Opinion nga Asllan Bushati/Në vitin 1995 , në një dokument zyrtar SHBA-të, deklaruan se 17 shtete në botë kanë program ushtarak për prodhimin e Armëve Biologjike. Në këtë dokument përmendet edhe Kina si një nga vendet që planifikon prodhimin dhe përdorimin e kësaj arme të dëmtimit në masë (ADM).
Një raport i Departamentit të Shtetit të SHBA-së i vitit 2019, ka nxjerrë në pah se qeveria kineze dukshëm po punonte prej disa vitesh për krijimin e armës biologjike në laboratorin e Uhanit (Instituti i Virologjisë). Këtë fakt e pohojnë edhe një grup shkenctarësh amerikanë të cilët deklarojnë se: ”viruset e këtij laboratori janë shumë vdekjeprurës dhe se ata janë një armë e mundëshme biologjike”
Dany Shoham, një ish officer i zbulimit ushtarak izrelit i specializuar në fushën e Armëve Biologjike, i ka deklaruar gazetës amerikane Washington Time se: ”Laboratori i Uhanit,është i kualifikuar për të trajtuar patogjenet më të rrezishme në natyrë.. Koronavirusi është studiuar në këtë institut dhe këtë mund ta them me siguri të plotë… Ky virus ka aftësinë për të mbijetuar, por edhe për tu përhapur me shpejtësi. Kjo tregon se ai është modifikuar nga njeriu”.
Dhe më pas Shoham nënvizon se:” Akademia e Shkencave Mjeksore Ushtarake e Kinës, më parë vërtet zbuloi një vaksinë kundër EBOLAS e quajtur JK-05, por ajo asnjëherë nuk tregoi asnjë detaj të vetëm se si mundi ta zbulonte atë. Kjo ka ndezur shumë spekulime se virusi i EBOLAS mund të ketë qenë pjesë e arsenalit të armës biologjike kineze.
EBOLA klasifikohet aktualisht si një nga agjentët më të rrezikshëm i listuar si “kategoria A” e bio-terrorizmit. Kjo nënkupton atë që ajo mund të transmetohet lehtësisht nga një person tek tjetri dhe mund të shkaktojë nivele të larta vdekshmërie e panik masiv. Kurse koronavirusi është absolutisht shumë herë më i rrezikshëm se Ebola.
Programi i Kinës për Armët Biologjike besohet të jetë në një fazë të përparuar që përfshinë hulumtime por dhe arsenal armatimi të gatshëm. Laboratori në Uhan është tani për tani depoja më e madhe e gjendjes gjenetike të Kinës. Kështu kuptohet se cdo rrjedhje nga ky laborator mund të kthehet në rrezik potencial (kombëtar e më gjërë) sic realisht ndodhi.
Shpërthimi (përhapja) e koronavirusit mund të ketë ndodhur qoftë si rrjedhje qoftë si një infeksion i një personi që mund të ketë hyrë e dalë jashtë objektit në fjalë. Por nuk kam asnjë dyshim se koronavirusi ka dalë nga ky laborator. E vetmja pikpyetje është se përse?”- përfundon eksperti Shoham.
Studiuesi amerikan James Giordano (bashkpuntor i vjetër në Komandën e Operacioneve Speciale të SHBA-së) thotë se: ”Investimi në rritje i Kinës në bio-shkencë dhe reduktimi i geneve përbën jo pak shqetësim se patogjene të tilla mund të kthehen lehtë në armë biologjike… Kjo mund të nënkuptojë atë që një mikrob i modifikuar të nxirret jashtë laboratorit, mikrob për të cilin vetëm Kina njeh trajtimin (kurimin) ose vaksinimin. Kjo nuk është lufta e vërtetë, sepse domethënia e saj është ideja të nxjerrë në pah aftësinë e Kinës si shpëtimtare e globit”.
Eksperti amerikan Francis Boyle (Profesor në Universitetin e Illinosit) ka thënë se: “Koronavirusi është një armë lufte biologjike dhe është krijuar në një laborator të Uhanit. Organizata Botrore e Shëndetsisë është në dijeni të këtij fakti… Virusi mund të jetë krijuar edhe në laboratorin BSL-4 në Uhan që për ironi është gjithashtu qendër kërkimore edhe e Organizatës Botrore të Shëndetit”.
Vec sa më lart Presidenti i SHBA-së Trump, (sic dihet tashmë botërisht), pa as më të voglin ekuivok e quajti “virusi kinez”. Në këtë vazhdë Senatorët Ted Cruz dhe Rand Paul, dhanë detaje të reja se koronavirusi është armë biologjike.
Të gjitha këto na japin argumenta shtesë se kjo pandemi vrasëse botrore nuk na erdhi nga forca natyrore (sic pretendojnë kinezët) e jashtë mendjes e dorës së njeriut. Përkundrazi erdhi nga mentaliteti komunist kinez, që përpiqet të paraqitet si elita e mendimit më të përparuar botror. Erdhi nga perpjekja e tyre për pushtimin ekonomik të pjesës më të madhe të globit. Erdhi si përplasje midis dy botëve: atyre të demokracive e shoqrive të lira të hapura dhe totalitarizmit komunist kinez.
Teoricieni më i madh i luftrave, Klauzevich ka thënë se :”lufta është vazhdim i politikës me mjetet e dhunës”. Por kinezët kanë bërë një gabim strategjik, ku pa i shterruar tërësisht mjetet politike për realizimin e qëllimeve të tyre , hodhën koronavirusin, pra filluan Luftën Biologjike.
Por asgjë nuk ka përfunduar akoma, sepse jemi në fillim të luftës. Ata kanë krijuar një farë avantazhi duke shfrytëzuar befasinë, por beteja vendimtare do të bëhet pas pak kohe. Ajo do të ndodh, kur laboratori i Uhanit të investigohet nga një panel specialistësh ndërkombëtar dhe kur Kina të dalë përpara një gjykate ndërkombëtare për krime kundër njerzimit. Të paguaj për jetët e humbura, bizneset e vendet e punës të shkatërruara, të paguaj qindrafish më shumë për cdo cent të humbur nga bota demokratike. Mësimi më i madh i historisë së luftrave është se: “ kush gabon strategjikisht, humbet luftën dhe paguan cmim për të”.
Shpresoj dhe dëshiroj që thirrjet e Senatorve Cruz e Paul, thirrjet e gazetarve, medias e personaliteteve në Gjermani, Francë, Mbretëria e Bashkuar, Itali e kudo, të ngrenë në këmbë opinionin publik botror (përfshi edhe atë shqiptar). Kërkohet ballafaqim me argument në të gjitha fushat kundër dëmeve e poshtrimit që na u bë me koronavirusin- Armën Biologjike kineze.