FILADELFIA, 26 korrik / – Duke luftuar për unitetin kundër Donald Trump, Bernie Sanders dha gjithë mbështetjen e tij për ish-rivalen Hillary Clinton, në ditën e parë të konventës demokrate të dominuar nga përkrahësit e senatorit.
Ish-shefja e diplomacisë amerikane, që shpreson të pasojë Barack Obama-n dhe të bëhet gruaja e parë presidente në SHBA, kërkon ta shndërrojë këtë eveniment në një demostrim të forcës për të rritur shancet e saj kundër republikanin Donald Trump më 8 nëntor.
“Nëse shohim idetë dhe lidershipin e saj, Hillary Clinton duhet të bëhet presidentja e ardhshme e SHBA-së”, deklaroi Bernie Sanders në Filadelfia.
Duke renditur pikat e përbashkëta, nga paga minimale tek e drejta për abort dhe tek ndryshimi klimatik, Bernie Sanders theksoi se “Hillary Clinton i kupton problematikat dhe do të aplikojë politika progresiste”.
Duke pranuar me zhgënjim humbjen e primareve, ai po aq sa kritikoi Donald Trump mbrojti Hillary Clinton dhe deklaroi se ka luftuar që nga konventa të miratohet programi më progresist i historisë së Partisë Demokrate.
“Hillary Clinton do të jetë një presidente e jashtëzakonshme dhe jam krenar që janë në krahun e saj këtë mbrëmje”, përfundoi ai.
Kjo sjellje për bashkim u përshëndet nga kampi Clinton. Një delegat i Tenesi, Jim Johnson, u shpreh shumë i kënaqur mbi mënyrën se si Bernie përpiqet të bashkojë përkrahësit e tij”