• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

BOTUES E TAGRAMBLEDHËS TË HYQYMETIT

November 23, 2016 by dgreca

2-kolec-traboini-2012-pantheon-studio-250x294Nga KOLEC TRABOINI/ Meqë banditët e qeverisjes, sejmenët botues të lidhur me pushtetin i kanë mbyllur të gjitha shtigjet që autori të mund të këtë lidhje nëpërmjet tregut të librit me lexues-blerës, ju njoftojmë se librat që autorët duan ti tregtojnë individualisht nuk gjënden më në asnjë librari në Shqipëri. Siç na spjegoi  “Adrion-i” që të çosh një libër për shitje në librari duhet të kesh një NIPT. Që të kesh një Nipt duhet të hapësh një bisnes të vogël. Do të parapaguash 2 milion lekë në vit parapagim. O ju kripsha trute, o tatimorë, se veç për ti kripur i keni. O tagrambledhes të hyqzmetit me gjithë drejtuesit tuaj pa tru, u dashka të paguash edhe 2 milion lekë të tjera pasi ke paguar botuesin për të shitur dy libra në librari. O të çmendur. Ku veni? Po a e kishte Kryeministri ate lesh NIPT-i n me vete kur vajti muhaxhir nëpër botë me ekspoziten e vet të vizatimeve? E paguajti ai 2 milionshin e bisnesit të vogël në tatimore meqë tregton vizatime me e pa kornizë? Në këto kushte izolimi nga neokomunistet në pushtet me keq se në kohë të diktaturës, nëse dikush është i interesuar ju kujtojmë se ju dërgojmë libra nëpërmjet postimit në çdo vend që të ndodheni. Është e vetmja mënyrë që autorët të komunikojnë me lexuesit sepse mafia botuese e lidhur me pushtetin kërkon që së pari tu marrë autorëve lekët për botim e më pas ti tregtojë ato, pra të kenë fitim të dyfishtë. Autorët kësisoj në saj të nje programi tarifor shtetror mafioz gjendën dy herë të rjepur. Dhe vini re, 60 Euro për metër katror në Panairin e Librit i shesin stendat organizatorët. Dhe ngopën mirë se mund të kenë marrë me mijra euro nga Ambasada Kineze që kishte zënë një pavion të madh sa për 10 stenda botuesish të vegjël. Pa le edhe libri fetar.Tumllas. Paskemi qënë kaq të etur për fe, ne shqipot që i vumë kazmën e i rrafshuam tempujt me thirrjen e parë te Byrose Politike. Ndërsa autorët e letërsisë shqipe në të sëmës. Autorët shkojnë e vinë me duar ndër xhepa të shpuar e rjepur prej botuesve të mëdhenj të lidhur me qeverisjen në Panairin e Kotësive, të një sistemi ekonomik e kulturor idiot. Dhe paratë për të paguar këta derdimenë që pjellin të tilla pseudoreforma i paguajnë qytetarët. Ripet populli si dash kurbani. Sa shumë po duron ky popull. Durim durimadh paska qenë. Po deri kur?! traboini@yahoo.com LIBRA TË AUTORIT K.P. TRABOINI Petalet e bajames së hidhur – tregime, 1973 Balada e largësive – album poetik, Athinë 1995 Rapsodi Ushtore – satirë, Athinë 1995 Gjurmë në histori – letërsi dokumentare, Athinë 1995 Katërkëndëshi i mundimeve – roman, 2000 Mos vdis dashuri – poezi, 2002 Nokturn – poezi, 2004 Requiem për një gjethe – poezi, 2005 E vërteta përvëluese e Aristidh Kolias – esè, 2005 Trinia ime – poezi, 2006 Lufta e maleve-Palok Traboini – esè, 2006 Koha e prostitutave – lirika & etyde, 2007 Bukuri shkodrane – esè, 2007 Itaka Grua – lirika, 2008 Kujto Poetin (bashkautor) – antologji poetike, 2011 Lule Pellazgjike – lirika, 2012 U dashka të dal natën vonë- poezi, 2012 100 poetë për dashurinë(bashkautor)-antologji, 2012 Flamuri në Deçiq- Palok Traboini 1911, – 2012 Zhgënjimi i Ambasadorit amerikan – esé, 2012 E kam Atdheun tek Porta – poezi, 2013 Dashuri- 200 lirika të zgjedhura, 2013 Çamëri-Zemra ime (bashkautor) – antologji, 2014 Aristidh Kola – esé, 2014 Fajin e ka Hekuba – poezi, 2014 Orakujt kanë zbritur në ferr – poemë, 2015 Djali nga Hoti – rrëfime për fëmijë, 2015 Libohovitët e Amerikës – Histori & Tradita, 2016 Odeon – poezi, 2016 At e bir për mëmëdhenë nga Sotir Pani – përg. K.Traboini 2016

Filed Under: Analiza Tagged With: BOTUES E TAGRAMBLEDHËS, Kolec Traboini, TË HYQYMETIT

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT