Nëse ky rast do të ishte i vetmi, nuk do t’ia vlente për të dhënë alarmin, por zinxhiri i mllefeve dhe akteve të dhunës antishqiptare është tepër i gjatë. Maqedonia, ky shtet problematik, i ngjizur me pështymë dhe i krijuar me zor nga Evropa,që vuan mungesën e identitetit Kombëtar, ka kohë që luan rolin e grindavecit të rajonit.Të bësh atentat ndaj kulturës shqiptare në ditën e arsimit sllav, është më shumë se sa primitivizëm kulturor, barabarizëm qytetar dhe inferioritet civil./
Europa duhet të shqetësohet më shumë për antishqiptarizmin e maqedonasve, që shënoi incidentin e radhës me vandalizmin në Shtëpinë e Kongresit të Manastirit. Nëse ky rast do të ishte i vetmi, nuk do t’ia vlente për të dhënë alarmin, por zinxhiri i mllefeve dhe akteve të dhunës antishqiptare është tepër i gjatë. Maqedonia, ky shtet problematik, i ngjizur me pështymë dhe i krijuar me zor nga Evropa,që vuan mungesën e identitetit Kombëtar, ka kohë që luan rolin e grindavecit të rajonit. Të bësh atentat ndaj kulturës shqiptare në ditën e arsimit sllav, është më shumë se sa primitivizëm kulturor, barabarizëm qytetar dhe inferioritet civil.
Partitë maqedonase duket se po e kultivojnë në programet dhe qëndrimet e tyre antishqiptarizmin tek militantët e vet. Nga ana e tyre partitë shqiptare nuk duhet ta lënë në heshtje rastin vandal, aq mv shumv partia qeverisese e Ali Ahmetit.
Kronika: Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoni ka konfirmuar me 24 Maj se Shtëpia e Alfabetit në Manastir është shkatërruar nga disa vandalë. Autorët kanë thyer dyer, dritare dhe vitrinat ku gjendej dokumentacioni i Muzeut të Alfabetit dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.Drejtori i muzeut, Gazmend Hoxhaj, tha se ky akt vandalizmi është një mesazh shumë i keq pikërisht sot më 24 maj, festën e arsimit sllav.Ai tha se kanë pasur edhe në të parën probleme.
Hoxhaj ka premtuar se shumë shpejt Shtëpia e Alfabetit do kthehet në gjendjen e mëparshme
Rreth orës katër të mëngjesit të së premtes, një nga institucionet-simbol më të forta për shqiptarët është dëmtuar nga vandalët në qytetin e Manastirit, Maqedoni. Shtëpia e Alfabetit Shqiptar në Manastir ka pësuar dëme të mëdha materiale nga persona ende të identifikuar. Nëntë nga 11 ekspozitorët e qelqtë me dokumentet shqiptare janë thyer. Një delegacion nga Ministria maqedonase e Kulturës, e kryesuar nga sekretari shtetëror Muzafer Bislimi, vizitoi ndërtesën dhe ka premtuar se të gjitha dëmet do të riparohen. Ndërkohë, drejtori i Shtëpisë-Muze të Alfabetit të Gjuhës Shqipe, Gazmend Hoxhaj, deklaroi në agjencinë INA se: “Dokumentet që janë brenda nuk janë dëmtuar. Kemi formuar komision për të vlerësuar dëmet. Kjo ishte një porosi për të rrënuar bashkëjetesën, mirëpo i bëjmë me dije se ata nuk mund të na mposhtin”, tha Hoxha.
Akti u dënua edhe nga qeveria e Maqedonisë. Në një reagim thuhet se “Qeveria me këtë rast e informon opinionin se institucionet e sistemit do të ndërmarrin të gjitha masat e domosdoshme për ndriçimin e rastit, gjetjen e kryerësve dhe dërgimin e tyre para drejtësisë”. Ndërkohë, Shoqata e Historianëve Shqiptarë në Maqedoni ka kërkuar reagime nga Tirana dhe Prishtina zyrtare. “Ky akt i ulët qyqar i qarqeve të caktuara maqedonase, të ushqyer me albanofobi të skajshme, prish edhe më tepër marrëdhëniet ndëretnike. Ky akt është edhe më i rëndë, kur ndodh pikërisht sot që bota sllave shënon Ditën e Shën Kirilit dhe Metodit, të cilët patën luftuar me mish e me shpirt për arsimimin e atyre të cilët përdhunojnë objekte të shenjta të arsimit të një populli me gjuhë tjetër. U bëjmë thirrje zyrtarëve të Tiranës dhe Prishtinës, si dhe përfaqësuesve të shqiptarëve në Maqedoni, o të vihen në mbrojtje të trashëgimisë kulturore e historike, ose të deklarohen publikisht se heqin dorë nga kujtesa historike dhe kodi i identifikimit të identitetit shqiptar, sikurse është Muzeu i Kongresit të Alfabetit”, thekson SHHSHM.
Rasti u dënua edhe nga BDI-ja. “Dikush nuk e kupton, as nuk e respekton vlerën e kulturës së të tjerëve dhe as vlerat e marrëdhënieve ndëretnike… Ftojmë institucionet kompetente të ndërmarrin të gjitha masat për zbardhjen e rastit, si dhe për riparimin e objektit”, thekson kjo parti.
KU ESHTE REAGIMI ZYRTAR?
Agjensia Ina njofton se Tirana dhe Prishtina zyrtare nuk kanë reaguar lidhur me aktin vandal të dhunimit të Shtëpisë së Kongresit të Alfabetit në Manastir.
Deri sot asnjë reagim nuk ka pasuar nga Qeveria Shqiptare, ndërsa burime pranë saj deklaruan për INA se për shkak të fushatës zgjedhore, nuk synohet që të keqpërdoret kjo situatë dhe të përfitohet për qëllime politike. Kryeministri Sali Berisha pritet të deklarohet për këtë akt vandal të demolimit të ambienteve dhe dokumenteve në shtëpinë muze të Kongresit të Alfabetit të gjuhës shqipe në qytetin e Manastirit.
Ndërkohë, edhe nga Prishtina nuk ka pasur asnjë reagim lidhur me ngjarjen e dhunshme në Manastir. Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Jashtme nuk kanë komentuar aktin vandal, ndërsa në të njejtën mënyrë kanë vepruar edhe dy ambasadorët e Shqipërisë dhe Kosovës në Shkup.
Qeveria e Maqedonisë dje reagoi ndaj aktit vandal, duke kërkuar zbardhjen e shpejt dhe ndalimin e personave që dhunuan këtë institucion kulturor dhe të trashëgimisë kulturore dhe kombëtare të shqiptarëve.
PDIU: Qeveria maqedonase të nxjerrë vandalët para drejtësisë
Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet shprehu sot indinjatën e thellë për dëmtimin që i është bërë Muzeut të Alfabetit në qytetin e Manastirit sot herët në mëngjes.
“Ky është një cënim i rëndë që i bëhet trashëgimisë historike dhe shpirtërore shqiptare pasi ngjarja që ky muze shënon, pra Kongresi i Manastirit është një ndër etapat më të lavdishme të historisë së Shqipërisë dhe gëzon vend të veçantë në çdo zemër shqiptari. Duket qartazi që ky akt ka në sfond urrejtjen anti-shqiptare dhe motivohet nga përpjekjet sllave për të fshirë përkatësinë etnike të qyteti shqiptar të Manastirit. PDIU i bën thirrje qeverisë maqedonase të nxjerrë menjëherë përgjegjësit vandalë para drejtësisë si dhe të marrë sa më shpejt masa për meremetimin e saj dhe rikthimin në gjendjen e mëparshme. Gjithashtu ne i bëjmë thirrje edhe Ministrisë së Punëve të Jashtme që të kërkojë sqarime të mëtejshme për ngjarjen e rëndë dhe të bëj presion në mënyrë që trashëgimia kulturore shqiptare të jetë sa më e mbrojtur dhe të tilla raste të parandalohen në të ardhmen”.