• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosova, Axhendë Evropiane

December 16, 2016 by dgreca

-Kosova dhe Komisioni Evropian, diskutime në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit/

1-prishtina-Qeveria e Kosovës dhe Komisioni Evropian diskutuan mbi politikat sociale dhe të punësimit, edukimin, hulumtimin dhe shoqërinë e informacionit/

PRISHTINË, 16 Dhjetor 2016-B.Jashari/ Përfaqësues të Qeverisë së Kosovës dhe Komisionit Evropian u takuan në Bruksel për të diskutuar zhvillimet gjatë vitit në fushën e arsimit, punës dhe mirëqenies sociale, mbrojtjes së trashëgimisë kulturore, komunikimeve elektronike, shoqërisë së informacionit dhe politikave audiovizuale, shkencës dhe inovacionit. Diskutimi u mbajt në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit e cila hyri në fuqi në prill 2016. Në të gjitha fushat, Komisioni dhe Kosova ranë dakord mbi rëndësinë e zbatimit të prioriteteve të Axhendës së Reformave Evropiane, bëhet e ditur në një komunikatë të përbashkët të dërguar.Në lidhje me arsimin, Komisioni ka theksuar edhe një herë rëndësinë që Kosova të vazhdojë përpjekjet për të siguruar autonominë dhe funksionimin e pavarur të institucioneve të arsimit të lartë dhe për të miratuar një ligj të ri mbi arsimin e lartë në bazë të standardeve ndërkombëtare. Komisioni rikujtoi nevojën për prioritizimin e sigurimit të cilësisë në të gjitha nivelet, nga arsimi parashkollor deri tek ai universitar, përmes ofrimit të fondeve të nevojshme.

Qasja në arsim cilësor për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe komunitetet pakicë duhet të forcohet, theksohet më tej.

Sa i përket hulumtimit dhe inovacionit, Komisioni theksoi rëndësinë e kapaciteteve të mira për hulumtim dhe inovacion në nivel kombëtar për të rritur konkurrencën dhe integrimin në Zonën Evropiane të Kërkimit dhe pjesëmarrjen në programin “Horizon 2020”.

Në lidhje me mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, Komisioni theksoi se Kosova duhet të ofrojë angazhim të vazhdueshëm ndaj Këshillit për Zbatim dhe Monitorim.

Sa i përket punësimit, palët ranë dakord se ekziston nevoja për të krijuar një sinergji në mes të agjencive të ndryshme shtetërore, ligjeve dhe strategjive për të siguruar se ka një rritje të mundësive të punësimit dhe përkrahje më të madhe nga ana e Kosovës për masat e nxitjes së punësimit.

Komisioni Evropian inkurajoi Kosovën për të përgaditur një plan veprimi për trajtimin e papunësisë së të rinjve bazuar në një vlerësim të sfidave dhe duke u fokusuar në përmirësimin e rezultateve të arsimit dhe mbështetjen e tranzicionit nga shkolla në vend pune.

Palët u pajtuan se përpjekje më të mëdha janë të nevojshme për të zbatuar ligjin mbi punën dhe legjislacionin mbi shëndetin dhe sigurinë në punë, veçanërisht përsa i përket çështjes së numrit të pamjaftueshëm të inspektorëve të punës.

Mbi shoqërinë e informacionit, Kosova ra dakord për të adresuar nevojat për burime, veçanërisht në lidhje me zbatimin e Strategjisë së Sigurisë Kibernetike.

Komisioni i bëri thirrje Komisionit të Pavarur për Media për të përshpejtuar përgatitjen e akteve nënligjore të nevojshme dhe për finalizimin e Strategjisë për Kalimin Digjital dhe për të siguruar se fondet e nevojshme janë ndarë për zbatimin e saj.

Në lidhje me politikat audiovizuale, Komisioni inkurajoi Kosovën për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme të financimit për transmetuesin publik në përputhje me acquis të BE-së, si një çështje prioritare.

Marrëveshja e Stabilizim Asociimit është korniza në kuadër të së cilës administrata e BE-së dhe  Kosovës diskutojnë rregullisht çështjet teknike dhe politike lidhur me axhendën evropiane. Takimet sigurojnë të dhëna të drejtpërdrejta mbi raportet vjetore të Komisionit Evropian.

Çdo takim i nënkomitetit monitoron dhe përcjell arritjen e Kosovës në zbatimin e reformave dhe identifikon se si BE-ja mund të ndihmojë në këtë proces.

Janë shtatë fusha të cilat mbulohen nga takimet e nënkomiteteve: Drejtësia, Liria dhe Siguria; Inovacioni, Shoqëria Informative, Politika Sociale, Arsimi dhe Kultura; Tregtia, Industria, Dogana dhe Tatimi; Tregu i Brendshëm, Konkurrenca, Mbrojtja e Konsumatorëve dhe Shëndetit; Bujqësia, Peshkataria, Pylltaria, Siguria e Ushqimit; Transporti, Mjedisi, Energjia, Zhvillimi Rajonal; Çështjet Ekonomike dhe Financiare, Statistikat.

Dy fusha të tjera që mbulohen gjatë takimeve të grupeve speciale janë reforma mbi administratën publike dhe normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë.

Takimet e Komitetit të Stabilizim Asociimit dhe nënkomiteteve bashkë-kryesohen nga Komisioni Evropian dhe Kosova. Çdo takim përfundon me veprime pasuese të rëna dakord për t’u ndërmarrë nga autoritetet kosovare.

Filed Under: Analiza Tagged With: Axhendë Evropiane, Behlul Jashari, kosova

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT