• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosova, barazi gjinore në punësim

February 27, 2017 by dgreca

-Parakusht i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik/

ZKP-03ZKP-04

– Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa: Një shoqëri, e cila rregullon çështjen gjinore të punësimit dhe barazinë gjinore në punësim, ajo siguron parakushte shumë të rëndësishme të zhvillimit më të shpejtuar/

-Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie u shpreh i lumtur që po merr pjesë në festimin e një suksesi/

ZKP-05

PRISHTINË, 27 Shkurt 2017-Gazeta DIELLI/ Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, mori pjesë pjesë në ceremoninë e ndarjes së certifikatave për projektin “Vajzat në TIK”.Në këtë ceremoni, ku ishin të pranishëm edhe ambasadori i SHBA-ve, Greg Delawie, shefi i zyrës së Bankës Botërore për Kosovë, Marco Mantovanelli, ambasadori i Norvegjisë, Per Strand Sjaastad, përfaqësues të USAID-it, NDI-së, si dhe përfitueset e trajnimit, u prezantuan dy fazat e para të pilot projektit, të kryera në Gjakovë, Lipjan dhe Prishtinë dhe zonat përreth.
Shumica prej 271 kontratave të punës online apo në internet të fituara nga afro 80 femra, kanë të bëjnë me zhvillim të webfaqeve, hulumtime të web, marketing digjital, asistente virtuale, futje të të dhënave, hulumtime dhe shkrime.Kryeministri Mustafa tha se kjo është një hapje e dritares së punësimit të grave, të vajzave të një komuniteti tepër të rëndësishëm, në pikëpamje jo vetëm të sigurimit të barazisë në punësim, por edhe të sigurimit të zhvillimit ekonomik.

“Të gjitha studimet flasin që një shoqëri, e cila rregullon çështjen gjinore të punësimit dhe barazinë gjinore në punësim, ajo siguron parakushte shumë të rëndësishme të zhvillimit më të shpejtuar, të zhvillimit të qëndrueshëm dhe të zhvillimit të barabartë ekonomik”, tha kryeministri Mustafa.Më tej, kryeministri Mustafa theksoi se teknologjia e informacionit dhe e komunikimit ka një rol të veçantë në zhvillimin ekonomik të një vendi, në ekonomi konkurruese, në ekonomi të dijes dhe asaj të inovacionit.Kryeministri Mustafa, po ashtu përgëzoi Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik për përpjekjet që i ka bërë në zhvillimin e suksesshëm të projektit “Gratë në punë online”, i bindur se përmes këtij programi në mënyrë iniciale është arrit që të  që të punësohet një numër i konsiderueshëm i grave në një proces të hapur, konkurrues, para së gjithash të bazuar në dije dhe të bazuar në konkurrencë.“Falënderoj po ashtu Bankën Botërore, sidomos për mbështetjen e këtij programi, nga i cili kanë gjet vend pune një numër i madh për kriteret tona i grave, dhe përshëndes iniciativën që të vazhdohet edhe më tutje me këtë projekt, sepse është një projekt shumë i rëndësishëm për ne.Në emër të Qeverisë unë mund t’ju them se përfaqësoj një përkushtim të rëndësishëm të Qeverisë jo vetëm në pikëpamje të orientimit tonë që zhvillimit ekonomik, të punësimit, sidomos të të rinjve dhe grave, t’i japim prioritet themelor, por para së gjithash të një orientimi që ne të shfrytëzojmë të gjitha potencialet tona zhvillimore, të cilat para së gjithash bazohen në resurse njerëzore shumë të afta, të përgatitura, shumë produktive, dhe po ashtu shumë elastike, në pikëpamje të përshtatshmërisë së tregut të punës, që ne të zhvillojmë një ekonomi, në të cilën ne jemi më konkurrent, dhe kjo flet që konkurrencën tonë ne po e shprehim edhe në fushën e teknologjisë informatike, me dijen tuaj dhe me sukseset tuaja që i keni treguar deri më tani”, theksoi kryeministri Mustafa.Më tej kryeministri theksoi se objektivat themelore të këtij projekti janë punësimi, janë eksporti, dhe është ekonomia gjithëpërfshirëse, dhe kjo paraqet në rend të parë përcaktimin që të zhvillojmë një ekonomi, e cila do të mundësoj një punësim më të madh të gjithë popullatës, sidomos të atyre që janë këtu dhe që përfaqësojnë një grupacion të veçantë dhe tepër të rëndësishëm të zhvillimit ekonomik të vendit.Kryeministri po ashtu falënderoi USAID-in për mbështetjen e dhënë si mbështetje të pandërprerë në zhvillimin ekonomik, dhe në inovime të ndryshme, në sektorë të ndryshëm, në këtë rast edhe në sektorin e bujqësisë dhe sektorë tjetër, sepse janë sektorë që lidhen në mënyrë të drejtpërdrejt, dhe projektin HELVETIKAS, i cili është një projekt shumë i rëndësishëm për të ardhmen.Zëvendësministrja e Zhvillimit Ekonomik, Besa Zogaj-Gashi, tha se projekti WOW ka hyrë në fazën e tretë e cila do të realizohet nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik në bashkëpunim me USAID-in dhe do të zhvillohet në komunën e  Gjilanit dhe Prishtinës.“Ideja dhe nisma ime për një projekt të tillë u frymëzua nga trendet e reja botërore duke qenë shumë e bindur se ky lloj projekti ofron mundësi të panumërta. Nisma u cilësua ide shumë e guximshme dhe shumë e bukur për të qenë e vërtetë”, tha zëvendësministrja Zogaj-Gashi, duke shtuar se numri i madh i konkurrueseve qysh në fazën e parë të projektit, ishte indikator që vendi ka nevojë për një projekt të tillë.Më tej, zëvendësministrja Zogaj-Gashi theksoi se vajzat e diplomuara në trajnimin ËOË po krijojnë të ardhura më të larta se paga mesatare në vend me një orar fleksibile dhe me pak orë pune në ditë.Zëvendësministrja Zogaj-Gashi, theksoi po ashtu se ofrimi i mundësive për të përfituar shkathtësi për punësim online tashmë është realitet i prekshëm.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie u shpreh i lumtur që po merr pjesë në festimin e një suksesi të tillë, duke vlerësuar se projekti po ndryshon jetën e njerëzve për të mirë.“Që nga zhvillimi i uebit, dizajni grafik e deri tek marketingu digjital, e shumë më shumë, ky program hap një rrugë të re të studimit dhe punësimit për gratë e Kosovës” tha ambasadori Delawie. Shefi i Zyrës së Bankës Botërore për Kosovë, Marco Mantovanelli, u shpreh i gëzuar me projektin, që është vetëm njëra nga sektorët me të cilën Banka Botërore po ndihmon punësimin dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës në përgjithësi.“Banka Botërore vazhdon të mbetet e vendosur për mbështetjen e këtij sektori, kështu që ne do t’ju përkrahim në secilën mënyrë që mundemi dhe iniciativat që ka Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe vetë Qeveria për ekonominë digjitale” tha Mantovanelli./b.j/

Filed Under: Ekonomi Tagged With: barazi gjinore, Behlul Jashari, kosova, në punësim

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT