• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

GJUHA SHQIPE DHE IDENTITETI KOMBËTAR I SHQIPTARËVE TË HAMILTONIT NË KANADA

February 15, 2022 by s p

Ardita Qeriqi Morina, mësuese e gjuhës shqipe në klasat e shkollës shqipe të Hamiltonit në Kanada, rrëfen ekskluzivisht për gazetën “Dielli”, Organ i Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA, New York, ruajtjen e identitetit, historisë, gjuhës, kulturës dhe traditës shqiptare në Kanada nëpërmjet mësimit të gjuhës shqipe. Me Ardita Qeriqi Morinën bisedoi Editori i “Diellit” Sokol Paja. 

KLASAT E GJUHËS SHQIPE NË HAMILTON, KANADA

Klasa shqipe në Hamilton (Hess Street School) ka filluar punën fatmirësisht para se unë të filloj punën atje. Klasat shqipe kanë filluar punën nëse nuk gaboj në vitin 2010 në kuadër të Shoqatës Shqiptare të Hamiltonit. Me ndihmën e shoqatës, klasat vazhdojnë punën falas për çdo femijë nga mosha 4-14 vjeç. Bordi i shkollës ka një pagesë vjetore që kërkohet për secilin nxënës të regjistruar për këto klasa shtesë. Mësimi zhvillohet gjatë vitit shkollor dmth nga Shtatori deri ne Qershor. Po ashtu këto klasë janë në dispozicion edhe për femijët e kombeve tjera përveç  femijëve me prejardhje nga vendet shqiptare, nëse për disa arsye ata duan ti ndjekin klasat e gjuhës shqipe. Atje kam filluar të punoj në Shtator 2013, me shumë nxënës, për mkrekulli. Unë dhe instruktorja tjetër kolegeja ime e nderuar Festa Tahiri Rexhepi kemi punuar për disa vite bashkë, pastaj disa vite kam punuar vetëm, pas një kohe është punësuar instruktorja tjetër kolegeja ime e nderuar Shkëndije Ibishi Shala dhe tani së fundmi jam vetëm unë, punoj me fëmijët e moshës 8 vjeçare përmes aplikacionit  Teams që programi ynë ka vendos të jetë on line për vitin e dytë me radhë për shkak të pandemisë. Pjesëmarrja ka rënë dukshëm siç e dimë, për shkak që s’jemi në objektet e shkollës, shumica e fëmijëve nuk dëshirojnë të punojnë nga shtëpia. Klasat janë në kuadër të programit HëDSB(Hamilton ëentëorth District School Board) nën programin International and Indigenous Language Elementary (IILE). Instruktorët duhen t’i nënshtrohen intervistës për pranim si çdo tjetër punëtor i bordit, dhe duhet t’i kalojnë të gjitha trajnimet që bordi i shkollës i nënshtron për çdo punonjës. Ne mundohemi që të përfshijmë sa më shumë fusha mësimore në programin mësimor, por duke e pasur kohën e shkurtër  të zhvillimit të mësimit online që është 1.5 ore në javë (çdo të shtunë) është vështirë të jap aq sa kam deshirë për nxënësit. Siç e dimë, qëllimi i çdo klase shqipe jashtë Kosovës, Shqipërisë dhe trevave shqiptare është zhvillimi dhe ruajtja e identitetit kombëtar përmes mësimit të gjuhës, kulturës së prejardhjes, si dhe njohja me trashëgiminë dhe thesarin kulturor, natyror dhe historik kombëtar, duke përdorur të gjitha mjetet e mundshme që na ofrohen dhe po ashtu bëj një kombinim edhe me metodat e arsimit të vendit në Kanada. Fatmirësisht posedojmë librat fizik që kemi marr nga të dy ministritë e arsimit (Shqipërisë dhe Kosovës) dhe po ashtu ekzistojnë dhe librat elektronik për fëmijët tanë. Mundohem gjithmonë të bëj një kombinim sa më tërheqës dhe të lehtë për ta kuptuar duke u bazuar në njohuritë dhe moshën e fëmijëve që unë punoj. 

ORGANIZIMI I MËSIMIT SHQIP DHE NDIHMA E SHOQATËS SHQIPTARE TË HAMILTONIT 

Siç e përmenda me lart, mësimi organizohet kryesisht me ndihmën e Shoqatës Shqiptare të Hamiltonit duke bërë të mundshme vijimin e fëmijëve pa pagesë, nga HëDSB dhe vullneti i instruktorëve dhe po ashtu prindërve që gjithmonë janë mbështetje e sigurtë. Po ashtu kemi pasë edhe studentë  vullnetarë për disa vite me radhë kanë dhënë kontributin e tyre. Klasa jonë është gjithmonë e lidhur ngushtë me organizimin dhe pjesëmarrjen në të gjitha festat kombëtare që ne festojmë në Hamilton dhe është pjesë aktive dhe ndihmon zhvillimin e tyre për çdo vit. Fëmijët janë shumë të lumtur kur marrin pjesë në këto festa dhe gjithmonë ka interesim nga ana tyre për të recituar ose kënduar. Është madhështore të shohësh angazhimin e tyre të pandërprerë.

GJUHA SHQIPE SI FORMË E IDENTITETIT KOMBËTAR

Ne së bashku mësojmë gjuhën shqipe, duke lexuar, përsëritur atë që kemi lexuar dhe shkruar  kështu ruajmë të gjalla gjithmonë lidhjet me atdheun e origjinës sonë. Gjithmonë kujtojmë nxënësit tanë se kudo që të jemi duhet të përpiqemi ta ruajmë traditën dhe gjuhën tonë të bukur shqipe. Po ashtu të mësosh shqip është një krenari dhe nder edhe për brezat që vijnë pas nesh, që shpresoj që me lehtësi do të bartet e tëra edhe te fëmijët  e tyre. Duke kujtuar gjithmonë fëmijët dhe nxënësit tanë, theksojmë se mësimi i gjuhës shqipe nuk është vetëm me të folurit shqip në shtëpi, gjuha e shkruar është forma më e mirë e ngulitjes së gjuhës te çdo njeri. Kështu duke e shkruar gjuhen e vet, nxënësi do e përmirësojë atë çka ka mësuar në familje, duke e ilustruar me historinë do mësojë kush jemi dhe cila është prejardhja jonë, duke përdorur dhe parë veshjen tradicionale gjatë mësimit dhe veprimtarive që shkolla ka në programin e saj. Kështu komunikimi, angazhimi dhe njoftimi në orën e mësimit me traditën, gatimin, instrumentet, vizatimin me tematikat tradicionale, krijojmë një formacion të mundshëm dhe përgatisim një  brez të ri me identitetin dhe prejardhjen e kombit tonë.

BASHKËPUNIMI PRINDËR-NXËNËS DHE E ARDHMJA E MËSIMIT SHQIP

Bashkëpunimi prindër nxënës është mjaft i mirë dhe i kënaqshëm nëse shihet nga ana ime, nëse prindërit nuk do të ishin kaq bashkëpunues nuk besoj që klasa do të ishte e suksesshme kur dimë se ata janë shtytja kryesore që femijët të vijojnë mesimin në gjuhën shqipe. Ata janë tërë javën në kontakt me ne duke ditur se disa nga nxënësit e kanë të veshtirë të komunikojnë lirshëm në gjuhën shqipe. Mendoj se në të vertetë kemi femijë më shumë në këtë pjesë të Ontarios ku jetojmë, por vijimi i fëmijëve tregon të kundërtën, ne duhet të kemi më shumë lokacione me klasa shqipe sesa që kemi tani, dhe shpresoj që në të ardhmen do të kemi klasa shtesë në gjuhën shqipe nga shtëpia (on line) dhe në shkolla apo edhe në lokalet e shoqatës tonë në Hamilton, kështu që të kemi orë të mjaftueshme për zhvillimin e mësimit. Duke parë si gjërat po ndryshojnë për ditë dhe sa lehtë është që të zhvillojmë mësimin nga shtëpia, mendoj dhe shpresoj që për klasat shqipe është një pike shumë pozitive jo vetëm për të mos u ndalur por të kemi shtrirje edhe më te gjërë të klasave shqipe në këtë pjesë të Ontarios. Kështu ne duhet të jemi më shumë se kurrë të bashkuar e të veprojmë e të gjejmë rrugë të duhura që të mbajmë mësimin e gjuhës shqipe sa më të fortë e sa më aktive dhe te gjallë. 

SFIDAT E MËSIMIT SHQIP MES TEKNOLOGJISË, PANDEMISË DHE VËSHTIRËSIA E FËMIJËVE ME DY GJUHË

Fillimi sikur për çdo njeri tjetër ka qenë i vështirë edhe për mu edhe për fëmijët e klasës time por pas pak jemi mësu me të rejat e teknologjisë dhe mendoj se kemi përparuar shumë mirë në atë drejtim dhe nuk kemi asnjë problem tani, mësojmë për çdo ditë diçka të re dhe tani është vertetë shumë argëtuese. Idea ime është se nëse përdoren të dy gjuhët kur jemi duke zhvilluar mësimin është më e lehtë për femijët, natyrisht duke u bazuar në nivelin e njohurive të çdo fëmiu. Është vështirë për femijët të punojnë nga shtëpia sepse ata gjithmonë më kujtojnë sa shumë ju mungon loja ne klasë dhe takimi me shoqet dhe shokët, mundohem ti inkurajoj dhe siguroj se shumë shpejt do të kthehemi në klasë në ambientet e Hess Street School. 

GJUHA SHQIPE SI TRASHËGIMI SHPIRTËRORE DHE IDENTITARE KOMBËTARE

Kujtojmë se mjetet mësimore qëpërdoren në klasat shqipe të mësimit plotësues janë libra të përbashkëta Shqipëri-Kosovë. Kështu, gjatë orëve mësimore ne gjithmonë hasim në fjalë që përdoren më shumë në Shqipëri ose Kosovë dhe duhet të diskutojmë më gjatë rreth tyre, e në shumë raste kemi ndihmën e prindërve gjë që e bën orën mësimore edhe më të këndshme dhe po ashtu më të lehtë. E dimë se gjuha është një ndër faktorët kryesorë të ruajtjes së identitetit kombëtar dhe kulturor të një shteti e kombi. Ruajtja e gjuhës përbën një nga vlerat më të mëdha që ne gëzojmë si komb. Asnjë komb nuk mund t’iu mbijetojë kohërave pa një gjuhë të vetën. Kështu e dimë po ashtu se një popull që nuk ruan, zhvillon dhe përcjellë gjuhën e tij nëpër breza, është i rrezikuar që të zhduket. Shpresoj që këtë fat kombi ynë kurrë mos ta ketë. 

KUSH ËSHTË MËSUESE ARDITA QERIQI – MORINA?

Unë jam, nëna e Erines (14 vjeç) dhe Erisit (9 vjeç) dhe bashkëshorte e Astrit Morinës. Kam përfunduar studimet në Universitetin e Prishtinës në Fakultetin Filozofik dega Pedagogji, jam Bachelor i Pedagogjisë, po ashtu kam përfunduar studimet në programin e quajtur RECE (Registered Early Childhood Educator) studime 2 vjeçare këtu në Kanada  dhe jam edukatore në kuadër të edukimit parashkollor. Vij nga Kosova, nga një fshat i vogël i quajtur  Krojmir i komunës së Lipjanit, ky fshat është në trevën e Drenicës, dhe në të vertetë jam krenare sa shumë ka dhënë ky vend për lirinë e Kosovës. Tani jetoj në Kanada në qytetin Brantford të provincës Ontario që nga viti 2007 ku punoj me femijët (19 muajsh e lartë) e të sapoardhurve në Kanada në programin e quajtur Care for Neëcomer Children që është në kuadër të GEDSB (Grand Erie District School Board ). Si edukatore e regjistruar për fëmijërinë e hershme (Registered Early Childhood Educator) puna ime me femijët e kombësive të ndryshme është shumë interesante dhe argëtuese për mua por po ashtu kërkon edhe durim dhe përkushtim. Jam shumë e kënaqur me punën këtu duke ditur se kam mundësinë t’iu ndihmoj të tjerëve në mënyrë të duhur, atyre që kanë nevojë më së shumti, që para 15 viteve kam qenë njëra ndër ta. 

Filed Under: Opinion Tagged With: Ardita Qeriqi Morina, Shkolla Shqipe ne Kanada, Sokol Paja

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT