Bajame Hoxha (Çeliku)/ DY POEZI PËR PATRIOTIN QAZIM GJANA /
Në t’naltat male o Luma trime, /
Ke pas njoftë besë e burrërinë./
T’ ka pas kalue bajagi moti/
Ku ty t’ u dha ajo besë voci./
Mos me harrue kurr besën e dheut
Që u pat lindë n’majat e nalta,
E mbajti ndez’ dhe larg atdheut
Hej, trim Lumjanin Qazim gjana!
Nuk ishte lojë ajo besa e trimit
Që i ushtoi zani ndër shqiptari.
Ishte dritë – qielli e atij mërgimit
Për t’shtrenjtën Nanën Shqipni.
Qazim Gjana, o shqiponjë me fletë
Ti për at’ mbret e për at’ shtet,
Eh, sa ka hjekë popull’ i shkretë
Pa një strategë e për njëri t’ drejtë!
Ndër fusha e mal deri në Dri t’ Zi
Me i zbardhun faqen asaj Shqipni!
Me trima e mbret të Shqiptarisë
Moti kisht ndritë nën dritë t’ lirisë.
Për besë burri t’ kish lind ty nana
Me faqe t’ bardhë e për trimëni.
Veç ndera yte o Qazim Gjana,
Asht flamur sot për ket Shqiptari.
Fisnikrisht ajo marshon xhenetit
Plot nder’ e gjithkah n’ lavdi,
Për at’ besë që i dhe ti mbretit
Gjanajt përjetësohen në histori.
QAZIM GJANA
Dy tri fjalë due me i bashkue
Për me ndreq një fjalë të drejtë,
Për at’ trimin Qazim gjana
Që kurrë emni s’ka me iu tret!
Për me fol e me nderue
Njat trim Lume që ka shku nalt,
Kurrë s’jam step e lanë pas dore
Kësi bij trimash, e besë artë.
N’faqet e atdheut të paharruem
Dhe në atë të bukurin Bruksel,
Ia ke zbardh faqen ti atdheut
Me fjalë burri, e besë fort.
Nëpër udhët e bukura të Brukselit
Këmba yte ku ka ec,
Ka lëshu aromë rrënjësh t’atdheut
Si strateg majash, në mot e jetë.
Veç paqen ambël ti ke pas afrue
Ndër shqiptarët në mërgim,
Hapin kur s’e ke pengue
Për ma të mirën e Shqiptarisë.
Sot, me ken trim është pak zor
Zor ashtë me ken i ndershëm,
Ty t’kish lan’ baba nder e lavdi
Me ia kushtue jetën atdhetarisë.
Kur zogjtë lart ndër t’bukurat cicërima
Emrin tënd po e ndeshin shpesh,
Ishe trim, mburret malësia
N’kuvende burrash, fjala yte kishe peshë.
Ndër oda burrash e kudo ku ngrite zanin
T’ka respektu fjalën gjithë shqiptaria,
Emri yt është shkrujt ngado:
Jo! S’ke vdek o Qazim Gjana
Ndër atdhetarizëm ti je Hero!