
VATRA & DIELLI NGUSHËLLOJNË NËNKRYETARIN AGIM REXHAJ PËR HUMBJEN E VËLLAIT, AVOKATIT BAJRAM REXHAJ/
Nëkryetari i Vatrës, z. Agim Rexhaj me vëllezër, sot në mëngjes, e Shtunë 16 nëntor 2019 mori lajmin e hidhur të vdekjes së vëllait të tij të dashur BAJRAM REXHAJ.
Bajrami ishte një jurist i njohur në Kosovë, Gjyqtar për shumë vite, Kryetar i Gjykatës në Pejë dhe avokat.
Bajrami u kurua për një kohë të gjatë në Nju Jork,ngase vuante nga sëmundja e rëndë e kanserit, ku Agimi me vëllazën dhe djemtë e Bajramit, bënë gjithcka për t’ia shpëtuar jetën. Për gati një vit e gjysëm ai u mjekua intensivisht në spitalet e Nju Jork-ut.Në tetor 2019, me dëshirën e tij, Bajrami u kthye në Kosovë.
Federata Pan-Shqiptare e Amerikës”VATRA” dhe Gazeta e saj “DIELLI” i përcjellin ngushëllimet më të thella nënkryetait Agim Rexhaj me familje, zonjës së Bajramit me fëmijë,dhe të gjithë familjes REXHAJ!
Bajramit
i Pushoftë Shpirti në Paqe në Tokën e Lirë të Kosovës!