• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

28 nëntor 1939

April 16, 2013 by dgreca

SHKROI: Bardhyl   Pogoni*/

Kur gjëmoi topi i armikut në Durrës. Kur klithmat tona “armë, armë” u tretën në zhurmën e aeroplanëve që dukeshin në qiellin e Tiranës, ne mbetëm vetëm dhe qëndruam. Qëndruam se na mbante një shpirt i vetëm. Qëndruam në Durrës me kapter Mujon. Qëndruam në brigjet e Vlorës, Sarandës dhe Shëngjinit. Qëndruam të gjithë, vetëm, me pak armë. Qëndruam, gjersa ramë.

Menjëherë pamë dhe njohëm të gjithë. Njohëm tregëtarë flamujsh. Njohëm trimat e ballovet dhe të shampanjavet. Njohëm të shiturit, liparakët e çdo kohe. Përmbi të gjitha, njohëm shqiptarët e mirë. I pamë dhe i njohëm të gjithë. I pamë dhe flamujt e armikut mbi kryet tanë. Dëgjuam dhe këngët e tyre. Por qëndruam të gjallë. Qëndruam se na mbante një shpirt i vetëm. Na mbante flaka e Naimit. Na mbante qëndrimi i patundur i Safet Butkës. Na mbante Lumo Skëndua.

28 nëntor 1939

Dita e parë e Flamurit të Vlorës, në turp, në skllavëri. Atë ditë shqiptarët e shitur varrosën flamurin. Atë ditë zbriste nga shtiza e lartë Flamuri i madh i Skënderbeut. Shqiptar ai që zbret në pluhur Flamurin e Vlorës? Shqiptar ai që puth e ngre lart Flamurin e Liktorit? Ne pamë në atë puthje të dridhen ndërgjegjet. Ne pamë dhe në heshtje qamë.

Por dhamë një betim:

A do të varrosnim këtë ditë të përzierë me flamujt e këngët e armikut? A do të dëgjonim në heshtje profkat e tradhëtarve?  Jo! Jo, thanë të gjithë shqiptarët e mirë! Jo, doli fjala nga shtëpia e Lumo Skëndos dhe vesh më vesh në gjithë Shqipërinë! Jo, tha Safet Butka! Jo, tha Hysni Lepenica! Jo, gjëmuan malet dhe zëri i djalërisë tha: Jo!

Atëherë vendosëm. S’e lamë armikun të tallet me ne, të tallet me lirinë tonë. S’i lamë tradhëtarët të ngrinin kupat atë mbrëmje të qetë, të qeshur. Vendosëm t’i flasim turmës, t’i flasim armikut dhe t’i flasim tradhëtarve.

U nisëm të gjithë më të ngrysur.  Atje në sheshin Skënderbej, ku një mot më parë këndonim lirisht, u mblodhëm në heshtje.

– Le të ecim djema, le të ecim vëllezër – tha Safet Butka, – te varri i Naimit le të vemi!

Dhe ne të gjithë dëgjuam, dhe ne të gjithë kryet ulur u nisëm. Ramazan Jarani para dhe ne të gjithë pas.  Turma na pa dhe kuptoi.  Dëgjoi zërin tonë dhe të gjithë pas nesh, të gjithë me ne.

“Eja mblidhuni këtu!” – ja krisi kënga dhe asnjë nuk tha “përse?” Qe klithma e dhëmbjes së kombit, qe zëri i ndërgjegjes që kërkonte shpërthim, liri.  Armiku na pa, dëgjoi por s’lëvizi. Asgjë s’na ndante, ne ecnim të gjithë. Turma e bashkuar me një ideal të vetëm drejt varrit të Naimit. Atje larg, mbi një breg të vetmuar, u mblodhëm rreth. Flamurin me zhgabë e mbanim lart. Dhe vasha shtatëvjeçarë që ndoqi pas t’anë, Ramazan Jaranin, qëndronte zbathur, veshur me të  zeza. Vendosëm lule mbi varrin e ftohtë dhe, kryeulur, qamë. Qante në heshtje, Safet Butka! Qante në heshtje, Ramazan Jarani! Qanim të gjithë ne dhe vasha me të zeza qante…

Mbrëmja më të ngrysur.Dhe aty me frymën e perëndimit, me pëshpëritjen e gjetheve, me tingullin e fikur të një fyelli të largët, ne dëgjuam këngët e Naimit, ne ndjemë flakën të na ngrohë zemrat.

– Kurrë jo, vëllezër! – ngrihet Ramazan Jarani dhe flet: – Sonte kujtojmë me dhimbje Flamurin e Vlorës… Le të qëndrojmë të patundur, vëllezër, se shpesh u shkelëm, se shpesh ne pamë kuajt e ushtrive armike të pijnë ujët e Shkumbinit por, kurrë s’u përmbys shpirti i qëndresës, kurrë s’u shua flaka e lirisë! Edhe këtë herë, vëllëzër, do ta hedhim,  do ta hedhim!

Kështu foli Ramazan Jarani dhe aty ne bëmë betimin, te varri i Naimit, te varri i madh i kombit. Aty ne lidhëm bashkë: Varr, Turmë e Flamur! Aty ne u shkrimë, u bëmë një! Aty ne krijuam Ritin e Fesë së Kombit.

Klithmën  e  zjarrtë  s’e  mbante  më  as  varri  i  Naimit,  as  zemrat  tona.   Ne  donim  shpërthim. Shpërthim nëpër rrugët, shpërthim me këngë e britma, shpërthim me flamur përpara. Kërkonim që britmat tona t’i dëgjonin të gjithë, armiq dhe shqiptarë, të huaj dhe mbarë bota dhe i dëgjoi.

Ne u nisëm andej. Nga gjiri i vashave u shpalosën flamuj, flamuj të Vlorës. Ne i ndoqëm pas flamujt. I ndoqëm me këngë e britma gjer në qiell. Rrugët e Tiranës u tronditën. Rrugët e Tiranës u ringjallën. Dritare e ballkone u mbushën me flamuj të papritur. Shumë lagën me lot udhët e kalimit tonë. Shumë morën zemër dhe u vunë pas flamurit kryengritës. Asgjë s’e ndalte vrullin e klithmës sonë. Flakë u ndezën zemrat tona. E gjithë Tirana dëgjoi. E gjithë Tirana gjëmoi. E gjithë Tirana përzjeu zërin e vet me këngët tona.

Kënduam sa deshëm. Kënduam gjer në mesnatë.  I thamë armikut: “Jemi gjallë”! I thamë tradhëtarve: “Dridhuni”! Armiku gjithë natën hapi sytë. Tradhëtarët s’i la ndërgjegja e turmës të mbyllin sy. Atë natë kënduam lirisht. Lirisht mes bajonetash. Nuk kishte tradhëtar të ngrinte dorën. Nuk kishte armik të thonte: “ndal”! Qe flaka që djeg në sy, vrulli i këtij sulmit tonë. Qe shpirti shkëmb i djalërisë.

Atë natë ne kënduam me zjarr. Atë natë ne folëm me zjarr. Atë natë ne ndezëm një zjarr, zjarrin e shqiptarve të lirë. Atë natë nuk kishte as komunistë dhe as “çlirimtarë” me yll…

* NE FOTO: BARDHYL POGONI

*Ky shkrim i kushtohet demostratës së zhvilluar në Tiranë nga nacionalistët shqiptarë, më 28 nëntor 1939. Botuar për herë të parë në gazetën “Flamuri”, organ i Partisë së Ballit Kombëtar Demokrat, në Itali në vitin 1946.

Filed Under: Histori Tagged With: 28 Nentor 1939, Bardhyl Pogoni

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT