• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Banderola që zemroi Greqinë, ankesë në UEFA-Kotzias thërret ambasadorin shqiptar dhe francez

June 12, 2016 by dgreca

Shiheni këtë banderolë që kanë  shpalosur gjatë ndeshjes Shqipëri-Zvicër dje në Francë. Eshtë pikërisht kjo banderolë që ka shkakatuar reagimin e Ministrisë së Jashtme greke.

“Greqia është fajtore. Kujto gjenocidin në Çamëri. 100 mijë viktima shqiptare”, thuhet në banderolën e shpalosur.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme greke deklaroi se shpalosja e banderolës është me përmbajtje provokuese dhe nxitëse.

“Ky provokim flagrant shkel rregullat e UEFA-s, e cila është përgjegjëse për parandalimin e sloganeve me përmbajtje provokuese. Ajo duhet të marrë masa të menjëhershme për të ndëshkuar ata që janë përgjegjës”, thekson Ministria e Jashtme greke.

“Një ankesë është duke u bërë gjithashtu pranë qeverisë shqiptare, nga e cila ne presim ta dënojë këtë veprim të papranueshëm dhe provokativ”, thuhet më tej deklaratë.

“Është e qartë se këto veprime provokative janë duke u kryer nga grupe margjinale që janë të pakënaqur”, thotë zëdhënësi, duke shtuar se “Ministria e Jashtme shqiptare ka pranuar zyrtarisht se nuk ka çështje “Çamëri””.

Reagon Shoqata Çamëria: Greqia dyfytyrëshe, tregon se nuk është shtet serioz

Shoqata Çamëria i konsideron absurde deklaratat e Ministrisë së Jashtme greke, duke theksuar se çështja çame është një çështje që do të ekzistojë për sa kohë do të ekzistojnë shqiptarët.

“Dyfytyrësia e politikës greke që në Tiranë pranoi se ekziston çështja çame dhe në Athinë deklaron se kjo çështje nuk u diskutua tregon se kemi të bëjmë me një shtet joserioz, që duhet të vij në binarët e diplomacisë”, thuhet në reagim.

Shoqata Çamëria i bën thirrje qeverisë shqiptare të njoftojë të gjithë aleatët e NATO-s dhe BE-së mbi çështjen çame, si një detyrim i vetë që buron nga Kushtetuta dhe Rezoluta e miratuar në Kuvend.

“Për sa i përket banerit në ndeshjen Shqipëri-Zvicër, Shoqata Çamëria përshëndet veprimin e tifozëve të rreshtuar në tribunën zvicerane për këtë akt dhe përkujtim human e jopolitik. Politika nuk bëhet me futboll dhe qeveria greke duhet të kuptojë se tifozët zviceranë dhe shqiptarë nuk janë mjete për propagandën zerviste që ende në Athinë e kanë për zemër, sipas parimit “shpif, shpif se diçka do të mbetet”, thuhet më tej.

“Kathimerini” – Banderola për Çamërinë, ministri Kotzias thërret ambasadorin shqiptar dhe francez

Mediat greke e kanë në faqe të parë shpalosjen e banderolës për Çamërinë gjatë ndeshjes midis Shqipërisë dhe Zvicrës në Francë.

Një nga gazetat më të rëndësishme në shtetin helen “Kathimerini”, shkruan se qeveria greke do të thërrasë të hënën ambasadorin e Shqipërisë dhe atë të Francës për të diskutuar për këtë problem.

Sipas gazetës, ministri i Jashtëm, Nikos Kotzias do të marrë në zyrë dy ambasadorët duke shprehur “acarimin e fortë të qeverisë greke”.

E të njëjtit ton do të jetë edhe një letër e ministrit të Sportit, Stavros Kontonis drejtuar UEFA-s. Gazeta e cilëson të ashpër edhe deklaratën e zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme greke rreth kësaj çështjeje.

Filed Under: Komente Tagged With: Banderola per Camerine, en kampionatin Europian, zemrimi i Greqise

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT