• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

” BUZËQESHJE E TRISHTË” DHE CA FJALE PER AUTORIN DHE MESAZHET POETIKE

May 21, 2013 by dgreca

Shkruan:Shaban Cakolli/

Përmbledhjen me poezi lirike” BUZËQESHJE E TRISHTË”,e poetit Hasan Qyqalla,e përshkon fund e krye, një gjuhë e sintaksë e pastër dhe e pasur, me fjalë e fraza të zgjedhura, që u rrinë gjerdan poezive edhe nga kjo anë. Poeti Hasan Qyqalla ka trajtuar një gamë temash e motivesh, të cilat në kohët kur janë shkruar ato ishin preokupim i tij shpirtëror, e që çonin peshë në unin e tij atje në kurbetin e largët. Larg vendlindjes dhe hises së atdheut të tij të dashur, duke ia shtuar edhe më mallin për te…i ishin mbresëlënëse. Po, pas rileximit të vëmendshëm me qëllim dhe orientim të caktuar, poezitë e vëna brenda ballinave të këtij libri, vërtet të bukur, si nga pikëpamja përmbajtjesore, ashtu edhe nga pikëpamja artistike më lanë përshtypje tejet të këndshme…

Hasan Qyqalla,rrugën e krijimtarisë letrare e nisi nga fëmijëria,sidomos u shqua në fushën e poezisë,vargjet e tij i përshkon përvoja e tij letrare,parimet e tij për të prekur shpirtin e fjalës,në parimet e tij etike dhe estetike.Një poet me mjeshtri,i cili ka bërë eksperiencë të ndërtoj fjalën,vargun,shprehëjen letrare,me një gjuhë të pastër,me ndërtim të fuqishëm të ndërtuar me shenja e simbole,që japing mesazhe të fuqishme. Vargun e tij e fuqizojnë dhe i japin peshë artistike shprehjet e herëpashershme metaforike, të cilat edhe lexuesin e freskojnë gjatë leximit të tyre.

Pak fjalë për autorin:  Hasan Qyqalla u lind më 8 janar 1961 në Bardh të Fushë Kosovës,Poezinë filloj të e shkruaj në bankat e shkollës fillore.Nga viti 1976,kur ka botuar poezinë e parë në revistat e atëhershme,është i pranishëm në gjitha gazetat e revistat,të cilat botohen në atdhe dhe diasporë,po më gjërë përfshi edhe në mediat audiovizive,si:TVP,Radio Prishtina,tani RTK-në,Radio Zëri i Arbërit,Radio Kosova e lirë,e shumë medium tjera elektronike.Si i ri Hasani shquhej në ngritëjen e kulturës sonë letrare,madje u dallua si themelues i klubeve letrare,si:Klubin letrar në Fushë Kosovë,klubin letrar”Naim Frashëri”,klubin letrar”Lulekuqet” klubin letrar në Fakultetin Filozofik,etj…..Nga viti 1993,jeton dhe vepron në Brol,afër Bonit të Gjermanisë. Hasan Qyqalla,është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve Artistëve dhe Krijuesve Shqiptar në Gjermani, (LSHAKSH) njëherit edhe kryetar i LSHAKSH në Gjermani,fitues i disa konkurseve poetike dhe dekoratave. Hasan Qyqalla ,ka botuar:

“DUA TË VDES SHQIP”

“ROBI I LIRISË”

“ASHT E GJAK ARBËRIE”,bashkautor në këtë antologji

“PREKJA E ËNDRRES”

“ARKEOLOGJI E SHPIERTIT”

“MESHARI MODERN”

Bashkautor i antologjisë “TRINOMI I LIRISË”,”NJË SHEKULL DRITË”,

“BUZËQESHJE E TRISHTË”.

Hasan Qyqalla është njëri ndër intelektualët tanë,i cili di të kultivoj sistem vlerash,i cili nxjerr guximshëm,,zëshëm dhe qartë,nga shpirti ate që e ndjenë,e shpalos dhe i jep kuptim.Është i paepur në aktivitetet kulturore e letrare,komunikues,bashkëbisedues i mirë,nismëtar dhe organizatorë i këndshëm dhe i përkrahur nga njerëz të artit.

“BUZËQESHJE E TRISHTË”, Një vëllim më më shumë se tetëdhjetë poezi, por i madh në përmbajtje dhe mjaft cilësor, i ka grupuar cikle me tematikë e motive të përafërta. Po, përmbledhja me poezi lirike “Buzëqeshje e trishtë” , them, e merr rëndësinë dhe peshën e vet vetëm si tërësi qoftë përmbajtjesore, qoftë artistike. Duke i lexuar me vëmendje poezitë e këtij libri lexuesi fiton përshtypjen se vetëm si tërësi organike ato (poezitë) e marrin peshën e vet të meritueshme. Imagjinata krijuese, e end poetin, përmes muzave poetike, kryesisht, nëpër gjeografinë e tkurrur të kësaj hiseje të atdheut të tij të robëruar e të shumëvuajtur. Kështu, poeti do tëvjershëroi, për të gjitha ato tema, që hera-herës e kishin lënë edhe pa gjumë,që i kishin shkaktuar në të shumtën e rinisë së tij,buzëqeshje të trishta:

Këtë do të mundemi të e gjejmë në thuaj gjitha poezitë e poetit,por që më dukshëm figuron tek poezia “DRITHËRIM”,ku poeti shprehet:

 

Sytë më vërbon malli,në parajsë dafinore

“Të rëntë shita gjitone”,ty hyjni përrallore!

katër stinë ndërrojnë,s´fikën flakë ferri

Komplot shpirtskamit,petohem në re terri.

 

Nëse poezia është ritëm, melodi, muzikalitet, figurë, zjarr i brendshëm, afsh i zemrës, flakë e shpirtit, sentiment, ide etj. Nëse poezia është diçka që kur e lexon ose e dëgjon, të prekë, të rrëmben, të çon peshë, të nxitë dhe t’i lëndon telat më të fshehtë të zemrës etj. (Nonda Bulka) Atëherë me plot arsye qëndron maksima se poezia lirike nuk shpjegohet (nuk komentohet), por ajo shijohet e përjetohet sipas aftësive

thithëse të lexuesit apo të dëgjuesit, në çastin e takimit me te.Diçka e ngjajshme është poezia e Hasan Qyqallës,është ritëm,melodi, zjarr i brendshëm,armë në duar të lexuesit,është poezi e një prushi të madh, e cila edhe kur është e shkurtër flet shumë,ka mesazh,jep frymëzim.

 

OXHAKU

 

Ndez oxhak e shtrojmë sofër

Kuvendojmë urti burri

Baba dredh cigarën në votër

Presim kafen me ujë biluri!

Poezia nuk është vetëm sa për lexim,po e lexuam thjesht për të e lexuar,këtu ka një strofë,por po e medituam si duhet,vargjet flasin shumë dhe kanë mesazh,jo vetëm tek kjo poezi,por Sepse të gjitha poezitë e përfshira në këtë përmbledhje janë të shkruara e të përjetuara me afshin e shpirtit dhe të zemrës së poetit, i cili, si shumë të tjerë të asaj kohe, qe i shtrënguar me zemër të thyer e me shikim prapa t’ia kthej shpinën vendlindjes e kësaj hiseje të atdheut, që lëngonte dergjur nën thundrën e pushtuesve, që u ndërruan në këto troje si liqtë në tezgjah jo me vite e dekada, por me shekuj…

Ndryshe nuk do të mund të quhej buzëqeshje e trishtë,por duke analizuar me vemendje çdo varg të shtruar e fuqizojnë dhe i japin peshë artistike shprehjet e herëpashershme metaforike, të cilat edhe lexuesin e freskojnë gjatë leximit të tyre. Këtu do t’i përmendim ca prej tyre:“Hasan Qyqalla,shquhet ndër poetët i cili bënë hapat e vet në letërsinë tonënë krijimtari hap pas hapi,lufton për të arrirë të bukurën

,të përshkruaj ngjarëjet dhe fenomenet,për atdheun,kohën,njerëzit e atdheut,ku për mes poezisë ,krijimtarinë e bënë si skulpturë që flet, si muzikë që fisnikëron,si zjarr që nuk i nënshtrohet hirit,por një art të përsosur,estetik,të thjesht,lakonik dhe të qartë,të pasur letrarisht dhe të kapur për secilin lexues. – Po të i hyhet analizës letrare të mbi tetëdhjetë poezitë e Hasan Qyqallës,duhet të shkruhet shumë.poeti i shkruan

universales duke i gdhendur përsonalitetët me majën e lapsit dhe me butësin e menqurin e shpirtit.Sa më thellë që hyjmë në labirinthet e vargjeve poetike gjejmë porosi e mishërohemi me përjetimet e vështira të kombit. Diçka të fuqishme që gjejmë te poetët,gjindet te poezia e Hasanit”ORA E SHEKUJVE”,po japim vetëm strofën e fundit,kurse lexuesit të cilët lexojnë në tërësi librin,do të gjejnë fuqinë dhe vulën poetike në këtë përmbledhje.

 

Sa vrastarë dehen në gjak

Atentati i harrimit

e njeriu vdes pse vdes njeriu

në diellin e rremë……

Poezia e Hasan Qyqallës, është një poezi,në vargjet e së cilës mishërohen ngjarje me frymë aktuale. Ndaj këtyre ngjarjeve autori me vargje spontane dhe origjinale, vargje të realizuara me një kompozicion të mrekullueshëm, me gjuhë e mjete poetike të gjetura me inversion të lartë artistik, reagon dhe shpreh revoltën ndaj kontradiktave, duke shpresuar në idealet dhe shpresat e fuqishme drejt triumfit të të drejtës, së arsyeshmes dhe të virtyteve të njerëzve në përgjithësi… poezia e tij reflekton një varg çeshtjesh, fenomenesh , proekupimesh dhe idesh, të cilat janë vendosur në raport të drejtë midis realitetit ekzistues jetësor dhe realitetit të botës artistike…Si të tilla krijimtaritë e HAasan Qyqallës,bëhen të dashura e të dëshirueshme për lexuesit të cilët e duan dhe kuptojnë letërsinë.Ata pasurojnë bibliotekën e tyre,me vlera arti,kurse ne Hasanit i dëshirojmë edhe shumë libra tjerë,përherë më të fuqishme,më artistike,me më shumë mesazhe, fatbardhësisht tani mesazhe në frymën e atdheut të lirë,ku ka vend mesazh tjetër,krenari tjetër,vlerë e art me më pak dhimbje.

 

Filed Under: Kulture Tagged With: Buzeqeshja e Trishte, Hasan Qyqalla, mesazhet poetike, Shaban Cakolli

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT