• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Dy fjale per Kalendarin* dhe nje diskutim per Diten e Veres

January 23, 2013 by dgreca

Duke u mbeshtetur ne fenomene qe perseriten vazhdimisht njerezit filluan te matin kohen. Keshtu linden konceptet e dites, muajit dhe vitit. Kuptimi i dites erdhi si rezultat e kembimit te dites dhe nates.

Ne shumicen e rasteve kohezgjatja e tyre ka qene e ndryshme, por ne nje moment te caktuar ato barazoheshin. Ky moment u quajt ekuinoks.

Duke pare fazat e henes dhe perseritjen e tyre u arrit te koncepti i muajit e po keshtu me nderrimin e stineve u percaktua viti.

Me kalimin e kohes duke vezhguar trupat qiellore u bene edhe percaktimet me te sakta te dites dhe vitit. Ne shkollen e mesme mesohet se viti tropikal eshte koha gjate se ciles Toka ben nje rrotullim te plote rreth diellit, ndersa dita eshte koha gjate se ciles Toka ben nje rrotullim te plote rreth vetes.

Mbi keto baza njerezit filluan dhe te ndertojne kalendaret qe per mugese komunikimi ata ishin te ndryshem nga njeri vend te tjetri.

Sot perdoret pothuaj ne te gjithe Boten Kalendari i Ri ose si quhet ndryshe Kalendari Gregorian. Ne baze te matjeve te sakta, nje vit eshte i barabarte me 365.2421897 dite ose 365 dite, 5 ore, 48 minuta e 45,2 sekonda.

Me perpara perdorej Kalenderi i Vjeter ose Julian. Secili prej tyre u perpilua ne baze te nje reformimi te kalendareve paraardhes. Keshtu gregoriani reformoi julianin dhe juliani kishte reformuar kalendarin paraardhes, ate qe perdornin romaket. Per romaket viti i ri fillonte me 1 mars. Ketej del qe muajt shtator, tetor nentor e dhjetor quhen keshtu sepse ishin muajt e shtate, te tete, te nente e te dhjete te vitit.

Duhet te dallojme dy kuptime ne lidhje me vitin. Kemi vitin astronomik apo tropikal qe eshte ai qe thame me siper dhe vitin kalendarik qe eshte viti qe i afrohet deri ne nje fare shkalle vitit astronomik.

Romaket e llogarisnin vitin kalendarik me 365 dite. Sipas kesaj llogarie Viti i Ri vinte afersisht 6 ore perpara vitit astronomik. Kjo beri qe cdo vit i ri festohej me 5 ore e 48 minuta para kohe. Po sjellim nje shembull me konkret. Sikur edhe ne ta pranonim vitin me 365 dite atehere ne ora 24 te 31 dhjetorit do te thote se e festonim ardhjen e vitit te ri gati 6 ore me perpara se toka te kryente rrotullimin e plote . Kjo çvendosje me gati 6 ore ne vit bente qe pas 4 viteve ne do ta festonim vitin e ri me 31 dhjetor, por tokes do t’i duhej edhe nje dite per te bere rrotullimin e saj te plote rreth diellit. Keshtu qe viti i ri do te festohej nje dite me pare.

Me kete rregull romakeve u doli qe disa festa me karakter stinor te çvendoseshin dhe ndodhi qe festa e te korrave ra me nje diference tre muaj. Jul Cezari thiri astronomin Sozigjen nga Aleksandria, i cili ia spjegoi situaten me humbjen e gati 6 oreve ne vit. Keshtu, Cezari urdheroi qe viti ne vazhdim dhe pikerisht viti 46 para Krishtit te zgjatej me 90 ditet e humbura me pare dhe nje here ne 4 vjet te fitohej dita e humbur duke ia shtuar muajit shkurt ate dite. Viti ne te cilin muaji shkurt ka 29 dite quhet vit i brishte.

Keshtu Kalendari Julian filloi me 1 mars te vitit 45 para Krishtit.

A u rregullua cdo gje me kete reforme? Sigurisht qe jo, sepse llogarite u bene qe viti kalendarik te kishte 365 dite e 6 ore. Ne te vertete kemi nje diference prej gati 11 minutash qe tregon se Kalendari Julian e festonte Vitin e Ri me 11 minuta vonese. Nderkaq, kur krishterimi u be fe zyrtare e perandorise romake sipas Ediktit te Milanos ne vitin 313, lindi problemi se kur do te festohej dita e Pashkes. U vendos qe per kete qellim te perdorej ekuinoksi pranveror i cili ndodh me 21 mars me fazat e Henes. Por duke llogaritur vitin me 365 dite e 6 ore ekuinoksi ndodhte rreth 11 minuta me perpara qe per nje vit kjo nuk krijonte problem, por pasi kaluan shume e shume vite ekuinoksi filloi te vinte gjithnje e me perpara dates 21 mars. Keshtu nga pikpamja astronomike me 1582 kur ne Vatikan ishte pape Gregori  XIII ekuinoksi ndodhi 10 dite me perpara, me 11 mars e jo me 21 mars. Por dita e Pashkes se krishtere kur do te festohej ? Edhe ketu erdhen ne ndihme astronomet. Ne krye te tyre ishte Aluis Liliusi i cili i shpjegoi papes se sipas kalendarit Julian, çdo 400 vjet (me sakte 384 vjet) ekuinoksi natyral ndodhte 3 dite perpara dates 21 mars.

Keshtu qe nga viti 325 pas Krishtit kur Koncili I i Nikeas vendosi rregullin per festimin e dites se Pashkes te krishtere sipas ekuinoksit, ishin humbur ne kalendar 10 dite. Per kete papa urdheroi diten e enjte me 4 tetor 1582 qe dita e neserme, pra dita e premte te quhej 15 tetor 1582. Nderkaq ne kalendarin e ri, qe u quajt gregorian u vendos qe ne çdo 400 vjet te mos kemi njeqind vite te brishte me muajin shkurt 29 dite, por 97 vite te tille, per te kompensuar 3 ditet e mos perputhjes se ekuinoksit me daten 21 mars. Keto tre dite realizohen ne vitet qe mbarojne me 2 zero, por qe numri qe mbetet pas heqjes se zerove nuk pjesetohet me 4. Keshtu vitet 1700, 1800 dhe 1900 nuk ishin te brishte me muajin shkurt me 29 dite, sepse 17, 18 dhe 19 nuk pjestohen me 4. Me 1600 dhe 2000 muaji shkurt me 29 dite.

Ne kete menyre, sot, Kalendari Gregorian ndryshon me ate Julian me 13 dite. Vitet 2100, 2200 dhe 2300 muk do te jene te brishta, dhe shkurti ne ato vite do te kete perseri 28 dite, keshtu ndryshimi me Kalendarin e Vjeter do te jete 14, 15 e 16 dite.

Dekretin e papes e pranuan te gjitha shtetet katolike. Me vone e pranuan edhe shtetet protestane e pastaj akoma me vone edhe ato orthodhokse. Rusia per shembull e pranoi Kalendarin e Ri pas Revolucionit te Tetorit, i cili ne te vertete sipas Kalendarit Gregorian ndodhi ne nentor.

Sot Kalendari Gregorian qe quhet edhe Kalendari i Ri eshte pranuar ne te gjithe boten, me perjashtim te festimit te festave fetare te besimeve te ndryshme qe perdorin ose Kalendarin e Vjeter, ose Kalendarin Mysliman. Ne Kalendarin e Ri cikli prej 400 vjetesh ka 146 097 dite (365 x 400 + 97), numer qe pjestohet me 7 duke dhene 20 871 jave te plota. Kjo ben qe perveç rasteve te tjera, datat qe ndryshojne me 400 vjet pas reformes se kalendarit bien ne te njejten dite te javes.

Po te vazhdojme aresyetimin e filluar me perputhjen e vitit kalendarik dhe vitit astronomik, perseri kemi nje diference midis tyre. Viti kalendarik sipas kalendarit te ri do te kishte

146097 : 400 = 365.2425 dite qe bejne 365 dite 5 ore 49 minuta e 12 sekonda, pra eshte rreth 26 sekonda me i madh. Kjo ben qe dita e ekuinoksit te vije nje dite me heret pas 3200 vjeteve, pra ne vitin 4782. Per te rregulluar kete situate mbase pasardhesit tane do te vendosin qe viti 3200, i cili sipas Kalendarit Gregorian duhet te jete i brishte, te mos jete i tille dhe muaji shkurt te behet me 28 dite.

Ne vendin tone Kalendarin Julian, pra Kalendarin e Vjeter, e kane quajtur edhe alla-turka dhe shpesh here e ngaterrojne me kalendarin mysliman  qe eshte krejt i ndryshem nga kalendaret qe permendem me siper, sepse kalendari musliman mbeshtetet ne ciklet henore. Me qene se Hena rrotullimin e dukshem rreth tokes e ben per 29.5 dite, (me sakte ne 29.530589 dite ose 29 dite 12 ore 44 minuta e 2.9 s) muajt henor alternohen nje here 30 dite e nje here 29. Viti ka 12 muaj me gjithesej 354 dite.

Edhe ketu kemi disa minuta ne mos perputhje qe ashtu si ne kalendaret Julian e Gregorian, rregullohen me vitet e brishte. Ne Kalendarin Musliman eshte rregulli qe ne 30 vite te kete 11 vite te brishta me 355 dhe 19 vite me 354 dite. Kjo ben qe sipas Kalendarit Mysliman viti te kete nje here 355 dhe dy here 354 dite.

Duke qene keshtu ditet e Vitit te Ri perputhen rralle ne te dy kalendaret. Mund te qelloje qe brenda nje viti gregorian te kemi dy vite te rinj muslimane; njeri fillon pak dite pas 1 janarit dhe tjetri pak dite para 31 dhjetorit. Kjo ndodh nje here ne 32 ose 33 vjet.

Viti i pare i Kalendarit Musliman ka filluar ne vitin 622 sipas Kalendarit Julian, vit qe lidhet  me emigrimin e Profetit Muhamed nga Meka ne Medine. Ky vit u quajt Viti i pare i Hixhrit. Sot jemi ne vitin 1434 te Hixhrit qe ka filluar me 14 nendor 2012 (ne darke – aksham) dhe do te mbaroje me 10 nendor 2013 po ashtu ne darke.

Duke futur vitet e brishta, per te perputhur vitin kalendarik me ciklet e Henes, behet nje rregullim me saktesi deri diku te madhe. Mjafton te permendim se vetem pas 2500 vjetesh mos perputhja arrin ne nje dite, gje qe do te rregullohet me numrin e viteve te brishta ne nje interval 30 vjeçar.

 

Duhet theksuar se jo te gjitha vendet muslimane perdorin te njejtin kalendar musliman. Mund te permendim qe Omar Khajami, te cilin ne e njohim si poet, ka qene dhe mjek biolog, astronom e matematikan. Edhe ai hartoi nje kalendar ne te cilin vitet e brishte kombinoheshin aq mire sa gabimi behej nje dite ne 3900 vjet. Por duke qene ne Persine e atehershme, ndikimi i te ciles ishte dobesuar ne zonen e Lindjes se Mesme, ky kalendar nuk u vu ne jete.

Ka disa variante te Kalendarit Musliman ne lidhje me numrin e viteve te brishta qe ndryshojne nga Maroku te Egjipti, Arabia Saudite, Irani e deri te Malajzia e Indonezia. Gjithsesi ata mbeshteten ne ciklet henore.

Ne fillim theksuam se ne kalendarin romak viti i ri fillonte me 1 mars. Duke iu permbajtur tradites se festimit te tij sot me kalendarin e ri kjo date bie me 14 mars. A nuk eshte kjo nje aresye te mendojme se Dita e Veres qe festohet edhe sot sidomos ne Elbasan, e ka origjinen ne nje kalendar te vjeter si dita e pare Vitit te Ri ?

Bardhyl Qirjaku

*)  Shkrimi eshte bazuar ne tekste te ndryshem qe flasin per kalendaret e reformat e tyre.

Filed Under: Kulture Tagged With: Bardhyl Qirjaku, Kalendaret

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT