-Kosova 10 vjet pavarësi, në festë vjen Ansambli i Forcave Ajrore të SHBA-ve për Evropë/
Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari/
PRISHTINË, 14 Shkurt 2018/ Ambasada Amerikane në Prishtinë deklaroi sot se mirëpret Ansamblin e Forcave Ajrore të SHBA-ve për Evropë (USAFE), i cili do të interpretojë me rastin e festimeve të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës.“Kemi nderin që na është dhënë mundësia për të interpretuar në këtë ngjarje të veçantë,” tha nënkoloneli Don Schofield, komandant i Ansamblit USAFE, i cili do të shoqërojë përafërsisht 15 muzikantë gjatë këtij udhëtimi.“Interpretimet si ky krijojnë mundësi për ndërtimin e marrëdhënieve mes SHBA-ve dhe Kosovës duke forcuar mirëkuptimin dhe vlerësimin kulturor të ndërsjellë përmes angazhimeve popull-me-popull, partneriteteve, dhe miqësive”, u shpreh ai.Gjatë qëndrimit në Kosovë ansambli poashtu do të vizitojë trupat e SHBA-ve dhe të koalicionit në kuadër të Forcës së Kosovës, i njohur si KFOR, që është një forcë ndërkombëtare paqeruajtëse e udhëhequr nga NATO, e që gjendet në këtë vend që nga viti 1999. Orari i interpretimeve publike të ansamblit gjatë vizitës është si vijon:
Të enjten e 15 shkurtit në ora 20:00 në Bulevardin “Nënë Tereza” në Prishtinë dhe të dielën e 18 shkurtit në “Sheshin Shadërvan” në Prizren në orën 12:00, si dhe në kinemanë “Jusuf Gërvalla” në Pejë në orën 19:00.
14 February 2018
U.S. AIR FORCES IN EUROPE BAND IN KOSOVO
U.S. Embassy Pristina welcomes The United States Air Forces in Europe Band, who will perform at Kosovo’s 10th Anniversary of Independence Celebrations.
“We’re honored to have the opportunity to play at this special event,” said Lt. Col. Don Schofield, USAFE Band commander, who will accompany approximately 15 musicians on the trip. “Performances like this provide an opportunity to build on U.S.-Kosovo relations by strengthening mutual understanding and cultural appreciation through people-to-people engagements, partnerships and friendships.”
While in Kosovo, the band will also visit U.S. and coalition troops at Kosovo Force, known as KFOR, a NATO-led international peacekeeping force which has been in the country since 1999.
The public schedule for the visit is as follows:
Thursday, February 15
20:00
Performance on Mother Teresa Blvd, Pristina
Open to the public
Sunday, February 18
12:00
Performance at Shadervan Square in Prizren
Open to the public
19:00
Performance at Jusuf Gërvalla Cinema in Peja
Open to the public