• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

HARRESË E QËLLIMSHME PËR “ANËN E ERRËT TË HËNËS” SË KORRUPSIONIT SHQIPTAR?!

April 5, 2015 by dgreca

Njohësit e yjeve thonë se Hëna, planeti ynë, ka dy anë, të dukshmen dhe të padukshmen, të ndritshmen dhe të errëtën.
Të ndritshmen, asaj që çdo katërmbëdhjetë ditë ndërron formë; herë hollohet, hollohet sa bëhet drapër gati të korrë yjet, e herë mbushet e mbushet për tu shndërruar në “Hëna pesëmbëdhjetë” e për të joshur penat e poetëve dhe muzën e të dashuruarve. E kush poet nuk i ka thurë vargje Hënës! E kush i dashuruar nuk ka folur me të për të përcjellë dashurinë pa kufi!
E errëta, e errët ka qenë, është dhe do të mbetet. Të paktën e errët do të mbetet për njerëzit e thjeshtë, se njerëzit e ditur ia dinë boll mirë të fshehtat…
Nga valët satelitore që vijnë e zbresin nga kamerat e televizioneve të mëdhenj e të vegjël, një mori e tërë “opinionistësh” e politikanësh të dëshpëruar po flitet zellshëm për Doshin dhe Frrokun, për skenarë vrasjesh të mbetura në mes të rrugës, për arrestime e dënime me “arrest shtëpie”, për sekrete hetimesh zbrazur rrugëve.
Nga tërë kjo pulari mediatike nuk merr vesh se kush kakaris më shumë, pulat apo gjelat e politikës.
Të duket sikur të gjithë, opinionistë e politikanë, kanë vënë përpara nga një dybek të mbushur me ujë dhe e tundin kush e kush të nxjerrë më shumë gjalpë. Nuk nxjerrin asgjë veç stërkala që pasi u përplasen në fytyrë rrjedhin rrobave sa i bëjnë qull.
Ajo që nuk flitet është “ana e errët e hënës”, burimet e pasurimit galopant ngjitur deri në aulën e parlamentit. Prokuroria kërkon që Doshi e Frroku të mbahen në burg sepse me pasurinë marramendëse që kanë. Kësaj nuk i hullet askush, nuk e prek se “djeg e përvëlon”.
Shqiptarëve nuk mund tua zhvoshkës kujtesën e njëzet e pesë viteve të shkuara kur të gjithë hynë në “shekullin e demokracisë” me nga “dy divane” e “dy palë ndërresa”, me “një dhomë e një kuzhinë” apo “dy dhoma e një kuzhinë”…
Në një bisedë të lirë pas bisedës zyrtare midis P., asokohe Ministër i Jashtëm i Greqisë dhe N. asokohe (1997) Kryeministër i Shqipërisë, fjala u ndal edhe tek shqetësimi i Kryeministrit tek pritat në rrugë, zhveshjet e udhëtarëve në autobusë e në mjete transporti nën grykën e kallashnikovëve, prita deri me viktima me marrje jetësh e plagosje të rënda. Një mik imi, kompozitor i njohur shkodran, më ka ngjethur mishtë tek më përshkruante (në një intervistë me Të) plumbat e kallashnikovit mbi trupin e tij në autobusin e linjës Tiranë-Athinë dhe “bukën e dhënë” që e nxori nga koma dhe e risolli në jetë.
P., një filiz i njohur i familjes së madhe arvanitase i thotë N.
“Mos u mërzisni! Kështu do të krijohen të pasurit e rinj edhe në Shqipëri. Të parë e mi, katër apo më shumë breza më parë, kishin “çelësat e Athinës ”. Karvanët nuk mund të kalonin Elefsinën pa paguar haraç. Kështu ne u bëmë të pasur. Ka kaluar shumë kohë dhe të gjithë grekët na quajnë të pasur, nuk merret kush me burimin e pasurisë sonë, e quajnë atë të ligjshme. Edhe tek ju, pas një apo dy brezash, kështu do të ndodhë, pasuria e krijuar me vjedhje, vrasje, mashtrime do të quhet e ligjshme…”
Thuhet si në legjenda se Onasi i famshëm, një ndër më të pasurit në botë, një ditë takohet me një shok të fëmijërisë, një njeri me autoritet të lartë në fushën e shkencës. Tek pinin kafe shoku i thotë:
“Unë punova tërë jetën dhe nuk u bëra i pasur. Si vihet pasuria?”
Onasi buzëqesh dhe i thotë:
“Pasuria nuk vihet me punë”…
Një specialist ndërtimi në mërgim, punë kjo nga më të paguarat, merr më shumë euro se sa merr zyrtarisht një deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Ai ka arritur të ketë një shtëpi të veten në vendlindje, e ka kompletuar atë në mënyrë modeste dhe i gëzohet sa herë shkon të shuajë mallin në Atdhe. Vetëm kaq i ka dhënë puna e tij me djersën e ballit shkrirë në llaçin me gëlqere dhe çimento. Ndërkohë që deputetët, ministrat, kryetarët e bashkive…në vendin e tij kanë vila në bregdet e pasuri marramendëse depozituar në banka të Zvicrës.
Në Shqipëri komentatorë, politikanë, njerëz në rrugë, njerëz me vështrim në katrorin e vogël të televizorit shtëpiak flasin për “bishtin e dhelprës” sipas motivit “E lagu, s’e lagu” por askush nuk flet për dhelprën në gojën e së cilës jeton grahmat e fundit pula.
Në Shqipëri flitet për anën e dukshme të Hënës, atë që shkëlqen natën në qiell të pastër, nganjëherë edhe për atë që fshihet midis reve, por askush nuk flet për anën e errët të saj, gjysmën e padukshme.
Mbase Shqipëria do të nisë të ngrihet një ditë nga udhëtimi barkas e gjunjazi e do të ngrihet në këmbë. Kjo do të ndodhë kur njerëzit të kërkojnë të shohin në dritë të diellit “anën tjetër të Hënës”, pasurimin e pushtetarëve nëpërmjet vrasjeve, vjedhjeve, drogës, prostituimit, mashtrimit…
Kjo do të ndodhë kur prokurorët ta nisin hetimin tek “Ora e dorës njëqindmijë euro”, tek makinat e blinduara dyqind mijë euro, tek vilat në Gjirin e Lalëzit, Malin e Robit, Himarë, Razëm…tek “kryeministrat, gjyqtarët, ministrat, bosët e mediave…” dhuna pasurore e të cilëve është marramendëse.
Njohësit e yjeve thonë se ma sa mund të dalë në dritë të diellit “ana tjetër e hënës” aq do të dalë në dritë ana tjetër e medaljes së korrupsionit.
Të parën e mbrojnë ligjet e natyrë…
Të dytën e mbrojnë ligjet e pashkruara të korrupsionit…
Abdurahim ASHIKU
Athinë, prill 2015

Filed Under: Opinion Tagged With: Abdurrahim Ashiku, ana e erret e henes, se korrupsionit

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT