• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

NE BROOKLYN, ME PIKTORIN E TALENTUAR ARTUR HASANI

November 11, 2017 by dgreca

1 qatipi me piktorinNga Qatip Mara/New York/

      Pas disa viteve të vështira të jetës sime nëpër spitalet Tiranë,Torinio,Milano,Nju Jork, këto ditë u   takova në Brooklyn  Nju Jork me mikun ,intelektualin e piktorin e talentuar Atur Hasani, i cili me shqetësim vinte  çdo ditë në spitalin gjerman ku isha kërcënuar nga vdekja. Më jepte kurajo e optimizëm se do të jetoja. U ndamë me përmallim në 17 qershor 2013 kur u largova nga Tirana për të udhëtuar drejt Nju Jorkut. Vazhdimisht në largësi interesohej për ecurinë e operacionve të trasplantit të zemrës dhe më dërgonte mesazhe duke shprehur gëzimin që po jetoja jetë të dytë. Me intelktualin e piktorin e talentuar Artur Hasani isha njohur  si koleg pune në shkollat e Tiranës, në të cilat ishte drejtor shkolle dhe më vonë zvëndës drejtor i Liceut Artistik “ Jordan Misja”.  Në vitin 2006, kur punoja në inspektim në drejtorinë arsimore rajonale të qytetit Tiranë, e njoha në shkollën “Androkli Kostallari” të kryeqytetit si  drejtore shkolle.. Që në momentet e para të komunikimit rrezatonte kulturë qytetare, me përkushtim menaxhonte me suksesë ndër shkollat më të mëdha te qytetit Tiranë që ishte vendosur në godinat e ish-uzinës së taktorave, me një komunitet banorësh të vështirë e me probleme sociale nga prurjet e reja demografike . Në të gjitha inspektimet që kryenim gjenim një mjedis të mirëmbajtur me kujdes e pasion nga drejtori Artur Hasani.

Në vitin 2008 në drejtorinë arsimore rajonale të qytetit Tiranë ishte shpallur konkursi për zvëndës drejtor në Liceun Artistik Kombëtar “Jordan Misja”. Në dosjet e konkursit lexova kërkesën e Artur Hasani e cila ishe shoqëruar me dokumenta që ishin listuar në zyrën e kuadrit nga ministria e arsimit, e cila e kishte në vartësi Liceun Artistik Kombëtar “Jordan Misja”. Duke shfletuar dokumentat e Artur Hasani u befasova nga përmbajtja e tyre cilësore me nota të shkëlqyera ku kishin vetëm nota 10. Ajo që më befasoi më tepër ishte larmia e diplomave të Artur Hasanit, i cili me modesti nuk më kishte treguar se kishte tre diploma që i kishte marrë me aftësitë e tij të talentuara. Me vullnetë e ambicje pozitive për jetën Artur Hasani kishte studjuar duke përfunduar me rezultate të shkëlyera Liceun Artistik Kombëtar “Jordan Misja”, Akademinë e Lartë të Arteve, Universitetin në degën Histori-Gjeografi dhe shkollën e lartë ushtarake në Tiranë. Artur Hasani fitoi konkursin e shpallur nga drejtoria arsimore e qytetit Tiranë për pozicionin drejtues nëndrejtor i Liceut Artistik Kombëtar “Jordan Misja”, dhe ministri arsimit e shkencës e emëroi nëndrejtor të Liceut Artistik Kombëtar Jordan Misja dhe më vonë pedagog i artit figurative.Me pasion e përkushtim Artur Hasani filloi punën në Liceun Artistik duke ngritur më lartë treguesit e kalueshmërisë e cilësisë së liceistëve. Si  pedadog i artit figurativ shquhet si një metodist inovativ me cilësi të larta në përgatitjen e talenteve të reja.

Piktori  talentuar Artur Hasani,  kishte  mbaruar me diplomë të artë Akademinë e Arteve Tiranë dhe ka kryer me rezultate shkëlqyeshëm magjistraturën për artin figurativ.Talenti  Arturit për pikturë u zbulua që në klasën e tretë të fillores, ku mësuesi i vlerësonte vizatimet duke ja reklamuar para klasës. Edhe babai Arturit , Hasani,shihte me kënaqësi vizatimet e djalit të tij, i  cili së bashku me motrën e Arturit mësuese, me përkushtim ndihmuan dhe motivuan për ta çuar talentin më përpara. Megjithëse jetonin në Memaliaj  Tepelenë, larg Tiranës përcaktuan objektiv të qartë për të  ndjekur mësimet në Liceun Artistik. Pasi mbaron shkollën 8-vjeçare në Memaliaj Tepelenë fiton konkursin për pikturë dhe vazhdon Liceun Artistik “Jordan Misja “  në Tiranë., të cilën e përfundon me rezultate të shkëlqyera. Kërkoi me këmbëngulje të vazhdonte Akademinë e Arteve Tiranë, por sistemi diktaturës së proletariatit me luftën e klasave  e pengoi duke i ndërprerë ëndërrën e bukur për artin e pikturës.

Dashuria e Arturit  për dije, e motivon për të ndjekur studimet në degën e mësuesisë për histori-gjeografi në universitetin “Eqrem Çabej” në Gjirokstër. Punon disa vite mësues në arsim, kulturë, pikturë në rrethin e Tepelenës, dhe asnjëherë nuk u shua pasioni tij për artin e pikturës. Piktori talenuar Artur Hasani  duke ushtruar profesionin e pikturës u paraqit në disa ekspozita  të përbashkëta e personale në qytetin e Tepelenës.

Me  pasionin e  tij për pikturën duke mos e hequr  penelën nga dora, në fund të viteve ’90  mori pjesë aktive në përmbysjen e sistemit diktatorial   Fiton konkursin dhe vazhdon Akademinë e Arteve në Tiranë, të cilën e përfundon vetëm me nota 10. Një vit para përfundimit të akademisë hap ekspozitë në galerinë  e kësaj Akademie, e cila u vlerësua nga qindra artdashës kryeqytetas. Në vazhdimësi merr pjesë në disa ekspozita të tjera të përbashkëta me tematikë “Hapsirë dhe liri”, “Bliç 1”, “Bliç 2” në Qëndrën Ndërkombëtare të Kulturës në Tiranë, të cilat u ndoqën me shumë interesim për prurjet e tyre bashkëkohore. Njëkohsisht jashtë vendit ka hapur ekspozita të përbashkëta në Greqi, Itali, Maqedoni, Kosovë, Mal i Zi etj.

Duke vazhduar krijmarinë e tij të pikturës, piktori Artur Hasani është edhe autor i dy teksteve mësimore për artin viziv, të cilat janë  vlerësuar  për nivelin  e lart cilësor duke u  përzgjedhur nga shkollat për mësim. Ai është bashkautorë edhe në dy libra arti për gjimnazet dhe shkollat e mesme  profesionale.

Piktori Artur Hasani ka një përgatitje të lartë  ideoartistike, është vizionar në fushën e pikturës.  Pyetjes : “Ç’farë e bën interesante një pikturë dhe ku shfaqet ajo tek ju ?” ,ai thotë

: “ Të flasësh me gjuhën e artit për të analizuar se ç’farë e bën interesante një pikturë(vepër arti) të diskutosh elementët dhe parimet e saj nuk është e thjeshtë. Por e gjitha kjo thjeshtëzohet kur autori i njeh mirë këto elemente dhe parime si : linjat, ngjyrat, kompozimin, format, sipërfaqe, peshë, unitet, lëvizje, kontrast, harmoni etj.  Duhet të kuptosh nëse vepra shprehet përmes simboleve dhe alegorive, qoftë me subjekt fetar apo laik, ku disa nga figurat marrin rol të veçantë. Duke njohur këtë simbolikë të subjektit gjejmë çelësin e interpretimit dhe fshehtësinë e domethënies së saj. Shumë piktorë modern si. p.sh. Pol  Kle, besojnë në natyrën krijuese dhe mendojnë se veprës i duhët lënë dorë  e lirë “të rritet” sipas ligjeve të veta të brendshme. Pikërisht në punimet e mia në përgjithësi gjejnë vend për analizë elementet dhe parimet e artit dhe pjesa më interesante ç’ka më tërheq edhe më shumë mua është lëvizja si një element që simbolizon  veprën pa përjashtuar ato plotësues dhe raportet përmes tyre”

Piktori talentuar Atrur Hasani nuk u vetkënaq me rezultate në studime, prandaj ai filloi studimet për master duke e kryer vetëm me rezultate të shkëlqyera. Sapo përfundoi studimet për master shkencorë në specialitetin e pikturës, kërkoi që të vazhdonte studimet për doktoraturë në Akademinë e Lartë të Arteve Tiranë. Pengesat burokratike të mpleksura me korrupsion e penguan që Artur Hasani të fillonte studimet e doktoraturës. Artur Hasani nuk u tërhoq nga kërkesa e tij për studimin e doktoraturës, por me këmbngulje në mënyrë të vazhdueshme kërkoi që ti jepej e drejta e studimit për doktoraturë dhe buzëqeshja e fitores së tij të ligjshme erdhi. Artur Hasani filloi studimet e dokotoraturës në Akademinë e Lartë të Arteve Tiranë, të cilën ka përfunduar të gjitha provimet dhe likuidimet financiare, tani  ka për të mbrojtur temëm para komisjonit,por fitoi llotarinë amerikane dhe kur të kthehet në Tiranë  do të realizojë me suksese mbrojtjen e temës.

Piktori talentuar Artur Hasani jeton familjarisht në Brooklyn Nju Jork dhe është integruar denjësisht me jetën amerikane duke kapërxyer vështirësitë  me punë të përkushtuar. Ai vazhdon të punojë privatisht  në rrugët e artit figurative,paralel me angazhimet dhe prekupimet e tjera familjare. Ka disa projekte në proces për ti finalizuar me ekspozimin e tyre në vazhdimësi.

Ai është një prindë shëmbëllor, babai i dy djemve që shkëlqejnë në  shkollë .Djali madh Jurgen Artur Hasani ,vazhdon  vitin e  dytë  në degën Financë- Compjuter në universitetin e Nju Jorkut. Djali vogël Elio Artur Hasani,  vazhdon vitin e parë në shkollën e mesme,për Art  në “FIORELLO H. LA GUARDIA HIGH SCHOOL”  Manhattan . duke ecur në gjurmët e piktorit të talentuar Artur Hasani. E gjithë familja Artur Hasani jeton në harmoni e lumturi  duke u integruar me punë e dije në ekonominë e madhe amerikane.

 

 

Duke biseduar me piktorin e talentuar Artur Hasani shprehet me mirënjohje ndaj bashkshortes Anila Hasani, e cila  përveç angazhimeve të saj në familje, është një faktorët më të rëndësishëm në jetën  e artit të bashkshortit Artur Hasani si dhe në mbarëvajtjen e fëmijëve në jetën amerikane

Në këtë takim të shkurtër pak orë e ndjeva veten sikur isha në Tepelenë,Vlorë e Tiranë.dhe e falënderoj për mikëpritjen vëllazërore,duke i uruar shëndetë me lumturi në familje.I uroj suksese në krijimtarin e talentuar të artit figurative.

Qatip Mara

Nju Jork  10.11.2017

Filed Under: Kulture Tagged With: Artur Hasani, me piktorin, Qatar Mara

Artikujt e fundit

  • Një reflektim mbi “Strategjinë Kombëtare të Mbrojtjes” të ShBA-së, miratuar ditët e fundit
  • “Ukrainë, paqe e pamundur me pushtuesin (Putinin)”
  • INSTITUTI I KUJTESËS KOMBËTARE SHQIPTARE NË STUTTGART
  • Presidentja Osmani priti në takim Raportuesin e Parlamentit Evropian për Kosovën, z. Riho Terras
  • ROLI I SALI BUTKËS NË SHPALLJEN E REPUBLIKËS SHQIPTARE TË KORÇËS
  • Klubi “Flas Shqip” dhe “Vatra Miami” organizuan festë madhështore në nder të Flamurit Kombëtar në Miami Florida!
  • Nxënësit e Alba Life valëvisin Flamurin Shqiptar gjer në kupë të qiellit në Bronx
  • Robert Lulgjuraj Meets with the Extraordinary History and Legacy of VATRA in New York
  • NYC Flag-Raising Ceremony at the Charging Bull on Wall Street with Mayor Eric Adams!
  • Dr. Rexhep Krasniqi, një jetë e përkushtuar për arsimin, kulturën dhe çështjen shqiptare
  • LASGUSH PORADECI, NJERIU TOKËSOR
  • ROMANI “I ARRATISURI”- VLERA TË SPIKATURA TË RRËFIMIT BASHKËKOHOR
  • E ardhmja e kombit, e përkrahur nga LAPSH-i, prindërit dhe dashamirësit e gjuhës shqipe, kremtoi 28 Nëntorin në zemër të Zvicrës
  • Libri “Fortesat e Drinit në shekujt IV–VI” 
  • NJË REFLEKTIM PERSONAL NË 10-VJETORIN E KALIMIT NË AMSHIM  TË SH. T. Imzot RROK MIRDITËS KRYEIPESHKVIT TIRANË-DURRËS

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT