Nga Sadik ELSHANI/Ata qe ne emer te gjakut te deshmoreve mundohent’ia pine gjakun popullit, qe ne emer te popullit ia bien atij shpirtin me dale, perbejne pjesen me te poshter te races njerezore.Kur i sherben kombit, atdheut, sherbimi mbetet i perjetshem.
Permendorja me e madhe qe mund t’u ngritet heronjve, eshte venja ne jete e idealeve, veprave, porosive te tyre.Çlirimi nga pushtuesi i huaj, nuk do te thote gjithmone edhe liria e fituar. Despotet vendes jane po aq te pameshirshem sa edhe pushtuesi i huaj, madje mund edhe t’ua kalojne atyre.Disa njolla mund edhe te shlyhen, njolla e tradhtise kurre.
Demagogu te çon per te pire uje e te le pa pire uje.
Rruga qe na e pershkruan demagogu eshte e shkurter dhe e shtruar me lule, por nuk te çon askund. Ndersa rruga qe na e pershkruan njeriu i arsyeshem, eshte pak me e gjate e me e veshtire, por te çon ne cakun e deshiruar. Befasia eshte se, shumica e njerezve e zgjedhin te paren.
Demagoget premtojne shume, sepse ata vete nuk kane arritur asgje te rendesishme ne jeten e tyre. Prandaj, ata nuk e kane as idene me te vogel sesa veshtire arrihet dicka e rendesishme e qe ka vlere.
Mesues i mire eshte ai qe nxjerr nxenes me te zote se vetja e vet.
Edhe lemshit me te nderlikuar i gjindet fija, vetem duhet durim e perkushtim.
Cdo gje qe nxehet shpejt, ftohet shpejt – miqesi jetegjate eshet ajo qe krijohet duke u pjekur ngadale.
Nese njerezit nuk ndryshojne, atehere as koherat nuk mund te ndryshojne.
Koherat e medha nuk i kane lindur njerezit e medhenj. Jane njerezit e medhejne ata qe i kane bere koherat e medha.
Philadelphia, 29 prill, 2017
*Sadik Elshani eshte doktor i shkencave te kimise dhe veprimtar i bashkesise shqiptaro – amerikane.