• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KANADA, INTERESIM PËR MINIERAT NË KOSOVË

November 9, 2017 by dgreca

Ftesë për konferencën më të madhe në botë për miniera dhe minerale që mbahet në muajin mars 2018 në Toronto, më qëllim të prezantimit të potencialeve që ofron Kosova/Ministri Lluka-Ambasadori kanadez Daniel Maksymiuk (1)PRISHTINË, 9 Nëntor 2018-Gazeta DIELLI/Ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka, ka pritur në një takim Ambasadorin e Kanadasë  për Kosovë, rezident në Kroaci, Daniel Maksymiuk, me të cilin ka bashkëbiseduar për zhvillimet ekonomike në vend, përfshirë prioritetet e Qeverisë në planin ekonomik.

Fokusi kryesor i takimit ishin potenciali minerar që ofron Kosova pasi që Kanadaja njihet si lider botëror në këtë industri. Me këtë rast Ambasadori Maksymiuk, ka njoftuar Ministrin Lluka për disa kompani Kanadeze të interesuara në këtë fushë që pritet të vizitojnë Kosovën së shpejti.
Për më tepër, Ambasadori ka ftuar Ministrin Lluka në konferencën më të madhe në botë për miniera dhe minerale që mbahet në muajin mars 2018 në Toronto, më qëllim të prezantimit të potencialeve që ofron Kosova në këtë industri.Ministri Lluka, gjithashtu i paraqiti planet e tij për rritje të transparencës në të gjitha projektet minerare, mënyrë kjo e cila do t’i nxisë investitorët seriozë të shteteve si Kanada drejt një zhvillimi të qëndrueshëm ekonomik.Nga ana e tij Ambasadori Maksymiuk ka përgëzuar Ministrin Lluka për praktikat  transparente në fushën e ekonomisë, duke shtuar se kjo do të ndikoj në bashkëpunimin e më tejmë mes dyja vendeve.Ambasadori Maksymiuk tha se minierat janë fushë, në të cilat investitorët e huaj kanë interesim të investojnë, duke shtuar se kjo do të ndikonte që Kosova të ketë një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik./b.j/

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Behlul Jashari, INTERESIM PËR, Kanada, MINIERAT NË KOSOVË

Viti 2018, i përmbushjes së MSA Kosovë-BE

November 3, 2017 by dgreca

1 Qeveria1-Qeveria e Kosovës e fokusuar në Zbatimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me Bashkimin Evropian/1 Haradinaj

-Kosova drejt statusit të kandidatit për anëtarësim në BE/
1 Behlul JGazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul JASHARI

 PRISHTINË, 3 Nëntor 2017/ Zbatimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, të arriturat e deritashme dhe të gjeturat për vitin 2018 u diskutuan sot në mbledhjen e dymbëdhjetë të qeverisë së Kosovës, drejtuar nga kryeministri Ramush Haradinaj.Në mbledhje u theksua se, Marrëveshja e Stabilizim Asociimit e lidhur në mes të Republikës së Kosovës dhe Komisionit Evropian është dokumenti më i rëndësishëm. Qeveria miratoi një draft të dokumentit të Axhendës për Reforma Evropiane për vitin 2018, i cili, siç u theksua, do të jetë vit i përmbushjes së Marrëveshjes për Stabilizim Asociim. “Ky dokument do të drejtojë procesin e ecjes së Kosovës në procesin e integrimeve evropiane”, tha kryeministri Haradinaj.

Kreu i qeverisë kërkoi nga ministrat dhe të gjitha institucionet e vendit që të punohet shumë me fokus që deri në fund të vitit 2018 Kosova të aplikojë për statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Europian.

“Prioritet kyç për vitin 2018 është axhenda evropiane dhe synimi është që Kosova sa më shpejt të merr statusin e vendit kandidatit për BE”, u shpreh kryeministri Haradinaj në mbledhjen e nisur që në orën 8:00 në një dinamikë të re pune e angazhimesh të qeverisë.

 Në mbledhje u shqyrtua e miratua edhe Propozim-vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e Programit Legjislativ të vitit 2017 të qeverisë së Kosovës.

Me vendimin e miratuar janë tërhequr 15 projektligje, mes të cilëve   Projektligji për regjistrimin e popullsisë, të ekonomive familjare dhe të banesave në Komunat e Kosovës që nuk kanë marrë pjesë në regjistrimin e popullsisë në vitin 2011;   Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre në Republikën e Kosovës dhe  Projektligji për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Kosovës.

Me propozimin e ministrive përkatëse, Projektligjet e tërhequra nga Programi Legjislativ 2017 mund të barten në Programin Legjislativ 2018.

Kabineti qeveritar ka miratuar Rregulloren  për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për Fushat e Përgjegjësisë Administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive, që do të reflektojë ndryshimin organizativ e strukturor të Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike dhe Ministrisë së Zhvillimit Rajonal.

 

Është miratuar edhe Rregullorja për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës në Ministrinë e Financave, sipas të cilës do të shtohet në kuadër të ministrisë edhe Departamenti për ndihmë shtetërore.

 

Qeveria ka themeluar Komisionin për analizimin e nevojës për formimin e Njësisë për Përkthim, i cili do të adresojë nevojën e ngritjes së kapaciteteve të njësisë së përkthimeve në përputhje me nevojat institucionale qeveritare.

 

Kabineti qeveritar ka shqyrtuar Raportin vjetor për gjendjen në shërbimin civil të Republikës së Kosovës për vitin 2016 si dhe Raportin vjetor për gjendjen e mjedisit në Republikën e Kosovës për vitin 2016.

 

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për ndarjen e mjeteve financiare në vlerë prej 20 mijë euro, për organizimin e Turneut ndërkombëtar të boksit “Adem Jashari”.

 

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale ka njoftuar kabinetin për çështjen e trajtimit të kategorive sociale në Ligjin për sigurimet shëndetësore dhe bashkëpunimin me Bankën Botërore për të adresuar këtë çështje. Ndërsa Ministri i Administratës Publike ka njoftuar për vështirësitë që janë duke e përcjell punën e komisioneve për vlerësimin e punës së zyrtarëve të lartë drejtues.

 Qeveria e re e Kosovës e zgjedhjeve të 11 qershorit, e votuar në seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit në 9 shtator, nisi punën në 11 shtator duke mbajtur në mbrëmje mbledhjen e parë ku u bë konstituimi dhe u shqyrtua programi qeverisës, pasi gjatë ditës fillimisht u bë pranim-dorëzimi i detyrave në Kryeministri dhe nëpër ministri.

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Behlul Jashari, i përmbushjes, së MSA Kosovë-BE, Viti 2018

USHTRIA E KOSOVËS, E TË GJITHA KOMUNITETEVE

November 1, 2017 by dgreca

-Presidenti Thaçi: Forcat e Armatosura do të bëhen me vullnetin politik të të gjitha komuniteteve/

1 Thaci Siguria-Askush nuk mund ta bllokojë qëllimshëm këtë proces. Askush nuk mund të vë veto ndaj këtij procesi/

-Forcat e Armatosura të Kosovës do të bëhen në bashkëpunim të plotë me KFOR-in, Paktin NATO dhe SHBA-në/

PRISHTINË, 1 Nëntor 2017-Gazeta DIELLI/ Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka marrë pjesë në debatin e hapur me shoqërinë civile për temën “Qëndrimi i komunitetit serb rreth ndryshimit të mandatit të Forcës së Sigurisë së Kosovës”, të organizuar nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) dhe Qendra Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC).

Presidenti Thaçi ka thënë se transformimi FSK-së, pas një periudhe të gjatë të zhvillimit të saj, në një partneritet të shkëlqyeshëm me SHBA-në, KFOR-in dhe NATO-n, është në interes të të gjithë qytetarëve të Kosovës, në interes të të gjitha komuniteteve dhe në interes të sigurisë dhe paqes në Kosovë dhe rajon.

Ai ka thënë se Forcat e Armatosura të Kosovës nuk paraqesin asnjë lloj kërcënimi për askënd, ashtu siç nuk paraqet asnjë kërcenim as FSK-ja.

“Qëllimi i vetëm i FSK-së sot dhe i Forcave të Armatosura të Kosovës nesër, do të mbetet i njëjtë. Është fuqizimi i paqes, stabilitetit në rajon dhe ofrimi i sigurisë për të gjithë qytetarët e vendit tonë”, ka thënë ai, duke shtuar se ky proces i filluar vite më parë, gradualisht është duke shkuar drejt fazës përfundimtare.

Kreu i shtetit ka folur edhe për debatin publik për transformimin e FSK-së, i cili, sipas tij, shpeshherë është përcjellë edhe me keqkuptime të reduktuara rreth pyetjes nëse duhet të përmbyllet ky proces përmes ndryshimeve kushtetuese apo ndryshimeve ligjore.

“Askush nuk mund ta bllokojë qëllimshëm këtë proces. Askush nuk mund të vë veto ndaj këtij procesi. Pavarësisht mënyrës sesi do të përfundojë procesi, ky është një proces kushtetues dhe ligjor. Po e theksoj këtë fakt për të hequr disa keqkuptime që mund të ekzistojnë tek disa shtete anëtare të NATO-s”, ka thënë ai.

Ndryshimet kushtetuese, sipas të parit të vendit, janë të domosdoshme vetëm në kuptimin simbolik, pra të ndërrimit të emrit të FSK-së në FAK, si dhe nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese, Kosova siguron një përfshirje më të gjerë të të gjitha komuniteteve, gjë që do ta bënte më të lehtë rrugëtimin e Kosovës drejt anëtarësimit në NATO.

“Ne duam që Forcat e Armatosura të bëhen me ndryshimin e Kushtetutës, duke bashkuar në një vend, në Kuvendin e Kosovës, vullnetin politik të të gjitha komuniteteve të Kosovë. Është kjo mënyra më e mirë e mundshme për të arritur të gjithë së bashku te një vlerë tjetër shumë e rëndësishme përbashkuese e Kosovës”, ka thënë presidenti Thaçi. Ai ka thënë se në këto vlera i bashkojnë të gjithë edhe Policia e Kosovës, Doganat e Kosovës, demokracia dhe votimet për pushtetin lokal dhe qendror të vendit, Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës, gjykatat, rendi dhe ligji i Kosovës.

“Vetëm pak vite më parë ka qenë e paimagjinueshme, që shqiptarët dhe serbët do të votojnë së bashku, në të gjitha anët e këtij vendi, për përfaqësuesit e tyre në qeveritë komunale dhe vendore, që do të punojnë së bashku në Kuvend dhe në Qeveri, në polici, në dogana, në administratë tatimore dhe së fundmi edhe në Gjykatën Themelore në Mitrovicë”, ka thënë ai.

Vetëm pak muaj më parë, sipas presidentit Thaçi, pakkush ka mundur të paramendojë që së bashku me të në Komisionin për të Vërtetën dhe Pajtimin, do të ulen shqiptarët dhe serbët që ende i vuajnë pasojat e luftës në Kosovë, në kërkim të më të dashurve të tyre që janë ende të pagjetur.

“Edhe sot, ne të gjithë jemi krenarë se në përbërje të FSK-së janë edhe 103 përfaqësues të komunitetit serb që punojnë krah për krah me pjesëtarët e tjerë për ta fuqizuar atë dhe për ta bërë të gatshëm transformimin në Forcat e Armatosura të Kosovës. Oficerët shqiptarë dhe serbë sot gjinden në akademitë më prestigjioze ushtarake botërore, prej Ëest Pointit e tutje, në përgatitje të detyrave të reja që i presin në të ardhmen”, ka theksuar ai.

I vetëdijshëm për shqetësimet mbizotëruese tek politikanët dhe qytetarët serbë për procesin e themelimit të Forcave të Armatosura të Kosovës, presidenti Thaçi është shprehur i gatshëm që të bisedojë nëse duhet për çdo ditë me politikanët dhe qytetarët serbë të Kosovës, për të shpjeguar pse ne duhet t’i bëjmë Forcat e Armatosura të Kosovës.

“Ne e dimë, të gjithë së bashku, që KFOR-i nuk mund të qëndrojë përgjithmonë në Kosovë. Për më shumë, është interes i KFOR-it dhe i Paktit NATO që sa më parë që është e mundur, Kosova të qëndrojë në këmbët e saj edhe në këtë segment të veçantë të sigurisë. Tek e fundit, Forcat e Armatosura do të bëhen në bashkëpunim të plotë me KFOR-in, Paktin NATO dhe SHBA-në”, ka thënë ai.

Presidenti i vendit ka thënë se tashmë ka ndërmarrë disa nisma për të krijuar një konsensus të plotë me të gjitha komunitetet për transformimin e FSK-së në ushtri të Kosovës./b.j/

Filed Under: Kronike Tagged With: Behlul Jashari, GJITHA KOMUNITETEVE, Ushtria e Kosoves

Kosovë-Java për të Drejtat e Viktimave të Krimit

October 30, 2017 by dgreca

1 afer-Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie: Edhe në SHBA kemi të tilla probleme dhe na është dashur shumë punë për të trajtuar këto raste. Edhe këtu do të duhet që qeveria të japë përkrahje të veçantë për këto raste. Nuk arrihet drejtësia nëse nuk ka drejtësi për viktimat e krimit/1 folesi

Prishtinë, 30 Tetor 2017-Gazeta DIELLI/ Ka filluar të mbahet java për të drejtat e viktimave të krimit, e organizuar nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, me temë ”Kompensimi i viktimave, e drejtë, satisfaksion dhe hap drejt rehabilitimit“.Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, në fjalën hapëse të konferencës, ka thënë se të drejtat e viktimave të krimit janë të drejta të garantuara me Kushtetutë dhe me ligj në Republikën e Kosovës, të cilat hyjnë në kuadër të të drejtave themelore dhe si të tilla duhet mbrojtur nga shteti.”Si kryeprokuror i Shtetit, siguroj të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës se do të ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme që viktimat e krimit të trajtohen me respekt dhe dinjitet, ashtu siç meritojnë. Për këte kemi krijuar infraskrukturën e nevojshme ligjore dhe humane, ashtu që viktimat e krimit të trajtohet sipas standarteve të larta për të drejtat e njeriut. Kompensimi i viktimave është obligim ligjor andaj institucionet e Republikës së Kosovës janë të përkushtuara që këtë obligim ta realizojnë këtë vit  përmes  kompensimit të rasteve të para“, është shprehur kryeprokurori Lumezi, duke potencuar se java do të arrijë objektivat e caktuara dhe se numri i rasteve të kompensuara do të shtohet.

Ndërkaq, Presidenti i Republikës së Kosvës, Hashim Thaçi, ka thënë se përkushtimi dhe respektimi i të drejtave të njeriut e sidomos kategorisë së viktimave të krimit, duhet të jetë i përditshëm.

Presidenti Thaçi potencoi se e sheh shumë të rëndësishëm ligjin për kompensimin e viktimave të krimit. ”Institucionet e Republikës së Kosovës janë të orientuara në krijimin e kushteve në mbrojtjen  e viktimave të krimit”, u shpreh presidenti Thaçi, duke shtuar se në bazën e rekomandimeve për trajtimin e dinjitetshëm të viktimave të krimit, institucionet e vendit duhet të jenë të orientuara në krijimin e kushteve sa më të mira për këtë kategori të shoqërisë. ”Zotohemi se do të vazhdojmë angazhimin që Republika e Kosovës t’i mbrojë dhe avancojë të drejtat e njeriut në përgjithësi e po ashtu dhe viktimat e krimit”.

Ndërkaq, në fjalimin e tij para të pranishmëve, ministri i drejtësisë, Abelard Tahiri, pohoi se “në dekadën e fundit, institucionet tona i kanë dhënë mbështetje të veçantë kësaj kategorie dhe unë si ministër zotohem se do të punoj edhe më shumë për këtë kategori. E kemi lansuar programin e kompensimit të viktimave të krimit dhe si ministër i drejtësisë ju informoj se në shtator është trajtuar rasti i parë dhe do të kompensohet sipas legjislacionit në fuqi. Ju siguroj se rekomandimet e para të dala nga kjo konferencë do të merren për bazë“.

Në anën tjetër, ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie, ka nënvizuar se  probleme të tilla ka edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por se duhet punuar shumë për t’i mënjanuar ato.

“Edhe në SHBA kemi të tilla probleme dhe na është dashur shumë punë për të trajtuar këto raste. Edhe këtu do të duhet që qeveria të japë përkrahje të veçantë për këto raste. Nuk arrihet drejtësia nëse nuk ka drejtësi për viktimat e krimit”, theksoi ai.

Ndërkaq Enver Peci, kryetar i Gjykatës Supreme, potencoi se “të gjitha forcat e drejtësisë duhet të angazhohen në trajtimin e rasteve dhe të merren në konsideratë nevojat e viktimës. Ka nevojë për ngritjen e efikasitetit për këto raste dhe të avancohen të drejtat e viktimave”.

Menaxheri i Zyrës për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave të Krimit, Basri Kastrati sqaroi para të pranishmëve angazhimin e kësaj zyreje në ndihmë viktimave dhe theksoi nevojën e mbështetjes institucionale për këtë kategori./b.j/

Filed Under: Politike Tagged With: Behlul Jashari, e Viktimave të Krimit, Kosovë-Java për të Drejtat

Këshilli Veri-Atlantik në Kosovë

October 28, 2017 by dgreca

1 OK NATO KKëshilli Veri-Atlantik në formatin e KFOR-it – delegacioni i udhëhequr nga Zëvendës Sekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Rose Gottemoeller, qëndroi sot në Kosovë.

2 Thaci Nato1

Këshilli Atlantik i Veriut është organi kryesor vendim-marrës politik brenda NATO-s, i përbërë nga 29 përfaqësues të përhershëm të NATO-s nën kryesinë e Sekretarit të Përgjithshëm, Jens Stoltenberg.  Ai bashkon përfaqësuesit e nivelit të lartë të secilit shtet anëtar për të diskutuar çështjet politike ose operacionale të cilat kërkojnë vendime kolektive.2 NATOGazeta DIELLI sjell të plota komunikatat për shtyp dërguar korrespondentit në Kosovë, Behlul Jashari:

1 haradinajKËSHILLI VERI-ATLANTIK VIZITOI KFOR-in

1 Thaci Nato

-Zëvendës Sekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Rose Gottemoeller Rose Gottemoeller: Angazhimi i NATO-s ndaj KFOR-it mbetet një element kyç i përpjekjeve tona për të projektuar stabilitet në këtë rajon. KFOR-i do të mbetet në Kosovë për aq kohë sa është e nevojshme. Ne nuk do të largohemi derisa detyra jonë të përfundojë/

1 ambas amPRISHTINË, 27 Tetor 2017-Gazeta DIELLI/ Forca paqeruajtëse e NATO-s në Kosovë, KFOR, në mbrëmjen e të premtës dërgoi këtë komunikatë:Komandanti i KFOR-it, gjeneral major Giovanni Fungo, priti sot, më 27 tetor, një delegacion të Këshillit Veri-Atlantik në formatin e KFOR-it, të përberë nga vendet anëtare kontribuese në kuadër të KFOR-it, të udhëhequr nga Zëvendës Sekretarja e Përgjithshme e NATO-s, shkëlqesia e saj zonja Rose Gottemoeller, në selinë e KFOR-it. Kryesuesi i Komitetit Ushtarak të NATO-s, Gjenerali Petr Pavel dhe Komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta – Napoli, Admirali James Foggo, gjithashtu ishin të pranishëm.Shkëlqesia e Saj znj. Gottemoeller u informua nga komandanti i KFOR-i për përmirësimin e situatës aktuale në Kosovë dhe në rajonin më të gjerë të Ballkanit Perëndimor. Ata theksuan rëndësinë e angazhimit të KFOR-it në ruajtjen e një mjedisi të qetë dhe sigurtë si dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit në Kosovë në mënyrë të vendosur, të drejtë dhe të paanshme.

Për më tepër, gjatë vizitës së tyre, delegacioni i Këshillit Veri-Atlantik dhe shkëlqesia e saj zonja Rose Gottemoeller morën pjesë në disa takime me udhëheqësit e organizatave ndërkombëtare, përkatësisht UNMIK-u, Zyrës së BE-së, EULEX-i dhe OSBE-ja, për të diskutuar mbi rëndësinë e stabilitetit në rajon. Gjatë mëngjesit ata gjithashtu takuan drejtorin e Ekipit për Këshillim dhe Ndërlidhje të NATO-s (NALT), gjeneral brigade Ralf Hoffmann dhe z. Rrustem Berisha.Gjatë konferencës për shtyp, zëvendës sekretarja e përgjithshme shkëlqesia e saj zonja Rose Gottemoeller tha se “angazhimi i NATO-s ndaj KFOR-it mbetet një element kyç i përpjekjeve tona për të projektuar stabilitet në këtë rajon”. “KFOR-i do të mbetet në Kosovë për aq kohë sa është e nevojshme. Ne nuk do të largohemi derisa detyra jonë të përfundojë”, shtoi shkëlqesia e saj zonja Gottemoeller.

Shkëlqesia e Saj znj. Gottemoeller gjithashtu pati mundësinë të mbajë takime bilaterale me z. Hashim Thaçi dhe z. Dalibor Jevtic.

KFOR DO TË QËNDROJË NË KOSOVË

-Zëvendës Sekretarja e Përgjithshme NATO-s, Rose E. Gottemoelle, u shpreh se NATO mbetet e përkushtuar për paqen dhe stabilitetin në Kosovë dhe në rajon dhe shtoi se KFOR do të qëndrojë në Kosovë për aq gjatë sa të jetë e nevojshme/

-Presidenti Thaçi priti Zëvendës Sekretaren e Përgjithshme të NATO-s, bisedoi për thellimin e bashkëpunimit/

PRISHTINË, 27 Tetor-Gazeta DIELLI/ Presidenca e Kosovës në komunikatën e dërguar bën të ditur: Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, priti sot Zëvendës Sekretaren e Përgjithshme të NATO-s, Rose E. Gottemoeller, me të cilën bisedoi për thellimin e bashkëpunimit në mes Kosovës dhe NATO-s dhe për rolin e Kosovës si faktor paqe e stabiliteti në rajon.Presidenti Thaçi u shpreh se Kosova i është gëzuar anëtarësimit të Malit të Zi në NATO dhe e mirëpret mundësinë që edhe Maqedonia të hyjë sa më parë në NATO.“Sa më parë rajoni ynë bëhet pjesë e NATO-s, aq më e qëndrueshme do të jetë paqja në rajon”, u shpreh Presidenti Thaçi.Duke folur për transformimin e FSK-së, Presidenti Thaçi u shpreh se po punohet në implementimin e të gjitha kritereve që duhet plotësuar që FSK të transformohet në Forcat e Armatosura të Kosovës.“Jemi duke zhvilluar një proces gjithë-përfshirës të konsultimeve dhe të informimit. Do të shterim të gjitha mundësitë që transformimi të bëhet nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese, me pjesëmarrjen e të gjitha komuniteteve të Kosovës”, u shpreh Presidenti Thaçi. Zëvendës Sekretarja e Përgjithshme Gottemoeller u shpreh se NATO mbetet e përkushtuar për paqen dhe stabilitetin në Kosovë dhe në rajon dhe shtoi se KFOR do të qëndrojë në Kosovë për aq gjatë sa të jetë e nevojshme.Presidenti Thaçi u shpreh se roli i NATO-s në Kosovë dhe rajon është i pazëvendësueshëm por duhet të punohet edhe që Kosova të bëhet pjesë e NATO-s.

NATO, PAQE NË KOSOVË

-Presidenti Thaçi takoi Ambasadorët e SHBA-së dhe të Britanisë së Madhe në NATO, diskutohet për perspektivën euroatlantike të Kosovës/

-Ambasadoren e SHBA-së në NATO, Kay Bailey Hutchison, u shpreh e lumtur që të gjithë liderët e Kosovës flasin me një zë për projektin e Kosovës në të cilën të gjithë qytetarët do të jenë të lirë e të barabartë dhe shtoi se Kosova është e mirëseardhur që një ditë të bëhet anëtare e NATO-s/

PRISHTINË, 27 Tetor-Gazeta DIELLI/Gjatë ditës Presidenca e Kosovës ka dërguar edhe këtë komunikatë: Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i kryeministri Ramush Haradinaj dhe zëvendëskryeministri Dalibor Jevtiç, kanë pritur sot Ambasadoren e SHBA-së në NATO, Kay Bailey Hutchison dhe ambasadoren e Britanisë së Madhe në NATO, Sarah MacIntosh, të shoqëruara nga ambasadorët respektivë në Kosovë, me të cilat ka biseduar për zhvillimet në Kosovë, me theks të veçantë në zhvillimet në sektorin e sigurisë.Presidenti Thaçi duke falënderuar për vizitën ka treguar për të arriturat e Kosovës në konsolidimin e shtetit në të gjithë sektorët.“Zgjedhjet e suksesshme komunale, të standardeve më të larta, si dhe përmbyllja e shtrirjes së sistemit juridik të Kosovës në tërë territorin e Kosovës janë të arriturat e fundit”, u shpreh Presidenti Thaçi.“Ndërsa zhvillimi ekonomik, forcimi i sundimit të ligjit, dialogu dhe ndërtimi i marrëdhënieve të mira ndër-fqinjësore janë angazhim i yni i përhershëm”, u shpreh presidenti Thaçi.Duke theksuar se roli i NATO-s është i pazëvendësueshëm për paqen në Kosovë dhe në rajon, presidenti Thaçi u shpreh se janë plotësuar kushtet që edhe Kosova të formojë forcat e saja të armatosura që të lirojë NATO-n nga barra e mbajtjes së paqes në rajon.Duke folur për procesin e transformimit të FSK-së, presidenti Thaçi u shpreh se ky proces do të jetë transparent, i koordinuar me partnerët e Kosovës dhe shtoi se Kosova do të implementojë të gjitha kriteret e kërkuara për transformim të suksesshëm të FSK-së.“Do të jetë forcë e standardeve të NATO-s, multi-etnike, në shërbim të të gjitha komuniteteve”, u shpreh presidenti Thaçi.“Jemi populli më pro-NATO dhe pro-BE në rajon e më gjerë”, u shpreh Presidenti Thaçi, dhe shtoi se “politikat tona janë konform këtij orientimi”.Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, u shpreh se, “orientimi i qytetarëve të Kosovës është i qartë, drejt vlerave euro-atlantike, dhe ky është udhërrëfyes për përpilimin e politikave qeverisëse”.Duke folur për transformimin e FSK-së dhe afrimin me NATO-n, kryeministri Haradinaj u shpreh se anëtarësimi i Kosovës në NATO do të përmbyllë infrastrukturën e sigurisë dhe të paqes në Kosovë dhe në rajon.Kryeministri Haradinaj shtoi se reformat gjithëpërfshirëse, forcimi i sundimit të ligjit, garantimi i sigurisë së qytetarëve janë prioritet i përhershëm i qeverisë.Zëvendëskryeministri Jevtiç u shpreh i kënaqur që “vota në zgjedhjet e fundit ishte votë për politikat e bashkëpunimit dhe të bashkëjetesës”.Ambasadorja Hutchison u shpreh e lumtur që të gjithë liderët e Kosovës flasin me një zë për projektin e Kosovës në të cilën të gjithë qytetarët do të jenë të lirë e të barabartë dhe shtoi se Kosova është e mirëseardhur që një ditë të bëhet anëtare e NATO-s.Ambasadorja MacIntosh në anën tjetër u shpreh se Kosova gëzon mbështetje të vazhdueshme për perspektivën e saj euro-atlantike dhe mirëpriti përkushtimin e Kosovës për forcim të sundimit të ligjit, për dialog dhe për marrëdhënie të mira ndërfqinjësore.Presidenti Thaçi në fund të takimit u shpreh i kënaqur me përkrahjen e shprehur dhe inkurajimin e marrë nga partnerët e Kosovës.“Po punojmë që Kosova të jetë storie e suksesit për të gjithë”, përfundoi presidenti Thaçi.

***

North Atlantic Council visited KFOR 

PRISTINA, October 27, 2017

KFOR Commander, Major General Giovanni FUNGO, welcomed today, October 27, a delegation of the North Atlantic Council in KFOR format, led by the NATO Deputy Secretary General, H.E. Mrs. Rose GOTTEMOELLER, at KFOR HQ. The Chairman of the NATO Military Committee, Gen. Petr PAVEL, and the Commander of the Joint Force Command – Naples, Adm. James FOGGO, were in attendance as well.H.E. Mrs. GOTTEMOELLER was briefed by COMKFOR on the improvement on the current situation in Kosovo and in the wider Western Balkans region. They underlined the importance of the commitment of KFOR in maintaining a safe and secure environment and freedom of movement for all people in Kosovo firmly, fairly and impartially.

Furthermore, during their visit, the NAC delegation and H.E. Mrs. Rose GOTTEMOELLER took part in several meetings with the Leaders of the International Organisations, namely UNMIK, EU, EULEX and OSCE, discussing about the importance of the stability in the Region. During the morning they met also the NATO Advisory and Liaison Team (NALT) Director, Brigadier General Ralf HOFFMANN and Mr. Rrustem BERISHA.In the course of her press conference, Deputy Secretary General H.E. Mrs. Rose GOTTEMOELLER stated that “NATO’s commitment to KFOR remains a key element of our efforts to project stability in in this region.”

“KFOR will remain in Kosovo as long as it is necessary. We will not leave until our task is completed,” H.E. Mrs. GOTTEMOELLER added.

H.E. Mrs. GOTTEMOELLER had also the opportunity to hold bilateral meetings with Mr. Hashim THACI and Mr. Dalibor JEVTIC.The North Atlantic Council is the principal political decision-making body within NATO, comprising the 29 NATO permanent representatives under the chairmanship of the Secretary General, Mr Jens STOLTENBERG. The visit foresees the presence of the North Atlantic Council and the non NATO KFOR contributing Nations permanent representatives. It brings together high-level representatives of each member States to discuss policy or operational questions requiring collective decisions.

President Thaçi received the NATO Deputy Secretary General, talked about deepening cooperation

 Prishtina, October 27 – The President of the Republic of Kosovo, Mr. Hashim Thaçi, received today the NATO Deputy Secretary General, Ms. Rose E. Gottemoeller, with whom he discussed about the deepening of cooperation between Kosovo and NATO and the role of Kosovo as a factor of peace and stability in the region.President Thaçi stated that Kosovo welcomed the membership of Montenegro in NATO and welcomes the opportunity for Macedonia to enter into NATO as soon as possible.“The sooner our region becomes part of NATO, the peace in the region will be more stable”, said President Thaçi.
Speaking about the transformation of the KSF, President Thaçi stated that there is being worked on the implementation of all the criteria that must be met to transform the KSF into the Armed Forces of Kosovo.
“We are developing an all-inclusive consultation and information process. We will exhaust all possibilities so that the transformation shall be made through constitutional changes, with the participation of all the communities of Kosovo”, stated President Thaçi.
Deputy Secretary-General Gottemoeller said that NATO remains committed to peace and stability in Kosovo and the region and added that KFOR will stay in Kosovo as long as necessary.
President Thaçi said that NATO’s role in Kosovo and the region is irreplaceable, but it is also necessary to work for Kosovo to become part of NATO.

President Thaçi met the Ambassadors of the USA and Great Britain to NATO, discussing about Kosovo’s Euro-Atlantic perspective

 Prishtina, October 27 – The President of the Republic of Kosovo, Mr. Hashim Thaçi, accompanied by the Prime Minister of the Republic of Kosovo, Mr. Ramush Haradinaj and the Deputy Prime Minister of the Republic of Kosovo, Mr. Dalibor Jevtić, received today the US Ambassador to NATO, Ms. Kay Bailey Hutchison and the UK Ambassador to NATO, Ms. Sarah MacIntosh, accompanied by the respective Ambassadors in Kosovo, with whom he discussed about the developments in Kosovo, with particular emphasis on the developments in the security sector.President Thaçi thanking them for the visit has spoken about Kosovo’s achievements in the consolidation of the state in all sectors.
“The successful municipal elections, of the highest standards, and the conclusion of the spreading of the Kosovo legal system in the entire territory of Kosovo are the latest achievements”, said President Thaçi.
“While economic development, the strengthening of the rule of law, the dialogue and the building of good neighborly relations are our permanent engagement”, stated President Thaçi.
Stressing that NATO’s role is irreplaceable for peace in Kosovo and in the region, President Thaçi said that the conditions have been fulfilled for Kosovo to form its armed forces to free NATO from the burden of holding peace in the region.
Speaking about the KSF transformation process, President Thaçi said that this process will be transparent, coordinated with the partners of Kosovo and added that Kosovo will implement all the criteria required for the successful transformation of the KSF.
“It will be a force of NATO standards, multi-ethnic, in service of all communities”, said President Thaçi.
“We are the most pro-NATO and pro-EU people in the region and beyond”, said President Thaçi, adding that “our policies are in line with this orientation”.
The Prime Minister of the Republic of Kosovo, Mr. Ramush Haradinaj, declared that “the orientation of the citizens of Kosovo is clear, towards Euro-Atlantic values, and this is a guide for the compilation of the governing policies”.
Speaking about the transformation of the KSF and the rapprochement with NATO, Prime Minister Haradinaj stated that Kosovo’s membership into NATO would conclude the security and peace infrastructure in Kosovo and the region.
Prime Minister Haradinaj added that the comprehensive reforms, the strengthening of the rule of law, guaranteeing the security of the citizens are a permanent priority of the government.
Deputy Prime Minister Jevtić said that he was pleased that “the vote in the last elections was a vote for cooperation and coexistence policies”.
Ambassador Hutchison expressed her happiness that all Kosovo leaders speak with one voice about the Kosovo project in which all citizens will be free and equal and added that she welcomes the deepening of NATO relations with Kosovo.
Ambassador MacIntosh on the other hand said that Kosovo enjoys continued support for its Euro-Atlantic perspective and welcomed Kosovo’s commitment to the strengthening of the rule of law, to the dialogue and to good neighborly relations.
President Thaçi at the end of the meeting expressed his satisfaction with the expressed support and the encouragement received from the partners of Kosovo.
“We are working to make Kosovo a success story for everyone”, concluded President Thaçi.

Filed Under: Opinion Tagged With: Behlul Jashari, Keshilli Atlantik, ne Kosove

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 98
  • 99
  • 100
  • 101
  • 102
  • …
  • 245
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Amerika dhe Rendi i Ri Botëror: Forca, Përgjegjësia dhe e Ardhmja e Perëndimit
  • Këmbana lufte – “Gruaja që Vinte nga Mjegulla” botohet në gjuhën angleze
  • The Last Besa…
  • FRANG BARDHI ME VEPRËN E TIJ, APOLOGJI E SKËNDERBEUT MBROJTI ME BURIME TË SHEK.XV E XVI, ORIGJINËN SHQIPTARE-ARBËRORE  TË SKËNDERBEUT
  • Ismail Qemali, 16 janar 1844 – 24 janar 1919
  • Letërsia si dëshmi e së vërtetës…
  • Mirënjohje për atin tim…
  • Isa Boletini, 15 janar 1864 – 23 janar 1916
  • “Yll’ i Mëngjezit”
  • “Histori e shtypit arbëresh: nga zanafilla deri në ditët e sotme”
  • “Personalitet Historik” – Bajram Curri: Një jetë në shërbim të çështjes kombëtare
  • Shqiptarët dhe parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare dhe përgjegjësia evropiane
  • Në Ditën e Gjenocidit në Kosovë, nevoja e Kualifikimi Juridik Ndërkombëtar për Krimet e Kryera në Kosovë (1998–1999)
  • FUNDI I REZISTENCËS SË NACIONALIZMËS 1946-1947
  • ZBULOHEN KONGRESET E BALLIT KOMBËTAR

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT