Një numër i lartë shqiptarësh janë dëbuar nga Britania e Madhe për shkak të dokumenteve të parregullta. Eurostat, autoriteti i statistikave të Bashkimit Europian, ka publikuar shifrat e emigrantëve të dëbuar nga shteti ishullor.
Sipas shifrave, janë rreth 500 mijë emigrantë nga vendet jo anëtare të Bashkimit Europian, që u dëbuan në harkun kohor të 8 viteve. Në vend të parë renditen shqiptarët, të cilët janë rreth 42 mijë që janë dëbuar nga Anglia, duke u ndjekur nga 23 mijë ukrainas, 17 mijë irakenë, 13 mijë shqiptarë nga Kosova dhe 13 mijë serbë.
Në total janë gjetur 60 mijë emigrantë të paligjshëm në Britani të Madhe nga të gjitha shtetet. Nga këta, 36.500 janë dëbuar duke u kthyer në vendet e tyre të origjinës.