-Kukesi, dy revolta ne 24 ore/
– Gjimishti ia dedikoi golin e tij, qytetit të Bergamos, të goditur rëndë nga cororavirusi-/
Nga Albano Kolonjari/
“Pas shumë ditësh vuajtjesh, më në fund shikohet pak dritë, një fitore për ju dhe për ne. Forca Bergamo”!- shprehet mbrojtësi i Atalantës dhe Kombëtares Shqiptare Berat Gjimishti. Në profilin e tij në Instragram Gjimishti ja dedikoi golin e tij, qytetit të Bergamos, të goditur rëndë nga cororavirusi. Në të 17 minutë, Gjimishti përfitoi nga një kros në brendësi të zonës dhe e shoqëroi topin drejt rrjetës duke i hapur rrugë fitores së Atalantës 4-1 përballë Sasuolos. Atalanta e filloi aty ku e la, tek fitoret me shumë gola, por duke mos patur në shkallët e stadiumit tifozët e saj të zjarrtë. Për të respektuar të gjithë ata që kanë humbur jetën nga coronavirusi, përpara takimit Altalanta-Sasaolo u mbajt një minutë heshtje. Për sa i përket paraqitjes së tij në këtë takim Gjimishti u vlerësua me notën 7. Thjesht perfekt në mbrojtje dhe në sulm. Shënon dhe të bën të harrosh dhimbjen e muajve të fundit. Në qendër të mbrojtjes nuk lejon të depërtojë asnjë top”. Për Gjimishtin ky ishte goli i dytë për këtë sezon me skuadrën e Atalantës. Pikërisht në Bergamo në vatrën më të nxehtë të Pandemisë në Itali, topi ka filluar të rrotullohet përsëri, duke dhënë shenjat e para të rifillimit të jetës. Këtë të mërkurë 06/24/20 në Bregamo do të luhet një nga ndeshjet më të rëndësishme në Seria A, Atalanta-Lacio, ku përballë do të jenë mbrojtësi Gjimishti, dhe portieri i Kombëtares Kuq e Zi, që luan për Lacion Strakosha.
***
Kukesi, dy revolta ne 24 ore
Nga Albano Kolonjari.
Skuadra e Kukesit nuk gjen qetesi. Pretenduesit per fitimin e titullit Kampion ne Shqiperi, pas humbjen 2-0 ne Lac me skuadren vendase e shikojne veten 9 pike larg kreut te renditjes qe mbahet nga Tirana. Nderkohe qe klubi ishte i perfshire ne konflikt me FSHF per gjykimin e ndeshjes nga gjyqtari Kridens Meta, ka ndodhur ajo qe nuk pritej, lojtaret titullare kane braktisur stervijtje ne shenje proteste per rrogat e pa marra qe nga muaji shkurt i ketij viti. Revolta e pare.Presidenti i skuadres se Kukesit Safet Gjici, ne emisionin “Pressing” te gazetarit Gerti Carcani, leshoi akuaza te renda ne drejtim te gjyqtarit Kridens Meta.:”Per tu dorezuar nuk behet fjale, pavaresisht se Kridens Meta, do apo nuk do qe te fitoje Kukesi. Me bilbilin e tij, Kridens Meta nuk eshte hera e pare qe eshte albiter i Lacit, dhe sillet ne fushe sikur te ishte shefi i klubit te Lacit. Ndeshja ne Lac ishte e rendesishme. Nuk dua te justifikohem por pas atij rasti per penallti dhe qe nuk u dha skuadra u demoralizua. Me Tiranen kemi fituar dy here dhe humbur nje, po te dilnin me ndeshje direkte do te shikohej kush ishte skuadra me e mire, po ku te le Kridens Meta”.Revolta e dyte.Pikerisht ndersa stafi i Kukesit i ishte perveshur gjyqtarit Meta, lojtaret titullare te Kukesit kane refuzuar te zhvillojne diten e hene stervitjen e pasdites . Paradite titullaret jane stervitur ne palester, por pasdite nuk kane zbritur ne fushen e blerte. I pyetur rreth ketij konfliki Presidenti i Kukesit Safet Gjici mohoi qe skuadra te kete patur nje problem te tille;”Nuk di te kene bojkotuar stervitjen. Te gjithe dine se ne kete klub nuk ka patur asnjehere probleme me pagat. Mesa di une futbollisteve u eshte komunikuar qe do te paguhen te henen e ardheshme, nderkohe qe pas fitores me Partizanin ata morren nje shperblim te majme”.Gjithsesi fakti qe titullaret nuk jane stervitur diten e hene, ka bere johone ne mediat sportive duke ngritur edhe nje here problemet ekonomike me te cilat po perballet futbolli shqiptar. Diten e diele, ndeshja Lushnja-Besa per Kategorine e Pare nuk u zhvillua pasi lojtaret kavajas bojkotuan takimin ne shenje proteste per rrogat e mos dhena. Pak kohe me pare ishin lojtaret e Skenderbeut dhe Vllaznise ata qe nuk zbriten ne stervitje ne shenje protest per mos respektimin e pagasave nga klubet respektive.