• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

BLEONA QERRETI-SUKSESI DHE KËNGA- MESAZH PËR”CANCERIN DIXHITAL”…FANSAT ANONIMË…

July 25, 2020 by dgreca

–Intervistë ekskluzive me yllin e muzikës, Bleona Qereti: Me rëndësi është që t’i të bësh muzikën e bukur, të dish të dalësh në skenë dhe ta përfaqësosh vetën denjësisht-*

Ëndrra e Bleona Qeretit për të qenë këngëtare me premisa botërore filloi në vitin 1996.

Në fakt ajo filloi të këndonte në moshën pesë vjeçare, në Shtëpinë e Pionierit, ndërsa kur ishte vetëm 14 vjeç, Bleona fitoi audicionin ne teatrin “Skampa” si këngëtarja kryesore.

Një vit më vonë, do të publikonte këngën e saj të parë, “Lermeni” (1996), për të vijuar me albumin debutues “Kam qejfin tim”, i cili u mirëprit jashtë mase nga publiku shqiptar.

Bleona është diplomuar në Akademinë e Arteve në Tiranë.

Pas një sërë suksesesh me këngë, albume, e turne, në trojet shqipfolëse dhe diasporë, këngëtarja vendosi që karrierën e saj ta ngrinte në një nivel tjetër, të cilin e kishte dëshiruar gjithmonë.

Në vitin 2010, Bleona shpërngulet përfundimisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe publikon këngën e parë në gjuhën angleze “Show Off” me Petey Pablo. Në vitin 2012 publikon hitin “Pass Out” nga Timberland, ndërsa në vitin 2013 do të vinte me “Take It Like A Man” të prodhuar nga StopWaitGo.

Suksesin e vërtetë do ta arrinte në vitin 2015, me këngën “Take You Over” e cila arriti në numrin tre në tabelën e “Dance Billboard”.

Në vitin 2018 Bleona regjistroi versionin e saj të këngës së hitit italian të vitit 1980 “Su Di Noi”. Provoi fatin e saj si regjisore në klipin epik “Monster” xhiruar në Como të Italisë, ndërsa hiti i rradhës “I Dont Need Your Love” arriti vendin e parë në “Billboard Dance Charts” në USA.

Përveçse këngëtare, Bleona sfidoi veten edhe në aktrim: Në vitin 2012 me një paraqitje në një episod të “True Justice” të Steven Seagal. Në 2017, ajo zbarkoi një rol së bashku me Dolph Lundgren në “Dead Trigger”. Një vit më pas, Bleona u shfaq në filmin “#211”, krahas aktorit Nicolas Cage. Bleona shfaqet si Nova në serinë e “Paper Empire” që do të jetë dhe roli i saj i parë i madh së bashku me Wesley Snipes, Denise Richards, Robert Davi dhe Anne Archer.

Në një intervistë ekskluzive ylli i muzikës Bleona Qereti përgjigjet në shumë pyetje: A i ka arritur të gjitha synimet sa i përket karrierës, cilën ngjarje të fëmijërisë e kujton me mall, si ishte eksperienca e fundit si aktore në filmin “Falco” dhe “Paper Empire”, këto dhe shumë ngjarje të tjera mund t’i kuptoni gjatë intervistës në vijim…

Kënga e fundit që keni publikuar është “#Haters”, sa jeni ndarë e kënaqur me këtë projekt, dhe cili është mesazhi që përcjell kjo këngë?

Bleona Qereti: Kënga e re “Haters”, është bërë për të gjithë njerëzit që japin komente negative në mediat sociale me llogari fiktive, teknikisht këta njerëz janë fansa, por nga llogaritë fiktive fillojnë dhe bëjnë komente negative. Ata s’janë rehat me veten e tyre, jo me atë që po ndodh…dhe kjo është kthyer në fenomen, “kancer digjital” do të thoja për të gjithë artistët, kështu që unë vendosa të flas për këtë fenomen.

Kënga “Haters” ka një video shumë të bukur, regjisori i së cilës është Chris Applebaum, një nga drejtorët më të famshëm në Hollywood. Look-u është si gjithmonë i kuruar nga Marjan Malakpour, stilistja ime personale e cila kujdeset edhe për artistë të tjerë si Shakira dhe Cher. Ndërsa drejtor fotografie është Jeffrey Kelly, qe ka bërë “Drunk In Love” të Beyonce.

Konsideroheni këngëtarja e parë shqiptare që filluat misionin e fames edhe në Hollywood, a i ka arritur të gjitha synimet Bleona sa i përket karrierës?

Bleona Qereti: Unë do të thoja që qëllimin qe të futem deri këtu e kam arritur, synimin që kam pasur që të filloj një rrugë shumë të gjatë, por sigurisht në një nivel tjetër, atë botëror, e kam arritur dhe mund të them se gjërat kanë filluar të ecin në drejtimin e duhur.

Nuk mund të thonë më tani që ishte thjesht ëndërr, siç thanë ne fillim kur nisa këtë punë. Kështu që synimi është i arritur.

Natyrisht, qëllimi final është që unë të marr “Oscars”, “Grammy”, “Emy”, por mund të them që jam në rrugën e duhur, nga dita kur kam filluar këtë punë.

Kënga “Monster” pati shumë sukses, sa jeni ndarë e kënaqur me këtë projekt në tërësi, dhe a mund të na ndani ndonjë moment interesant gjatë realizimit të videoklipit?

Bleona Qereti: Kënga “Monster”, tashmë është bërë e vjetër, sepse është publikuar vitin e kaluar, arriti vendin e 12 në Billboard, është një këngë të cilën unë e kam pasur shumë përzemër, pasi ka qenë shumë personale për mua si histori. Mund të them që videoklipi i këngës “Monster” është një video epike e realizuar në Como të Italisë, siç e shikoni edhe në kanalin tim të “Youtube-it”. Njerëzit kanë pasur reagime shumë, shumë pozitive për këtë këngë.

 Ndër vite, keni realizuar shumë këngë, por cilat mbeten këngët më të dashura për ty që i këndon më ëndje?

Bleona Qereti: Unë kam realizuar shumë këngë, është e vërtetë, këngët më të dashura nuk e di, pasi muzika është si moda, domethënë ndonjëherë kemi nostalgji për gjërat, për këngët tona të vjetra, por zakonisht unë gjithmonë fiksohem me këngën e re. E këndoj gjatë inçizimit, gjatë përgatitjes së videoklipit, montazhit të videos, dhe pasi e këndoj dhe e dëgjoj shumë herë, gjatë inçizimit, miksimit, dhe të gjitha gjërave, që siç dihet unë i bëj vetë, nga xhirimin e videos, montazhin, post produksionin. Në momentin që unë i mbaroj të gjitha këto, atëherë nuk e dëgjoj më këngën, pasi e kam dëgjuar aq shumë, saqë nuk dua më ta dëgjoj. Kështu që kur vjen puna tek këngët e vjetra, mund të them një gjë me bindje, që momentin kur unë kam mbaruar videon për ato këngë respektive, nuk i kam dëgjuar më vetë, përveçse në koncerte.

Thuhet se vitet e fëmijërisë janë më të ëmblat, na kujtoni ndonjë ngjarje, për të cilën edhe sot ke nostalgji?

Bleona Qereti: Sigurisht, vitet e fëmijërisë janë më të ëmblat, unë kujtoj mamin dhe babin, të cilët më dërgonin çdo ditë në turizëm që të haja akullore kur jo të gjithë fëmijët e tjerë kishin ato lloj kushtesh, me të cilat jam rritur unë. Kështu që sot mami dhe babai jetojnë me mua në Beverly Hills, dhe tani po u kthej unë atë akullore që ma kanë dhënë ata kur kam qenë e vogël (buzëqesh), ja kam khyer unë me stilin e jetës që kanë ata tani.

A ju ka ndodhur ndonjëherë, ta refuzosh ndonjë këngë, për arsye se nuk i është përshtatur karakterit tënd?

Bleona Qereti: Pothuajse gjithmonë, shumë producentë dhe kompozitorë kanë dashur që mua të më drejtojnë në një rrugë tjetër, dhe jam pikërisht unë që kam këmbëngulur në drejtimin tim si artiste në këtë jetë. Kam kthyer vërtetë shumë këngë, si shqiptare, ashtu edhe amerikane.

Sipas teje, a është e nevojshme që një këngëtare të provokojë në skenë, apo nuk mund të kuptohet një këngëtare e pëlqyer sot pa provokime?

Bleona Qereti: Unë mendoj që fama e artistit, vjen me territorin e profesionit që kemi zgjedhur ne, me rëndësi është që t’i të bësh muzikën e bukur, të dish të dalësh në skenë dhe ta përfaqësosh vetën denjësisht. Pastaj çfarë klasifikohet për provokim, është krejt tjetër gjë, sepse gjithçka varet nga forma si perceptohet ajo nga njerëzit. Unë nuk mendoj që një artist, duhet të bëjë provokime për të qenë “in”, unë di që ka yje dhe ka super yje. Zakonisht superstarat çdo gjë që bëjnë, mediat merren me ta, por kjo nuk do të thotë që provokojnë… Pastaj artistët që NUK shesin, janë pikërisht ata që provokojnë…

Me cilin këngëtar/e shqiptare por edhe botëror do të doje ta realizoje një bashkëpunim, që mendon se do t’i përshtatej stilit tënd?

Bleona Qereti: Nuk kam ndonjë njeri në mendje momentalisht për të bërë ndonjë duet, thjesht unë dua të përcaktohem në muzikën time, të përqëndrohem në muzikën e re dhe albumin e ri që po e bëj me Timberland, kështu që nuk kam asnjeri në mendje momentalisht. Gjithsesi ju uroj të gjithëve shumë sukses.

Si ishte eksperienca e fundit si aktore në filmin“Falco” të aktorit Bes Kallaku, a do të thotë kjo se për Bleonën ka filluar një epokë e re?

Bleona Qereti: Sigurisht ka filluar një epokë e re, unë tani po merrem më shumë me filmat. Nuk është vetëm filmi “Falco” që kam bërë, kam luajtur edhe në “True Justice” të Steven Seagal në vitin 2012. Mund të them se kjo epokë filloi pikërisht atëherë, më pas kam luajtur në “#211” me Nicolas Cage në vitin 2017,  kam luajtur në filmin “Dead Trigger” (2016), dhe kam luajtur në filmin “Paper Empire”, për të cilin kanë filluar xhirimet në vitin 2018 dhe do të shfaqet në “Netflix”, dhe sigurisht në vitin 2019 ishte filmi i Besit “Falco”, që për mua është filmi i pestë që bëj. Sigurisht në “Paper Empire”, roli ka qenë shumë më i madh sesa tre filmat e tjerë, ndërsa në filmin e Besit kam pasur një rol shumë të spikatur. Ka filluar një epokë e re, është një epokë për të cilën unë kam vite që përgatitem, unë kam kryer shkollën për aktrim dhe nuk ka qenë rastësi shpërngulja ime, devijimi i rrugës. Pra unë jam këngëtare por edhe aktore, dhe sigurisht ka ardhur koha që unë të përqendrohem në filma, por muzikën nuk do ta harroj asnjëherë.

A mund të na shpalosni ndonjë projekt që keni planifikuar për 2020?

Bleona Qereti: Përveç këngës, do vazhdoj me xhirimet e filmit “Paper Empire”, dhe të filloj punën për albumin tim me Timbaland.

Cila është motoja që Bleona përdor më shpesh si mesazh për shoqërinë dhe jetën në përgjithësi?

Bleona Qereti: Mos lë asnjë njeri, asnjëherë të dëmtojë ëndrrat e tua, dhe të thotë ti je shumë i vogël për të arritur diçka, dhe diçka është shumë e madhe për ty. Në momentin kur ti vendos, që i vë vetes një qëllim për të arrirë diçka, pikerisht ai është momenti më i vështirë dhe hapi i parë i realizimit të tij.

*Intervistoi: Armend Preteni(Dielli e falenderon intervistuesin qe e dergoi per Diellin)

Filed Under: Featured Tagged With: Armend Preteni, Bleona Qerreti, kanceri Dixhital

Epoka e Adelina Ismajlit

December 14, 2016 by dgreca

1adelina-ismaili

Shkruan:Armend Preteni/Të rrallë janë artistët të cilët përmes artit të tyre arrijnë ta “thyejnë” çdo barrierë, përmes tingujve të këngës të dëpërtojnë tek çdo njeri e përmes personalitetit të tyre të lajnë gjurmë.E tillë është Adelina Ismajli, e cila për më se tri dekada i ka dhënë shumë skenës muzikore shqiptare.E lindur më 14 Shtator 1979, talenti i saj u vu në pah qysh në moshën gjashtë vjeçare, gjegjësisht në vitin 1986 ajo ishte pjesmarrëse në Festivalin Akordet e Kosoves me këngën “Bukuria e atdheut” ku arriti të vlersohej me çmimin e parë të jurisë profesionale dhe me çmimin e publikut derisa në vitin 1987 me këngën “Do të bëhemi milioner” arriti të triumfoj edhe në Festivalin e këngës për fëmijë në Sarajevë, suksesi i saj vazhdoi për vite më radhë duke u bërë ylli i muzikës për fëmijë në Kosovë dhe shtete tjera të Ish- Jugosllavisë.Në vitet e 90’ regjimi i kohës ua mohoj shqiptarëve të Kosovës çdo të drejtë por nuk arriti dot ta ndaloj artin e Adelina Ismajlit, e cila në vitin 1991 merr pjesë në Festivalin e Radio Televizionit Shqiptar me këngën “Mos ma gjuaj diellin me gurë” ku arriti të shpallej “Debutantja më e mirë”.

Adelina Ismajli nuk ndalon, pas editimit të pesë albumeve për fëmijë e adoleshentë dhe pjesmarrjes në shumë evente prestigjioze të kohës, viti 1997 e rikthen në skenen e Festivalit të Radio Televizionit Shqiptar me një imazh të ri dhe performancë e cila mbahet mend  edhe sot me këngën “Zemrën nuk ta fal”. Po atë vit jehona e albumit të gjashtë “Ushtrinë time do ta bëj” i cili në vete ndërthurte tema tabu siç janë: emancipimi i femrës, emigrimi shqiptar, remiksimi i parë modern i këngës popullore etj, s’kishte të ndalur, pikërisht me këngën “Ushtrinë time do ta bëjë me Ibrahim Rugovën” arriti ta fitoj zemrën e gjithë shqiptarëve dhe njëherit refreni i saj të bëhej lejmotiv i Ideologjisë Rugoviste. Kur Kosova kishte filluar të digjej nga okupatori serb dhe me qindra qytetar shqiptar me dhunë i kishin larguar nga vatrat e tyre, në vitin 1999 Adelina Ismajli merr pjesë në projektin “Call for Peace” (Thirrje për paqe), e cila u transmetua ne mediumet me eminente të botës.Pas përfundimit të luftës (1999), kur Kosova kishte filluar të merrte frymë në liri, ajo lanson albumin “S’jam Sex bombë” i cili u mirëprit nga masa e gjërë.Po atë vit merr pjesë në edicionin e parë të Këngës Magjike me këngën “Fuck The Goverment” një tendencë  për kohën.Pas editimit të videoprojektit me njëmbëdhjetë klipe të realizuara, sprovimit me sukses në fushën e moderimit dhe aktrimit, viti 2002 do t’i sjell edhe një sukses Adelines, ku me albumin “Prej fillimit”, arriti rekord shitjes që në diten e parë të lansimit albumi u shit në mbi 150 mijë kopje.

Gjatë viteve për karrierën e saj, Adelina u nderua me shumë çmime si: “Personazhi i vitit” (Revista Teuta), “Fenomeni më seksi në muzikën shqipatre” (Revista Spektër), “Themeli i muzikës dhe stilit evropian në Kosovë” (Rtv Dukagjini) e çmime të tjera, por për një artiste të tillë më e vlersuar mbetet dashuria e publikut, e që për Adelinen ka qenë më supotuese se për këdo tjetër, është e vetmja këngëtare që unë njoh që ka fansat më besnik të cilët nuk e tradhtojnë asnjëherë, prandaj jo më kot cilësohet Mbretëresha e muzikës shqipe.Në kulmin e suksesit, ajo lanson albumin “Mbretëreshë e Robëreshë” (2005) një gërshetim mes muzikës popullore/folklorike shqiptare dhe asaj moderne i cili si albumet paraprake numëron një sërë hitesh të cilat u vlerësuan me çmime dhe u renditën në majat e Top listave muzikore të kohës.Pas disa peripecive, kur të gjithë menduan se Adelina shkoj, ajo në fakt erdhi me albumin “feniks” (2008), një best-seller i radhës, e se ajo është tejet e pëlqyer nga masa e dëshmon edhe koncerti i mbajtur në Ditën e Pavarësisë së Kosovës (17 shkurt) ku në një acar të paparë ovacionet e publikut për interpretimin e këngës “Mbretëreshë e Robereshë” s’kishin të ndalur, kam qenë edhe vetë dëshmitar i atij momenti të papërseritshëm.

Vitin 2009, Adelina e fillon me turne nga Evropa e gjer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u cilësua edhe si “Simboli Ballkanik” nga mediat zvicrane. Ky vit e rikthen në skenën e festivaleve, gjegjësisht në “Këngën Magjike” ku pati një performance të jashtëzakonshme e cila u stërkomentua, megjithatë arriti ta sensibilizojë shoqërinë pro liberalizimit të femrës shqiptare dhe u vlerësua me “Çmimin e Publikut”.Në pyetjen: Të e qenit e pëlqyer, e kërkuar gjithmonë, tingëllon si denim, pasi të mohohet e drejta e kënaqësisë personale? – Adelina ishte përgjigjur: Varet si e koncepton jetën.Ka persona që e kërkojnë këtë “denim”, si të vetmën mënyrë për të qenë aktual pa bërë asgjë të bukur.Ka njerëz që u montohen gjërat e shëmtuara, ka njerëz që vertetë e vuajnë peshën e pandershme të së qenit i popullarizuar te ne, e ka njerëz që arrijnë t’i bashkojnë mrekullitë e jetës private, magjinë e artit, obligimet profesionale dhe mposhtjen e sfidave për të vazhduar lart e më lart. (Intervistë e dhënë për revistën “Kosovarja”).Në vitin 2010 themelohet produksioni zvicrano-shqiptar “ILIADAENTERTAINMENT” në të cilin Adelina është bashkëpronare, po këtë vit shtohen përpjekjet për të dëpërtuar përtej kufinjeve shqipfolës, konkretisht në vitin 2011 për tregun evropian lanson këngë “I love you more” në bashkpunim me këngëtarin francez Faudel  i cili u mirprit nga publiku i gjërë.Si rezultat i angazhimeve të saja muzikore në Evropë, ajo ishte shpërngulur për të jetuar në Zvicër, dhe kishte kohë pa lansuar këngë në gjuhën shqipe, kështu që në 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Adelina kthehet me hitin “Ku ma ke” këngë e cila u rëndit në majat e top listave shqiptare.Për të qenë prezente në skenë Adelina gjatë viteve 2013 – 2014 mban një sërë koncertesh në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi e Diasporë, koncerte në të cilat publiku arrinte shifra rekord  dhe pikërisht për këtë Adelina është cilësuar disa herë si “këngëtarja më e paguar shqiptare”. Në këtë frymë me 09.11 2014 ajo lanson këngën “Karma” në bashkpunim me reperin shqiptar  G4shin, i cili zhvillon artin e tij në SHBA.Ndër vite Adelina ka lansuar me qindra këngë që janë shëndrruar në hite të kohës, të tilla si:  Shko, E ti moj nuse, Amaneti, Sajzeza, Sonte, Skenderbe, Jeta ime je ti, Jetoj se të dua, Heroi i tragjedisë, Sepse je ti si dhe shumë bashkpunime të cilat e ngrisin atë në piadestalin e muzukës shqipe, dhe më shumë sesa sot vlera e saj do të ndihet nesër.E kur sot ajo feston 37 vjetorin e lindjes, fansat e këngës së Adelina Ismajlit, përveç urimeve me këtë rast, presin që ajo të rikthehet sërish në skenë. Aty ku ajo sundon, shkëlqen dhe jehon, miti i saj mund të thehet nga vetë ajo dhe nga askush tjetër.

Filed Under: Kulture Tagged With: Armend Preteni, e Adelina Ismajlit, Epoka

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT