• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

ERË LUFTE NË MESDHE?

August 28, 2020 by dgreca

Nga Asllan BUSHATI- Ka disa javë që “antenat”e informacionit (e më gjërë), janë ngritur nga  lëvizjet që po bëhen  në rajonin e Detit Mesdhe.  Ato po transmetojnë njoftime për tendencën e zgjerimit të  hapsirave  teritoriale detare nga disa shtete, në kufijt e mendësive të perandorive të vjetra (egjyptiane, greke,  romake, bizantine, turke etj). Por, jo rrallë po flitet edhe për nevojën e  një rindarje të re të hapsirave detare (sipas konventës ndërkombëtare të 1982-shit), në një kohë që kanë kaluar më shumë se një shekull nga kufizimet e  Konventës së Lozanës. 

“Rindarja” dukshëm ka në brendësi pasuritë e mëdha të  hidrokarbureve (kryesisht gaz natyror), por edhe të naftës e të bitumit që ndodhen në këtë rajon, i cili historikisht ka prodhuar probleme.

 Por aktualisht më shqetësuese është fakti se pas deklaratave politike e diplomatike ka edhe lëvizje ushtarake sic janë manovrat e paplanifikuara  nga njëra anë forcat ushtarake greke, qipriote, italiane  e cuditrisht edhe franceze dhe nga ana tjetër ato turke e amerikane. Natyrshëm lind pyetja: cfarë po ndodh me rajonin dhe me NATO-n?

Në terma të përgjithëshme mund të themi se: Greqia pasi ka arritur marrveshje  për ndarjen e hapsirave detare me Egjiptin e Italinë, ka mardhënie shumë të vështira me Turqinë, gjë që ka cuar edhe në ngritjen e tensioneve ushtarake. Po ashtu Greqia ka mardhënie të ngrira edhe  me Shqipërinë për kufirin detar për arsye të vendimit të Gjykatës Kushtetuese Shqiptare.

Lidhur me këtë të fundit para disa ditësh Kryeministri grek Micotakis deklaroi në parlamentin e tij se Greqia është duke u zgjeruar nga 6 në 12 milje. Shkarazi solli si njoftim se po bisedohet edhe me Kryministrin shqiptar Edi Rama për këtë temë dhe bëri me dije se ministri i tij i jashtëm këto ditë do të vizitojë Tiranën. 

Le të presim se cdo të ndodh, por në gjykimin  tim, më shumë duket si një diversion drejtuar kundër  Turqisë se sa një përqëndrim vemendje për të zgjidhur problemin e kufirit  detar me vendin tonë. Por për një moment le ta marrim si version real dhe jo diversion. Në këto kushte në qoftë se Greqia vazhdon të insistojë se pjesë e ndarjes  do të jetë rikthimi tek Guri i Ksamilit dhe Ishulli i Othanojit, kjo është e papranueshme për asnjë shqiptar në trojet etnike e në diasporë. Nuk ka qeveritarë shqiptarë që mund  të tjetërsojë asnjë centimerër hapsirë shqiptare sepse ajo u përket gjithë shqiptarve kudo që janë pavarsisht se jetojnë në Shqipëri, Dardani, Maqedoninë perendimore, në Serbinë jugore, Mal të Zi, Camëri apo diasporë. 

Në këto kushte ska marrveshje. Zgjidhja vjen vetëm nga vendimi i Gjykatës Nërkombëtare që me siguri të plotë është e do të jetë në favor të Shqipërisë. Këtë grekët dhe kryeministri i tyre e dinë mirë. Por në se grekët kanë vendosur që si pjesë fundore do të marrin Ishullin e Korfuzit, atëherë cdo gjë është e mundëshme të zgjidhet me shumë lehtësi dhe të miratohet edhe në Parlamentin Shqiptar. Pra shkurt topi është në fushën greke dhe le ta luajnë si të duan. Po deshën ta mbajnë edhe të ngrirë dhe shqiptarët prap nuk janë të humbur. SHBA-ja ka 118 vjet që e ka konfliktin e ngrirë me Meksikën dhe nuk e konsideron humbje.

Prirem të pranoj dhe të theksoj se marrveshje të tilla janë delikate, të vështira, të lodhëshme me shumë politizime, por janë të domosdoshme dhe të përjetëshme. Klima konfliktuale midis Greqisë e Turqisë, lypset të përcillet nga ne shqiptarët pa mllef e paragjykime, por me dokumenta . Mllefi mund të shërbejë si nxitje e njerës apo tjetrës palë për veprime ushtarake të rrezikshme  në të cilën mund të digjet edhe Shqipëria. Ne kemi interest tona dhe lypset të punojmë për to, por nuk duhet të bëhemi as patericë e as shërbëtor i asnjerës palë.

Në se pala greke insiston në variantin e rrëzuar nga Gjykata jonë Kushtetuese, atëherë është e drejta legjitime e palës sonë që të shtrojë për zgjidhje para tyre, edhe  problemin e Camrisë,të pasurive shqiptare në shtetin grek, të transferimit të varrezave greke brenda kufijve të tyre shtetror etj.

Turqia në vend që ti përqaset  llogjikës së  ftoftë dhe të mbështes idenë e dërgimit të ceshtjes në Gjykatën Ndërkombëtare, priret nga autoritarizmi  i Erdoganit për ta agravuar më tej situatën e për ta zgjidhur ceshtjen me forcën e armëve. Në gjykimin tim  është avanturizëm. 

Ballafaqimi i Greqisë me Turqinë në hapsirën detare mesdhetare, (dy antare të vjetra të NATO-s), ka ndiellë fillimisht afrimin krejt të panevojshëm në konflikt edhe të Francës (fuqi bërthamore) duke u rreshtuar pranë Greqisë. Pas saj edhe Italia afrohet e i bashkangjitet këtij grupimi duke lënë të kuptohet se Greqia “ka të drejtë”. Duke patur parasyshë konventën e 1982-shit dhe të drejtën ndërkombëtare, si dhe për të mundësuar “arbitrin”, SHBA-ja afron një anije të madhe luftarake pranë forcave turke.  Ekuilibri vendoset përkohësisht por edhe aksidentalisht mund të prishet dhe zjarri i armëve të nis në detë e në tokë. Kjo është thjeshtë erë lufte, e cila është shkatërruese për cilindo. Ajo po gatuhet në guzhinat e politikës nga autoritaristët e avanturjerët, në  këtë kohë krize të thellë pandemike, ekonomike, morale e psikologjike jo vetëm të vendeve mesdhetare por të gjithë botës, në gjykimin tim është marrëzi e kohës.

Filed Under: Analiza Tagged With: asllan Bushati, ERË LUFTE NË MESDHE?

DY KËNDSHIKIME PËR FESTËN E “31 KORRIKUT” NË MAT

July 31, 2020 by dgreca

NGA ASLLAN BUSHATI-

Sot është 77 vjetori i sulmit të popullit të Matit mbi garnizinin fashist italian (31 korrik 1943). Krahas përkujtimit, si ngjarje e shënuar për këtë krahinë , por edhe si një aspekt ushtarak i Luftës Dytë botrore (LDB) në Shqipëri, dëshiroj të cek shkarazi dy këndshikimet që e kanë përcuar këtë ngjarje që nga koha e ndodhjes. 

Njeri  këndshikim  është i ditur se është  ekspozuar, lëvruar e përsëritur, madje është  thënë e stërthënë, për mbi  shtatëdhjetë vite. Ai ka si bazë  pikpamjen komuniste  të Enver Hoxhës e (PPSH), se  popullin e Matit e ngitën në këmbë  në formën e një “kryengritje popullore” kundër garnizoneve fashiste italiane, më 31 korrik 1943, vetëm komunistët dhe partia e tyre.

Në gjykimin tim, në këtë këndshikim ka disa  të vërteta  të cilat duhen njohur e vlerësuar. Por të paktën sot pas gati tetë dekadash, lypset të flitet më me  realizëm e jashtë hiperbolizimeve tipike komuniste. E them këtë sepse krahas dokumentave të Luftës Dytë Botrore (LDB), Historisë së Artit Ushtarak, historisë së disa formacioneve  ushtarake partizane, që kanë luftuar në atë zonë,  kam patur rastin të bisedoj  personalisht për këtë ngjarje  me: Et’hem Barhanin, Xhemal Punavinë, Sul Domi, Rexh Metrën etj që ishin drejtuesit e krahut komunist për këtë veprimtari. Por më duhet të them se edhe ata (kuptohet se krahas gjoksrrahjes) nuk pretendonin se “fitorja” u përkiste atyre dhe vetëm atyre. 

Këndshikimi i dytë është ai i nacionalistave matjanë të cilin komunistët dhe partia e tyre jo vetëm nuk e vlerësuan asnjëherë, por as nuk denjuan ta përmendënin  qoftë edhe kalimthi. Kjo ndodhi sepse nacionalizmi mund të ju bëhej  si të thuash “pjesatar” në fitore  dhe kjo si në cdo gjë tjetër ishte e papranueshme për mentalitetin komunist.

Por e vërteta është se vendimi për sulmin mbi garnizonin fashist në Burrel, mbi aerodromin e Komsisë dhe pikat e tjera ushtarake italiane, është marrë në  Kuvendin e Brucit, i cili u mbajt në korrik 1943 nën drejtimin e  nacionalistëve matjanë: Sul Kurti, Lam Mema, Bilal Kola, Ndrec Lufi, Sali Llani, Murat Basha etj. 

Nacionalistët matjanë jo vetëm nuk ishin pakicë në Kuvend e më pas në betejën e 31 korrikut, (ose sipas disave shtojcë mbushëse e krahut komunist), por ata  ishin shumicë dhe gjeneruesit kryesor të  “kryengritjes”. Ata ishin bartës të mendimit patriotik e atdhetar të krahinës dhe Mbretit Zog dhe  mbështetes të fortë ta Gjeneralit Abas Kupi.

“31 korriku i 1943-it në Mat,  ishte vazhdimsi e veprimtarisë atdhetare kundër pushtuesve italianë që nga 7 prilli i 1939-tës, pranisë në nacionalistave në Konferencën e Pezës  dhe në Konferencën e Labinotit (korrik 1943),  ku në këtë të fundit u muar vendimi për veprimtari të përbashkëta dhe të koordinuara midis forcave të lëvizjes NC, Legalitetit, dhe Ballit Kombëtar.

E vërteta është se populli i Matit e ndoqi pas parinë  e vet qoftë ate  nacionaliste, qoftë komuniste. Mobilizimi ishte 18 deri në 50 vjec  dhe i ngjanë vërtetë një “kryengritje popullore” e cila për nga forma  nuk gjen ndonjë shembull tjetër krahasimi në asnjë krahinë tjetër në Shqipëri. 

Por sot pas 77 vitesh me ndryshimet që kanë ndodhur në vend dhe në botë, me përvojën që kemi grumbulluar, me logjikën e ftohtë të pas gati tetë dekadave mund të bëjmë disa pëefundime.

Së pari: “Kryengritja popullore e Matit  1943”, ka disa vecanti të cilat historianët dhe studjuesit e artit ushtarak lypset ti shikojnë më me vëmendje, në mënyrë që ajo të “krasitet” nga folklorizmat dhe hiperbolizimet duke ruajtur brendinë.

Së dyti: Është e paplotë cdo trajtesë mbi këtë ngjarje  që nuk merr parasyshë dhe nuk vlerëson rolin madhor e gjenerues të nacionalistave  matjanë.

Së treti: Kjo ngjarje u realizu disa ditë para se Italia Fashiste të kapitullonte dhe kur një gjë e tillë pothuajse dihesh botërisht se ajo ishte në prag të theqafjes. Por kundërpërgjigja  e ushtrisë italiane mbi matjanët ishte vrasja e qindra njerëzve të paarmatosur(përfshi edhe dajon tim Ali Pali), djegia e rreth njëqind fshatrave, dymijë shtëpi banimi, gjithë stallat e gjëse së gjallë, gjithë hambarët (kasharët) e  drithrave të bukës, gjithë mullarët e barit e të jonxhës etj. Pyetja shtrohet: a ishte në kohën e duhur dhe a ja vlejti humbja e gjithë atyre jetëve  njerzore dhe pasurisë së një krahine të tërë?

Ndonjeri si kundër përgjigje mund të sjellë në focus thënien e vjetër se: “trimëria pas luftës dhe mencuria pas kuvendit nuk kanë vlerë”. Është e vërtetë. Por, nga ana tjetër, edhe në ditët tona nxirret përvojë (pozitive e negative) që  nga luftërat e Aleksandrit, Cezarit e  Napoleonit e deri në ditët tona.

Shkrimi është thjeshtë një qëndrim individual dhe ska për qëllim të fyej as ngjarjen e 31 korrikut  për nga vlerat historike e ushtarake  dhe asnjë personalitet. Ata që vazhdojnë ta festojnë këtë ditë, Ua  uroj GËZUAR.

Filed Under: Politike Tagged With: 31 Korriku, asllan Bushati, Festa e Burrelit

ÇMENDURI NË DEMOKRACI

June 3, 2020 by dgreca

NGA ASLLAN BUSHATI/ Në mëngjezin e 2 qershorit, pasi kisha kaluar një natë  pothuajse pa gjumë e shumë i stresuar nga rrëmujshëria e ngjarjeve në qytetet kryesore të SHBA-së, shkova në një dyqan  për të riparuar kompjurerin. Rrugës pashë grupe të vogla të rinjsh 20 – 30 vjecar italianë e shqiptarë që diskutonin me zë të lartë e të shqetësuar. Dëgjova njerin italian që u tha bashkbiseduesve se: ”ishim në stacionin e policisë për të kërkuar armë për vetmbrojtje, por nuk na dhanë. Atje na thanë, mos u shqetësoni se zona juaj është e sigurtë. Po çfarë sigurie është kjo  kur po bëhet nami kudo duke djegur, thyer e plaçkitur dyqanet në NY e gjithë Amerikën”? Tjetri ja priti, skemi rrugë tjetër veçse të vetmbrohemi me mjete të forta druri e hekuri. 

Duke dëgjuar këto copëza bisede u stresova akoma më shumë  dhe thashë me vehte  çpo ndodh në shtëpinë tonë të përbashkët që e ka emrin USA? Ndërsa arrita tek dyqani i riparimeve elektronike, ja behu  me nxitim komshija (italiane e dyqanit  përbri) e cila tha:” biznesin përbri meje e paskan thyer e plaçkitur tërësisht”, por nuk është vetëm ai, janë edhe dy të tjerë të abandonuar këtu në Morris Park, çfarë mendoni se duhet të bëjmë? Pronari i dyqanit një mesoburrë shqiptarë shumë puntor, i ndershëm e mjeshtër elektronik shumë i mirë, tha : ”në këtë dyqan kam investuar gjithë mundin e djersën e jetës time, paguaj rregullisht taksat dhe më këtë ushqej familjen, por në se shteti nuk ma mbron pasurinë time nga vandalizmi i rrugës , unë do të bëj vetmbrojtje me çdo mjet të mundshëm”. U përpoqa ta qetsoja bashkatdhetarin tim duke i thënë se jeta është gjëja më e çmuar që kemi, prandaj  duhet të vetpërmbahemi.

Rreth orës njëmbëdhjetë  të datës 3 qershor, ndërsa po prisnim jashtë të merrnim  ushqimin e porositur në restaurant, pronari na ofroi nga një kafe sa të bëhej gati ushqimi. Ndërkohë nga 186 street e Arthur avenue erdhën deri pranë nesh, dy të rinj afrikano –amerikanë (njeri i çveshur në mes e lart  me një një shufër hekuri në dorë rreth një metër të gjatë dhe tjetri me një çekiç me bisht hekuri)  duke bërtitur me zë të lartë, kërcënonin  kalimtarët e rastit, pastaj disa pronar dyqanesh dhe më pas fare pranë nesh  përsëri kërcënuan një grup tjetër grashë e fëmijësh. Ju thashë miqve të mi të pranishëm: Zef Balaj, Pjerin Lumaj e Gjergj Ivanaj, çpo ndodh kështu  o miqt e mi në vendin më demokratik, më të zhilluar e më të fuqishëm të botës? Kjo në gjykimin tim është çmenduri në demokraci.

Ishim afërsisht të të njejtit mendim se po përjetojmë kohën e përplasjes së dy filozofive udhëheqëse: asaj globaliste e socialiste të ushqyer me mendime e para nga  multimiliarderët e tipit Soros  dhe asaj konservatore republikane  e atdhetare amerikane  të  kryesuar nga Presidenti Trump.

Në se ndodhi që një polic bëri një gabim dhe nga gabimi i tij humbi jetën një qytetar afrikano-amerikan (ose i ndonjë komuniteti tjetër), polici meriton të ndëshkohet në bazë të ligjeve të shtetit ku ndodhi ose të  ligjit federal. Kjo është plotësisht e drejtë. Por pse me sebepin e kësaj ngjarje  duhet të vriten disa të tjerë,të plagosen dhjetra e qindra  policë e qytetarë të pafajshëm, të  digjen, vidhen e vandalizohen pasuria dhe biznesi i mijëra të tjerëve? Kush qëndron prapa kësaj katraure? Kush paguan për këtë vandalizëm e përplasje civile? Kush është i interesuar për të nxjerrë përfitime politike nga ky rrënim kombëtar i SHBA-së? Në gjykimin tim kjo është e papranueshme  madje e dënueshme, dhe jam tërësisht kundër kushdo qoftë ai (edhe sikur të jetë miku më i madh i Kombit tim).

Por le ta shikojmë problemin pak më gjërë  dhe mbi këtë bazë të përpiqemi  të nxjerrë disa përfundime. 

Kështu që në vitin 2016 kur Trump u zgjodh President i SHBA-së, nga kundërshtarët e tij politik, filloi një fushatë e paparë për largimin e tij nga ky post. Si fillim përpjekjet u bënë me publikimin e disa historive (sajesave)  rozë më shumë se tridhjet vjeçare, vetëm që të mund të baltëzohej figura e Trumpit si njeri e si lider. Më pas u investu në opinion një tiradë e gjatë thëniesh e “argumentash” se Trump erdhi në pushtet me ndihmën e agjenturës ruse, duke i bërë një dëm kolosal prestigjit amerikan në botë, dhe në veçanti shërbimit sekret amerikan. Pastaj u qëllu rëndë (deri në pandershmërinë më të shëmtuar) figura e një antari të Gjykatës së Lartë, (Brett Kavanaugh) vetëm se ai u propozu nga Presidenti Trump. Nuk mjaftuan këto, por kur SHBA-ja  ishte në kulmin e progresit  të saj ekonomik, dhe e përqëndruar të vinte para përgjegjesisë Kinën komuniste për vjedheje të pasurisë intelektuale amerikane, për fshehje të koronavirusit (kësaj arme biologjike që i kushtoi SHBA-së më shumë viktima se lufta në Kore, Vietnam, Irak, Afganista e Siri të marra së bashku). Në kohën që po bëheshin të gjitha përpjekjet për ta detyruar Kinën komuniste të paguante dëmin kolosal ekonomik që i shkaktoi shtetit dhe çdo qytetari amerikan, u desh agravimi i situatës aktuale vetëm që Trump të dobësohet e ti pamundësohet fitorja në nëntorin e ardhshëm. Kjo është thjeshtë e padrejtë dhe e panderëshme.

Administrata Trump (veçanërisht Departamenti i Shtetit), nuk ka qenë gjithnjë dashamirës dhe i predispozuar sa duhet për zgjidhjen e problemeve akute të Kombit Shqiptar. Unë në publikimet e mija e  kam shprehur hapur pa pajtueshmërinë time me to, duke përdorur edhe emra të përveçëm. Këtë do ta bëj edhe në të ardhmen, sepse krahas të qenit taksa pagues amerikan jam edhe shqiptarë me predispozitë të plotë për të ndihmuar Kombin tim. Por, kjo nuk më errëson shikimin për të ardhmen. Përkundrazi midis një qeverie të stërmadhe , paqësore me komunistët kinez, socialiste në përmbajtje, që shton taksat, shkurton vendet e punës , rrit parazitizmin shoqëror e emonomik, mbështet ekstremizmin në demostrata etj, do të zgjedh atë  republikane e Trump që ka si strategji “Keep America Great  again”.

Këtë do të ju a bëj me dije (do ti ftoj)  edhe gjithë bashkombasve të mi shqiptaro-amerikanë e mbi të gjitha miqve të mi vatranë. Kur Amerika është mirë  edhe Kombi Shqiptar është mirë. Ne jemi kombi më pro amerikan në botë dhe nuk do të lëvizim nga ky qëndrim. 

Filed Under: Politike Tagged With: asllan Bushati, Çmenduri ne demokraci

KORONAVIRUSI ËSHTË THJESHTË ARMË BIOLOGJIKE

April 17, 2020 by dgreca

Opinion nga Asllan Bushati/

Kam  të paktën që nga mezi i muajt mars 2020, që nëpërmjet disa shkrimeve dhe një interviste televizive(Albanian Culture TV), përpiqem të sjellë në fokusin e opinionit shqiptar e më gjërë, një këndshikimi ndryshe për koronavirusin (COVID-19). Në qendër të këtij mendimi është  ideja se koronavirusi  që po poshtron botën, nuk është një pandemi e imponuar nga  ndonjë aksident natyror sic thuhet me lakuriq nate, gjarprinj, zvarranikë, kafshë etj. Jo. Ai  në gjykimin tim, është  thjeshtë armë biologjike (krijesë laboratorike e dorës dhe mendjes  njerzore).

Duke qenë i fokusuar në këtë ide, tmerrohem kur e shoh botën kështu të gjunjëzuar e në  paralizë totale. Ekonominë  globale në rrukullisje  e sipër për në greminë. Mbylljen totale të shkollave, bizneseve dhe shkatrrimin e  miliona vende pune , ku brenda  gjashtë javësh (vetëm në SHBA 17 milion). Por mbi të gjitha kur shoh statistikat e dëmeve ku  (deri në orën 20 të datës 16 prill 2020), në botë janë  2milion e 143 mijë të infektuar, 144 mije të vdekur, në SHBA 667 mijë e 570 të infektuar dhe 34 mijë e 617 të vdekur, në Shqipëri  qindra të infektuar e 26 të vdekur,etj etj. Kjo më bën të  më dridhet trupi e më pushton ankthi  nga pasiguria e jetës time, e familjes, të afërmve, kombit e deri globit. Më vjen të uluras deri në kupë të qellit  në të gjitha llojet e masmediave  të botës e në cdo cep të globit: NDAL SHKATRRIMIT TË  GLOBIT, BANESËS SONË TË PËRBASHKËT MIJRAVJECARE.

Por, (jashtë emocioneve) le të analizojmë  disa fakte konkrete dhe mbi bazën e tyre të nxjerrim përfundime. Kështu është bërë e ditur se fillimisht në një market të Uhanit u infektuan me koronavirus  dhe humbën jetën 59 punonjës. Pyetja shtrohet pse pikrisht në këtë market i cili është fare afër laboratorit (Qendra Kërkimore e Studimeve Biologjikë të Ushtrisë Kineze) dhe kjo nuk ndodhi në Pekin, Shangai etj? Shtoj këtu se media bën të ditur se ky është institucioni më i lartë kërkimor  biologjik i Kinës. Pra aty realisht bëheshin eksperimente shkencore biologjike nga ushtarakët kinez. Në këtë rast nuk na intereson të gjykojmë në  se studimet bëheshin  me module identiteti kinez, të huazuara nga ndokush tjetër, apo të vjedhura  nga ndonjë vend jashtë Kinës. Thelbi këtu është se atje krijoheshin mutacione në konvejerin biologjik, pra shkurt kemi të bëjmë me arsenal laboratorik të  armës biologjike.

Ky arsenal, (gjykoj madje dhe besoj), se nuk është përhapur në mënyrë të qëllimshme (shpresoj të mos jemë gabim). Nisur nga kjo llogjikë,hamendsoj se fillesa mund të ketë qenë  thjeshtë një aksident i ardhur nga  pakujdesia  e një njeriu të  vetëm  që e dispononte dhe bënte manipulime (eksperimente) me  kampionin e virusit. Nuk e përjashtoj edhe ndonjë  defekt në  konvejerit biologjik, ose dicka e kësaj natyre. Por kjo nuk e ndryshon  aspak thelbin, përmbajtjen e të qenit armë biologjike. Kjo nuk e ndryshon dëmin kolosal që i erdhi e vazhdon ti vijë  botës në jetë njerzish, në moral dhe në ekonomi.

Pra pa  shumë stërhollime, llogjikisht është e pranueshme se virusi (nuk erdhi fjala vjen nga Poli i Veriut) e u përhap  krejt papritur tek banorët e  Uhanit. Jo. Laboratori biologjik duke qenë i dislokuar pranë  vendit të konstatimit të pacientit zero, është e kuptueshme se ishte  burimi i virusit  të COVID-19 . Pikrisht për këtë me të drejtë  Presidenti i SHBA-së Trump pa asnjë ekuivok e quajti ”virusi kinez”.

Ky laborator aktualisht është i mbyllur për cdo të huaj. Autoritetet kineze thone se mbyllja e  laboratorit është bërë për arsye se ai është  “objekt me shkallë ndotje shumë të  lartë”. Ky fakt nuk e përjashton atë nga të qënit burimi fillestar i infektimit, përkundrazi  e shton akoma më shumë. Edhe në qoftë se ata (ushtarakët kinez), e  dizinfektojmë deri në ekstrem për të fshirë cdo gjurmë të mundëshme, ai  përsëri mbeteti i dyshuari kryesor.

Një element tjetër i vrazhdë  e me hije të dukshme dyshimi është fakti i deklaruar nga kinezët se janë konstatuar dy forma të koronavirusit, njera e kanstatuar në 98 përqind të të infektuarve dhe tjetri në dy përqind. Ky dy përqindëshi (shumë mendojnë se) është futur në valle (artificialisht) për të mbuluar e  humbur gjurmët e 98 përqindëshit që është  realisht armë biologjike.

Rajoni i Uhanit thuhet se ka një popullsi prej 11 milion banorësh  dhe sipas kinezve  kanë humbur jetën nga pandemia vetëm 3342 persona. Duke e krahasuar këtë të dhënë me statistikat e pandemisë të  ndodhura në SHBA, Mbretërin e Bashkuar, Itali, Spanjë, Francë etj a mund të merren të vërteta deklarimet kineze? Mendoj se jo. Këtu kemi të bëjmë me fshehje të së vërtetës.

Pranojmë për një moment (sic hamendsuam më sipër) se aksidenti ndodhi krejt papritur dhe 2-7 ditë pas tij (periudha e inkubacionit) u cfaqen rastet e para të humbjeve njerzore . Pyetja shtrohet për aksidente të tilla ka një konventë botrore, ku cdo shtet  detyrohet të njoftojë  OKB-në dhe fqinjët menjëherë ose në të kundërt tërheq mbi vehte gjithë përgjegjësitë për dëmet e shkaktuara. A e bëri Kina një gjë të tillë dhe kur?

Ka disa “gojë të liga” që thonë se koronavirusi  nuk ishte aksident, por strategji e planifikuar dhe e mirmenduar. Këtë strategji (sipas tyre) e prodhoi fakti se Kina dhe SHBA-ja u përfshinë në betejat e një  lufte të ashpër  tregtare për rindarjen e tregjeve. Madje arrihet deri atje sa të pohohet se përdorimi i armës biologjike në rastin konkret ishte më i leverdisshëm, më i kollajshëm, kamuflohet me aksident, vret njerzit dhe nuk bën shkatrrime si arma bërthamore. Kështu arma biologjike  del se  nxorri në pension parakohe armët bërthamore të cilat e mbajtën  politikën, diplomacinë dhe mendimin ushtarak të pushtuar nga frika e përdorimit të tyre për 75 vite. Unë kam prirjen të mos e besoj e  përkrah një opsion kaq vrastar, por në të njejtën kohë nuk heq dorë nga version i ndonjë aksident njerzor a teknologjik.

Po të ishte cfaqur koronavirusi fillimisht në Pekin, Shangai, Honkong, Taivan ose në dy Koretë, në Vietnam, Tailandë,  Kamboxhia etj, është e pranueshme që (përvec dorës e mendjes së njeriut)  të dyshojmë edhe për ndonjë virus të ardhur nga kafshët ose shpendët. Por në rastin konkret kur laboratori  biologjik i ushtrisë kineze është fare pranë pacientit zero, kjo ska as më të voglin dyshim.

Në këtë shkrim objeksioni ynë nuk është prirja  për  të nxjerrë në pah  rrugët konspirative se kush e dispononte virusin, nga kush agjent u shit e nga kush u ble informacioni, rrugët që virusi përshkoi sa përfundoi në Uhan etj? Jo. Ne thjeshtë po përpiqemi të përjashtojmë me llogjikë të ftohtë  ardhjen e virusit nga përshembull  lakuriqët e natës apo gjarprinjt etj. Kjo e fundit pranohet kur bëhet fjalë për një kohë e hapsirë tjetër dhe që nuk ka objekte të karakterit laboratorit  biologjik të përmendur më lart.

Marrë shkas nga gjithsa më lart, gjykoj se nevoja për ta parë problemin më nga afër e më në detaje, është  domosdoshmëria e ngritjs së  një komisioni ndërkombëtar investigimi me specialist të disa fushave  afër  fushës së armës biologjike si: mjekë, biologë,ushtarakë,kimist, matematicienë, zeologë, ekspertë statistikash etj. Grumbullimi dhe analiza e të dhënave  nga ekspertiza ndërkombëtare do të na mundësojë  të shohim tre opsione: a) ishte aksident krejt natyror, b) ishte aksident njerzor por nuk u bë i ditur në kohë apo, c) ishte opsion i mirmenduar?

Në se nuk provohet opsioni”a”, atherë kemi të bëjmë me një skandal të madh botror, për të cilin kinezët duhet të paguajnë cmimin përkatës.

Apeli im si qytetar i thjeshtë  i këtij rruzulli, si shqiptarë e si amerikan, si ish ushtarak i lartë në  Ushtrisë Shqiptare, si specialist i fushës së mbrojtjes nga armët e dëmtimit në masë(ADM) e më gjërë, bëj thirrje ta  shikoni, mendoni dhe gjykoni këndshikimin tim. Në se ai është i gabuar më kritikoni, por  nuk dëmtohet askush dhe unë premtoj se do të kërkoj ndiesë poblike për mendim të gabuar. Por në se gjykoni se  kam të drejtë, ju politikanë, parlamentarë, akademikë, intelektualë, shtetarë e njerëz të thjeshtë  bashkohuni me mendimin tim dhe insistoni për një investigim ndërkombëtar.

Filed Under: Analiza Tagged With: Arme Biologjike, asllan Bushati, Koronavirusi

RRËFIM NË DITËN E LINDJES

March 16, 2020 by dgreca

NGA ASLLAN BUSHATI/

Zakonisht në përvjetorët e ditlindjes time kam bërë shaka me rrotullimet e tokës rreth diellit ; duke e parë veten si një  pasagjer dëshmitar në rrethrrotullimin orbital njëvjeçar të tokës. 

Por këtë vit, kam vendosur të tregoj një rrëfenjë. Do të sjell në kujtesën e familjarëve, të afërmve, të lagjes, të fshatit, të krahinës time, madje edhe të disa usharakve, copëza jete të moshatarin tim të paharruar Nazmi Sula.

Vite më parë në Mat (nuk e di sot), në vazhdën e një trashgimnie shumë shekullore, nata e Verës fillonte në muzgun e 13 marsit me ndezjen e zjarreve në majat e kodrave. Kjo do të thoshte se pranvera kishte ardhë. Pas zjarreve  festa vazhdonte me ndezjen  e daulinave (tufa shkurresh, barë i thatë, kashtë gruri e thekre që rrutulloheshin të ndezura). Ky rit, bëhej edhe më 14 e 15 mars, madje nata e fundit ishte më e “zjarrta” me idenë e konkurencës  se kush fshat (lagje)  ua kalonte të tjerve,kush e kishte bërë më mire organizimin.

Nga kodra e Bushatve, zjarret shiheshin qartë deri  në Macukull, Burgajet, Kurdari, Klos, Guri i Bardh, Gurrat, Frankth, Bazi, e deri në Perlat të Mirditës. Për tri net Mati vishej me magjinë e zjarreve të pranverës dhe të  daulinave .

Po ashtu ishte bërë zakon që edhe  krisma  e një pushke lajmëronte lindjen e një djali  në lagje ose në fshat. Kështu  në mëngjezin e datës 16 mars 1949, midis orës 5-5:30, në fshatin Midhë, u dëgjuan dy të shtëna pushke. Pra në një diferencë prej 10-15 minutash erdhën në jetë dy djem nga i njejti fshat e në një distacë rreth 300- 400 metra në vijë ajrore. Ata ishin Nazmi Sula dhe Asllan Bushati të cilëve fshati u kishte vënë me shaka nofkat :”djemt e daulinave”, “djemt e pranverës”, “penda e qeve të mëngjezit”etj.

Duke lindur në të njejtën datë, ditë e vit  me Nazmi Sulën, u ndodhëm edhe  në të njejtën klasë e të njejtën shkollë për shtatë vite. Klasa e tetë na ndau se unë studiova në Shkollën Ushtarake “Skënderbej”, kurse Nazmiu në Gjimnazin e Burrelit. Më pas jeta e solli që të takoheshin edhe në kolegjin ushtarak të kohes, ai për gjitharmësh, kurse unë për  kimist.

Pas diplomimit oficer, ai filloi punë në Burrel , kurse unë në Berat. I dërgonim letra njeri tjetrit (atëherë nuk kishte celular si sot), por për  arsye të punës dhe distancës takoheshim më  rrallë. Në verën e vitit 1974 (verë e vështirë për ushtrinë), unë isha në stërvitjet me përdorim të  lëndëve helmuese luftarake (një nga stërvitjet më të vështira dhe të rrezikshme), në një vend që quhet Cerosten. Atje më erdhi një telegram befasues nga vllai im i ndierë Xhaferr, ku thuhej: ”Ra gjama. Vdiq Nazmi Sula bashkë me dy ushtarë në tunelin e Qafdëllenjës nga gazi”.

U shokova. Nuk mbaja dot lotët. Nga fushimi stërvitor nuk mund të largohesha. Vetëm pas dy javëve u ktheva në fshat dhe shkova për ngushëllim tek familjarët  e shokut tim të ngushtë. Tronditja nuk mu fashit por u ndez më shumë. Takova kolegë miq e shokë dhe eprorë të Korpusit të Burrelit, me synim që ky rast të vlerësohej si heroik se Nazmiu dha jetën e tij për të nxjerrë nga tuneli dy ushtarët . Qe e pamundur  të bashkoheshin me mendimin tim, se të gjithë thonin (për të larguar çdo gjë nga vetja), se ka thyer rregullat. Ka përdorur amonit malor (i ndaluar për hapje tuneli), koha e ajrimit pas plasjeve duhet të ishte më e madhe, kur nuk u kthye ushtari i parë duhet të njoftonte komandën urgjent e të tjera sofizma, vetëm që fajin ta merrte me vete ai që u largu nga kjo jetë. 

Shumë i dëshpëruar, nga sa më sipër, shkrova një artikull të gjatë për gazetën “Luftëtari” (gazeta e ushtrisë së asaj kohe), ku në esencë vija në dukje se akti i Nazmi Sulës  ishte e duhet të vlerësohej edhe nga ushtria si akt heroik. Artikulli (më tha gazetari  Ibrahim Gani) nuk mund të publikohet se i kalon kompetencat e redaksisë së gazetës. Më pas bisedova me ish ushtarakun e lartë Sul Domi i cili ishte edhe deputet. Edhe ai ishte i shqetësuar, por i pafuqishëm ta conte më tutje këtë problem. Nëpërmjet eprorit tim (i ndieri Veli Blaceri) kontaktova me Zotin Tahir Minxhozi i cili ishte drejtuesi i Partisë në Ministrinë e Mbrojtjes. Më priti mirë, më tha se edhe ai ishte i piklluar dhe se ishte marrë gjatë me rastin e Nazmi Sulës. Por më tha se synimi juaj për ta iniciuar si akt heroik, është një lodhje e kotë. Ai sipas dokumentave, ka thyer rregullat në punimet operative, madje po të ishte gjallë, ndoshta do të ishte dënuar. Shumë i dëshpëruar i thashë po eprorët e tij a kanë përgjegjesi për këtë tragjedi apo fajtori i vetëm është ai që iku nga kjo jetë?

Më kanë thënë, (por unë vetë nuk e kam parë) se Mehmet Shehu (në atë kohë ish edhe Ministër Mbrojtje), në faqen e komunikatës operative të asaj dite, kishte shkruar diçka që e pengonte çdo diskutim në sensin pozitiv për Nazmiun. Ndoshta kjo ka qenë edhe arsyeja dhe burimi i “gjuhës së drunjtë” që u përdor.

Arma e fundit që më mbeti, ishte një kartolinë për atë  vit të ri të cilën ua dërgova mësuesëve dhe nxënësve të Shkollës “Ali Metra” Komsi, Burrel. Në kartolinë u uroja virtualish atyre vitin e ri në emër të Nazmi Sulës,  po ashtu (vetkuptohet) edhe në emrin tim, me qëllim që nga atje të mund të  lindëte ndonjë inisitivë që emri i Nazmi Sulës të mos harrohej, por t’i vihej ndonjë rruge ose objekti në Burrel.

E pranoj se unë dështova në nismën time për të përjetësuar emrin e vërsnikut tim, shokut të shkollës e të  profesionit, bashkfshatarit dhe shokut më të ngushtë të fëminisë. Por dështimi nuk ishte vetëm i imi. Mbi të gjitha dështimi ishte i atij sistemi vrasës që disave u mori jetën (si Nazmi Sulës), disa i gjymtoi, e disave na mori rininë nëpër tunelet e qendrat e zjarrit, transhetë e hendeklidhjet, me një shfrytëzim deri në rraskapitje për disa ide idiote (mbrojtëse) komuniste.

Unë sot dëshiroj që mendimi politik i së djathtës dhe i së majtës në Shqipëri, të zhillohen me kohën, në konkurencë me njeri tjetrin dhe të gjenerojnë energji kombëtare si në botën e civilizuar. Një e djathtë ekstreme do të ishte e papranueshme dhe burimi i një ekstremizmi djathtist (ndoshta lufte). Një e majtë ekstreme e tipit enverist do të ishte fatalitet i ri, të cilën e provuam për pesëdhjetë vite. Madje me keqardhje shoh se edhe sot shumë nga bashkmoshatarët e mi, nuk kanë dalë akoma nga istikamet e murtajës enveriste.

E solla në vemendje Nazmi Sulën, jo vetëm se ai sot së bashku me mu ka ditëlindjen, por se si historia e tij ka shumë e shumë (Nazmi) të tjerë, të cilët  në moshë të re u larguan nga kjo jetë  vetëm për faj të regjimit.Nazmiu u prehtë në paqe e përjetësi.Ti rrojnë familjarët e tij. Ai e meritonte këtë dedikim në ditën e tij të lindjes prej shokut të fëminisë. Por këtë e meritojnë edhe të gjithë ushtarakët e tjerë që fatkeqsisht (jo për faj të tyre), shkuan parakohe në jetën e amshueme. Ndoshta koha për ta ekspozuar një temë të tillë sot,  është e papërshtatëshme , për këtë kërkoj ndiesë. E them këtë se duket si “dashuri në kohë të kolerës” se  koronaviruesi është nëpër këmbë në Shqipëri  e në botë, por edhe ditlindja e Nazmiut është vetëm më 16 mars.Respekte miq, shokë, kolegë, vatranë  e dashamirë.  

Filed Under: Opinion Tagged With: asllan Bushati

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • …
  • 23
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT