• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Belgjika dergon ne shtepi Kampionet e Europes

June 27, 2021 by dgreca

Nga Alban KOLONJARI/ Belgjika u kualifikua për në çerekfinalen e Kampionatit Evropian të Futbolli 2020 pas një fitore të ngushtë 1-0 ndaj Portugalisë Kampione e Europës në Sevilje të dielën në mbrëmje. Goditja e shkëlqyer e Thorgan Hazard nga distanca tre minuta para përfundimit të pjesës së parë ishte i vetmi ndryshimi midis dy palëve në stadiumin “Estadio de la Cartuja”. Fillimisht portieri i Belgjikës , Thibaut Courtois bëri një pritje të shkëlqyeshme për të mohuar golin Cristiano Ronaldos nga një goditje e lirë të dhënë në favor të portugezëve në pjesën e parë.   Renato Sanches ishte lojtari që morri përsipër lojën e portugezëve të drejtuar nga Fernando Santos, por mesfushori i Lille, nuk mund t’i bënte të gjitha vetë.  Diogo Jota ishte në një ditë të keqe, ndërsa Ronaldo ishte i kufizuar në veprimet e tij sulmuese. Nga ana tjetër Romelu Lukaku  zhgënjeu në veprimet sulmuese, por edhe nuk shërbeu ashtu sic duhet  për shokët e tij të skuadrës. Tek Belgjika ishte  Eden Hazard i Real Madrid ai që ishte “motorri i skuadrës dhe në këtë takim mbante shiritin e kapitenit.  Në pjesën e dytë Portugalia ishte pranë golit të brazimit, kur topi i gjuajtur nga Raphael Guerreiro në hyrje të zonës goditi  shtyllën. Belgjika arriti  në çerekfinale ku tani do të përballen me Italinë në Mynih.Thorgan Hazard, mesfushor i Belgjikës: “Në këto lloj lojërash duhet të kapësh shanset e tua me të dy duart. Portieri priste që unë të zgjidhja këndin tjetër, kështu që topi hyri brenda. Unë jam i lumtur që mund të shënoja për vendin tim ! “
Thomas Vermaelen, mbrojtës i Belgjikës: “Në pjesën e parë ne po luanim lartë dhe po bënim presion ndaj Portugalisë, por, duke parë atë pjesë të dytë, ne jemi me fat që fituam. Portugalia na e bëri vërtet të vështirë. Duhej të ishim vërtet të përqendruar”.
Thibaut Courtois, portier i Belgjikës: “Unë nuk kisha shumë punë për të bërë në tre ndeshjet e mëparshme, por e dija që nuk do të ndodhte kështu kundër Portugalisë. Jam krenar për shokët e mi të ekipit ata u mbrojtën shumë mire. Ne Italia do të jetë e vështirë, por ne kemi provuar sot se jemi gati për të “.
João Palhinha, mesfushor i Portugalisë: “Ne krijuam më shumë shanse sesa Belgjika. Në pjesën e parë, ne arritëm ta kontrollonim mirë ndeshjen. Nuk mbaj mend ndonjë mundësi tjetër për Belgjikën përveç golit. Me shumë pakënaqësi po shkojmë nThorgan Hazard, mesfushor i Belgjikës: “Në këto lloj lojërash duhet të kapësh shanset e tua me të dy duart. Dhe voila! Portieri priste që unë të zgjidhja këndin tjetër, kështu që topi hyri brenda. Unë jam i lumtur që mund të shënoja për vendin tim ! “
Thomas Vermaelen, mbrojtës i Belgjikës: “Në pjesën e parë ne po luanim lartë dhe po bënim presion ndaj Portugalisë, por, duke parë atë pjesë të dytë, ne jemi me fat që të fitojmë. Portugalia na e bëri vërtet të vështirë. Duhej të ishim vërtet të përqendruar”.
Thibaut Courtois, portier i Belgjikës: “Unë nuk kisha shumë punë për të bërë në tre ndeshjet e mëparshme, por e dija që nuk do të ndodhte kështu kundër Portugalisë. Jam krenar për shokët e mi të ekipit; ata u mbrojtën shumë edhe Italia do të jetë e vështirë, por ne kemi provuar sot se jemi gati për të “.
João Palhinha, mesfushor i Portugalisë: “Ne krijuam më shumë shanse sesa Belgjika. Në pjesën e parë, ne arritëm ta kontrollonim mirë ndeshjen. Nuk mbaj mend ndonjë mundësi tjetër për Belgjikën përveç golit. Me shumë pakënaqësi po shkojmë ne Portugali. 

Belgjika ka fituar secilën nga 14 ndeshjet e fundit EURO përgjatë kualifikimeve dhe finaleve, duke barazuar rekordin e vendosur nga Gjermania dhe, aktualisht, Italia.Belgjika ka fituar 23 nga 27 ndeshjet e fundit.Thorgan Hazard tani ka shënuar katër gola në shtatë paraqitjet e tij për Belgjikën në 2021.Belgjika ka shënuar në 34 ndeshjet e fundit dhe në gjashtë ndeshje radhazi eliminatore të turneut përfundimtar EURO.Belgjika ka mbajtur gjashtë fletë të pastra në tetë ndeshjet e fundit të turneut EURO.Ky është turneu i dytë radhazi EURO në të cilin kampionët (Portugalia ne kete rast) u skualifikuan qe në 16 teshe. Heren e pare ishte Spanja në 2016.Portugalia nuk arriti të shënojë për herë të parë në nëntë ndeshje finale të EURO.Pepe – 38 vjet dhe 121 ditë – u bë lojtari më i vjetër në skuadër që filloi një ndeshje nokaut në finalet e EURO.
Belgjika 1, Portugalia 0 (FT)ElBelgjia: Thorgan Hazard – 42 ’

Filed Under: Sport Tagged With: Alban Kolonjari, Belgjika, Portugalia

Kronikë shqiptare nga Belgjika – 60 Vjet Lirie në Belgjikë 1956-2016

November 17, 2016 by

Ditën e shtune, me 17 Shtator 2016, Komuna e Andenne-it, në Belgjikë, përkujtoi 60 vjetorin e ardhjes me tren të 200 emigrantave të parë shqiptarë në stacionin e qytetit. Emigrantat  kishin lanë atdheun për me shpëtue prej përndjekjes së pamëshirshme gjaksore komuniste. Disa prej tyne ishin pjesmarrësa të rrezistencës antikomuniste ndër malet e Shkodrës e rrethinat e saj, ose ishin përkrahësa aktivë të asaj rresistence. Të gjithë kishin rrezikue jetën e tyne në kalimin e kufinit shqiptar tue marrë rrugën e mërgimit për me shpëtue prej nji jete mizore, pa të drejta njerzore, pa Zot e pa shpresë.           1

        

 

 

Groupi Artistik “Rinija Vatrane”/

Në vjetin 1956, Belgjika, që kishte pësue humbje e damtime të randa në kohën e Luftës së Dytë Botnore, filloi bujarisht me pranue refugjatë prej shteteve që kishin ra nën këthetrat e komunizmit, ndër ta Shqipnia.

Ndër pjesmarrësa në ceremoninë përkujtimore ishin: Kyetari i Komunes, Z. Claude Erdekens, Ministre e Punsimit, Zoja Eliane Tillieux, Shoqata bamirse Caritas Belgjikë, Ambasadorja e Shqipnisë Zoja Suela Janina dhe Groupi Artistik “Rinia Vatra”, të veshun me kostume kombëtare, që dha nji shfaqje të shkurtë por shumë të bukur.

Ndër emigrantat që kishin ardhë me atë tren 60 vjet ma parë, ishte në prani Pjetër Kukaj prej katundit Rajë, i shoqnuem prej djalit Mark e vajzës Lule, me të cilët kishte qëndrue në kampin famëkeq të Gerovës (Kroaci) për disa vjet, para se me u pranue në Belgjikë.

Autoritetet belge mabjtën fjalimet e rastit në sallën ceremoniale të Komunes. Ndër të tjera, u përkujtue se me 1 Gusht 1956, nji tren me 200 refugjatë politikë shqiptarë, mberrijti në dëstinacionin e fundit: Andenne sur Mose, në Belgjikë. U vu në dukje se këta kishin lanë atdheun për me shpëtue prej diktaturës komuniste. Ambasadorja shiptare majti nji fjalim falënderues në piacën e pallatit komunal ku dhuroi nji plakë përkujtimore. Ishte nji ditë shumë e bukur dhe veshëmathjet kombëtare me ngjyrat kuq e zi e hijeshojshin aq ma tepër pamjen e rastit.

Ambasadorja Shqiptare falënderoi autoritetet e Komunës Andenne dhe të shtetit belg për përkrahjen që u kishin dhanë emigrantave dhe vuni në dukje marrëdhanjet miqësore që Shqipnia ka sot me Belgjikën.

2

Claude Erdekens, Zj. Eliane Tillieux, Z. Pjeter Kukaj

Mbasi kreu fjalimin e saj, Ambasadorja Janina ftoi Pjetër Kukajn, në moshën 91 vjeçare, për me ba përshëndetjen e tij. Pjetri kishte ardhë në Bekgjikë me nanën Rudë Ndonja, me të shoqen Drane Gecaj, me vajzen Lule e lindun në Shqipni dhe me dy djemët, Mark e Viktor që kishin lindë në kampin e Gerovës. Si disa të tjerë, Pjeter Kukaj kishte strehue dhe përkrahe me ushqime e veshmathje antarët e rrezistencës antikomuniste, posaçërisht Pal Bibë Mirakajn, i cili drejtonte çetën e krahinës së Pukës. Në përgjithsi, emigrantat që erdhën në Belgjikë në vitin 1956, nuk ishin politikanë, apo “zotnij të mëdhaj”, ose zyrtarë të ndonji qeverie te maparshme. Ishin të gjithë nierëz të thjeshtë, shumica malsorë, që ishin mësue me jetue në rrespektin e fesë, të zakoneve dhe të traditave të krahinave të ndryshme në Shqipni, tue mbajtë besën e nderin si virtyte themelore të shqiptarizmit. Komunizmi filloi me imponue ligjin marksist, me mohue lirinë e fjales,  me zavendësue vlerat atnore të popullit me diktatin e partisë. Komunistat e imponuen sistemin marksist me dhunë e përndjekje, tue përdorë edhe ushqimin e punësimin si mjete indoktrinimi (shif “Vetvrasja e nji Kombi”,  Kolë Bibë Mirakaj, Tirane 2014).

3

Mark Kukaj, Amb. Janina, Z. Pjeter Kukaj me vajzen dhe nji diplomat shqiptar.

Pjetri ishte i mbrami mbijetues në prani ndër burrat që kishin shkelë me kambë në tokën mirëpritse të Andenne-it para 60 vjetve.  Ai, mbasi falënderoi shkurtimisht autoritetet dhe popullin Belg, ia kaloi fjalën vajzës Lule Kukaj-Daragjati që ishte rritë dhe shkollue në Belgjikë. Ajo, tue folë frangisht, ndër të tjera tha: “Falënderoj Belgjikën që na ka kujtue në këtë ditë të bukur. Populli Belg na priti bujarisht dhe na ndimoi, sidomos në fillim kur kishim ma shumë nevojë. Mos të harrojmë se vetë Jul Cesari e ka çmue popullin Belg si populli ma trim ndër të gjithë popujt kundra të cilëvet kishte luftue. Besoj se jemi të gjithë dakord me këtë vlerësim. Jemi të gëzuem dhe mirenjohës për lirinë dhe mundësitë e shumta që gjetëm në këtë vend bujar dhe kryenaltë. Na gjetëm këtu lirinë, rrespektin dhe mundësinë me jetue ndershmënisht dhe me përparue. Por mos të harrojmë njerzit tonë, familjet që u detyruem me lanë mbrapa në Shqipni, nën këthetrat e komunizmit antinjerzor. Prindët e mi kanë vuejtë shpirtnisht tanë jeten, tue mendue për të afërmit e tyne, me të cilët nuk kishin mundësi me komunikue as me u ndimue. Rrnoftë Belgjika, rrnoftë Ligji, rrnoftë Mbreti dhe Lirija e simbolizueme prej Flamurit të nderuem me ngjyrat kuq, gjelbërt dhe zi.”

Zoja Lulë vazhdoi në gjuhën shqipe tue iu drejtue të rijve në prani: “Falënderoj babën e nanën e të ndjerën gjyshe, që na kanë folë gjithmone për Shqipninë, tue na i mësue traditat, zakonet e gjuhën. Këto nuk duhet ti harrojmë por ti mbajmë gjallë me krenari, brez mbas brezi. Rrnoftë Shqipnija, rrnoftë populli shqiptar”.

Fjalët e thjeshta e të prekëshme të Zojës Lula Kukaj-Daragjati u pritën me duertrokitje të shpeshta.

 

4

Zj. Lule Kukaj- Daragjati tue mbajtë fjalimin

Duhet të reflektojmë ma gjanësisht në kuptimin e kësaj dite. Për ne emigrantat që kemi lanë atdheun për me shpëtue jetën, me ruejtë besimin dhe tradita e zakonet shqiptare, por sidomos për me mprojtë besimin në lirine dhe në demokracinë, kjo dite na duket si nji fitore e pa mohueshme e lirisë. Fitorja e Demokracisë ende nuk asht mbërritë në nivelin e duhun në Atdhe, por me 17 Shtator 2016, në Belgjikë, u celebrue simbolikisht fitorja e shpresës kundra dëshprimit, e lirisë kundra robnimit, e atdhedashtunisë kundra ideologjisë që e vuni atdheun në sherbim të interesave të hueja marksiste. Celebrohet fitorja e besimin në Zotin kundër materializmit të institucionalizuem, fitorja e vlerës së njeriut të lirë kundra aberracioneve shnjerzuese që e shfryzojnë njeriun si viktimë që sakrifikohet në shërbim të nji ideologjie panslaviste. Pranija dhe pjesmarrja e Ambasadores Shqiptare në këtë përkujtim, thekson kontrastin ndërmjet qeverisë përdhunuese Enveriste prej të cilës emigrantat ishin largue, dhe qeverisë së Shqipnisë së lirë ku demokracia e brishtë asht në rrugën e konsolidimit. Kjo pra asht nji fitore e pamohushme e emigrantavet antikomunista.

5

Vulnetaret e Caritas – Belgjike ofrojne ndimen e pare. 1956 – Fototeka Fran Kukaj

Gjashtëdhetë vjet lirije, por edhe 60 vjet përmallimesh, ndamjesh familjare, sakrificash dhe pune të përditshme me shpërblim shpeshherë tepër modest. Njeriu jeton e punon ndershmënisht e me dignitet me mbajtë familjen në shoqninë ku gjindet. Por kur shoqnia asht e hueja dhe kontaktet me familjen në atdhe janë të mohume, ndërsa shoket e mërgimit janë edhe ata të mërzitun e me të njajtat halle, pyetemi se si e gjetën emigrantat kurrajon e vendosmëninë me jetue ditë për ditë pa humbë shpresën?

Traditat shqiptare të bujarisë të besës ndimuen shumë. Larg prej atdheut, shqiptarët e thjeshtë që nuk kanë ambicie përsonale, afrohen me njani tjetrin pa dallim dhe formojnë nji rreth solidar ku qajnë hallet, flasin për familjet që kanë lanë mbrapa në Shqipni, në mbështetje të njani-tjetrit, tue ushqye shpresën se nji ditë do të ribashkohen në liri.

Megjithëse shumë prej emigrantave antikomunista mjerisht nuk janë ma me ne për të gëzue Shqipnine e lirë, duhet të ja u dijmë për nderë sakrificat e tyne kur festohen 60 Vjet Lirie. Diaspora shqiptare ta mbajë në mend se baza ma e fortë e emigracionit shqiptar në botën e lirë, sot bota ma e zhvillueme, asht besimi në lirinë me demokraci. Nuk mjafton me e gëzue at liri jashta Shqipnisë por duhet me u përpjekë qe të forcohet në të njajtin nivel edhe në atdhe, tue zhdukë korrupcionin, kriminalitetin, interesat egoiste ekonomike e partiake të teprueme dhe tue krijue mundësi jetese për të gjith popullin. Njizetekatër vjet mbas rrëzimit të murit të Berlinit nuk ka kuptim që afër 20 për qind të popullit e kanë lanë atdheun për mos me u këthye ma dhe akoma rritet numri i mërgimtarve.

Marrëdhanjet kulturore, ekonomike e financjare të diasporës me Shqipninë duhet të forcojnë pjesmarrjen politike dhe ekonomike të popullit në ndërtimin e Atdheut e, sidomos, të vlersohet kontributi i rinisë që ende sot detyrohet me u largue prej vendlindjes, për arsye se premtimet për nji të ardhme nuk janë optimiste.

Duhet t’i jemi thellësisht mirnjohës Belgjikës që e ka vlerësue, ndimue dhe nderue emigracionin shqiptar në menyrë aq të lavdueshme.

 

6

Vulnetaret e Caritas Belgjike ofrojnë ndimen e pare. 1956 – Fototeka Fran Kukaj­­­­­­

Filed Under: Kronike Tagged With: Belgjika, Vatra

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT