DETROIT MI :Komuniteti bektashi ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes ka humbur nje nga sherbestaret e devotshem te Teqese. Me 26 Dhjetor2015, ora 4.00, Hiresia e Tij Haxhi Muxherret Baba Arshiu u bashkua me Krijuesin e Tij ne Boten e Perjetshme.Le te lutemi per shpirtin e Tij!
Baba Arshiu ndërroi jetë në moshën 109-vjeçara. Ai sherbeu si Baba i Teqes”Baba Rexhepi” në Detroit në SHBA .
Pat lindur në Sevaster të Vlorës më 1906.
Baba Arshiu i shërbeu gjatë gjithë jetës së tij komunitetit të bektashinjve.E filloi me përkushtim në Vlorë dhe po me përkushtim e vazhdoi dhe e mbylli në Detroid në SHBA
Ka qenë bashkpunëtor i ngushtë i Baba Rexhepit.Teqja ku ai shërbeu në Detroid mbajti të gjallë traditat Shqiptare,motivoi besimtarët për vazhdimësinë e një jete të re dhe shpresën për çlirimin e Shqiperise nga kthetrat e Komunizmit.
Baba Arshiu predikoi tërë jetën e tij si ndihmës i Baba Rexhepit vlerat e bektashizmit,vlerat e lirisë,vlerat e Nacionalizmit paqësor shqiptar unik në llojin e tij në Europë,vlerat e mirësisë dhe humanizmit njerëzor.
Feja bektashiane simbol i atdhedashurisë Kombëtare ka inspiruar dhe idetë politike të Mid’hat Frshërit.
Baba Arshiu , Ju u larguat duke lënë gjurmë të shenjtësisë kur ishit gjallë por u bëtë i përhershëm në vëndin e shenjtë në tyrben e Baba Rexhepit.
Lamtumirë Baba Arshiu.(BS)
BABA ARSHIU I TEQESË SË DETROITIT
Nga Gëzim Llojdia/
1.
Kur hyja në zonën e Kudhës-Gërhotit,është një zonë tipike labe që shtrihet në gjithësinë në krahun e fshatrave të lumit të Vjosës, që kanë përkarshi Αoos ose Vjosa( emër për bukuroshet shqiptare e kosovare) përpara një mal hijerëndë të quajtur Tartar ,që ka të pranishme dëborën ,mirëpo në pranverë mbuluar nga bari i i njomë,krejt rracat e gurit. Pra kur hyje në këtë zonë shushuritje në luginë quhej Vjosë, dhe që niset nga malet e Pindit, në lindje të Janinës, me burimin në malin Mavrovouni me një gjatësi 272 km, prej të cilave 80 km në territorin e Greqisë, kurse rreth 192 km në territorin të Shqipërisë me prurje rreth 200m³/s. Kjo zonë si ndarje administrative kakomunën Sevaster e cila përfshinë :fshatrat Sevaster,Glombas ,Dushkarak, Shkozë, Mazhar,Plocë,Lezhan,Amonicë.Komuna Sevaster disponon këto të dhëna gjeografike e demografike. Sipërfaqja km 90.7.
2.
Pyetja se cili ishte religjioni fetar që besojnë banorët e kësaj treve në perëndi,mirëpo gishti i tyre tregues ishte drejtuar nga Kurora,pra kurora e malit ku gjendet Turbja e dervishitbektashi Baba Hamza Kurora, dua të shpjegoj se në këtë zonë është qytetet antik i Amantias që ka pasur një tempull kushtuar kultit të Aforditës:Ne Amanti ka qene i përhapur edhe kulti i Afrodites, e cila në këtë qytet mban epitetin Pandamos, si perëndeshë e dashurisë se lire dhe e hetereve. Deri tani nuk është zbuluar ndonjë paraqitje skulpturale e Afrodites. Ne rrënojat e Ploces është zbuluar një pllake e vogël guri, një kushtim votiv Afrodites Pandemia nga ana e Aristos, bijës se Aleksandërit, për vete e për te bijtë. Afrodita Pandamos ka pasur ne qytet një tempull të saj, për këtë bën fjalë mbishkrimi i përmendur me sipër. Me kultin e Afrodites lidhen edhe disa figura të vogla bronzi.Pra tyrbja në kurorë ritet që ata ndjekini përkasin kryesisht një tarikati fetar që mendohet se është uji më i distiluar ndër rrugët që në themel si cështje bazike kanë shpirtin.
3.
Zona përveç tyrbes në Kurorë të Malit,duhet thënë se ka edhe një numër teqesh dhe tyrbe që janë në vijimësi deri në Tepelenë. Dhe arsye mbetet e njëjtë ,dervishët udhëtuan nëpër vendet të cilat kanë pasur një udhë kalimi siç njihet kjo zonë prej kohëve të antikitetit. Nëpër këto udhë, kaluan jo vetëm dervishët,por më parë se ata ,nëpër ato udhë ecën murgjit. Sepse edhe krishterimi në Iliri erdhi nga apostujt e Krishtit,njëri ndër është Shën Pali.
Tartar Bazaj në botimin e tij”Shkoza dhe Baba Arshi Bazaj- Milosao 2012
shkruan:Shkoza qysh në momentet e para të islamizmit, përkrahu sektin bektashian. Kjo kishte arsyet e veta. Duke qenë për shekuj fshat i krishterë i ritit katolik e më vonë ortodoks (gjë që e vërtetojnë më së miri toponimet kishëtare brenda e në periferi të Shkozës edhe sot pas gati 300 vjetësh), nuk mundej të tjetërsohej në mënyrë të menjëhershme në ritet rigoroze myslimane, bazë e të cilit ishin shtetet arabe, me të cilët vendin tonë kurrë s’e kishte lidhur asgjë. Bektashizmi për ta sikur i zbuste pak konfliktet fetare dhe ishte më pranë shpirtrave të tyre. Bektashizmi aplikonte rite që përqaseshin me ritet kristiane, me të cilat popullsia shkoziote kishte 17 shekuj që i aplikonte. Ai nuk qe sekt i ashpër, i ngurtë e i bezdisshëm e mbi të gjitha nuk i prekte shkoziotët në sedrën kombëtare, të cilën ata e kishin më të shtrenjtë se jetën. Përkundrazi ajo e stimulonte dashurinë për vendin, Shqipërinë, e rrjedhimisht dhe vendlindjen tonë Shkozën, nxiste patriotizmin e duke nxjerrë nga gjiri i saj shumë patriotë e atdhetarë.
Bektashizmi përputhej me shpirtin shkoziot dhe në aspektin e dashurisë për vendin, për Kudhës-Gërhotin, për të cilin duhet theksuar se dhe ai kishte përkrahur ritin mysliman të bektashizmit, duke ndërtuar në vendet e kishave teqetë e para, tybet e kajmekamet.
Këto elemente, këto përputhje, këto rekomandime, këto lehtësira e bënë që shkoziotët, ndonëse me vështirësi, të përvetësonin sektin bektashian. Emrat u kthyen në myslimanë, por aty-këtu mbiemrat u ruajtën të krishterë. Bile ngeli një zakon: Kur në një familje fëmijë të njëpasnjëshëm, të lindur nuk rronin, u vinin emra kristianë, me besim se ata do të jetonin gjatë. Në momentet e para të kthimit në bektashi, shkoziotët aplikonin rite të krishtera. Gratë në shtëpi byrekun e festës me mish në mes, e bënin dhe me mish derri dhe me mish berri (të hante dhe babai bektashi mish berri dhe fëmijët e gruaja që më tepër anonin nga ritet kristiane të hanin mish derri), sa thoshin “u bë si byreku i Kuçe, gjysmë berr e gjysmë derr”. Ndërtuan teqenë e fshatit mbi rrënojat e kishës. Emrin e kishte të thjeshtë: ”Teqeja e Shkozës”.Baballarët që shërbenin aty quheshin thjesht, Baba i Teqesë së Shkozës. U veshën dervishë që pasuan njëri-tjetrin: Baba Brahim Luzi, Baba Sherifi, Myhip Hakiu, Dervish Minua, Baba Arshi Bazaj, Dervish Hazbiu, etj.Në Teqenë e Shkozës shërbyen shumë baballarë vendas, por dhe nga fshatrat e zona të tjera, sikundër dhe baballarë shkoziotë shërbyen në Teqetë e fshatrave të tjera bektashie, si në fshatrat e Tepelenës, të Mallakastrës e deri në Teqenë e Zallit në Lazarat të Gjirokastrës.I tillë qe dhe Baba Arshi Bazaj.Ky autor në këtë botim duke shkruar për birin e këtij fshati dervishin me shërbim fetar në Detroit në teqene e Baba Rexhebit,filozofit mistik dhe shkronjësit të botimit”misticizma islame dhe bektashizma”.Ky autor rrëfen kështu jetën e dervishit bektashi Arshi Bazaj.
Baba Arshi Bazaj –shkruan ai, lindi më 20 Maj 1906 në fshatin Shkozë. Lindi në një nga familjet e mëdha të Shkozës. Ishte familje me tradita atdhetare. Fisi Bazaj (Jaupaj) ishte një nga fiset e hershme dhe më të vjetra të Shkozës, që me sa mbahet mend në breza, janë etnikisht shkoziotë të pastër. Kanë pasur lidhje gjaku me fisin Telharaj, fisin Aliaj, fisin Alikaj (Zykaj), fisin Ramaj dy herë, fisin Mukaj (Novruz Hazizin), fisin Qyraj, fisin Murataj, fisin Ismailaj, fisin Breshanaj,fisin Lazaj. Kanë qenë e janë gjak me fisin Begaj, të cilët dhe sot e kësaj dite janë pjesë e fisit BazajBaba Arshi Bazaj në moshën 13 vjeç u sëmur rëndë. Familjarët e tij e çuan në Vlorë dhe e vizituan tek mjekët italianë. Ata nuk i dhanë shpresa për shpëtim. Ai kishte mbi 18 ditë që nuk hante dhe nuk pinte. Zoti i kishte caktuar detyrat, por përpara se ta ngarkonte me mision, e kaloi në një provë shumë të fortë.Familjarët, pasi e vizituan, e sollën në fshat në Shkozë, duke menduar se nuk e kishte të gjatë. Po ditëgjati kurrë nuk bëhet ditëshkurtër. Aty, kur vinin njerëz për të vizituar Arshiun e vogël dhe të bërë kockë e lëkurë nga mungesa e ushqimit dhe pijes, mendonin se nga dita në ditë do të vdiste. Njëri nga miqtë e familjes së madhe të fisit Bazaj, u propozoi të kërkonin Baba Bektashin, një shenjtor i zonës së Kudhësit, ku gjenin shërim shumë besimtarë bektashi, në atë kohë me mision si Baba i Teqesë së Golimbasit. Baba Bektashi u paraqit menjëherë dhe kërkoi të takonte tek për tek Arshiun, djalë i njomë dhe i katandisur keq.Baba Bektashi, pas vizitës së djalit të sëmurë, Arshiut, u tha prindërve të tij:“Ky s’është më për ju, ky është për mua, është për Zotin”. Dhe e mori në Teqenë e Golimbasit, ku shërbente edhe vetë. Aty Arshiu u shërua dhe u bë dervish. Pasi shërbeu për një kohë të gjatë në Golimbas, u transferua në Teqenë e Shkozës. Më pas u transferua në Teqenë e Koshtanit në Tepelenë. Atij fillimisht iu shfaq në ëndërr Haxhi Bektash Veliu, për të cilin po shkruaj pak rreshta për ta bërë më të kuptueshëm. Vit pas viti, ai kishte fituar autoritet dhe emri i tij ishte bërë i dëgjuar në Teqenë e Zallit. Aty ai shërbeu me Baba Rexhepin, me të cilin, veç bindjeve fetare, e lidhnin dhe bindjet antikomuniste dhe shpirti vetë që i bëri një e të pandarë deri në moshën e pleqërisë.Baba Arshi Bazajen, periudha e komunizmit në vitin 1945, e gjeti në Teqenë e Zallit në Lazarat, duke qenë njeri i Zotit dhe afër me të, më shumë se njerëzit e tij të zakonshëm. Ai e ndjeu të keqen që po vinte për klerin shqiptar dhe sidomos për ata që nuk e mbështetën Luftën Nacionalçlirimtare e u inkuadruan në radhët e Ballit Kombëtar. Si e tillë, një e ardhme e hidhur do të vinte si për fisin Bazaj dhe për vetë Baba Arshi Bazajn. Ndaj Baba Arshi Bazaj, vendosi të arratisej nga Kukësi në vitin 1945.Në këtë botim gjejmë një dëshim reale për mërgimin e këtij dervishi.Cuman Bazaj shkruan autori nga fshati Shkozë,nip i Baba Arshi Bazaj ka thënë:
Baba Arshi Bazaj u arratis më 1945. Me vete kishte një torbë, ku mbante librin “Fletorja e Bektashinjve” të Naim Frashërit, që ia kishte dhënë si kujtim Mit’hat Frashëri gjatë Luftës mik me fisin Bazaj dhe nipërit e tyre Shehaj të Sevasterit. Kishte dhe ca bomba dore. Me këto bomba, së bashku me dy-tre shokë çanë brezin e kufirit, por “Fletoren e Bektashinjve” e dogji të mos binte në duar të komunistëve, të pafeve,- siç shprehej ai. Kalimi i kufirit u bë me vështirësi dhe kujdes të madh, pasi nga momenti në moment mund t’i rrezikohej jeta.I pabesueshëm u bë për regjimin komunist, por po aq i pabesueshëm u bë dhe për forcat e shërbimeve sekrete greke dhe italiane, ku ai shkoi. Ai në Greqi, ndonëse u dorëzua, u mbajt për shumë kohë në kampet e punës, derisa u largua për në Itali. Po edhe aty u mbajt në kampet e punës. Kështu që për 6 vjet si në Greqi dhe në Itali, bëri jetë të izoluar dhe të survejuar nga forcat e shërbimeve sekrete qeveritare vendase, pasi ai në zemrën dhe ëndrrën e tij, kishte kombin shqiptar dhe Shqipërinë, që po binte në dorë të komunistëve, të cilët filluan të vrisnin patriotët dhe gjithë njerëzit me shkollë dhe dalëngadalë po kositej truri i kombit. Përballoi situata të vështira provokative dhe manipuluese. Për të, jeta mori trajtën e një aventure të rrezikshme. Po Baba Arshi Bazaj kishte zgjedhur vetëm një rrugë: rrugën e Zotit dhe shërbimin ndaj kombit të tij për të mirën e njerëzve. Figura e tij mbeti e pastër.
Duke folur për qëndrimin në teqene Detroit në SHBA,ku ky dervish ka rrojtur dhe ka bërërë mirësi sëbashku me Baba Rexhebin,autori T.Bazaj shkruan:Shumë të fshehta pati në jetë Baba Arshiu. Pak njerëz dinë për familjen e harruar të tij. Shumë të fshehta, ai ia pati besuar vetëm Baba Rexhepit, të cilin e kishte idhull, gati perëndi. Një mjegullnajë gati shkatërruese, endet akoma mbi familjen, fisin, fëmijërinë dhe rininë e këtij kleriku stoik bektashian. Po ai për vete flet pak. Është i rezervuar në këtë drejtim. Me një mburrje karakteristike labe, donte të fliste vetëm për Shkozën dhe për të gjitha fshatrat e Sevasterit, Baba Bektash Golimbasin Vlorën dhe djemtë e saj. Tregonte se kishin miq e të afërm të familjes Skënder Muçon, Qazim Koculin që ishte nip i Bazajve, kishin miq si Mit’hat Frashërin, Enver bej Risilinë, Hysni Lepenicën, Hysen Lepenicën, me të cilin kishin luftuar krah për krah dhe nuk e hiqte nga goja, Osman Haxhi Muhametin, nacionalistin dhe njeriun me autoritet në Kudhës-Gërhot, Gjeneral Temo dhe Sulo Shehun, djemtë e kapedan Sali Shehut nga Sevasteri, edhe ky nip i Bazajve, e shumë personalitete të krahinës dhe të Vlorës, por edhe të rretheve të tjera. Nga Mit’hat Frashëri kishte pasur si kujtim një libër të Naim Frashërit “Fletore e Bektashinjve”, por kur e ndiqnin komunistët në malet e Kukësit, në vitin 1945, gjithë çantën e librave e dogji. Thotë: “E bëra për të mos rënë në dorë të të pafeve”.
Ka vuajtur plot 6 vjet në kampet e punës në Greqi e Itali. Është përballur me aventurierë e agjentuara gjithfarësh, por midis miqve që ka patur atje ka qenë Haxhi Veli Bektashi. Mban si hajmali në gjoks një thënie të Salih Njazi Dedeit, i cili një natë dimri të vitit 1940, ndërsa kishte bujtur në Tiranë në Selinë e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, i kishte thënë: “Dëgjo evlat! Mund të ndodhi në jetë të kalosh nga njëra fatkeqësi në tjetrën, nga njëri hidhërim në tjetrin, nga një sakrificë në tjetrën, Haxhi Veli Bektashin mos e ndaj nga besimi i shpirtit dhe do t’i kalosh të gjitha”.Me ndihmën e Baba Rexhepit, si dhe të autoriteteve shtetërore amerikane, i ardhur nga kampet e punës në Itali, u vendos në Teqenë bektashiane të Detroitit.Ka një dashuri të thellë dhe të dukshme për Baba Rexhepin. Gjithçka që ndodh sot në Teqe, e sheh me sytë e udhëheqësit të dikurshëm shpirtëror. Shkon disa herë në ditë tek tyrbja. Në muzg, me perëndimin e diellit ndez çirakët. Kur sheh diçka që nuk shkon, thotë me gjysmë zëri: “Ah, jo, jo, këtë s’e donte Baba Rexhepi”. Fragmente historish, legjendash, këngësh apo setenca bektashiane shpalosen në kafeoxhakun e hijshëm, aty ku rri zgjuar kurdoherë mirësia dhe dashuria. Baba Arshiu rri aty, i vëmendshëm, i gatshëm të japë përgjigje në telefon, i heshtur kur e pyesin për të kaluarën e vet dhe të familjes së tij.Të vetmin merak në këta 100 vjet jetë, e ka që nuk e pa dot dhe një herë familjen e tij, të përndjekur nga komunistët, rrënojat e shtëpisë së tij në Shkozë. Do të shikojë Vlorën, Sazanin, Karaburunin.
Me vendimin Nr.14 datë 26.12.2011 Këshilli i Komunës Sevaster, në unanimitet e shpalli Baba Arshi Bazaj ”Qytetar Nderi”.
Zef Pergega në shkrimin :Teqeja ne Detroit verbi i bektashizmit
shkruan:Baba Arshiu 106 vjeçar më thotë më të qeshur se kur njeriu i mbush njëqind vjet, harron t’i numërojë ato që vijnë pas. Me sy të përlotur ai kujton Baba Rexhepin, që e ngriti këtë qendër fetare të bektashizmit, si çerdhe të ngrohtë për shtegtarë. Kështu për bektashizmin shqiptar në Amerikë lindi Baba Rexhepi, mistika e këtij besimi ndër mërgimtarë. Në dimrin e viti 1952 emigroi në Amerikë Dervish Rexhepi, i cili qëndroi disa muaj në shtëpinë e motrës së tij Zenepe Çuçi në Neë-York. I ftuar nga disa shqiptarë shkoi për vizitë në Detroit dhe përsëri idea e ngritjes së Teqesë mori një fytyrë të re. Baba Rexhepi, i gjeti shumicën e shqiptarëve me banesa e punë dhe me idenë e qëndrimit dhe jo me atë të ikjes si më parë. Kjo përbëri edhe themelin që ideja e Teqesë të njohë lartësi të reja në Zotin.Mbledhja e përgjithshme u mbajt me 24 tetor 1953 në një dhomë në S. Andreës Hall, 431 E. Congress Street. U vendos të çelej fushata për mbledhjen e ndihmave dhe u zgjodh komisioni drejtues, në krye të të cilit u vunë: Gani Muho, kryetar, Nevruz Selfo, arketar, Selman Zagori, sekretar, Jashar Petrusha, Qani Prespa, Dule Kelqyera, Abaz Myrtezaj, Resul Shkëmbi antarë. Që në momentet e para u mblodhën 8 mijë dollarë. U gjet vendi në qytetin Taylor të shtetit të Michiganit ku ekzistonte një fermë. Ferma dhe banesa u blenë me shumën 25 mijë dollarë dhe pas riparimit shuma mbërriti në 30 mijë dollarë. Një kontribut të madh dha avokati i mirënjohur shqiptaro-amerikan S. Teodore Kotelly në përgatitjen e dokumenteve ligjore dhe noterimin e tyre. Në krye të Teqesë u vu dervish Rexhepi, i cili më vonë u dorëzua Baba, titull të cilin e miratoi Gjyshi Sali në Kajro me 4 janar 1963. Në letrën e tij mes të tjerave lexojmë: “Pikësëpari ju përgëzoi me gjithë zemër për iniciativën njerëzore dhe fetare që morët, duke ngritur një Teqe në Amerikë, të parën në atë vend të lirë dhe të bekuar. Kjo vepër ju nderon, siç ju kanë nderuar edhe kaq e kaq vepra të tjera të ndritura në fushën kombëtare, kulturave dhe fetare. Brenda në këtë letër ju dërgoi dekretin e shenjtë për dorëzimin e dervish Rexhepit si Baba, titullar i Teqesë bektashiane në qytetin Detroit të SHBA. Dervish Rexhepi i ka të gjitha cilësitë e duhura, për të zënë postin e Babajt në atë Teqe!”Teqeja Bektashiane i çeli dyert me 15 maj 1954
Teqeja Bektashiane e Detroitit ka një tokë pjellore prej 80 dynymësh dhe në të gjithë territorin 400 rrënjë mollë. Ky çiflig pjellor i ka siguruar Teqes të ardhura në shërbim të besimtareve të saj, por edhe strehë e ngrohtë për katoliket dhe për shqiptarët laik.
Ndërtimin e Teqesë 20 km larg qendrës së Detroitit Baba Rexhepit e ka shpjeguar në një intervistë dhënë gazetës amerikane “The Detroit Neës” me 30 prill 1958, në të cilën, ndër të tjera ka thënë: “Sipas besimit bektashian ekzistojnë dy jetë, jeta e trupit dhe jeta e ndërgjegjes. E para përben pjesën shtazore dhe e dyta pjesën humane. Lufta midis këtyre dy jetëve farkëton parimet morale të njeriut. Prandaj të gjitha Teqetë ndërtohen larg qyteteve, pa zhurmë, ku mund të lutemi e të mendojmë në qetësi dhe t’a ndjejmë vetën më afër Zotit!’Botën e bektashinjve e përshkruan kështu Faik Konica në revistën Albania në vitin 1897.“…Njeriu në Shqipëri e shquan prej së largu Teqenë. Ajo është e vendosur në vendin më të bukur, larg banesave të popullit, Është e rrethuar më shumë pemë, sidomos me mollë e kajsi, të cilat janë të preferuara nga bektashinjtë. Pemët janë të mbushura dhe të përkulura nga kokrrat. Ju ndodheni tani përballë Teqesë, që është një godinë një katesh, e lyer me gëlqere me kapakë të dritareve ngjyrë bari. Ju kaloni nëpër pragun e një porte të madhe, që në përgjithësi nuk mbyllët as ditën e as natën. Gjendeni në një oborr të madh, ku dervishët ngrohën në diell dhe dëgjojnë kallximet e ndonjërit prej tyre. Asnjë nuk vjen të pyes se çka doni. Ju po të dëshironi mund të hyni në kopsht, të mblidhni kajsi apo mollë, të pushoni nën hije dhe të largoheni siç keni ardhur. Ne se i afroheni ndonjë dervishi, ai do t’u pyes me përzemërsi dhe thjeshtësi dhe do t’u shoqërojë deri tek Babaj që është kryetari i tyre…!”
Ndërsa Xhevat Kalajxhi (ka qene sekretar i teqesë)shkruan: “E njëjta bujari e karakterizon edhe Teqenë e Detroitit, në të cilën çdo njeri është i mirëpritur, pikërisht ashtu siç e kërkon tradita bektashiane. Luigj Hila një shqiptar katolik nga Shkodra, gjeti strehim në këtë Teqe në kohën e pleqërisë. Ai kishte ardhur nga Shqipëria që në vitin 1910. E siguronte jetën me anë të një ferme të vogël që kishte në pronësi të tij, e cila ndodhej afër Teqes. Në kohën e pleqërisë nuk e ndihmoi shëndeti dhe kështu u detyrua t’a shesë fermën. Dhe kur i’u mbaruan të hollat shkoi e jetoi në Teqe derisa mbylli fletët e fundit të jetës së tij!”Luigj Hila kishte një respekt për bektashizmin. Ai e ndihmoi se tepërmi Teqenë, sidomos në mbjelljet e pranverës dhe të vjeshtës. Kur është intervistuar Baba Rexhepi nga “The Ditroit Neës” me 1955 ka ndodhur edhe Luigj Hila, i cili ka deklaruar se në Shqipëri, bektashinjtë ishin ndër të parët që e kanë luftuar pushtuesin otoman, për çlirimin e vendit dhe shpesh herë ato mbrojten patriotët e kombit shqiptar!”. Teqenë bektashiane e kanë vizituar kryepeshkopi Fan Noli dhe i ka dhënë një ndihmë financiare, Vehbi Ismaili, themelues i Qendrës myslimane në Detroit. Krist Thanasi. kryetari i Vatres, z. Elena Trajani, bashkëshortja e Harry Fultzit që pati ngritur institutin teknik në Tiranë. At Kosta i kishës ortodokse të Detroitit, Dom Prek Ndrevashaj, themelues i kishës katolike “Zonja Pajtore” etj. Gjithashtu e kanë vizituar kongresistë e senatorë amerikanë si dhe shkrimtarë të huaj, si Frix e Elsie.
Të gjithë vizitorët janë ndarë të gëzuar, sepse kanë parë se Teqeja është një çerdhe vëllazërimi e një Shqipëri e vogël në Detroit.
Mexhid YVEJSI, Gjakovë duke shkruar për figurën e BABA Rexhebit :”Teqeja Bektashiane – Shqiptare-Amerikane u përurue me 15 Maj 1954, e cila me kalim kohe erdhi duke zmadhue, duke u zbukurue dhe veprimtaria e saj duke u shtue…Aty punonin me përkushtim, përveç Baba Rexhebit, edhe dervishët, si dervish Arshiu, dervish Bajrami…, i pari nga Jugu, Vlora, i dyti nga Veriu, Kosova, (nga Gjakova)