Jugosllave. 

Në këtë kontekst, Klintonit i mbeti vetëm të firmoste ndëshkimin ndaj një krimi nëvazhdimësi që kishte thyer çdo ligj ndërkombëtar human, ndaj një çmendurie kolektive tëudhëhequr nga një  kriminel si  Sllobodan Milosheviç. 

I gjithë populli shqiptar, pavarësisht përkatësisë individiuale fetare,  i ruan dhe i kultivon parimet dhe vlerat e qytetërimit të krishterë. Tek shqiptarët janë të shenjta mikpritja, besa, burrëria, ndjenja e mëshirës, ndershmëria  etj. 

Përsëri sa për kujtesë të analistit Waller:

Populli shqiptar ka nxjerrë figura të rralla botërore që i shërbyen në kohë të ndryshme njerëzimit. Po i përmend z.Waller, vetëm dy figura: Atletin e Krishtit Gjergj Kastrioti Skënderbeu, mbrojtësi i Perëndimit, dhe St. Nënë Tereza, nëna e botës  moderne.

Dardaninë nuk e ndihmuan vetëm Amerika, por pothuajse të gjitha shtetet e perëndimit: Anglia, Gjermania, Franca (aleatje shekullore e Serbisë), Italia etj, me udhëheqës të asaj kohe, Blair, Schroeder, Zhak Shirak, Dalema  etj, pa të cilët, ndërhyrja në Kosovë do të ishte e pamundur..

E vërtetë si drita e diellit është se, populli Shqiptar është populli më proamerikan në botë… dhe Waller  e përmend këtë në mënyrë ironike, pa u thelluar në thelbin e dashurisë ndaj Amerikës. Ai harron se para Klintonit  qe Presidenti Willson i cili ndaloi shpërbërjen e mëtejshme të Shqipërisë, pikërisht, prej Turkoshakëve dhe “Kristianëve” të tipit Milosheviç. Dhe një ndër karakteristikat fisnike dalluese të popullit shqiptar është mirënjohja.

I them J. Micheal Waller:Lufta për çlirimin e Dardanisë (Kosovës) nuk ishte luftë kundër kristianizmit, sepse ata që e çliruan qenë kristianë, duke luftuar kundër anti-Krishtit, që synonte realizimin e një plani historik djallëzor: spastrimin etnik të krahinës me anë të një genocidi masiv. Krishti ka predikuar paqen dhe jo genocid! 

Në mendimin nacional shqiptar por edhe në konstitucionin shpirtëror të shqiptarëve, parimi dhe ndjenja e nacionalitetit qendrojnë mbi sentimentet fetare. Shqiptarët e kanë kuptuar më herët se shumë kush tjetër se qarqet e huaja antishqiptare janë përpjekur dhe do të përpiqen edhe në të ardhmen ta paraqesin përbërjen fetare të tyre, si pengesë për unitet nacional, dhe orientimin e tyre euroatlantik si jo të natyrshëm dhe madje edhe të pasens.  Shqiptarët e dinë vetë rrugën e tyre e s’kanë nevojë t’ua mësojë kush. Ua kanë mësuar rilindasit këtu e njëqind e pesëdhjet vjet më parë. Ndërsa ata që duan të shkruajnë kundër shqiptarëve duhet ta njohin më parë kulturën e tyre. Duhet të dinë ç’ kanë menduar e ç’ mendojnë shqiptarët për veten dhe historinë e tyre. Sot po u themi vetëm dy vargje që Poeti rilindas Vaso Pashë Shkodrani, shkruante në vjershën e tij programatike “O moj Shqypni”, që i di çdo shqiptar “E mos shikoni Kisha e Xhamia, se feja Shqiptarit asht Shqiptaria!”

Filed Under: Politike Tagged With: alfons Grishaj, Pergjigje J. Michael Waller

Bimët medicinale dhe alkoli ndihmojnë në situatën e krijuar

April 8, 2020 by dgreca

Nga Alfons Grishaj/ Çdo njeri merr frymë 22 mijë herë në ditë duke mbushur mushkëritë me oksigjen që përcillet nëpërmjet qarkullimit të gjakut në organet tjera jetike. Sikur mushkëritë të preken, ritmi i frymëmarrjes nuk është më si më parë, prandaj është shumë e nevojshme që viruset dhe bakteriet të luftohen pa prekur mushkëritë, sepse shërimi bëhet më i vështirë… dhe propabiliteti i rehabilitimit varet sa nga antikorpet që posedon trupi i njeriut aq dhe nga aftësia ripërtëritëse që është e ndryshme tek njerëzit.

            Bota është përballur shpesh me  infeksione të rrezikshme që  janë përhapur në Europë dhe Perëndim me zanafillë prej Azisë Qendrore apo Azisë Lindore, ashtu siç ishin “Vdekja e Zezë (Bakterium yersinia pestis)” , “Gripi i Zogjve, H5N1”  dhe tani “Covid-19” që është pjesë familjes Sars. Mendimi për një luftë baktereologjike është infantil dhe paasnjë lloj baze.

            Në situatën e krijuar, njerëzit duhet të kthehen tek bimët medicinale. Mbrojtja  më e mirë në këto raste është sulmi me kombinimet e bimëve medicinale. Vite të shkuara kolera u luftua me Ferrnet Branka, një pije magjike alkoolike  zbuluar nga një prift  i cili bashkoi rreth 27 bimë medicinale. Ky liker u destilua nga Benardino Branca, ku mori dhe emrin që mban sot.

            Rrushi ka një fuqi në vete sepse është i pasur me polifenol, dhe ndër pijet alkoolike që përftohen nga distilimi i tij, në veçanti, konjaku ndihmon në mbrojtjen e simptomave  virale të ftohjes. Siç dihet, konjakun e kanë pagëzuar me emrin “pija shëruese”, e cila mban larg radikalët e lirë. Konjaku i mbajtur në fuçi arre, fiton  acid elagjik, një anti-oksidant i fortë që mbron  organizmin e njeriut. Gjatë rënies së gripit spanjoll Influenza, mbi 20 përqind e popullsisë që përdorën konjak, shpëtuan nga gripi vdekjeprurës që mori jetën e rreth 50 milion njerëzve. 

            Ajo që më shqetëson është se, përse  mjekët deri dhe të sëmurët , nuk kujtohen se,  Zoti  pas çdo fatkeqësie udhëhoqi  të urtët tek bimët medicinale që kanë një fuqi të jashtëzakonëshme shërimi?! Prej tre-katër mijë vjetësh njerëzit e ditur i kanë përdorur bimët medicinale si shpresë dhe shërim. Duke lexuar librin e “Medicinal herbs” (pregaditur nga National Geographic)  është një kapitull i tërë  që bën fjalë për barnat e përdorura për mbrojtjen e  sistemit respirator qënga lashtësia e deri më sot.  Mjekët popullorë  kanë përdorur në mënyrë efikase  bimët që mund të gjinden në formën e çajit në dyqanet e ushqimit si emrat më poshtë: Eucalyptus, Elder, Sage, Thyme, Astragalus, Echinacea, Mullein, Licoriceetj… Nuk e kam ndërmend të zgjatem çfarë të mirash sjellin këto bimë, sepse secila prej tyre ka një shpjegim të gjatë, por unë do u sjell dy foto të Echinacea dhe Eucaliptus mint, për të tjerat e lë në dorën e të interesuarve që mund t’i kërkojnë në dyqanet e afërta ose në internet. Echinacea dhe Eucaliptus(që familja ime i përdorë prej kohe), janë jetike për frymëmarrjen, funksionimin imun dhe  fytin. Këto bimë medicinale nuk kanë nevojë për sheqer apo mjaltë se janë vetë të ëmbla. Por nëse shoqërohen me multivitaminë dhe vitamin C, janë dhe më  efektive. Dikur ka qarkulluar një tregim Kinez, që titullohej :  “Daj Fu Fatsjellsi”, që përshkruante sakrificat e një mjeku popullor që  në kohë epidemie shkonte nga fshati në fshat për të shpëtuar jetë njerëzish. Ai përzinte bimët medicinale duke ua dhënë të sëmurëve në formën e çajit, prandaj dhe populli e kishte pagëzuar këtë mjek popullor me emrin “Fat-sjellsi”, ngaqë kudo që i shkelte këmba,shëronte njerëz me bimët e përzgjedhura medicinale.  Im vëlla, Eduardi, kur ishte fëmi u shërua nga mrekullia e bimëve medicinale, ndërkohë që “mjekët” kishin hequr dorë…

            Këshilla e disa mjekëve për të mos përdorur antibiotikë (në raste sulmi) më duket pak e lehtë, pa bazë, sepse pas sulmit mikrobal apo bakterial, rizgjohen vatrat e vjetra, siç është sinusi, apo mikrobi i fjetur i TBC… etj, të cilët zgjohen në mënyrë agresive në rastet akute, gjë që e bën më të komplikuar shërimin ndaj agjentëve të huaj, apo virusit aktual. 

            Një tjetër mënyrë mbrojtje dhe luftimi, është formula e përdorur prej shekujsh, përzierja e mjaltit me turmeric, qepë dhe hudër, duke i hedhur dhe limon. Kjo përzierje natyrore krijon antibiotikun dhe antibakterialin  më të fuqishëm mbi dhe. Mendohet se Turmeric vret dhe Sars-Cov-2, e nëse kjo është e saktë, njeriu nuk ka pse të ketë më  panik. Prapëseprapë, fjala i mbetet specialistëve shkencëtarë, por duke mos nënvleftësuar për asnjë moment mjekimet popullore me bimë medicinale.

Filed Under: Politike Tagged With: alfons Grishaj, Bimet Medicinale

SHUPLAKA E ZOTIT

March 17, 2020 by dgreca

Nga Alfons GRISHAJ/ Njëherë e një kohë pata lexuar një tregim, ngjarje e vërtetë ndodhur në Berlin, tregimi titullohej: “Shuplaka e Zotit”, përkthyer  nga një nga kolosët tanë (në mos gabohem), Ernest Koliqi.

         Historia e atij tregimi ishte pak a shumë kështu: Në vitin 1936 , Berlin, në një spital katolik, një nënë çifute priste të lindte fëmijën e vet. Përballë shtratit të lindjes, në murin karshi  qëndronte  varur kryqi i  Krishtit. Çifutka i tha murgeshave që shërbenin t’a hiqnin kryqin e Krishtit, se ajo nuk kishte dëshirë që fëmija e saj që do të lindte  të shihte figurën e Jezusit.

         Murgeshat i thanë nënës që po priste fëmijën, që ata nuk mund të bënin asgjë, sepse ishin vetëm shërbëtore, porse ato do t’ia drejtonin kërkesën drejtuesve të spitalit ose mjekut. Çifutka këmbëngulte në të sajën. Ndërsa dhimbjet i shtoheshin dhe fëmija ishte në rrugë e sipër për të lindur, ajo vazhdonte t’i kërkonte doktorit të njëjtën gjë: “Hiq kryqin e Jezusit!”. Doktori vazhdonte detyrën pa i kthyer përgjigje  deri në lindjen e fëmijës . Pasi përmendi fëmijën iu kthye të ëmës : “ Zonjë mos u shqetëso… se fëmija juaj nuk do ta shohë kurrë kryqin e Jezusit!” – “Po përse ?” – e pyeti e ëma e fëmijës e çuditur ”- “Sepse fëmija ka lindur i verbër.” – ia ktheu doktori. 

         Për mendimin tim, kjo është redemption !!

         Që fëmijë besova në Zot, jo në format e stisura dhe të servirura keq, por  në Librat e Shenjtë, dhe bazuar në eksperiencën e pranisë së Zotit në jetën time. Asnjëherë nuk u luta kur isha keq, por gjithmonë e lëvdova dhe e falenderova kur isha mirë, duke u  lutur dhe për të tjerët deri në sakrificë… 

         Sot alemi po përjeton çaste të parashikuara në Bibël dhe të rishfaqura  në subkoshincën e besimtarit. Për herë të parë, në mënyrë globale, shtetet e tmerruara  e shohin veten  të pafuqishme  në përballjen me “Shuplakën e  Zotit”.  E pra, Zoti e dinte që  njeriu do bëhej si gjeli, i cili do mendonte se po nuk këndoi ai, nuk vjen mëngjesi, nuk lind dielli. Ndërsa tani,  ai nuk ka kohë për urrejtje , për cmirë , e sheh veten të pafuqishëm, një gjel gënjeshtar, të strukur, të frikësuar, të gjunjëzuar me shpresën për të zbardhur… dhe jo për ta sjellur  mëngjesin.

Dikur një nga poetët tanë shkruante  pak a shumë kështu:

Prej një gojëvogli që asht vetë krymi

Që për të sot thu nuk ka fuqi,

Prej ktij gojvogli tash t’thithet tlyni

Sa dhe kockat ka me t’ i shkri!

         Mikrobi i  sotëm as që nuk shihet, nuk është as sa krymi, por një armë e tmerrshme, e padukshme ndëshkuese që shkurton jetë njerëzish…, se me vdekje jemi të dënuar të gjithë!  Pas kësaj … është zgjidhja e Hyut.

Eshtë koha të kthehemi tek Zoti.

Le të lutemi… !!! 

Filed Under: Emigracion Tagged With: alfons Grishaj

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • …
  • 28
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kur karakteri tejkalon pushtetin
  • ABAZ KUPI DHE LUFTA ANTIFASHISTE NË SHQIPËRI
  • Fortesa Latifi: “It can be difficult to grow up when you’re constantly faced with a younger version of yourself”
  • ABAZ KUPI, I HARRUAR DHE I KEQTRAJTUAR NGA HISTORIA ZYRTARE
  • VATRA DHE FAMILJA KUPI ORGANIZUAN SIMPOZIUM SHKENCOR ME RASTIN E 50 VJETORIT TË KALIMIT NË PËRJETËSI TË NACIONALISTIT TË SHQUAR ABAS KUPI
  • “E DREJTA ZAKONORE E ÇERMENIKËS. KANUNI I MUST BALLGJINIT” 
  • Retorika e Serbisë si agresion psikologjik: narrativa e rrezikshme e Aleksandar Vuçiçit në Ballkan
  • Çfarë “shteti” deshi Mehmet Ali pashë Misiri në luftën e tij kundër sulltanit osman?
  • 1939 / AUDREY SHAH : JU RRËFEJ TAKIMIN ME MBRETIN ZOG NË HOTEL RITZ (LONDËR)
  • Ndalimi i investitorëve nga tregu i shtëpive: a është zgjidhja reale?
  • “Pse ShBA nuk e pushtuan por e çliruan Venezuelën nga Maduro/t”
  • SPEKTËR…
  • ME SA POLITIKA SHIGJETON SERBIA NË DREJTIM TË KOSOVËS?
  • VENDI IM / 7th Annual Concert
  • ZOTI, SHPIRTI, BIBLA, DOGMA DHE MENDIME FILOZOFIKE

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT