Ish kryeministri Sali Berisha e quan qeverinë një banditokraci dhe bën thirrje për protesta të gjata të cilat do të rrëzojnë këtë qeveri.
“Asnjeherë në histori një betejë e gjatë nuk ka dështuar kurrë ndonjëherë. . Të jeni të sigurtë se këta këtu, këta ketej në radhë të parë, (flet për ministrat) do ia mbathin si minjtë” tha Berisha sot nga foltorja e Kuvendit.
PD ka bërë thirrje për protesta më 18 shkurt.
Pjese nga fjala e Berishes ne Kuvend
Kjo është banditistan. Sapo doli çështja e Eskobarit, punën e parë që bënë i organizuan një konferencë shtypi Eskobarit. Në vend që ta arrestonin, konferencën e shtypit të sulmonte Sali Berishën dhe të vishte imunitetin politik. Pastaj u thanë diplomatëve këtu dhe në botë se ai fshihet dhe në pronat e kryetarit të parlamentit. Pastaj kur ministri i Drejtësisë kërkoi arrestimin e tij la kokën e vet, i hëngri kokën për të shpëtuar Balilin, eskobarin, se meqënëse Pablon amerikanët u deshëm kaq vite për ta arrestuar edhe ne Eskobarin tonë do na duhet shumë vite për ta arrestuar. E kemi tonin, i ka paratë, të gjitha.
Kjo është një organizatë kriminale dhe Shqipëria është një banditistan përderisa ka një organizatë të tillë kriminale në krye.
Po marrim pak trafikantin tjetër. Ministri i ngarkuar për politikat e rendit e të sigurisë dhe luftës kundër krimit është shtyllë kryesore e krimit në vend. E akuzojnë dy ministra të koalicionit, e kemi akuzuar ne por dhe mediat. Në vend që të skuqet del e bën rrugaçin këtu për të treguar se i biri i kujt është, i dy kontrabandistëve, me moral kontrabandisti.
Ky ministër është i vetmi kriminel me pushtet të lartë që ka skaf. Ekzistojnë dokumente, të cilat me noterë ia dha Habilajve. Kemi dokumentin e noterisë. Ekzistojnë dokumente që veturën etij e përdorën Habilajt për të kaluar kufirin 28 herë për të transportuar drogën.
Bandit i pafytrë, rrugaç, ordiner thirr e bërtet pasi ka marrë një dozë dhe kris e ikën.
A është kjo bandidokraci? Shkojnë e filmojnë në hotele e motele dhe zhduk gjurmët.
A është bandit një ministër që pasi vret tjetrin, në Shëngjergj, Besnik Budja është vrarë, prish provat, djeg laboratorin e kriminalistikës për hatër të Çerezit.
Bandit ai që shet dhe me mbush xhepat me paratë e të sëmurëve me kancer
A jeni bandit apo jo?
Vetëm një bandit nuk zbaton ligjin dhe zbatimin e gjykatës.
Beteja me banditokracinë është e hapur dhe do të bëhet pëllëmbë për pëllëmbë. Vendi sot është më i kërcënuar sot më shumë se kurrë. Nga na del i biri me BMË 260 mijë eurosh?
Ndaj të mblidhemi. Këtë betejë do ta fitojnë ato gra e burra, ato djem e vajza që do të betohen për të mos u ndarë protestës gjer në rrëzimin e tyre. Asnjeherë në histori një betejë e gjatë nuk ka dështuar kurrë ndonjëherë. Të jeni të sigurtë se këta këtu, këta ketej në radhë të parë, (flet për ministrat) do ia mbathin si minjtë. S’do të gjejnë vrimë të futën. Do të kërkojnë azil politik në vende të tjera. Do i shihni. Prandaj thirrja ime është për cdo shqiptar që bie dakord se kemi të bëjmë me një bandë të bashkohemi me guximin tonë tu tregojmë vendin që këta meritojnë.