I nderuar President i sapozgjedhur i Republikës së Shqipërisë z.Bajram Begaj
Federata Panshqiptare e Amerikës “VATRA” ju uron me rastin e zgjedhjes suaj në detyrën e lartë të Presidentit të Republikës së Shqipërisë dhe ju dëshiron suksese në përmbushjen e detyrës kushtetuese.
Federata Vatra shpreh bindjen se Ju si President do të ushtroni ndikim të fuqishëm në kryerjen e reformave në Shqipëri, balancën e pushteteve, forcimin e institucioneve kushtetuese dhe rrugëtimin europian të Shqipërisë.
Z. President, shërbimi me ndershmëri dhe përkushtimin ndaj Atdheut, Detyrës dhe Kombit, në mbrojtje të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Sovranitetit Kombëtar e të drejtave të shqiptarëve brenda e jashtë Atdheut, do të jenë parime të shenjta në të mirën e zhvillimit të vendit dhe unitetit kombëtar.
Z. President Vatra do jetë kurdoherë një mbështetje e fortë e axhendës suaj Presidenciale për forcimin e marrëdhënieve me SHBA dhe thellimin e bashkëpunimit me diasporën shqiptare.
Zoti ju bekoftë në misionin tuaj.
Me respekt dhe nderim
Kryetari i VATRËS
Elmi Berisha