7 shtatori 2014 do të kujtohet gjatë në historinë e futbollit shqiptar per fitoren historike.
Përfaqësuesja e futbollit të Shqipërisë arriti të mundë Portugalinë me rezultatin 1 me zero në transfertë, pas një ndeshje emocionuese dhe supergoli të Bekim Balës, lojtarit të ri të thirrur nga trajneri De Biasi.
Shqipëria arriti të fitojë në ndeshjen e parë të eleminatorëve për kampionatin europian në kuadër të grupit I.
Kuqezinjtë e De Biasit kanë kryer një ndeshje perfekte në stadiumin e Aveiros ndaj Portugalisë, duke intepretuar në mënyrë të përsosur taktikisht por dhe në aspektin e karakterit, kërkesat dhe idetë e trajnerit që sollën një sukses në debutimin e eliminatorëve për kampionatin europian EURO 2016.
Gianni De Biasi e nisi me një formacion 4-5-1, ku binte në sy mungesa e Kaçes në mesfushë dhe zgjedhja e Balës në vend të Gashit, zgjedhje që në fakt do t’i jepte të drejtë De Biasit.
Portugalia në mungesë të Ronaldos ishte e dobët dhe jo e sigurt, megjithatë sulmoi dhe tentoi të shënonte po pa rezultat. Pjesa e parë u mbyll 0 me 0.
Në pjesën e dytë kuqezinjtë duke parë një kundërtshtar jo të frikshëm tentoi të sulmonte dhe gjithçka erdhi në minutën e 50 kur harkimi i Roshit gjeti Balën, që fluturimthi shënoi një gol të mrekullueshëm.
Kuqezinjtë e De Biazit marrin tri pikët e para në Grupin I, duke qenë në të njëjtën “gjatësi vale” me Danimarkën, e cila përmbysi në fushën e vet Armeninë.
Fitoren e ekipit përfaqësues shqiptar e ka përshëndetur edhe Kryeministri Edi Rama, I cili në një postim në rrjetet sociale theksoi se “Kuqezinjtë bënë histori dhe ne u jemi mirënjohës. Na rikujtuan se asgjë nuk është e pamundur kur duam me gjithë zemër ta arrijmë”.
Shqiperia, tash duhet qe te ece me kembe ne toke dhe te mos dehet nga euforia….Pervoja na e bene kete apel! KUJDES!
Skeda e ndeshjes
Portugali 0
Shqipëri 1
52’ Balaj
Portugalia: Rui Patricio, Pereira, Pepe, Kosta (73’ Veloso), Koentrao, Uilliam (54’ R. Horta), Mutinjo, Gomes, Vieirinja (46’ Kavaleiro), Nani, Eder.
Tr.: Paulo Bento
Shqipëria: Berisha, Hysaj, Cana, Mavraj, Agolli, Kukeli (66’ Kaçe), Xhaka, Abrashi, Lenjani (75’ Lila), Roshi, Balaj (82’ Çikalleshi).
Tr.: Xhani De Biazi
KV: Nani / Roshi, Abrashi, Xhaka, Mavraj, Kaçe, Berisha
Gjyqtar: Rudi Buke (Francë)