Nga Gëzim Llojdia/
1.Novela :”Ana vajza e sekretarit” të shkrimtarit shqiptaro-amerikan Petraq J.Pali sjell në mendje imazhet e një kohe gjithë përndjekje, kohën e diktaturës me varre të parakohshme dhe fate misterioze,sjell kohët ,që nuk kthehen më nga varrezat . Kjo është gjithë historia jetësore, që përmblidhet rreth novelës :”Ana vajza e sekretarit” .
E gjithë novela është bazuar në një histori reale. Thënia se : shkrimtarët shpesh janë për të shkruar atë që dinë, kështu që ajo duhet të vijë si befasi, madje shumë nga personazhet më të famshme në historinë e letërsisë janë të bazuara në historinë e njerëzve të vërtetë. Si lindi novela e krijuesit Petraq Janko Pali?
2.Ja si e ka rrëfyer shkurtazi në kapitullin e fundëm:Quhem Maks Panariti, me origjine nga Korça, lindur dhe banues në Vlore, me baba nga korça dhe me nënë vlonjate, pasardhës të familjeve me te vjetra te qytetit.Mikut tim, PJP, njeriut me zemër të madhe, te cilin e njoha para 15-16 viteve këtu ne USA, me te cilin jemi edhe miq shtëpie, u mundova t’i rrëfeja jetën time, rrëfim deri diku motamo dhe ky, si njeri i penës, mori përsipër ta shkruante këtë ngjarje, ashtu si kishte ndodhur ne te vërtetë.
Unë humba Anën, dashurinë time, për te cilën me dhemb ende shpirti, dhimbje e cila ka lënë gjurme” te pashlyeshme, sa as qe me ka shkuar ne mendje te krijoj familje me dike tjetër. Me pak fjale, kujtimi i saj jeton përherë i gjalle ne shpirtin tim.Ishte fundviti 1991, kur ne kulmin e pikëllimit, Ana ndërroi jete, fill mbas tre ditësh, kur mua dhe vëllanë e saj na burgosen. Fatmirësisht, me ardhjen e demokracisë, u shpall amnisti e përgjithshme dhe, kësisoj, përfituam edhe ne, te padënuarit qe ishim ne hetim. Vdekja e Anës me tronditi shpirtin, duke me shndërruar ne një te kallur mes te gjallëve. Çdo dite transformohesha ne dike qe luftoja me vetveten, madje, një dite, teksa vajtoja mbi varrin e saj, i premtova se do t’i qëndroja pranë familjes se saj, si biri i tyre, dhe se nuk do krijoja kurrsesi familje me ndonjë grua tjetër…Mire apo keq, mposhtje nga fataliteti, apo besnikëri e verbër, e paarsyeshme, e kapërcyer nga koha, etj, gjykomëni si te doni, por e vërteta është se e mbajta premtimin. Nuk u martova kurrë. Dhe as jam bere pishman për këtë . Ndofta kështu ishte shkruar,… ky qe fati im.
Mbas disa takimesh me Ambasadorin e Shteteve te Bashkuara ne Tirane, duke i rrëfyer historinë e jetës sime, mundem te siguronim një vize, unë dhe vëllai i Anes, Klementi, i cili ne atë periudhe ishte maturant. Mbërritëm ne USA dhe, mbas pese vitesh, përfituam edhe shtetësinë amerikane. Me pas, tërhoqëm edhe familjet. Une prindërit, ndërsa Klementi vetëm nenën. I ati i Anës (ish-sekretari) ndërroi jete pak muaj pasi doli nga burgu. Hidhërimi për Anën e largoi nga jeta shume shpejt. Mbas 5 vitesh ndërroi jete edhe gjyshja, një muaj mbasi ishte martuar Flora, motra e Anës, e cila, aktualisht, se bashku me dy fëmijët, banon ne Itali.
Ne banojmë bashkërisht këtu ne USA, Klementi me nenën dhe unë me prindërit e mi, si një familje, nen një çati me dy apartamente reciproke. Klementi mbaroi studimet dhe doli avokat, ende i pa martuar. Unë punoj ne spital si “ndihmësmjek”, duke përmbushur amanetin qe i premtova Anës: Te jem përjetë afër njerëzve te saj!
Ne Shqipëri kthehem një here ne çdo tre vjet, për te ndezur një qiri dhe për te vendosur një tufe lule mbi varrin ku prehet ANA ime e dashur. ..
3.
Historia e rrëfyer nga jeta e dikujt është një udhërrëfyes i mirë për të ecur nëpër skuta të panjohura. Memoria është e kaluara jonë dhe e ardhmja. “Kujtesa jonë është koherenca jonë”, shkroi surrealisti, Luis Buñuel, “arsye jonë , ndjenja jonë, madje edhe veprimit tona.”Nuk është çudi, atëherë, që ka magjepsje me këtë aftësi thellësisht njerëzore.Autori P.J.Pali diku shprehet se kur ka hedhur përsëri një ngjarje nga e kaluara le të themi për herë të parë, ka ndier se është gjendur si i vetmuara në një ishull si Robisoni. Mirëpo, përvoja e fituar ngase prodhon letërsi, librat e tij kanë qenë në shtyp që prej vitit 2000, por ai është një krijues ku miniera e tij ka prodhuar jo pak rreth 21 botime,(poezi,dramë,tregime, romane,novela) dhe aftësitë krijuese e kanë sjellë në mendje deri datat dhe kohët dhe vendet psikologët e quajnë këtë “semantik të kujtesës”.Ai sikurse krijuesit e tjerë është në gjendje për të rindërtuar ose rikonstruktuar momente pas momenteve në disa detaje ndijore dhe relive të një historie jetësore. Personazhet janë atje, mes pamjeve në brendinë e tyre, në të gjitha kohët e tyre. Krijuesi është një udhëtar në kohë, që mund të kthehet në të tashmen sa më shpejt .
4.
Nuk është një kujtesë autobiografike .Bëhet fjalë për një novele të krijuar nga një ngjarje reale .Përshkrimi i Anës, vajzës të sekretarit . Ai një shtetar i zymtë i regjimit të dikurshëm. Ky një djalosh, që fati e kishte vendosur ,përkarshi bukurisë qiellore të një vajze shtetari në Shqipërinë e një regjimi të mbyllur. Si intrigohet ideja? Kjo vashë e bukur e përhumbur, që lodron në ujërat e jetës .Atë e miklon miqësia me bukuroshen.
C’ka lind mes dy energjie ?Poetët thonë është magjia e një tërheqja .Ndenja ,flaka,zjarri,vullkani,dielli, shpërthim sizmik ,mërrijmë te R.Bërsi që thoshte:Si trëndafil çel dashuria/Në mes te kopshtit tim/Dhe si një këngë bukuria
/S’më ndahet në udhëtim/Kjo bukuri mbi gjitha mbetet/Asgjë mbi dhe s’e tund
/Me mua ecën gjersa detet/Të thahen gjer në fund//Nuk thahen detet zemra ime
/Graniti nuk firon/Nuk ndalet rëra në udhëtime/
Se rëra veç vrapon…/Mbec me shëndet për ty ngre gotën
Mos u mërzit o shpirt!Sikur të bredh me këmbë botën/Të gjej, por vetëm prit…….
/S’më ndahet në udhëtim/Kjo bukuri mbi gjitha mbetet/Asgjë mbi dhe s’e tund
/Me mua ecën gjersa detet/Të thahen gjer në fund//Nuk thahen detet zemra ime
/Graniti nuk firon/Nuk ndalet rëra në udhëtime/
Se rëra veç vrapon…/Mbec me shëndet për ty ngre gotën
Mos u mërzit o shpirt!Sikur të bredh me këmbë botën/Të gjej, por vetëm prit…….
Autori P.J.Pali ka përshkruar momentet dashurore të një lidhje energjie mes dy të rinjve në fokus të kohës. Mbrojtja e vashës nga rrufeja,dështimi i saj,përfundimi i maturës etj janë kujtesa të fakteve, që përfundojnë me tallazet, që ngrihen në qiellin me re.
Shtetari në regjimin e tij ngrihet në piramidën e shtetit deri në një post ministri. Fryma e shtetit, do të ndjehet kudo dhe gjithkund ndër përndjekjet, që fillojnë te djaloshi ,që dashuronte vajzën e ministrit. Një lloj skenari melodramatik. Në fakt këtu nis edhe konflikti,që përvijohet më tej. Kërcënimet,shantazhet:”Hiq dore je i vdekur, do ta pësosh”…,provokimet goditja dhe arrestimi e dërgimi në burg sipas ligjit të kohës,fajtor pa faj. Çfarë ngjan,që e mbanë pezull leximin? Rrëzimi i ministrit në kurthin e puçistëve të kohës. Aso kohe ngjarjet njihen dhe janë publike nga mediumet e 25 vjetëve të fundit, që kanë zbardhur gjithçka. Regjimi po shqyente në copa produktin e vet. Pjesa e internimit në një zonë të Labërisë përbënë edhe kohë vuajtjet. Diku në qyteza socialiste buzë lumit,strehuar në hangarët e misrit ,banesa e ish -ministrit që dergjej në burg ,ndërsa familja persekutohej në fermë. Autori ka përshkruar me hollësi të gjithë përndjekjen e kësaj jete të vështirë. Sëmundjet, varfëria deri në tejskajë, paraqitja dy herë në ditë përpara operativit të zonës për apel, shtrëngesa e tjera ngado,kudo në çdo gjë,mos-lejimi në spital pa lejen e organeve përkatëse etj, deri në vdekjen e një vashe të pafajshme,që do të thotë mërgimin e saj drejt qiellit të Zotit.
Një epitaf , do doja të gdhendja përmbi varrin e një bukuroshe me këto fjalët ë Lasgushit “Fluturoi dhe shtërg’ i fundit, madhështor, me shpirt të gjorë,..
Autori P.J.Pali tregon se ka penë të mprehtë për një material ,që ka ardhur nga jeta reale. Unë mendoj se kjo është një novelë që lexohet shpejt dhe pa nënvlerësuar atë po bëjë disa vërejtje. Nga përpunimi i një materiali shpesh nëse nuk shkohet në disa shosha,sëbashku me miellin ,ka edhe krunde. Duhej një gjuhë e pasur artistike me mjete letrare. Sidoqoftë novela ka një subjekt të gjetur mirë dhe kjo përbën boshtin kryesor të veprës. Është një novelë, që lexohet shpejt dhe të mbanë të ngërthyer deri në fletët e fundit.