Me 14 Qershor 2014 në auditorin e Universitetit Monroe në Neë York, zhvilloi punimet Kuvendi Vjetor i Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA. Në fokus të këtij Kuvendi ishte Kushetuta Historike e Federatës, e aprovuar me 9-28 Prill 1912 nga themelusit e saj. Në sfondin e sallës ishin vendosur portertet e themelusve të Vatrës, Fan S Noli dhe Faik Konica, ndërkohe që në qendër qëndronte fotografia e themeluesit të shtetit Shqiptar, Atit të Pavarësisë, Ismail Bej Qemal Vlora. Në sfond dy falmujt-Amerikan dhe Shqiptar si the nje banderolë , ku shkruhej: “Punime të Mbara Kuvendit të VATRËS’!
Kuvendin e ka hapur Kryetari i Vatrës dr. Gjon Bucaj, i cili u ka uruar mirëseardhjen delegatëve dhe të ftuarëve. Në podiumin e nderit kanë zënë vend Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në NY, ambasador Bekim Sejdiu, zv/ Shefi i Misionit të Republikës së Shqipërisë pranë Kombneve të Bashkuara, diplomati Petrika Jorgji, Konsullja e Republiëks së Shqipërisë në NY, zonja Irena Dai, Ministri i Shëndetësisë i Qeverisë së Kosovës, dr. Ferid Agani dhe të tjerë.
Kuvendi ka zgjedhur një Komision tresh për drejtimine punimeve, të përbërë nga Nevruz Nazarko- Kryetar dhe ndihëms të tij Nazo Veliu dhe Bashkim Musabelliu.
Delegatët janë ngritur në kmbë dhe kanë përcjellë Hymnet Kombëtare të SHBA dhe të Shqipërisë. Me nmjë minut heshtje janë nderuar Dëshmorët e Kombit.
Lutjen Fetare në emër të klerikëve e ka përcjellë Rev. Nathan Preston, Pastor i St. Nicholas ALB orthodox Churche.
Kryetari i Kuvendit z. Novruz Nazarko ia ka dhënë fjjalën Kryetarit të Vatrës dr. Gjon Bucaj, për të paraqitur raportin e veprimtarisë të Federatës Vatra mes dy Kuvendeve.
Më pas janë paraqitur mysafirët e Kuvendit të Vatrës: Ambasador Bekim Sejdiu, Konsull i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës, Ministri i Shëndetësisë në Republikën e Kosovës dr. Ferit Agani, Konsullja e Republikës së Shqipërisë në Neë York, Irena Dai.
Ka përshëndetur në emër të Qeverisë së Kosovë, Ministri i Shëndetësisë dr. Ferid Agani. Ai bëri një retospektivë të marrdhënieve të Kombit Shqiptar, vecanërisht të Kosovës me Amerikën dhe ndihmën e madhe që kanë dhënë SHBA për Kosovën.
Në përshëndetjen e tij zv/ Shefi i Misionit të Përhershëm të Republikës së Shqipërisë në Kombet e Bashkuara, diplomati Petrika Jorgji, solli përshëndetjet e këtij Misioni dhe evidentoi rëndësinë e madhe që ka Vatra shqiptare për Kombin Shqiptar, e cila në kohë të ëvshtira ka luajtur rolin e shtetit të munguar. Ai e përgëzoi Vatrën për gjallërinë e veprimtarive Kombëtare dhe shtimin e degëve të reja në shuëm shtete të Amerikës.
Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës , ambasador Bekim Sejdiu, përshëndeti punimet e Kuvendit të Vatrës dhe tha se ndjehej shumë mirë që Konsullat e Përgjithshme e Kosovës, jo vetëm ka pasë mbështjen e Vatrës, por edhe kanë zhvilluar së bashku veprimtari kulturore e shkollore.Kanë realizuar promovime librash dhe hapje të shkollave shqipe, si rasti i bashkëpunimit me degën e Jacksonville në Florida.
Kanë përshëndetur Kuvendin, kryetarët e degëve të Vatrës duke respektuar kohën prej 3 minutash. Përshëndetën radhazi: Edëard Bucaj për degën e Ëashingtonit, Alfons Grishaj për degën e Michiganit, Kolec Ndoja për degën South Florida, Simon Qafa për degën Hudson Valley, dr. Skënder Murtezani për Degën Queens, Zef Milla për degën Neëborough-NY, Iliam Peci për degën Hartford, Roland Isai për degën Toronto-Canada etj. Po ashtu përshëndeti edhe kryetarja e Shoqatës së Shkrimatrëve dhe artistëve Shqiptaro-Amerikan zonja Raimonda Moisiu, anëtare e kryesisë së degës së Vatrës në Hartford.
Ish Konsulli i përgjithshëm i Shqipërisë në Neë York, diplomati Dritan Mishto, përshëndeti Kuvendin, dhe spjegoi pse ai, në morinë e dhjetërave shoqatave në SHBA, kishte zgjedhur Vatrën historike, për t’u anëtarësuar në radhët e saj.
Raportin e Arkëtarit të Vatrës, z. Marjan Cubi,për asrsye se arkëtari ndodhej jashtë Amerikës, e përcolli z. Dalip Greca. Ai paraqiti me gjuhën e shifrave të ardhurat mes dy Kuvendeve dhe shpenzimet si dhe gjendjen aktuale të arkës së Vatrës.
Editori i Dielli ka aparqitur edhe një raport për misionin historik të gazetës Dielli , që nga editori i parë Fan S Noli, i pasuar nga Faik Konica dhe deri në ditët e sotme, ku Dielli, e vetmja gazetë e kohës së Rilindjes Kombëtare, vazhdon të jetë në print. Editori kërkoi ndihmën e degëve dhe të biznesmenëve vatranë për t’i dhënë më shumë mbështetje financiare Diellit të Vatrës, regjistrit më të vjetër të shqiptarëve të Amerikës.
Dr. Nexhat Kaliqi, ka parqitur raportin e veprimtarisë së Vatra Foundation. Ai tha se gajtë vitit 2013-14, Fondacioni i Vatrës nuk ishte përfshirë në ndonjë fushatë të rëndësishme. Pastaj me shifra tregoi gjendjen financiare të Fondit të Vatrës.
Profesori Mithat Gashi që është edhe president i “Vatra Educational Fondation”, raportoi për aktivitetin e këtij fondacioni, procedurat publike që ka ndjekur për ndarjen e bursave simbolike, që jep fondi dhe për trashëgimin e tij.
Në Seancën e dytë, është zgjedhur sekrataria për verifikimin e mandateve të delegatëve, e përbërë nga: Dalip Greca, Mondi Rakaj dhe Ilir Kola(Gjomarkaj).
Fillimisht u miratua nga delegatët që plotësonin kërkesat e vjetërsisë, njohja e të drejtës për të votuar të delegatëve që kishin më pak se dy vjet anëtarësi në Vatër, kufizim ky që vjen nga Kushtetuta e Vatrës..
Po ashtu, u miratua, që edhe kryesia e Vatrës e merrte të drejtën e votimit për ndryshimet në Kushtetutën e Vatrës.
Seanca e dytë e Kuvendit iu kushtua Kanunores(Kushtetutës) së Vatrës. Që në fillim kryetari i Kuvendit, z. Nazarko, ia dha fjalën, kryetarit të Komisionit të rishikimit të Kushtetutës, juristit Bashkim Musabelliu. U votuan dy opsione: 1- Rishikimi total i Kushtetutës apo 2- Amendamente mbi Kushtetutën(Kanunoren) egzistuse. Fitoi varianti i dytë, pra Kushtetuta e vjetër nuk do të prekej, por amendamentet do ta përshtatsin atë me realitetin kohor të Shekullit të dytë të Vatrës. Më pas kaluan një për një amendamentet, të cilat u miratuan në parim, por formulimi iu la komisionit dhe Kryesisë, për t’i paraqitur në Këshillin e Vatrës, që në periudhën mes dy Kuvendeve, ka fuqi miratimi.
Amandamenti më i rëndësisishëm, i propozuar nag kryetari i degës së Vatrës në Michigan, Alfons Grishaj, dhe i përforcuar nga editori i Diellit, Dalip Greca,-VATRA PUNON PËR BASHKIMIN KOMBËTAR- u aprovua me duartrokitje.
Për disa nga amendamentet pati dikskutime, debate dhe më në fund përmes votimeve, u morën vendimet përkatëse.
Në mbrëmje, për nder të delegatëve, kryesia e Vatrës, shtroi një darkë në Restaorantin EastËood Manor. Përmes fjalimeve të shkurtra, përmes këngëve dhe valleve, u kalua një mbrëmje e gëzuar. I pranishëm në darkëne Vatrës ishte edhe Ipeshkëvi i Kosovës, Monsinjor Dodë Gjergji me shoqëruesit e tij. Ai përgëzoi Vatrën për Misionin e saj historik dhe për detyrat e sotme në rrafshin Kombëtar.
Për Zotin Agim Karagjozi, Kryesia e Vtarës, kishte akorduar Cmimin e Meritave, të cilin ia dorëzoi të birit të Agim Karagjozit, anëtarit ët Këshillit të Vatrës, z. Zyhdi Karagjozi,-Kryetari i vatrës, dr. Gjon Bucaj.
Kryetari i degës së Vatrës në Jacksonville, i cili, është ndër më të dalluarit, në shtimin e anëtarësisë, në veprimtaritë kuluturore-Kombëtare, por edhe inisiator i krijimit të dy degëve të reja, një në Hartford-CT dhe nëj Orlando- Florida, Adriatik Spahiu, përshëndeti dhe solli përvojën e degës së tij. Për arsye të një incidenti ajror, delegatët e kësaj degë arritën me vonesë në Kuvendin e Vatrës.
Argëtimi vazhdoi deri në mesnatë.