Kongresi i SHBA ka botuar një raport me të dhëna mbi abuzimet me të drejtat e njeriut, torturat e CIA-s (Agjensia Qendrore e Zbulimit te SHBA) gjatë hetimit dhe pyetjeve të saj ndaj të dyshuarve për veprimtari terroriste. Në këtë raport, në mënyrë jo të qartë përmendet dhe Shqipëria. Lidhur me një fakt të tillë, ka reaguar ish kryeministri Sali Berisha i cili konfirmon se në Shqipëri nuk ka patur kurrë burgje të CIA-s. “Duke denuar pa ekuivok cdo lloj torture ndaj cilitdo, theksoj me kete rast se: Shqiperia ka patur dhe ka nje bashkepunim te ngushte dhe te suksesshem me CIA ne luften kunder terrorizmit. Per periudhen pas vitit 2005, periudha e ardhjes se PD ne pushtet, çdo bashkepunim, ne çdo operacion me kete organizate partnere ka patur si kusht sine qua non mos perdorimin e tortures. Shtoj ketu se kjo nuk eshte kerkuar asnjehere nga kjo agjensi. Une jam i bindur se gjate ketij bashkepunimi ky kusht eshte respektuar plotesisht. Nuk kam dijeni te plote per operacionet para shtatorit te vitit 2005 por ne dijenine time ne Shqiperi nuk kane ekzistuar asnjehere burgje ne administrimin e CIA. Shqiperia para dhe pas 2005 ka lejuar fluturime te avioneve te CIA, nje organizate legale kjo e aleatit tone kryesor, me kontribute thelbesore ne luften kunder terrorizmit, sistemit komunist dhe rreziqeve te tjera te paqes ne bote”, shkruan në Facebook, Berisha.