• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Koalicioni i Pronarëve Shqiptarë vlerëson Raportin e DASH, në pritje të Kushtetuses

April 16, 2016 by dgreca

DUKE FALENDERUAR PËR RAPORTIN E DASH PRONARËT PRESIN VENDIMIN E  GJYKATËS KUSHTETUESE NË 21 PRILL 2016/
Nga Koalicioni i Pronarëve Shqiptarë/
 
Reforma ne drejtesi do do bëhet por nga duhet filluar si do bëhet bërë kjo reformë ? Ne duam të pranohemi ne Europe si pronare me pronat tona dhe jo si hajdutë të pronave të njeri tjetrit, duam rend demokratik ku Shteti e zbaton Kushtetutën Nëse reforma nuk fillon me pronën asgjë e mirë nuk mund të pritet, por kjo do të percaktohet nga Vendimi i Gjykates Kushtetuese për ligjijn 133/2015 « për trajtimin e pronave »  
Legjislativi dhe ekzekutivi ka pasur dhe gjithnjë do vazhdojë të ketë probleme sepse Kuvendi i Shqipërisë pas vitit 1991ka miratuar ligje që në shkelje të « Detyrimeve Kryesore Kushtetuese » e transferuan pronën private të konfiskuar nga diktatura në persona të tretë. Veç ligjeve që bien ndesh me detyrimet kushtetuese dhe Kushtetutën në fuqi, anarkisë së titujve të pronësisë i është shtuar dhe zbatimi i keq i ligjeve nga vendimet e KKKP dhe AKKP ndër vite si dhe VKM për legalizim të pushtimeve me ndërtimet paleje të tokave të pronarëve.
Para disa vjetësh, Gjykata Kushtetuese me 5 vota pro dhe 4 kundër, pra me një votë të një gjyqtari refuzoi kërkesën e pronarëve për rrëzimin si antikushtetues të ligjit 7501. A kanë qenë ata gjytarë të paditur apo kanë qenë nën presionin e politikës ? Mjafton të arsyetojmë nëse përputhet neni 8 i këtij ligji, me « Dispozitat Kyesore Kushtetuese » të vitit 1991 dhe me nenin 181 të Kushtetutës në fuqi ? Neni 8 i ligjit 7501 thotë « Në dhënien e tokave në pronësi e në përdorim personave juridikë a fizikë nuk njihet pronësia e mëparshme, as madhësia dhe kufijtë e saj para kolektivizimit”. Ky nen për rastin kur toka i kthehet pronatit është i drejtë, por edhe këtu duhet amenduar se prona nuk i jepet trashëgimtarit që jeton në fshat por i kthehet trungut familjar të trashëgimlënësit. Kjo është e njohur në praktikën e GJEDNJ. 
Rreth 22 vjet pas miratimit të ligjit 7501,  Sali Berisha shprehu pendesë për këtë ligji për ndarjen e tokës që ai tha se u bazua në principin: toka i takon atij që e punon dhe atij që ndodhet pranë saj. Në intervistën e tij në 2013, Sali Berisha pranoi njëkohësisht se ky ligj që vazhdon të jetë në fuqi ishte në shkelje të hapur me parimin e pronësisë. Por çdo qytetar vëren se kaq nuk mjafton. Ka 25 vjet që loja me pronat po kalon nga mashtrimi ne mashtrim. Kjo ishte mbijetesa  e diktaturës në kushtet e pluralizmit me frazeologji demokratike. Gabimi u ngulit me nenin 8 të ligjit 7501/1991 që pengoi kthimin e pronës së grabitur tek i zoti. Ky nen shënoi fillimin e korupsionit  dhe të kriminalizimit të shtetit. Pasojat janë se shqiptarët po vriten me njeri tjetrin, konfliktet për pronën kanë ndarë vellezerit nga njeri tjetri, është futur sherri brenda familjeve, ndërmjet familjeve, në fis e në fshat , duke shkaktuar mbi 8000 të vrarë, shifër kjo e deklaruar në Kuvend nga Kryeministri Edi Rama dhe shumë deputetë të tjerë.  Ishte pikërisht presioni i politikës dhe vota pro e vetëm një antari të Gjykatës Kushtetuese disa vjet më parë që lejoi deputetët të vazhdonin me lëmshin e pronave duke nxjerre mbi 16 ligje të tjera që e ruajnë me fanatizëm djallëzinë e fjalës “nuk” të future në nenin 8 të ligjit 7501, që e mban të mpleksur problemin. Ndërkombëtarët  me fondet dhe kërkesat e tyre në vend që ta kushtëzonin  Qeverinë Shqiptare që ta shkulte kancerin e korrupsionit, ata i pudrosen dhe i ushqyen metastazat e korrupsionit dhe të komunizmit. Sot 25 vjet pas shpalljes të demokracisë raporti i DASH konstaton se me të drejtën e pronës janë bërë hapa prapa. 
Deri sot politikanët kanë kultivuar idenë se problemi është shumë i vështirë, se nuk zgjidhet dot menjëherë, se duhen fonde kolosale dhe pranojnë dhe efektet e korrupsionit me pronat. Këto në pjesën më të madhe nuk janë të vërteta. Konceptet tona ndryshojmë me ato të Qeverisë. Zgjidhja futet  në rugën kushtetuese nëse kthimi dhe kompensimi pronave bëhet detyrim i shtetit dhe jo siç është vazhduar në këto 25vjet. Zgjidhja është dhenë nga shoqatat e pronarëve por deri sot nuk ka pasur vullnet politik për zgjidhjen. Detyrimi për zbatimin e Kushtetutës është i vetë Shtetit dhe në radhë të parë i Kuvendit dhe i Qeverisë. Mënyra e zgjidhjes duhet të ndryshohet duke pranuar të drejtën e pronësisë për pronarin e mirfilltë dhe të drejtën e përdorimit për personin që e shfrytëzon atë pronë në këto vite të pluralizmit politik. Çdo pronë që nuk i kthehet të zotit transformohet në faturë financiare për të gjithë shoqërinë, pa përmendur vrasjet për probleme prone, nivelin shumë të ulët të investimeve të huaja private, pamundësinë e zhvillimit të turizmit. Kancelarja gjermane Merkel, në planin e saj për Shqipërinë ka vendosur zhvillimin e turizmit në bregdetin e jugut, por siç ja kemi bërë të qartë dhe Ambasadorit të Gjemanisë, pa kthyer pronën tek subjekti i shpronësuar konform dokumentave të pronësisë  dhe kompensimin konform nenit 181 dhe 41 të Kushtetutës, Merkel do dështojë. Kushtetuta përcakton qartë  kompensim vetëm kur prona e shtetëzuar nga Shteti komunist është asgjesuar dhe nuk egziston (psh. Fabrika, punishte, bagëti etj), kur prona është tjetërsuar për nevoja publike (shtëpi banimi te ndertuara në periudhën 1945-1990) dhe kur prona vazhdon të shfrytëzohet për vevoja publike (rrugë, spitale etj). 
Me statistikat zyrtare shteti është pronar i mirfilltë për 52% të sipërfaqes dhe subjektet e shpronësuar për 48% . Kështu nëse prona çlirohet nga pronarët e rremë që deklaroi Kryeministri Edi Rama,  Shteti e bën kompensimin me tokë të shtetit ekuivalente me pronën që duhet kompensuar dhe nuk ka asnjë grosh detyrim për buxhetin. Por kjo kërkon që vullneti politik të miratojë me procedurë të shkurtuar draftin e pronarëve që në mars 2013 ju është dërguar të gjitha institucioneve dhe ndodhet i publikuar në sitin www.defendingproperty.com së bashku me shume informacione të tjera. Drafti mund të paraqitet i plotë dhe zgjidh problemin në rrang republike, ose mund të modifikohet si « Projektligj për kthimin dhe kompensimin e pronave në zonën turistike, punë që ne e kemi të gatshme » 
Problemi i pronave është madhor, eshte themeli i ekonomise dhe i shtetit. Zgjidhja është kthimi dhe secili të tijën dhe jo kompensimi. Z. Edi Rama në fushatën elektorale u angazhua se do ta zgjidhte problemin duke zbatuar kushtetutën por platforma e tij nuk e zgjidh problemin. Qeveria, duke dashur ta mbyllë këtë plagë dhe burimtë  korrupsionit pushtetar miratoi ligjin 133/2015. Gjatë kësaj kohe Qeveria është prëpjekur me të gjitha mundësitë  të bindi Europen se po sheshon mosmarrveshjet me pronaret dhe me ligjin 133/2015, ky problem ka hyre ne rrugen e zgjidhjes. FMN dhe B.Botërore, dhe KiE e kanë lënë në heshtje, këtë iluzion por defakto këtë e ka rrëzuar Gjykata e Strasburgut. Vendimet për kompensim me vlerën e hartës së vitit 2008 sygjerojnë se kompensimi duhet të jepet vetëm për prona që para vitit 1991 janë tjetërsuar për nevoja publike dhe është i parealizuashëm të bëhet për numurin e madh të vendimeve abusive që ka dhënë KKKP të rretheve dhe AKKP qendrore 
Duket qartë se Platforma e Qeverisë është e gabuar. Në pikpamjen organizative pronarët u thirrën  për herë të parë  në tavolinën e rrumbullaket organizuar me 24 Tetor 2014, ne Mnistrine e Drejtesise. Aty u ra dakort që drafti i projekt ligjit të ri për pronat, te behej me grup pune me pjesmarres të grupeve të interesit.  Prej asaj kohe perfaqsuesit e pronareve nuk janë thirrur ne asnjë grup pune, madje as për formë të jashtëme.  AKKP ka refuzuar që pronarëve që janë grup i interesit t`u jepet drafti, me justifikimin se pritet që me parë këtë draft ta shikojnë përfaqsuesit e Bankës Botërore dhe të Bashkimit Europian. Mos vallë janë europianet  apo institucionet tona  që kanë inters të zgjasin jetën e anarkisë së pronës !?  Reporterët Stefan Fule dhe Knut Fleckenshtein nuk mund të justifikohen për heshtjen sugjerimet dhe draftin e shoqatës të postuar në mars 2013 ? Apo mos valle shnderrohen ne sekserë që pranojnë të përdoren  për të na bindur neve që të falim pronat tona “për një copë bukë“? Dashur padashur, të huajt peshkohen dhe bëhen bashkëfajtore për shkeljen e të drejtës së pronës dhe pseudodemikracinë që së fundmi e denoncoi dhe raporti i DASH.
 Zgjidhja pengohet se nuk meret në kosideratë dhe nuk diskutohet drafti i ofruar nga pronarët ! Pse u dashka medoemos të mbahet i pandryshuar neni 8 i ligjit 7501, duke shkelur nenet dhe frymën e kushtetutës dhe të shpenzohen paratë e popullit shqiptar për kompensim financiar kur egzistojn  zgjidhja konform kushtetutës që nuk ka kosto financiare. Vendimet e dhëna në 2015 dhe 2015 nga Strasburgu tregojnë se KKKP dhe AKKP nuk ka ditur ta lexoje Kushtetutën dhe se problem i pronës nuk mund të zgjidhet me platformën që ka menduar Qeveria. Ligjin e miratuar në Dhjetor 2015 në shkelje të procedurave Qeveria është nxituar ta bëjë pronën  ‘’fakt i kryer’’, por a do ndryshojë Gjykata e Strasburgut me vendimet e saj?  Nëse brezit te ri të bregdetit me artifice dhe mashtrime me konceptet juridike të “interesit publik” siç u bë nga Gjykata Kushtetuse për ligjin 7501, për të maskuar në emër të ligjit vjedhjet e pronave tona, rinia  ngelet pa pronë do të ndihet më mirë në një vend tjetër ku të drejtat themelore zbatohen. Ne jemi të bindur se duhet thënë jo për politikën e çorbës së Katovicës që përgatiti Ramiz Alia dhe duhet rrëzuar koncepti komunist se shteti është ‘’ZOTI’’. Me mundësinë që na jep shtypi apelojmë  që gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese  të reflektojnë në patriotizmin dhe profesionalizmin e tyre dhe në detyrimin për të ndrequr gabimet e bëra nga vetë Gjykata Kushtetuese dhe pasojat e 25 vjet anarki postkomuniste me pronat tona . 
 
   Shprehim bindjen se Gjykata Kushtetuese nuk do ti pranojë presionet e politikës sepse Strasburgu do gjykojë me po atë standard që ka gjykuar deri sot.  Ne kemi besim se Gjykata Kushtetuese qo ti shkurtojë dorën politikanëve, që duke abuzuar me nenin 17 të Kushtetutës,  kërkojnë të tjetërsojnë për interesa të tyre pronat që i përkasin qytetarit. Si kudo edhe në Shqipëri prona e trashëguar, është e shenjte njëlloj si Atdheu dhe mbrohet nga Kushtetuta dhe veçanërisht neni 181 i saj. Këtë presim ta thotë dhe Gjykata Kushtetuese.
Axhem Imeri

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Axhem Imeri, Koalicioni i Pronarëve Shqiptarë vlerëson, Raportin e DASH

Koalicioni i Pronareve Shqiptare:Bindje profesionale apo mision mashtrues?!

March 28, 2016 by dgreca

Reagim- (Duke degjuar Ministrin e Drejtesise per pronat)/

Ka disa dite qe qeveria ka intesifikuar propaganden e vet per ligjin e ri te pronave (133/2015) Pothuajse perdite ka shkrime ne shtyp dhe dalje televizive nga qeveritaret ku reklamohen “te mirat” e ligjit te ri te pronave madje, Ministri Manjani e cilesoi nje fatkeqesi te madhe per pronaret neqoftese kete ligj e pezullon Gjykata Kushtetuese

Se sa “i mire” eshte ky ligj per pronaret, e dine mire edhe ata qe e reklamojne, panvaresisht se i sherbejne karrikes se tyre

Realiteti eshte se :

  • Pronaret kerkojne pronat e tyre, qeveria ofron leke!
  • Pronaret kerkojne vleren e tregut, qeveria ofron vleren e vitit 1945!
  • Pronaret duan zerin e sotem kadastral, qeveria njeh ate te vitit 1945!
  • Pronat qe shiten paguhen ne cast, qeveria premton per 10 vjet!
  • Pronaret e kompensuar deri tani sipas vleres reale i kane konsumuar parate, qeveria do t’ju beje rivleresim dhe ti detyroje te kthejne diferencen, edhe per Vendimet e Gjykates se Strasburgut!
  • Pronaret qe kane marre kthimin fizik ne pronen e tyre, qeveria do ti rivleresoje sipas ligjit te ri, duke reduktuar pronen fizike brenda prones se vet!
  • Pronaret i shperblen me cmimet e vitit 1945, qeveria i nxjerr pronat ne ankand me cmimet dhe zerin e sotem kadastral!
  • Pronaret kerkojne pronat e tyre te lira, qeveria i dergon atje ku ajo disponon, tek kasollja e Galigatit!
  • Kullotat ne Shqiperi jane pothuajse totalisht te lira, qeveria ofron leke per to sepse do qe ti shese vete!

Eshte shume i habitshem fakti qe keta pronare nuk e kuptojne “nderin” qe kerkon t’ju beje qeveria e sotme! Per kete gje ka merak ministri Manjani qe ne “nuk po e kuptojme” nderin qe na ben!

Realisht, kemi dy vjet qe jemi lodhur me kete qeveri mashtruese; ndaj nuk kisha ndermend te harxhoja kohen time, por, po e marr kete mundim per te “respektuar” Ministrin e Drejtesise i cili ka marre persiper te jete qeveritari me i zellshem per kete mision mashtrues. Duke qene se kam degjuar zotin Manjani edhe ne prononcimet e tij per reforma te ndryshme, kam konstatuar se ka njohuri te mira ne jurisprudence.

Fakti qe per problemin e pronave prononcohet ne kundershtim me Kushtetuten, ne kundershtim me konventat boterore per te drejtat e njeriut (te cilat jane ratifikuar dhe jane te detyrueshme per zbatim prioritar), ne kundershtim me ligjet e shtetit te se drejtes etj, me ve ne mendime dhe me lindin disa pyetje:

  • A eshte qendrim ligjor kur nje minister drejtesie, bindjet e tij profesionale ja nenshtron misionit mashtrues te qeverise ne sherbim te karrikes se vet?!
  • A e ka te qarte ky zotni se po nuk zuri vend prona shteti nuk ze vend kurre?!
  • A e kupton ky se per faj te qendrimit te tij mashtrues, shqiptaret do vazhdojne te vriten midis tyre?
  • A e kupton ky Minister se duke mbeshtetur ligje qe mohojne te drejtat e njeriut, po pengon te drejtat e shqiptareve ne Europe?
  • A s’po i degjon zotnia sinjalet qe vijne nga Europa?!

Perderisa shteti pranon veshtiresite financiare per kompensimin e pronave te zena per interes publik, si e spjegon ministri qe ky ligj (Neni 5, Pika 11) ofron shperblim financiar edhe per kullota e pyje?!

  • A mos valle nuk e kupton ministri se kullota (sidomos ato bregdetare) ju kane veshur syte qeveritareve dhe po dalin pronaret e pare ne Karaburun, megjithese origjinen e kane 400 km larg keto prona?! Po te germoje thelle, do ti mesoje shpejt, edhe neqoftese nuk i ka mesuar zoti Minister.

I Nderuar Zoti Minister!

Te gjithe ne kemi bere dhe bejme gabime ne jete, por, prononcimi juaj per kete ligj hajdut, perben faj. Po. Perben faj sepse ju jeni profesionist i vleresuar deri aty ku keni detyrim ligjor e moral para popullit qe te shpreheni vetem mbi baza ligjore.

Ju nuk e beni nga padija por veproni me qellim te caktuar politik, per ti bere qejfin dikujt, per ti hapur rrugen korrupsionit e vjedhjeve, per tu “betonuar” ne karriken e ministrit, e pse jo edhe per tu bere pjestar ne korrupsion.

Nje gjyqtar qe ka dhene nje vendim te gabuar, sot do te jape llogari. Por nuk ka si te ngelet jashte dhenies se kesaj llogarie nje Minister Drejtesie i cili formulon dhe mbeshtet nje ligj qe sjell korrupsion, vjedhje, vellavrasje, percarje dhe shkaterrim te moralit njerezor te bashkekombasit e tij. Qendrimi Juaj ndaj ligjit te pronave duhet te ishte ne perputhje me bindjet profesionale e jo ne funksion te mashtrimit politik. Kjo Ju ngarkon me pergjegjesi penale me shume se deputete qe e kane votuar, me shume se Kryeministrin qe nuk di se c’fare ben, me shume se politikanet qe flasin pa dogane. Ky qendrim i Juaji denohet penalisht shume here me shume se se nje tender i dhene me qellim perfitimi nga nje minister, sepse demi qe Ju shkaktoni eshte shume here me i madh.

Ju e dini se bota e qyteteruar ka vemnendje te vecante per prononcimet publike te qellimshme te politikaneve, kur ato sjellin pasoja negative. Madje, ka edhe struktura te posacme qe i kanalizojne keto qendrime ne linjen llogaridhenese jurudike. Kur mbron me dashje padrejtesine, ke pasoja. Qendrimi Juaj eshte ne kundershtim me normat nderkombetare te se drejtes, per pasoje bie ndesh edhe me vullnetin e popullit tone per integrim Europian sepse bllokon celjen e negociatave. Qe te behemi pjese e popujve te qyteteruar, se pari duhet qe Ju si Institucion te respektoni te drejten e individit. Deshmia Juaj per ti sherbyer karrikes, ju fut ne konflikt interesi me misionin e ngarkuar, sepse mbroni nje ligj i cili do te sjelle pasoja katastrofike ne popull. Ju e kuptoni shume mire kete gje si profesionist por e mohoni si politikan, ndaj beheni me faj. Per kete aresye, do vije dita qe t’ju gjykoje jo vetem ligji por edhe historia si Minister i pa Drejtesise.

Po vazhduat ne kete rruge, nuk eshte cudi qe nga Ju te presim edhe shtetezimin e apartamenteve te pashitura akoma, per t’jua shperndare romeve (per nevoja publike) si edhe shtetezimin e depozitave bankare te biznesmeneve per t’jua shperndare fukarenjve (per nevoja publike) sipas filozofise komuniste.

I vetmi shtetar qe sot mban qendrim korrekt ndaj Kushtetutes tone dhe Konventave Nderkombetare eshte Presidenti i Republikes. Do te ishte mencuri nga ana Juaj po ta degjonit fjalen e Tij te urte. Mos shkoni pas qerres se prishur te shokeve te Mero Bazes qe levizin koken sipas lules se diellit. Edhe koleget e profesionit Tuaj ju nenvleresojne ku shisni provesionin per karriken. Do te desheroja te sillja ne vemendjen Tuaj qe pronaret nuk jane 1% e popullsise (sic jeni shprehur Ju dikur) por 45 mije dosje  me nga 40 bashkepronare cdo dosje (mesatarisht) qe dalin sa gjysma e popullsise se vendit tone. Politika shqiptare ka goditur gjysmen duke i pleksur me gjysmen tjeter dhe e ka bere Shqiperine lesh arapi. Detyra Juaj eshte te uleni me pronaret, jo ti terhiqni zvarre. Ne e dime rrugen tone por pasojat dhe turpi jane tuajat. Nuk duhet qe korrupsionin dhe vjedhjet e politikes ti paguajne brezat e ardhshem, kjo pergjegjesi eshte Juaja ndaj mundohuni te thelloheni ne punen tuaj.

Me Respekt per karriken tuaj

Per koalicionin e pronareve shqiptare

 KRYETARI

Axhem IMERI

Filed Under: Opinion Tagged With: apo mision mashtrues?!, Axhem Imeri, Koalicioni i Pronareve Shqiptare:Bindje profesionale

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT