• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Avancim apo zyrtarizim i gjuhës shqipe?

August 6, 2017 by dgreca

1 flamur shqip maqedoniPropozimi-ligji për përdorimin e gjuhëve të bashkësive etnike, ka nxitur reagime me qëndrime të ndryshme, jo vetëm mes partive politike, por edhe ekspertëve të çështjeve juridike dhe politike.

Propozimi i Qeverisë, i cili rregullon përdorimin e shqipes në nivel lokal dhe qendror, si dhe në institucionet e administratës shtetërore, nga Risto Nikovski,njohës i çështjeve politike, vlerësohet si rrënues i karakterit unitar të shtetit, meqë, sipas tij, me këtë ligj aplikohet dygjuhësia në shtet e që bie ndesh me karakterin unitar të tij.“Në fakt, kemi të bëjmë me ligj për përdorimin e gjuhës shqipe, apo me fjalë të tjera shteti bëhet dygjuhësor dhe me këtë po rrënohet karakteri unitar i shtetit, pasi askund në botë nuk ka shtet unitar me dy gjuhë zyrtare. Me këtë do të ketë federalizim të drejtpërdrejtë të shtetit. Dygjuhësia nuk arrihet nëpërmjet përdorimit të gjuhës në qytetet e largëta, por nëpërmjet përdorimit të gjuhës në institucionet qendrore, si në Qeveri, Kuvend e kështu me radhë”, thotë Nikovski.

Propozimi i Qeverisë së Maqedonisë parasheh përdorimin e plotë të gjuhës shqipe, apo siç thuhet të gjuhës që e flasin më shumë se 20 për qind e popullatës, ndryshe nga maqedonishtja, në Qeveri, Kuvend, organet e pushtetit gjyqësor dhe administratën publike.Për dallim nga më parë, tani edhe drejtuesit e seancave, qoftë të Qeverisë apo Kuvendit, nëse janë shqiptarë, ato do të mund t’i udhëheqin në gjuhën e tyre.

Ndryshime janë paraparë edhe në mbishkrimet në nivel qendror që duhet të jenë në dy gjuhë, ndërsa në nivelin lokal gjuha shqipe do të përdoret në të gjitha komunat ku më shumë se 20 për qind e popullatës flasin gjuhë të ndryshme nga maqedonishtja, e që në këtë rast ka të bëjë me gjuhën shqipe, edhe pse nuk saktësohet qartë si e tillë.

Osman Kadriu, profesor i së drejtës Kushtetuese, thotë se zgjidhja e ofruar e avancon në masë të madhe statusin e shqipes, por kjo, sipas tij, nuk mund të nënkuptohet si zyrtarizim i plotë i gjuhës shqipe.“Me këto risi që përfshihen në propozim-ligj, gjuha shqipe nuk do të jetë e barabartë me gjuhën maqedonase, me formën e përdorimit të gjuhës shqipe, nuk do të kemi dygjuhësi në Maqedoni. Përfundimisht, me këto risi që janë të përfshira në draft-ligj, do të kemi vetëm se një avancim të gjuhës shqipe dhe përdorimin e saj në institucione konkrete, por sërish e them se përdorimi i saj do të jetë në nivel të kufizuar, pra assesi nuk mund të flasim se do të kemi gjuhën shqipe të barabartë me maqedonishten në nivel shtetëror”, vlerëson Kadriu.

Por, ndryshe nga ai mendon Mersel Bilalli, njohës i çështjeve politike, sipas të cilit propozimi i Qeverisë nënkupton zyrtarizim të gjuhës, ndërsa çështje tjetër, sipas tij, është ajo se deri në çfarë niveli zyrtarizohet.

“Mendoj se realisht, por edhe shkencërisht, bëhet fjalë për zyrtarizim të gjuhës shqipe, por çështje tjetër është nëse flasim për kapacitetin e zyrtarizimit. Pra, ashtu siç qëndron propozim-ligji mund të them se ka avancim të dukshëm dhe së pari theksohet zyrtarizimi i saj duke cituar amendamenti 5 konform nenit 7 të Kushtetutës, ku thuhet se gjuhë zyrtare është edhe gjuha shqipe dhe alfabeti i saj edhe kjo qëndron në kllapa”.

“Me rëndësi është pika 5 e të njëjtit amendament, i cili për herë të parë zbatohet me ligj, pasi aty tani thuhet se gjuhë tjetër përveç maqedonishtes në organet e nivelit qendror është edhe gjuha shqipe, e cila potencohet si gjuhë që e flet së paku 20 për qind e popullatës në Maqedoni”, konsideron Bilalli.

Zgjidhja e ofruar, e që duhet të miratohet edhe në Kuvend me shumicë të thjeshtë votash, rregullon edhe çështjet e dokumenteve të udhëtimit, të cilat për komunitetin shqiptar do të jepen në dy gjuhë, ndërsa për maqedonasit dhe pjesëtarët e bashkësive tjera vetëm se në gjuhën maqedonase. Përdorimi i shqipes nuk parashihet në valutën shtetërore dhe në uniformat ushtarake.

Për këtë Qeveria ka vendosur që të kërkojë mendim nga Komisioni i Venedikut, nëse kërkesa e tillë e partive shqiptare është në përputhje me Kushtetutën.

Osman Kadriu thotë se një kërkesë e tilla është e panevojshme pasi pavarësisht përgjigjes, megjithatë fjalën përfundimtare mund ta ketë Gjykata Kushtetuese.

“Gjykata Kushtetuese është organ i veçantë dhe ajo asnjëherë, edhe sikur të ketë mendim pozitiv nga ana e Komisionit të Venedikut, pra Kushtetuesja nuk është e obliguar t’i respektojë mendimet e këtij komisioni, prandaj e përsëris se fare nuk ka nevojë të kërkohet mendim për këtë ligj, sidomos për ato çështje, për të cilat mendojmë se do të kërkojmë mendim nga Komisioni në fjalë, e që do të jenë pjesë e ligjit”, shton Kadriu.

Për zbatimin e ligjit pas miratimit të tij, Qeveria ka paraparë themelimin e dy institucioneve, të një agjencie dhe inspektorati, që do të merren me mbikëqyrjen e zbatimit të dispozitave të miratuara. Për moszbatim të ligjit janë paraparë edhe gjoba për institucionet që sillen prej 4 deri në 5 mijë euro.

Filed Under: Politike Tagged With: Avancim apo zyrtarizim, i gjuhes shqipe

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT