• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Amerika fuqishëm përkrahje Kosovës

February 13, 2018 by dgreca

-Kryeministri Ramush Haradinaj në mbledhjen e qeverisë: Mesazh i fuqishëm përkrahje i SHBA-ve për Kosovën/

1 Kryem amerik

 -Qeveria ndanë 600,000 euro  për shënimin e 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës/

 Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari/

 PRISHTINË, 13 Shkurt 2018/ Kryeministri Ramush Haradinaj, sot pasdite në mbledhjen e qeverisë së Kosovës njoftoi kabinetin qeveritar për vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilën e ka vlerësuar të suksesshme. “Delegacioni i Kosovës ka pasur takime të rëndësishme dhe ka marrë një mesazh të fuqishëm të autoriteteve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës se do të vazhdojë përkrahja dhe mbështetja e ecjes së Kosovës përpara”, theksoi Haradinaj në mbledhjen e qeverisë pas kthimit nga SHBA.Qeveria vendosi të ndajë 600,000 euro për realizimin e programit të Këshillit Organizativ për shënimin e 10 vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Kryeministri Ramush Haradinaj deklaroi se sot ka marrë vendimin që në vendin e quajtur “Te rrethi” në hyrje të Prishtinës të vendoset flamuri i Kosovës. “17 Shkurti është data më e madhe e Kosovës, dhe ajo do të nderohet në mënyrën më dinjitoze”, u shpreh kreu i qeverisë duke folur për festimet 10 vjetorit të pavarësisë.

Në mbledhjen e qeverisë u themelu edhe Këshilli organizativ për manifestimin gjithëpopullor për shënimin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe u ndanë 100 mijë euro për organizoimin që do jetë nën patronatin e kryeministrit të Republikës së Kosovës.

Zëvendëskryeministri, Fatmir Limaj, njoftoi kabinetin qeveritar për situatën e rëndë të Kompleksit Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, nga mungesa e investimeve për konservimin e objekteve të  kullave të Jasharajve. Ai theksoi se deri në mbledhjen e ardhshme do të analizohet situata e krijuar dhe do t’i rekomandohen qeverisë hapat që duhet të ndërmerren në mbrojtjen e këtij kompleksi që shënon një vlerë sublime të luftës çlirimtare.

Qeveria miratoi Projektligjin për Ndryshimin dhe Plotësimin e ligjit për statistikat zyrtare të Republikës së Kosovës. Ky projektligj është në përputhje me legjislacionin evropian.

Më tej në mbledhjen e qeverisë u miratun dy nisma të Ministrisë së Financave për arritjen e marrëveshjeve ndërkombëtare të granteve me Bakën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe me Bankën Gjermane për Zhvillim.

Miratimin e qeverisë e mori edhe Rregullorja për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës në Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike.

Qeveria e Kosovës miratoi edhe Raportin e pasqyrave preliminare financiare për ekzekutimin e buxhetit gjatë vitit 2017. Kabineti qeveritar në mbledhjen e sotme themeloi edhe Komitetin Drejtues Ndërministror për zhvillimin e projektit “Autostrada Istog-Pejë-Deçan-Gjakovë-Prizren”.Qeveria emëroi Ekrem Kastratin në pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë.

Filed Under: Analiza Tagged With: Amerika fuqishëm, Behlul Jashari, perkrahje Kosoves

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT