• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

REKORDMENI I GUINNES, GATI REKORDI I RI ME MURALIN E SHQIPONJES

November 6, 2012 by dgreca

Artisti i njohur shqiptar Saimir Strati ka nisur punën për të thyer edhe një rekord Guinness. Më 26 nëntor, në Prishtinë, ai do ta thyejë rekordin e shtatë. Tani ka mbledhur disa thasë fasule, me të cilat do ta bëjë një mural me shqiponjën dykrenore në të. /

Nga Alfred Beka/

Në shumë fusha Kosova as që mund t’i afrohet Kinës, por edhe pak ditë do të arrijë t’ia marrë nga dora një rekord. Kina deri më tani e mban rekordin e çmimeve Guinness për muralin më të madh të bërë ndonjëherë me fara. Ndërsa në Prishtinë ka filluar të ndërtohet një mural me fasule, i cili do të jetë më i madh se ai i Kinës. Këtë punë ka filluar ta bëjë artisti i njohur shqiptar Saimir Strati, i cili tashmë ka hyrë gjashtë herë në librin e rekordeve Guinness, ndërsa ka filluar punën për të thyer rekordin e shtatë. Më një nëntor ai ka filluar të punojë në një mural në Hotel Prishtina, punë kjo që pritet ta përfundojë më 26 nëntor.

Thotë se gjithçka po ecën mirë. Pas muralit të fundit të bërë në Shqipëri, në një intervistë për Express, Strati kishte shfaqur dëshirën e tij që mozaikun e radhës ta bënte në Kosovë, në mënyrë që edhe Kosova të futet në librin e rekordeve Guinness.

“Do ta mirëprisja me shumë kënaqësi ftesën për të realizuar një rekord Guinness në Kosovë. Kjo ka qenë për mua një dëshirë e kahershme”, pat thënë para pothuajse një viti. Këtë ai e përsëriti edhe njëherë, tani në Prishtinë.

“Gjithmonë kam pasur dëshirën e madhe për të ardhur dhe për të bërë një rekord në Kosovë. Viti i 100-vjetorit të pavarësisë mendova se do të ishte i përshtatshëm për ta ngritur flamurin shqiptar në Kosovë”, thotë Strati për Express.

Murali, të cilin e ka nisur të enjten, do të krijohet me fasule. Pasi flamuri ka qenë ushqim shpirtëror i shqiptarëve, fjala ushqim e ka ngacmuar atë dhe në këtë mënyrë ka menduar të gjejë diçka që ka të bëjë me ushqim.

“Fasulet janë përdorur tradicionalisht të ne kështu që vendosa që punimin e radhës ta bëj me fasule. Është edhe një nga kushtet e rekordeve të Guinness që materialet të jenë ato që gjenden më së lehti në treg dhe nuk duhet të jenë të përpunuara. Nëse arti sot po industrializohet unë materialin industrial dua ta kthej në art”, shprehet Strati, i cili është lindur më 1966 në Tiranë.

Subjekti i muralit është flamuri kombëtar, ndërsa dimensionet janë 62 metra katrorë. Strati beson se do të përdorën më shumë se 400 kilogramë fasule. Gjetjen e materialit e ka marrë përsipër Hotel Prishtina, në holin e të cilit do të bëhet murali.

“Ne bëmë tratativa për një muaj rresht dhe arritëm të sigurojmë fasulet, të cilat i kemi marrë nga gjithë Europa, nga Turqia, Italia dhe vende tjera, sepse janë me ngjyra të ndryshme dhe diku-diku të madhësive të ndryshme. Është kënaqësi të lë një shenjë në Kosovë dhe kjo shenjë të jetë në rekordet botërore”, thotë Strati.

Vepra ka filluar më 1 nëntor dhe do të përfundojë më 26 nëntor. Atë ditë do të vinë përfaqësues nga rekordi Guinness nga Londra, të cilët do të bëjnë matjet dhe verifikimet dhe nëse i plotëson kushtet, Kosova do të ketë rekordin e vet Guinness.

Strati tregon se ekziston një mozaik i bërë me fara, i cili është 60 metra katrorë dhe ndodhet në Kinë. Ndërsa, mozaiku i Stratit do të jetë 62 metra katrorë. Nëse do të certifikohet, Strati thotë se atëherë Kosova do ta ketë mozaikun më të madh në botë që është bërë ndonjëherë me fasule.

Tregon se rekordet Guinness nuk shpërblehen me vlerë monetare, ato vetëm certifikohen.

Në fund ai nuk zbuloi projektin e radhës pasi që është i përqendruar në këtë vepër.

“Për momentin jam i përqendruar në këtë vepër dhe dua ta kryej me sukses”, tha artisti Strati, duke shtuar se pasi të përfundojë këtë mural do të fillojë të mendojë për rekordin e tetë.(Express)

 

Filed Under: Kulture Tagged With: Artisti Strati, gati rekordi, me shqiponje

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT