Kosovë-Kryeparlamenatri Veseli i shkruan letër falënderuese ambasadores së SHBA-së në OKB /
-Ambasadorja amerikane në OKB Nikki Haley ka deklaruar ditë më parë se Republika e Kosovës e ka vendin e saj në Kombet e Bashkuara. Kjo deklaratë ka ardhur disa ditë pasi kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh Kadri Veseli, është takuar në Washington me presidentin e ri të SHBA-së Donald Trump, i cili i ka dhënë mbështetje të plotë Republikës së Kosovës/
PRISHTINË, 25 Shkurt 2017-Gazeta DIELLI/ Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, i ka dërguar një letër Përfaqesueses së Përhershme të SHBA-ve në Kombet e Bashkuara, ambasadores Nikki Haley, për ta falënderuar për angazhimin e saj për anëtarësimin e plotë të Kosovës në OKB.
Kryeparlamentari Veseli e ka siguruar ambasadoren amerikane se Republika e Kosovës do të vazhdojë punën në rrugën e integrimeve në organizata ndërkombëtare dhe është krenare për miqësinë e përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.”Është kënaqësi për mua që ju shkruaj, për t’ju dhënë falënderime dhe mirënjohje të sinqertë në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës, për deklaratën e juaj të fuqishme, për mbështetjen e dhënë për anëtarësimin e plotë të Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkaua. Ne jemi krenarë për progresin që kemi bërë brenda një kohe të shkurtër pas shpalljes së pavarësisë dhe angazhohemi që të vazhdojmë këtë progres në bashkëpunim me Shtetet e Bashkauara të Amerikës dhe Organizatën e Kombeve të Bashkauara. Republika e Kosovës është krenare që është aleat i përjetshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe është shumë mirënjohëse për miqësinë me ju”, ka shkruar Veseli.
Ambasadorja amerikane në OKB Nikki Haley ka deklaruar ditë më parë se Republika e Kosovës e ka vendin e saj në Kombet e Bashkuara.
Kjo deklaratë ka ardhur disa ditë pasi kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh Kadri Veseli, është takuar në Washington me presidentin e ri të SHBA-së Donald Trump, i cili i ka dhënë mbështetje të plotë Republikës së Kosovës./b.j/