• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

BUMERANG

June 16, 2018 by dgreca

2 enver-Bytyci-1

Nga Enver Bytyçi/

  1. – Ti je për për postin e ministrit të Brendshëm. E kam menduar gjatë. Askush më mirë se ti nuk mund t’i përgjigjet disa kushteve:- Së pari, plotësimit të interesave tona për pasuri e para, më pas luftës kundër opozitës dhe më tej akoma, nevojës për një performancë në dukje mahnitëse. Ky ishte arsyetimi i asaj dite shtatori 2013, kur kryeministri i Arrnautistanit emëroi ministrin më të rëndësishëm të kabinetit të tij. Ai donte që përmes këtij ministri të rriste burimin e të ardhurave për vete e për partinë, me qëllim që të konkuronte partinë në koalicion, të cilën e shihte si rrezik edhe për postin partiak. Më pas filloi skenari vijues: – Çmontimi i rrjetit të kazinove të mëparshme dhe ngritja e një rrjeti tri herë më të fuqishëm se ai i pari. Vëllai i kryeministrit do të ishte kujdestari i këtij biznesi të favorshëm për shtimin dhe pastrimin e parave. Dhe për hir të së vërtetës këtu kryeministri pati sukses.
  2. I mori nga rruga, nga burgjet, nga grupet mafioze dhe kriminale dhe shumë kriminelë i futi në parlament, i bëri kryetarë bashkish, drejtorë, u dha pushtet, me qëllim që t’i përdorte për të rritur pasurinë e tij dhe të përdorte forcën për mbajtjen dhe konsolidimmin e pushtetit. Opozita duhej mposhtë edhe e forcën e kriminelëve! Ndaj i mbrojti dhe vazhdon t’i mbrojë, madje me zell të tepruar e grusht të hekurt. Por edhe këtu u ndodh para të papriturave. “Djali i mirë” Luli, ia prishi gjumin, ia zbuloi lidhjet e për pasojë erdhi bummerangu tjetër. BE, vendet demokratike, bënë presion që Arrnautistani të pastrohet nga kriminelët në pushtet e në parlament. Tani bashkëpunon përsëri me këta krimminelë, por ata jashtë strukturave të shtetit kanë më pak forcë që t’i japin kryeministrit atë fuqi që ai do të dëshironte!
  3. Më pas duhej rrit dhe kontrolluar trafiku i drogës. Për ta fsheh qëllimin dhe eleminuar atë pak konkurencë të Lazaratit duhej eleminuar kjo vatër e rrezikshme antiqeveritare e kultivimit dhe trafikut të kanabisit. Dhe pas kësaj duhej kanabizuar e gjithë Shqipëria, duheshin njëmijëfishuar parcelat e drogës si dhe të ardhurat nga trafiku i saj. Pas “fitores” në Lazarat mediat do të ishin të zëna me “suksesin” spektakolar të policisë. Por edhe nëse do bëhej zhurmë për kultivimin dhe trafikimin e njëmijëfishuar të kanabisit, kjo do ta kishte një të mirë: Pas kësaj zhurme do të fshihej trafiku i kokainës dhe heroinës. Nuk do të tërhiqte vëmendjen tregtia e majme e mallit kolumbias e të Afganistanit. Për këtë rrjeti ishte krijuar që në opozitë. Emra të njohur të pinjollëve të diktaturës do të ishin në krye të rrjetit. Ata ishin të besueshmit e kryeministrit dhe kishin marrëdhënie të ngushta edhe e ministrin e Brendshëm. Vëllai i kryeministrit do të kishte dhe këtu rolin e supervisorit të operacioneve të trafikut dhe fitimeve. Të gjitha këto miliarda do të shkonin në llogaritë offshore dhe në fushatat elektorale. Sepse në fund të fundit duhet pushteti që të riqarkullosh e të rifitosh paratë e drogës. Por gjithçka u kthye në bumerang. Droga u përhap kudo. Liderët që hartuan projektet e saj u panë në disa kryeqyteteve europiane nën shoqërinë e trafikantëve. Si tangent OSBE përmendi shumat qindramilionëshe të grumbulluara nga tregëtia e drogës. Italia, Greqia, Gjermania, Spanja, Hollanda, Anglia, Zvicra u mbushën e prodhimet bio të kanabisit shqiptar. Qindra kilogramët e kokainës dhe heroinës zunë për herë të parë në historinë e shtetit portet e vendit. U shpikën për herë të parë “avionët e drogës”! Ministri i Brendshëm u kallxua si bashkëpunëtor i trafikantëve. Ministri tjetër përballet me akuzën për mbrojtjen e vëllait trafikant të dënuar në Itali. Kryeministri vazhdoi t’i mbrojë ata. Më në fund Europa e shqetësuar u detyrua të thotë “MJAFT është MJAFT”! dhe mbylli perspektivën europianëve të shqiptarëve. Hapja e negociatave u kushtëzua me kokën e mafies. Kryeministri është në dilemë: “Ta lëshojë apo ta mbajë ministrin e tij më të besuar”! Në fakt ai do ta lëshojë, por nuk e lëshon atë ministri! Prandaj e mban! Por edhe varur gjithë jetën nuk rrihet! Hip në lis të vrava, zbrit nga lisi të preva”, bela e madhe për kryeministrin e Arnautistanit!
  4. Sapo erdhi në zyrë projektoi konflikt. Jo thjesht për të trembur kundërshtarët politikë. Me një arësyetim më të thellë, më një qëllim më të largët. Vazhdimësia e pushtetit duhej garantuar. Shitblerja e votës përmes parave të drogës mund të mos kishte efekt. Atëherë konflikti, presioni, varfëria, pasiguria, pashpresa do t’i detyronte arnautët të iknin nga ky vend. Jo pak, por me këtë skemë largoi nga vendi mbi 300 mijë shqiptarë, së paku 90 përqind e të cilëve janë votues të sigurt të opozitës. Llogaria ishte e thjeshtë: Gati gjysma e votuesve kundër nuk do të mund ta shprehnin më vullnetin e tyre politik, as nuk kishin mundësi të protestonin e reagonin. Shkurt pushteti do garantohej, tepsia do t’i takonte vetëm atij, që në takimet me publikun përgjërohet për “drejtësi” “civilizim”, “shtet”, “ligj”! Ndërsa 370 mijë të tjerë, ose dhjetëfish më shumë se 6 vite më parë, do aplikonin për llotarinë amerikane. “Le të ikin, thyefshin qafën, mjafton të më lenë të qetë” në “perandorinë time”, përshpërit shpesh kryeministri i vendit më të varfër në Europë! Por edhe kjo u shndërrua në bumerang. Europa e shqetësuar tha se këtë vend nuk mund ta bëjë pjesë të unionit sa kohë eksporton refugjatë. Kryeministri i Arnautistanit fillimisht bëri presion: “Më pranoni, ose unë lidhem e të tretë”! Tani u përgjërohet europianëve: “Amani, hapni negociatat, se do t’i rikthej të gjithë refugjatët, ku janë e ku s’janë në atdheun tim”! Në fakt europianët e kanë njohur tashmë faktin se kryeministri i Arrnautistanit thjesht luan teatër. Edhe injorantët e kuptojnë se “pleshtat nuk hyjnë në thes”! Thjesht përgjërohet!

Bumerangu i pritshmërive të kryeministrit të këtij vendi të varfër nuk mbaron këtu. Ai deshi të bëhej Adenauer ose De Goulle, por janë pikërisht liderët e Francës dhe Gjermanisë që ia mbyllën derën edhe si kryeministër ordiner. Ai deshi të hynte në histori si kryeministri më jetëgjatë, ndaj dhe imitoi Mehmet Shehun. Në vend të pushkatimeve bën shkarkime kolektive, siç bëjnë mbretërit, ku sundon absolutizmi! Por dhe kjo po i kthehet në bumerang. Jo pak qytetarë po ia mbathin patkojt mbrapsht! Durimi ka një kufi. Edhe nëse do ta duronin shqiptarët, nuk do ta bënin këtë ndërkombëtarët, pavarësisht joshjeve për hapjen e kampeve të refugjatëve apo qendrave të rehabilitimit të luftëtarëve të ISIS. Shqiptarët dhe bota kanë kuptuar tashmë se një kryeministër që ka nevojë të rehabilitojë vetën e ka të pamundur të rehabilitojë kriminelët., e të bëhet patericë e Europës!

Tiranë, më 16.06.2018

Filed Under: Analiza Tagged With: Bumerang, Enver Bytyci

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT