• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Përsiatje rreth një tradite: Burri lehonë në kohën e paratëparëve tanë

August 14, 2014 by dgreca

Një tradite e paratëparëve tanë që ka zënë vend sot në shoqërit e qytetruara , gruaja lindë në prani të burrit/
Nga Fahri Xharra, Gjakovë/
Do të flasim për një kohë shumë të largët; shumë herët por që lidhet kryesisht me ne si banorët e parë të kësaj pjese të madhe të Europës , që sot e quajnë Ballkan.. Në mdihmë më erdhi arkeologëja dhe antropologëja , specialistja e kulturave indo-europiane dhe para-indo-europiane ( paratëparëve ) , një Zonjë , Maria Gimbutas hulmtuese e universitetit të Harvardit , e cila këtë kohë ( që ne e quajmë koha e matriarkatit )ajo i thot shoqëria « matristique » (matristike) , për të shënuar një tip apo një lloj të shoqërisë e cila ka jetuar disa dhjeta mileniume përpara nesh, që prej kohës së paleolitikut të mbrendhsëm deri në fillimin e kohës historike , 3000 vjet paraKr. apo fillimi i kohës së patriarkatit , kohë që u shtri me maturi kohore. Sipas saj dhe teorive të saja , kjo kohë ishte e përhapur gjatë gjithë parahistorisë. Studimet e saja 15 vjeçare bazohen në kampanjat e saja arkeologjike të cilat i quan “Europa e vjetër (l’ancienne Europe ) “
para indo europiane” , kryesisht në Ballkan ; përgjatë rrjedhës së Danubit . ( Koha e Dardanisë së vjeter dhe vendi i kulturës së Vinçës 5000-3000 paraKr, vërejtja e ime)
Dhe , kësaj koheje parahistorike (paratëparëve ) i takon koha kur burrat e merrnin rolin e lehonës dhe kujdesin ndaj të posalindurit ; sepse ishte koha e matriarkatit ( koha kur gruaja vendoste për çdo gjë në familje dhe shoqëri.) , Pra ishte koha e Europës së vjetër parindoeuropiane ; koha ,kur çdo gjë filloi prej nesh.
“Shqipëria, vendi ku burrat shdërrohen në gra dhe gratë në burra” ishte shkrimi Dr, Moikom Zeqos , në të cilin ai thot : “ Titulli i mësipërm është kaq sensacional sa mund të konceptohet deri në kufijtë e marrëzisë. Çdo lexues mund të dyshojë dhe të jetë skeptik dhe qesëndisës. Në të vërtetë unë nuk kam ndërmend të bëj shaka dhe as të mikloj botën me sensacione. Dua të kumtoj publikisht një etnopsikologjike të shqiptarëve në rrafshin e qytetërimeve të Evropës dhe të Ballkanit.” Pra , i nderuari Dr. Moikom Zeqo na flet për kohën kur burrat e bartnin lehoninë si obligim prindor ,për të posalindurit..
Fjalori i Kristoforidhit ka të dhëna të mrekullueshme dhe herë-herë të çuditshme. Kristoforidhi ka mbledhur frazeologji popullore me një poetikë të brendshme dhe befasuese, ka të dhëna për kultet pagane, madje dhe citon vargjet folklorike. Shënimet e Kristoforidhit janë plot substanca gjuhësore dhe historike. Nuk harron analizën e etimologjisë dhe atë të fjalëformimit. Në faqen 211 të këtij fjalori Kristoforidhi e shënon fjalën e rrallë “mërkosh”. Këtë fjalë ai e ka gjetur në fshatin Dumre, në Shpat të Elbasanit. Njëjësi “mërkosh” e ka shumësin “mërkosha”. Sipas Kristoforidhit “mërkosh i thonë atij burri, që i ka pjellë gruaja, i cili “dergjet “ në shtrat posi lehonë dhe pret e përcjell ata që vijnë për ta parë”. Ky fakt i pabesueshëm hap një hulli të madhe studimi..
Sipas Çabejt, zakoni i mërkoshit quhet në gjuhën e shkencës universale të antropologjisë me emrin “kuvadë”. Çfarë përfaqëson kuvada? Ky zakon është tipik për popujt shumë të lashtë, madje për ata popuj që quhen paraindevropianë. ( Mua nuk me pelqen termi “kuvada “, sepse ne frengjishte ( la couvades) ,nga ku shkenca e ka marrë këtë fjalë do të thot ndeja e pulës , klluq mbi vezë për tri javë; kurse ne këtu flasim per një kohë të shkurtër pas lindjes të posa lindurit; pra koha e lehonisë ( në Dugagjin : llahusë, llahusëni )
Disa nga karakteristikat. që kishin popujt paraindoevropianë janë edhe zakoni i kuvadës (Lehonisë) si dhe sistemi i numërimit vigsimal d.m.th. i njësisë me 20 shifra, që quhet 20 përfaqësuar nga numri 1, apo 40 përfaqësuar nga numri 2, por që në realitet parakuptojnë për 20 numrin 2 dhe për 40 numrin 4 në fillim të emërtimit. Të dy këto gjurmë paraindoevropiane ruhen tek shqiptarët. Tek sistemi i numërimit akoma dhe sot ne kemi gjurmën e sistemit vigisimal. Po zakoni i Lehonisë së burrave ?
Del kështu se fjala “mërkosh” të jetë trashëguar dhe të ketë mbijetuar në gjuhën shipe nga substrati paraindoevropian, që ka rezistuar brenda strukturës indoevropiane të shqiptarëve deri më sot. Kjo fjalë kaq e rrallë e unike ka në zanafillë një lashtësi marramendëse dhe përfaqëson botën e humbur të parahistorisë së matriarkatit. Zakoni i “Lehonisë së burrit” është zakon tipik i matriarkatit të lashtë. Ky zakon tregon rëndësinë absolute të gruas në komunitet. Për këtë zakon janë shkruar libra të tërë dhe asnjëherë nuk është bërë një sqarim shterues. Zakoni i kuvadës ka mbijetuar deri në fillimin e shekullit XX vetëm tek shqiptarët si dhe tek baskët në Pirenej të Spanjës. Zakoni i kuvadës ngjan me një skenar teatror të etnopsikologjisë së popujve shumë të vjetër. Kush janë ata popuj të vjetër ?

“Autorët tjerë e kanë vërejtur dhe shënuar që fjala mërkosh përdorët në krahinat rreth Elabasanit, të Çermenikës . të Myzeqesë dhe anëve tjera. ( e njohur është dhe në rrafshin e Dukagjinit ,shënimi im .Lexo Muahmet Rugova “ Aromë Gjakove” ). Kujtimi dhe rikujtimi i së kaluarës ishte i gjallë edhe në kohën më të re (1939) , ne rrethin e Elabasanit dhe edhe gjithashtu në regjionin e Himarës (Çabej 1935: 556-572). Antropologëja britanike Margaret Hasluck e kishte shënuar një rast të Lehonisë së burrit (kuvada) , i cili kishte ndodhur në qytetin e Elbasanit me 28 Janar 1928. Flitej për një burrë të Veriut të Shqipërisë , të besimit katolik i cili kishta ardhur për të punuar në Elbasan dhe që ishte martuar me një femër të besimit ortodoks . Kur gruaja i lindi së pari , i mësuar nga tradita e familjes së tij veriore kishte shkuar të përgëzoj t`ëmën e së shoqës, dhe … ajo e gjeti dhëndrin e shtrirë afër gruas së tij , Na erdh shum turp, thoshte ajo. ; dhe vjehrra mbeti e habitur gjatë spjegimi të dhëndrit se ai e kishte vazhduar traditën e fisit të tyre. (Albert Doja,Naître et Grandir chez les Albanais La Construction Culturelle de la Personne (Les Éditions L’Harmattan Paris – Montréal 2000 )… (« elle a trouvé, à sa grande horreur, le mari au lit à coté de sa femme sur le plancher… Na erdh shum turp, “nous avons eu très honte”, a-telle déclaré… La belle-mère, elle-même suffisamment scandalisée, lui a expliqué qu’il avait suivi la coutume de sa tribu lointaine » (1939: 20).
“Lehonia e burrit” paraqitet tek popujt e vjetër , shumë të vjetër që jetojnë largë njeri tjetrit në një formë fundamentalisht identike ( të ngjajshme) , si tek populli Bask
( Spanjë dhe Francë) ku shprehia e kohës së matriarkatit jeton ende, “ ku edhe burri e merr vendin e tij në shtratin e lehonës ,dhe kujdeset për të posalindurën apo posalindurin.
(Van Gennep 1943 )
Përndryshe gjuha shqipe e ruan fjalë e posaçme “ mërkosh” apo “burri-lehonë”. Ky term gjindet në Fjalorin Shqip- Greqisht të Konstandin Kristoforidhit ( nga gjysma e dytë e shek. të 19-të , i cili u boatua ne Athinë , 1904 . Fjala mërkosh ishte regjistruar në rrethin e Dumresë dhe të Shpatit të Elbasanit më një përkufizim si (1961:211) : “ I thonë ati burri që i ka pjellë gruaja, i cili dirgjetë ndë shtrat posi lehonë dhe pret e përcjell ata qi vine për ta pam. “
Dispozitat psikologjike e sjegojnë që një burrë duke ndejur afër gruas së tij e shprehë dhimbjen dhe kujdesin e tij ndaj saj në ditët e pas lindjes, lehonisë. Edhe sot në botën moderne , gratë lindin në praninë e burrit dhe në shtëngimin e grushtave ndër veti.
“Një herë e një kohë, grave të kësaj krahine iu duk e pahijshme, ndërkohë që burrat bridhnin lirisht pa pasur asnjë detyrim, ato të shkretat duhet të mbanin edhe barrën e shtatzanisë edhe belanë e rritjes së fëmijëve. Në një kuvend popullor ato vendosën t’i përgjëroheshin shenjtit pa emër të Tomorrit, malit që sundon qytetin e Beratit. Të gjitha sëbashku iu lutën që ta ndante këtë peshë: burrave t’u jepte dhimbjet e lindjes dhe grave rritjen e fëmijëve. Shenjti pranoi dhe gratë u kthyen në shtëpi shend e verë. S’shkoi shumë kohë kur njerës prej grave na i erdhi ora për të lindur…. (Mary Douglas (citée dans Rivière 1974: 423)) /….. Po të vjetër që jemi ! Krenari !

Filed Under: Featured Tagged With: Burri lehone, Fahri Xharra

Artikujt e fundit

  • Dalip Greca – Emër i Pashuar
  • Dalip Greca, një emër në kujtesën e gazetarisë shqiptare
  • Dalip Greca, një profesionist dhe patriot i madh
  • Kur vdekja merr krijues dhe atdhetarë të mirëfilltë
  • Lamtumirë kolegu ynë Dalip Greca
  • IN MEMORIAM, DR. GJON BUÇAJ
  • Ikja e Dr.Gjon Buçaj e Dalip Grecës, komuniteti humbi dy patriotë të përkushtuar
  • Një prej atij brezi…
  • I PAHARRUAR QOFTE KUJTIMI I Dr. GJON BUCAJ
  • DR. GJON LEK BUÇAJ, NË SYTË E NJË MIKU TË VJETËR
  • Requiescat in pace Dalip Greca! Pushofsh në paqe mik e koleg i çmuar!
  • Vajtojmë njeriun fisnik e patriot Dalip Grecën
  • U PREHËSH NË PAQE E PËRJETËSI DR. GJON BUCAJ
  • Mbaj zi për mikun tim, Dalip Greca
  • IKU DUKE SHKRUAR

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari Albin Kurti alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla Astrit Lulushi Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fadil Lushi Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Tregim Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT