• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Artan Fuga:Të hapemi me Kosovën, pa kufij e barriera

August 1, 2017 by dgreca

Akademiku nga Shqipëria Artan Fuga vjen me një propozim të guximshëm sa i përket raporteve të Shqipërisë me Kosovën.Sipas tij, Shqipëria duhet të hapet me Kosovën duke filluar nga heqja e kontrolleve në kufij, heqja e taksave dhe barrierave doganore deri tek vendet e punës në administratën shtetërore.

“Miq dhe lexues këtu në facebook më falenderojnë kot, a thua se kam bërë dhe bëj ndonjë gjë me vlerë, dhe pse? Sepse ndjehem mirë kur u lë rrugën plazhistëve nga Kosova, Berati, Gjirokastra, Ulqini, Mirëdita, etj., kur ata kalojnë nga njeri trotuar te tjetri këtu në plazh në Durrësin mikriptës?

Normale mo! E bëj sepse ashtu më pëlqen, përpos e kam me rregulloren e rrugës.

Po, ajo nuk ka rëndësi.

Puna është se unë, duke mos qenë fare nacionalist, madje me disa devijime të lehta kozmopolite, jam për hapje totale me Kosovën”

Kur?

Sot mo!

Cdo i ri shqiptar që nga gjimnazi e lart ta bëjë shkollën ku të dojë në Kosovë a Shqipëri. Ato kuotat idiote, proteksioniste, për trojet në Universitetet shqiptare më bëjnë me turp.

Kuota burokratësh pa asnjë vlerë!

Gazetat, librat, revistat, tekstet, nga Shqipëri në Kosovë dhe nga Kosova në Shqipëri, të transportohen falas si akti i madh amerikan që për gazetat nuk kishte pullë poste.

Hajde baballarë të Kushtetutës amerikane hajde!

Kolosë, dhe jo maskarenj dyleksha!

Në Prishtinë të funksionojë me paret e shtetit të Kosovës Shtëpia e Kulturës e Shqipërisë dhe në Tiranë me lekët e Shqipërisë Shtëpia e Kulturës e Kosovës.

Heqje e të gjitha taksave dhe e barrierave doganore !

Poshtë histeria proteksioniste që u shërben vetëm biznesmenëve të paaftë!

Heqje e cdo kontrollit në kufi !

Konkurim i lirë për në postet e administratës shtetrore të dy vendeve për qytetarë Kosovarë ose nga Shqipëria pa marrë parasysh se ku jetojnë.

Tregti e lirë dhe sipërmarrje e lirë pa asnjë kusht ose detyrim shtesë, pra si për vendasit.

Hapja e një kanali në Televizionet publike përkatëse të kanaleve televizive të ndërsjella.

Tekste mësimore të diversifikuara, por që mund të zgjidhen lirisht nga të gjitha shkollat në Kosovë dhe në Shqipëri.

Konkurse dhe olimpiada shkollore të përbashkëta.

E drejtë e hapjes së gjendjes civile për cdo qytetar në cdo qytet të të dy vendeve pa kufizim.

Ne kemi nevojë për qytete multikulturore!

E drejtë për cdo rezident nga të dy vendet për të votuar për pushtetin lokal atje ku jeton.“

 

Filed Under: Komente Tagged With: Artan Fuga:, pa kufij e barriera, Të hapemi me Kosovën

Artikujt e fundit

  • GAZETA AUSTRALIANE (1929) / NJË RRËFIM PËR GRATË E SHQIPËRISË
  • VATRA SHPALL KUVENDIN E PËRGJITHSHËM ZGJEDHOR MË 25 PRILL 2026
  • VATRA, EMËR I SHENJTË, AMANET I BREZAVE, FLAKA QË NUK SHUHET KURRË…
  • Raif Hyseni, Merita Halili, Ansambli MSU ngrejnë peshë Festivalin e Artë të Muzikës dhe Valleve Ballkanase 2026
  • 17 janar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, forma që mban një komb, kur koha kërkon ta shpërbëjë!
  • ABAZ KUPI – NJË FIGURË QËNDRORE E MBRETËRISË SHQIPTARE
  • “Skanderbeg in American Prose and Press”
  • Reçak and the Unfinished Business Between Kosovo and Serbia
  • Boshti i Kujtesës dhe i Udhërrëfimit: Nga Skënderbeu te Gërvallët dhe Kadri Zeka
  • Kryezoti
  • Evropa përballë një realiteti të ri sigurie; gjeneralët nuk po frikësojnë – po paralajmërojnë
  • Groenlanda, nyja strategjike e sigurisë globale dhe prova e realitetit të fuqisë amerikane
  • Muzika si art i komunikimit njerëzor
  • Keqkuptimi i mendimtarëve afatgjatë nga Shqipëria
  • “KUR SHTETI SULMON ZËRIN E VET”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT