• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

TELAT E ZEMRËS…

December 13, 2019 by dgreca

Rreth librit“Telat e Zemrës” e poetit Agostino Giordano/

Shkruar nga Bajame Hoxha Çeliku, Bruksel/

    Si çdo ditë hyra për të kontrolluar postën elektronike dhe ndër të shumtat letra, gazeta, prozë dhe poezi, hasa në një libër të tërë që e kishte nisur për kënaqësi, vetë autori  drejt meje, Agostino Giordano “TELET E ZEMRËS” Poezi. I lashë të gjitha mënjëanë, dhe duke më shtyrë kureshtja, me një frymë vendosa të lexoja, e të shihja, se si kishte mundur të derdhte ndjenjat ky profesor Italian, me origjinë  të vjetër shqiptare, poezitë në gjuhën shqipe. Vërtet për këtë dijetar, Profesor universiteti, gjuha shqipe është një gjuhë aq e ëmbël, aq e bukur, aq e dashur, dhe aq  e paharruar për të, sa të gjithë brezat  së bashku e pesë shekujve e gjysmë, që arbëreshët e Italisë lanë tokën mëmë. Jo vetëm që nuk e kanë lënë, e harruar  gjuhën, por e duan atë, e kultivojnë  dhe siç thotë vetë autori: Gjuha shqipe te Arbëreshët e Italisë  është dhe e begatë. Ashtu siç  e deshën stërgjyshërit e tyre  që lanë Shqipërinë me lot në sy, për arsye gjithnjë që dihen.  Si fillim të një rruge të gjatë letrare, autori ka nisur të botojë  poezi në Arbërisht që nga vitet 60, të shekullit të shkuar. Pastaj provoi dhe formën e shqipes së sotme dhe ia doli!  Përpara kam një përmbledhje me poezi të shkruara nga vitet 70-80, periudhë kjo, e frymëzimit djaloshar të autorit që s’u ndalë më kurrë. Kështu, autori mendoi se do të ishte më mirë të botonte një përmbledhje me poezi të të gjitha viteve së bashku, të cilat kishin mbetur jashtë një libri të duhur. Disa nga këto poezi, janë botuar gjatë viteve, ndër revista e gazeta arbëreshe si dhe ato shqiptare.

Tre vëllime të tjerë i ka botuar:  në Arbëri/Itali (Hroaza,1971),  Maqedonì (Hapa mbi kalldrëm, 1976)  në Shqipëri (Bota Arbëreshe, 1997).

Nga çdo gazetë, revistë, autori zgjodhi  poezi, dhe ia parashtrojë  kësaj Përmbledhje,

“Telet e zëmrës”. Për poetin, Arbërì, Shqipëri, Maqedoni , Kosovë, janë zemra të ndara të

Shqipërisë Etnike, të cilat i mungojnë  shumë dhe i dhembin në kraharor pa pushim. Kosova, ishte trualli i parë shqiptar që vizitoi në vitin 1976, kur mori pjesë, për herë të parë,

në Seminarin Ndërkombëtar për Gjuhë, Letërsi e Kulturë Shqiptare. Një vatër kulture kjo, e rëndësishme për të, e për të gjithë Shqiptarinë. Poeti shkon shpesh në kosovë për të freskuar shpirtin e për të mbushur mushkëritë me aromë shqiptare. Drejtoria e seminarit të Prishtinës e nderoi disa vjet më parë  me çmimin: “Mirënjohje të veçantë për kontributin e dhënë në fushën e albanologjisë”.

  Libri “Telet e Zemrës” Që në faqen e parë të këtyre poezive më tërhoqi një shqipe e largët, që më dukej se këtë gjuhë e njihja fare mirë dhe ishte arbërishtja e bukur! Me pak fjalë dhe shumë dashuri, kuptova se librin me poezi autori ia ka kushtuar Gruas së tij:

“Sime shoqe, Terezës

T’ mi bilve, Vitorit e Ndonit”

Poezia e Giordanos, nis  e bukur, emocionuese, domethënëse, plot figura abstrakte dhe situata erotike, dramatike e dialektore. Ne vërejmë, që  poeti mundohet me çdo kusht të ruajë arbërishten e tij, që e konsideron atë si gjuhë e  shqipes së vjetër dhe vjen pranë lexuesit ashtu si i thotë zemra, me të gjithë forcën e shpirtit krijues.

Të gjitha poezitë tingëllojnë bukur në arbërisht se ato të japin flladin e ëmbël të jetës, Janë të pasura, poetike dhe të larmishme. Një filozofi dehëse, që mundohesh ta kuptosh me dashuri. Dhe ç’është më e bukura, sa më shumë t’i lexosh të duken se ato mbartin filozofinë vërtet të  ndjenjës poetike. Në këtë kontekst poetik gjen një zbrazje ndjenjash djaloshare dhe patriotike, dhe unë, do ta quaja:Poeti i poezisë intelektuale, domethënëse, që ka krijuar art. Një emocion i fuqishëm është metafora sa lozonjare aq dhe e mbushur me thjeshtësinë e njeriut të ditur. Pra, poeti zbret nga lartësitë letrare ku nuk i mungon imagjinata, talenti, dhe vargu tërheqës dhe i pasur, i zërave të mëdhenj të lirikës.

Natën,

Mall, (Moj e dashur)

Të gjënj në shtegun e ëndrrave

Ditën

Të bjer ndë mes t’ gjindve paemër (Të bjerr)

Kjo erotikë është mjaftë e bukur! E arritur dhe domethënëse. Mbart artin e vërtetë. Madje vargjet e thurura bukur flasin  për besnikëri e karakter të fortë: Det,/ mund t’ fshehënj një fjalë/ Te gjiri yt?/ Dheu s’e dish/ Është shumë e tharët/ Të premtoj një gaz vashe//Ndër një natë pa hënë /. Shumë romantike, ku metafora merr  krah fluturimi, te mrekullueshme! Poeti flet  dhe për mikpritjen shqiptare, për bukën, siç flet në poezi dhe për natyrën .

-E shkoi dhe sonte/ Si dje/ Si ngaherë/ Udha/ Qëndroi e bardhë/ Pa një përgjigje / Gurët /  Më pyetën/ Pse i shkelja nga dita/ Tryeza / Më dha ende / një bukë pa kripë /. Si çdo poet, i ndjeshëm romantik, i këndon bukur dhe së dashurës, dashurisë së tij, mallit të fortë që i prek telat e zemrës. Këto imazhe shpirtërore të kënaqin dhe sidomos kur shkon te poezitë abstrakte. Mendoj se kështu, arrin  të depërtojë  thellë në ndjesitë  e telave të zemrës dhe te lexuesi. Këtë poezi që do të vijoj do ta quaja një perlë! E arritur përsosmërish!

Do të dija sa herë qajte

E sa herë u fshive lotët të tjerëve

Sa herë qeshe

Sa herë gëzove të tjerë

Sa herë na fale

E sa herë u lute për ne

O Mëmë!

Te kjo poezi, S’ka vend për koment! Sepse e ka përsosur poeti. Ose:

E unë te zemra jote

Kam rrënjët e të nesërmes…

Në poezitë e poetit Agostino Giordano nuk ka vend për më tepër sepse të gjitha vargjet janë gdhendur në piedestal! E kështu, nuk duhet hequr me ngacmime aromën e bukur të këtij lulëzimi poetik.

Poezi të fuqishme! Ku arrita në konkluzion:

Çdo fjalë kishte një kuptim të thellë,

Çdo frazë të troket në zemër,

Çdo strofë të ushqen shpirtin,

Çdo poezi Kishte fuqinë e dashurisë!

Bajame Hoxha- Çeliku, Bruksel

Filed Under: LETERSI Tagged With: Bajame Hoxha Celiku- Telat e Zemres-Agostino Giordano

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT