• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Reforma, arrihet marrëveshja e re, NISI SEANCA PARLAMENTARE

July 21, 2016 by dgreca

Miratohet një formulë e re për ndryshimet kushtetuese. Marrëveshja përshëndetet nga të gjitha qarqet politike dhe diplomatike/

Forcat politike arritën në orët e pasdites një marrëveshje mbi emërimet e anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Pas orësh të gjata bisedimesh mes palëve, të zhvilluara me ndërmjetësimin e ambasadorit amerikan Donald Lu dhe kreut të Delegacionit europian Romana Vlahutin, me këmbënguljen e kryetarit të parlamentit Ilir Meta, u arrit në një formulë të re për miratimin e ndryshimeve kushtetuese.

Në KLGJ dhe KLP do të ketë 6 antarë nga sistemi gjyqësor dhe 5 nga parlamenti-prej të cilëve dy të propozuar nga opozita.

Kryetari i parlamentit, Ilir Meta, përshëndeti marrëveshjen e arritur për reformën në drejtësi, duke theksuar se marrëveshja është shenjë pjekurie dhe bashkimi.

Në një mesazh publik, ai bëri thirrje për formalizimin e procesit me votën unanime në parlament, duke shprehur mirënjohje për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Europian.

Kanë qenë orët më të tensionuara ato që pasuan njoftimin e djeshëm për arritjen e një marrëveshjeje për Reformën në Drejtësi me ndërmjetësimin e komisionerit europian për Zgjerimin Johannes Hahn. Kënga e fitores që u këndua nga të gjitha palët zgjati shumë pak. Në mbrëmje, të mbledhur në Komisionin e Posaçëm, përfaqësuesit demokrat përveç përshtatjes së marrëveshjes, saktësuan se duhej përcaktuar dhe formula e zgjedhjes së 5 anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, duke ruajtur të njejtën për të ciën ishte rënë dakot për komisionet e verfikimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Socialistët nuk morën pjesë në mbledhje, duke shpjeguar se marrëveshja e ndërmjetësuar me komisionerin Hahn, nuk kishte marrë ende formë ligjore, ndërsa refuzuan kërkesën e demokratëve për dy institucionet e tjera. Më herët dhe ambasada amerikane foli për një kërkesë të re të opozitës të ciln e konsideroi “të papranueshme”.

Dita e sotme u hap me konferencën e kryetarit demokrat Lulzim Basha, sipas të cilit nuk ka patur asnjë kërkesë të re dhe se e gjitha ishte “një mashtrim i turpshëm” duke saktësuar se ai disa herë e kishte shprehur publikisht qëndrimin e opozitës: “Përzgjidhen komisionerët e Vetingut, përzgjidhen komisionerët publikë, përzgjidhen anëtarët e jogjyqtarë të KLGJ-së, përzgjidhen anëtarët joprokurorë KLP-së, sipas të njëjtën formulë. Ky ka qenë qëndrimi i Lulzim Bashës, për ata që nuk e dinë dhe për ata që rrejnë me dëshirë apo me projekte të zeza për Shqipërinë”.

Por tonet e tensionuara nuk ishin vetëm te kryetari i opozitës. Edhe në mbledhjen e konferencës së kryetarëve situata ishte jo pak e nderë. Kryetari i parlamentit Ilir Meta ngriti zërin duke i kërkuar llogari kryetarit të Komisionit të Reformës Fatmir Xhafaj, se përse nuk kishte mbledhur dje këtë komision. Por zoti Xhafaj ju përjigj duke i kërkuar të mos ngrinte zërin ndaj tij. “Kam tre vjet që dëgjoj një parullë tënden “Me qetësi dhe dashuri”. Tani që dashuria ka ikur të paktën të ruajmë qetësinë”, tha zoti Xhafaj.

Megjithatë palët këtu ranë dakort që sapo marrëveshja e arritur me ndërmjetësimin e komisionerit Hahn të merrte formën ligjore atëherë Komisioni do të mblidhej për ta përfshirë në projektin e ndryshimeve kushtetuese. Por vetëm kjo nuk e ka qetësuar situatën, duke qenë se çështja tjetër e emërimeve në dy institucione të Drejtësisë ishte ende e hapur.

Në nisje të seancës parlamentare kryetari Meta foli me tone të acaruara për situatën e krijuar: “Në qoftë se PD, Lulzim Basha, Sali Berisha, Jozefina Topalli, pas sqarimit të këtyre momenteve, nuk duan të votojnë reformën sepse kanë frikë nga reforma, të jeni të sigurt se unë dhe 20 deputetët e LSI do ta votojmë reformën, por unë do të iki nga kryetar i parlamentit sepse nuk mund të rri në një parlament që voton nën presione, nën shantazhe, nën sms-ra, një reformë që duhet ta votojnë me bindje”.

Më pas zoti Meta e ndërpreu seancën për t’ju kushtuar ndërmjetësimit për kërkesën e opozitës: “Pas 5 minutash rifillon seanca, Ne të tjerët, duke nisur nga unë, ambasadori Lu të sqarojmë me zotin Basha dhe gjithë aktorët e tjerë çështjen në mënyrë që Refroma në Drejtësi të jetë një sukses për të gjithë qytetarët shqiptarë”.

Zotit Meta ju bashkuan në zyrën e tij ambasadorët Lu dhe Vlahutin, e pak më pas dhe kryetari i opozitës Basha. Pas pak më shumë se dy orësh ai doli për të informuar grupin e tij për një propozim të ri, por pa dhënë hollësira, e për t’u rikthyer sërish në zyrën e zotit Meta pak pas orës 16.00. Propozimi është diskutuar dhe me përfaqësuesit socialist. Përmes Facebookut kryeministri Rama ripërsëriti se shumica ishte e gatshme për çdo gjë për konsensusin duke saktësuar se sidoqoftë Reforma do të votohej. Lajmin se palët kishin një propozim të ri e konfirmoi përmes Twitter-it raportuesi për Shqipërinë në parlamentin europian Knut Fleckenstein duke këshilluar forcat politike të lënë diskutimet dhe ta votojnë.

NISI SEANCA PARLAMENTARE

Ne oren 23 e 20 minuta ne Tirane nisi SEANCA PARLAMENTARE me raportin e Kryetarit te Komisionit te Posacem per Reformen ne Drejtesi, e cila duhet thene se erdhe pas nej “lindje te veshtire”.Miratimi i draftit final të Reformës në Drejtësi futi në ngërç të madh të gjitha palët politike. I gjithë debati ishte tek mënyra se si do të formohen katër institucionet e reja që krijohen nga Reforma.

Filed Under: Politike Tagged With: arrihet marrëveshja e re, reforma

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT