• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

AUTENTICITETI I DITEVE TONA

November 7, 2015 by dgreca

Nga Marjana BULKU, New York/
Ditët tona…A nuk i përkasin ato atij lloj komunikimi që duket se i ka kapërcyer konturet e një akti ,duke u shndërruar në një proces gjatë të cilit përdorimi i fjalëve, tingujve,sjelljeve, transmeton kaq shumë ide , ndjenja dhe mendime aq sa gjëja më e vështirë por edhe e domosdoshme në të njejtën kohë, është si të jesh selektiv ?!
Ky proces që ndjek ditë tona të cilat rendin për diku …në vendin e dëshiruar, ëndërruar,të pamundur,të ndaluar…atje ku historitë flasin, heshtin,errësohen,ndricohen,artificializohen,trukohen, mjegullohen dhe zhduken për t’u rishfaqur prapësi për të na humbur fijet e jetës prej nga vijnë.
”Ekziston një vend, diku në fëmijëri ku ti kthehesh e rritur sepse të ka ngacmuar përherë ajo lartësi kujtese duke të zgjuar përfytyrime që mund ti përjetësosh edhe në një art të thjeshtë prej guri që nuk lëviz por ngjyrat i ndryshojnë”.
…­ Do të thoshte artisti që edhe të rëndomtën e zakonshme e shndërron në vepër plot kuptime të shumfishta ku identiti ka përkatësinë e origjinës.
Ky lloj autenticiteti që shkon në origjinën e llojit mos ndofta është kyci prej nga ku enigmat rrjedhin e zgjidhen , nyjëzohen dhe clirohen?!
Sa herë që mendoj mbi autenticitetin ka gjithmonë një legjendë shqiptare që më vjen në mendje; është Rozafa.
Akti i saj na shfaqet përditë kur jeta ushqehet me jetë dhe sakrifica në mbrojtje të saj.Rozafa vazhdon të mbetet simbol i vazhdimësisë së jetës në kushtet e tradhëtisë , këtij vesi universal që i shoqëron shpesh humanët edhe brenda llojit më të ngushtë të organizimit të tyre; familjes.
…E megjithatë jeta lulëzon prap edhe nën gurë ”thotë muralja e gurtë përmes një mesazhi që jeton përtej subjektit objekt që për fat të mirë lartësohet në kalanë e Shkodrës shqiptare Rozafë.Eshtë padyshim legjenda shqiptare që shpjegon kaq shumë mbi tiparet tona,sakrificat në emër të familjes, këtë dashuri që e bën jetën sublime.Sa shumë mendime të vjetra dhe të reja burojnë përballë atij akti që e gdhendi legjendën në art, histori, debat të të gjitha kohërave.
Autenticiteti i ditëve tona që rendin plot bujë e zhurmë drejt fytyrave të bukura, të fikura që duan të bëhen qendër e mendimeve sipërfaqsore dhe të castit , më shpie ta kërkoj të bukurën përtej bukurisë së jashtme , në vlefshmërinë e saj , drejt vargut të mendimeve që e bukura nxit apo të opinioneve konstruktive që ajo ndërton.
Sa autentike është fjala, tingulli,ngjyra, shenja , ajo cka të bën ta dallosh identitetin tënd edhe në mes të katrahurës, heroinën në mesin e protagonizmit duke u viktimizuar.Asgjë nuk është luks në këtë amalgam ku helmi dhe melhemi janë bashkë. Si ta identifikosh objektin , subjektin në sajë të tipareve që burojnë së brendshmi dhe jetësohen së jashtmi…
Sa herë që bukuria performon ,,,duke u shndërruar edhe në pushtetin pas të cilit gjithkush kthen koken (Jakov Xoxe ”Lumi i vdekur”) unë fiksohem pas Tanushës, Deas, Shotës,Musines…( do doja të takoja edhe të tjera të gjalla që frymëzojnë)Ato nuk ishin Helena , dhe më mirë që nuk ishin ashtu.Ato u shnderruan në simbole të asaj bukurie që trashëgohet, evoluon,frymëzon duke u bërë edhe më e bukur nëse i vesh tiparet e kohës që jetojmë, më të bukurat tipare të bukurisë jo si pushtet por si peshë vlerash . ”Looking back and moving on”si përjetësim i pasurive që trashëguam, atyre që kohët nuk na lanë të trashëgojmë.Ky dhunim i të drejtës mbi pronën pasuar nga ditët që jetojmë na kaotizon përsëri e përsëri…
Nuk është kohë fluturimesh dhe abstragimesh e di, e ndoshta të flasësh për art e zbukurime në kohë të tilla është luks,por në kushtet kur realiteti dhunon psikologjinë, moralin, ekonominë, qenien sociale, shëndetin , ardhmërinë ,ikjet nga ky lloj kompleksiteti janë shërim dhe edukim.
Ikin, le të ikim,po ikim, ikën , do të ikin… Po për ku?
Po sikur të ikim andej nga rrënjët tona?”Gjethet zverdhen dhe bien, pragu dhe rrënjët mbeten përherë aty prej nga ku jeta gjallon e rruga që ti shkel nuk është kurrë një e panjohur.
Janë ca tinguj, ca fjalë, ca ngjyra, ca sjellje …ato janë si rrënjët , si pragu të rrisin e s’të lejnë kurrë të paemër.
Ditë tona ikin dhe do ikin përherë andej prej nga ku jeta nuk shteron kurrë.Autenticiteti i tyre është edhe një valixhe që udhëton bashkë me dilemat e ikjes ku dashuria për gjërat e shtrenjta nuk ka ngjyrë as bileta vajtje­ardhje , natyrisht ajo është autentike aq sa nuk di nëse do të ketë krijues t’ia konturojë format dhe përmbajtjen diku mbi themele ëndrrash që lartësohen mbi dëshira në kushte dhe kohë pamundësish.

Filed Under: ESSE Tagged With: AUTENTICITETI, I DITEVE TONA, Marjana Bulku

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT