• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

DON MARK XHANI BURRI I BESËS SHQIPTARE

September 29, 2015 by dgreca

Nga Fritz RADOVANI*/

 DON MARK XHANI (1909 – 1945)/

■HAPNI  DOSJEN ! – PSE E MBYTËT PRIFTIN DON MARK XHANI ?!/

Askush nuk pergjegjet pse… E vetmja pergjegje asht: “Nuk ka Dosje per Don Markun!”/

Don Marku asht lé në fshatin malor Xhan të Dukagjinit në vitin 1909. Vazhdoi shkollen e mesme në Seminarin Papnuer në Shkoder, ndersa, studimet e nalta teologjike i kreu në Antonianum,  universitet i njohun në Romë Itali. Atje u njoh me një brezni që shumica e tyne u pushkatuen sa erdhën në vitet e para të pushtimit sllavokomunist në Shqipni.

■U caktue me sherbye si famullitar në Orosh të krahinës së Mirditës, ku u njoh me një nga figurat e spikatuna të Klerit Katolik Shqiptar Imzot Frano Gjinin, Abat i Mirditës.

Per pak muej ishte edhe sekretar i zyres së Tij në Abacinë e njohun të Mirditës. Porsa e filloi misionin e Tij atje, mbrenda një kohe të shkurtë fshatarët e Mirditës e adhuruen per sjelljen e Tij dhe pershpirtninë e Don Markut në sherbimet fetare në atë krahinë. Ai nuk ishte i angazhuem fare në kaosin e politikes verbuese të shqiptarëve, dhe as nuk donte me dijtë per veprimet politike të kohës. E vetmja gja që ndikoi në arrestimin e Tij në muejt e parë të vitit 1945, ishte “porosia e instruktorëve jugosllavë të Partisë komuniste në Shqipni, per zhdukjen e Klerit Katolik Shqiptar dhe inteligjencës antikomuniste, që kishte krye shkollat në Europen Perëndimore.” Perveç motivacionit si Klerik Katolik, tek Don Marku spikati edhe dëshira e madhe per pajtimin e gjaqeve nder krahinat malore. Ndoshta, kjo e fundit ishte ma antikomuniste se gjithshka tjeter, mbasi politika që ishte në të gjitha hallkat e shtetit komunist, kishte parim kryesor “perçamjen e vllavrasjen per me realizue sundimin dhe skllavrimin e Popullit Shqiptar.” Sasia e madhe e Atdhetarëve antikomunistë që ishin nder malet e Shqipnisë së Veriut, ku perfshihej nder shekuj edhe Mirdita e Markagjonëve, ishte një krahinë kryesore që synohej per sundim nga shteti dhe sigurimi i Enver Hoxhes. Prandej, duhej ushtrue terror i vazhdueshem dhe i pamëshirë ashtusi u veprue per 47 vjetë panderpremje. Periudha e masakrave komuniste asht kenë në Mirditë ma e vështira ajo e viteve 1944 deri në vitin 1954, ku janë ba edhe zhdukje në masë të popullsisë së pafajshme nga Ndjekja, kryesisht per motive antikatolike.

■I perfshimë në këte luftë asht edhe Don Mark Xhani, Kleriku “pa Dosje Hetuesije”, nga vetë fakti i vdekjes së Tij nder torturat e mnershme nga duertë e shefit të sigurimit Shën Palit, oficerit të njohun si kriminel dhe vllavrasës antishqiptar Bardhok Biba.

■Bashkëvuejtësit kujtojnë Don Markun e varun perkrahësh nder hatllat e sigurimit të shtetit në Shën Pal derisa një ditë Ai dha Shpirtë… Po krimineli nuk u knaq me kaq!…

Trupin e masakruem të Don Markut e hodhën buzë një rruge ku e shkyen copa e grima qejtë e fshatit. E kjo ngjiste per të tmerrue katundin dhe gjithë Mirditen antikomuniste.

Kur era e keqe e prishjes së Trupit Martirit filloi me pengue kalimin e fshatarëve andej, atëherë, kriminelët e pangopun të Ndjekjes (ase të sigurimit), e hodhën në lum…

■Flitej se Don Marku nuk ka tregue “disa porosi dhe letra sekrete të Abatit Frano Gjini, dhe se dinte sekrete të takimeve të Tij me të arratisun…” Kjo nuk qendron mbasi atëherë ishte shumë shpejtë me u mendue per takime, kur njerzit ishin nder shtëpi e jo shpella.

■Rezulton nga disa shkrime analfabetësh gjoja edhe “futja e armëve në Kishen e Oroshit, nga Klerikët e atjeshëm ashtusi në Kishen e Fretenëve në Shkoder, Lezhë etj…”

Agjentët e sigurimit Rakip Beqja, Jup Kastrati etj… harrojnë se kur u arrestue Don Mark Xhani, nuk kishte mërrijtë në Shqipni ende nga KGB sovjetike “urdhni i futjes së armëve nder Kishat Katolike”… mbasi Stalini atë urdhen e ka dhanë në Tetor e Nandor 1946, mbasi sigurimi organizoi “Lëvizjen e Postribës”… me 9 shtator 1946. Ndersa, nder disa Kisha të BS dhe të demokracive “popullore”, urdhni i “futjes së armëve” ka fillue aty nga korriku e gushti i vitit 1946. Pra, Kleriku Don Mark Xhani, nuk ka asnjë lidhje me “akuzat e armëve nder Kishat Katolike Shqiptare”, mbasi Don Marku kishte vdekë një vit ma parë nder tortura, që në 5 Shtatorin e vitit 1945…

■Mbetet me u besue e vetmja “akuzë” kunder Don Mark Xhanit, po që edhe qendron. Kjo asht dëshmia e të Ndjerit Imzot Frano Illija per Don Mark Xhanin i mbytun nga sigurimi në moshen 36 vjeç: “Ishte i devotshem e i zellshem. Ndersa po e torturojshin, i kerkojshin të mallkonte Jezu Krishtin, por Ai thirrte me za të naltë: “Rrnoftë Jezu Krishti!” Kjo, u persërit per disa ditë, derisa vdiq nder tortura shnjerzore.

Fjalët e Don Mark Xhanit u treguen me lot nder sy prej Nikollë Përndojt, nga Kthella e Mirditës, i cili ishte në të njejten qeli e muejti t’ shifte e të ndigjonte përmes plasave.

Trupi i Tij u dergue në Shën Pal e u hodh në humneren e plehnave, ku u coptue prej qejvet. Asht Hero i vertetë i Fesë Katolike”.

■Me daten 28 Mars 1947, para togës së pushkatimit në Permet, ushtari Don Dedë Maçaj, shok dhe mik i Don Mark Xhanit, deklaroj:

“JA KU PO E THEM PARA ZOTIT TONË, QË SHPEJT

KA ME MË PRITË, DHE PARA GJITHË JUSH, USHTARË

TË SHTREJTË, QË PO MË VRASIN VETËM PER SHKAK

SE URREJNË FENË KATOLIKE. I THAM KËTO FJALË PA LIGSI DHE PA URREJTJE PER ATA QË DO TË MË PUSHKATOJNË!

RRËNOFTË KRISHTI – MBRETI YNË! RRËNOFTË PAPA!

RRËNOFTË SHQIPNIA!”

***

E pra, “disa”… thonë se, né jemi edhe “model” per harmoninë fetare !!..

*Ne vijim te rubrikes: Në 70 vjetorin e permbytjes së Shqipnisë…

                Melbourne, 2015.

Filed Under: Histori Tagged With: BURRI I BESËS SHQIPTARE, DON MARK XHANI, Fritz radovani

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT