• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kur Zoti e mallkon kombin – Çannakale 1915 !

June 4, 2015 by dgreca

Nga Fahri XHARRA-Gjakove/
Kur Zoti e mallkon kombin – Çannakale 1915 !


Bugün Sırbistan ve Karadağ sınırları içerisinde kalan ve nüfusunun büyük çoğunluğunu Boşnakların oluşturduğu Sancak, yaklaşık 15 bin Müslüman, Osmanlı’yı, İslam’ı ve Osmanlı’yı savunmak için Çanakkale Savaşı’na katıldı
(Sot , të mbetur brenda kufijve të Serbisë dhe Malit të Zi shumica dërrmuese e të cilëve janë boshnjakë si dhe popullata e Sanxhakut , rreth 15 milionë myslimanë , iu bashkuan osmanëve në luftën e Galipolit për të mbrojtur Islamin dhe Perandorinë Osmane )



Perandoria osmane na pushtoi, bashkëjetoi apo na mbrojti nga trysnitë e shteteve fqinje? Kjo është pyetja në të cilën po vërviten mendimet e studimet e akademikëve shqiptarë dhe turq. Akademikët në Turqi thonë se ka ardhur koha, kur termi pushtim të hiqet, duke e argumentuar me faktin se Perandoria Osmane nuk mësyu në Shqipëri për të shkatërruar gjithçka, por ka investuar edhe nga taksat e mbledhura.
“Dhe akademikët turq thonë se në arkivat e shtetit të tyre gjenden një sërë materialesh të pa publikuar ndonjëherë, të cilat dëshmojnë më tepër këtë marrëdhënie 1000-vjeçare mes Shqipërisë dhe Turqisë”. Hajde , bre hajde-thotë një këngë e kohëve të fundit në Kosovë

”Kur osmanët erdhën në Shqipëri, vendi juaj ka qenë në trysninë e Italisë, Greqisë dhe Serbisë. Pra, nuk ishte një popull i lirë. Osmanlinjtë e mbrojtën Shqipërinë dhe nuk mund të themi e pushtuan”, transmeton AS. “Nëse themi pushtim, do të thotë të marrësh gjithçka dhe ta çosh në Turqi, kjo nuk ka ndodhur asnjëherë. Që nga koha e sulltan Mehmetit deri në kohën e Ataturkut ka pasur 36 kryeministra shqiptar që kanë udhëhequr Turqinë. Ky nuk është pushtim. Gjithashtu Sami Frashëri, autor shqiptar ka shkruar enciklopedinë turke dhe po ashtu një tjetër shqiptar ka krijuar himnin tonë. Këto janë faktet dhe tezat që ne mbrojmë”, shprehet Akademiku, Nexhat Demir nga Rurqia , dhe ne verbazi i besojmë ; e falëmnderojmë dhe prap me turkun e vazdhojmë vallën e arushës.

Büyük çoğunluğu Sancak bölgesinden olmak üzere Çanakkale’deki savaşa 15 binin üzerinde Boşnak’ın katıldığı belirtilirken, bu kimselere halk arasında Rumeli’den gelen gönüllüler anlamına gelen “curumliye (đurumlije)” deniyordu.

Pjesa më e madhe e luftëtarëve në Dardanele , ishin vullnetar nga Rumelia, ( nga popujt gjurumli ) duke përfshirë edhe rajonin e Sanxhakut ku mbi 15 mijë boshnjakë morën pjesë ,


“Turkogluve, këtyre ministrave turqë, ua ka ënda prapë Ballkanin ilirik. Ata duan, thënë më mirë, Shpendin Shqiponjë Shqipërinë ti mësojnë asaj atë gjuhën turke, me të cilën e (për)dhunuan  pesë shekuj. Sapo shqiptarët vunë mbarë historinë e të ardhmes së tyre evropiane, nxjerin kokën nga ferra turkotersët, pra turqit e rinj. Shqiponja legjendë, e zënë rob dikur, arrin t`i  shpëtojë robërisë e të kthehet përsëri te familja e saj. Mirëpo robëruesi i ka vënë shqiponjës një unazë në kthetra. Është kjo shenjë që e bën shpendin e arratisur të huaj për rracën e vet, Evropën. Shqiptarët ndejtën gjate para portave  të Evropës , pa mundur të fshehin dot shenjën që u ka lënë në trup e ndërgjegje perandoria otomane. Tani Turqit e rinj erdoglu, ata që dikur na dogjën këmbën e na bënë me shenjë,  që na përdhunuan e robëruan për shumë shekuj , kanë mall tani t´na kenë në gjuhën e tyre. Alarm, duhet të bjenë këmbanat, rrezik i vjetër “filozofia e robërisë,, troket ! – thotë I.Kadare në qindra intervista, shkrime e publikime që bën ai për çështje themelore të kombit shqiptar. Atë që Perandoria Otomane nuk e bëri dot për shekuj me radhë, fshirjen e gjuhës shqipe nga gojët e shqiptarëve , kërkojnë ta bëjnë sot  Otomanët e rinj turkoerdoglu, kinse  shqiptarët janë zbutur tashmë e ndoshta kanë ,,mall për Anadoll”, apo debulesë për  gjuhën e robëruesëve të dikurshëm të tyre.” – thot kadare
Otomanizimi i Ballkanit shqiptar është rreziku më me urgjencë sot për sot, me të cilin duhet të përballemi prerë e me revolte të drejtpërdrejtë, pa i hedhur asnjë pikë diplomacie, mundësisht me përbuzje e urrejtje edhe ndaj mbartësve të kësaj filozofie: ” E dua robëruesin, anadollakun që më ka (për)dhunuar dikur”.




Novi Pazar’daki “Ras” Arşivi’nde yer alan belgelere göre, Çanakkale’deki savaşa katılım çağrısı ilk önce Novi Pazar’da sonra bölgedeki diğer şehirlerde yayınlanmış ve halktan yoğun ilgi görmüştü. Arşiv sorumlusu Doç. Dr. Hivzo Goloş, döneme ait fotoğraflarda Boşnak etnolojisinin ve askere alım yöntemlerinin açık bir şekilde görüldüğünü vurguladı. 
(Nga Arkivi i doc.dr. Hivzo Goloş , në muzeun “Ras “ të Novi pazarit , shifen vullnetarët boshnjak , në një rekrutim të hapur .)


Pushtimi osman nuk i ka mbrojtur shqiptarët nga sllavët Sipas kësaj teorie, “pushtimi osman ka pasur diçka pozitive për kombin shqiptar, sepse e ka mbrojtur kombin shqiptar nga një rrezik më i madh që ishte rreziku sllav”. Por kjo, sipas Kadaresë është e gjitha krejtësisht e pavërtetë. Kjo është një fantazi makabër, shpifje, një doktrinë e sajuar.

 Se sa e vertetë ,është kjo që e thot Kadare , e shikuat në fotot e mësipërme , ku 15 mijë shqiptarët e Sanxhakut të Novi Pazarit që shkuna në Galipol , në luftën e turpit për ne ; as nga vendasit e sotëm të kesaj tokeje shqiptare e as nga gazetat turke nuk përmneden së paku si shqiptar


“İslam’ı, Osmanlı’yı savunmak için gittiler”
(” Islami , shkoi për të mbrojtur Perandorinë Osmane ” )

“Të gjithë popujt e Ballkanit pësuan një dramë të përbashkët dhe në këtë dramë nuk ka pse populli shqiptar të bëjë befas një përjashtim, sepse nuk ka pasur kurrfarë përjashtimi në fatin e tij. Populli shqiptar ka qenë më i ashpri kundër Perandorisë Osmane, për vetë faktin se shqiptarët u bënë pengesë kryesore për depërtimin e Perandorisë Osmane deri në Itali. Sllavët vetë ishin për faqe të zezë, gjendja e tyre ishte më e defavorizuar se e shqiptarëve. Atëherë: nga cilët sllavë na mbrojti Perandoria Osmane? Si na mbrojtën ne turqit nga sllavët? Kjo është e pabesueshme, nga ana logjke, nga ana psikologjike. Për mua e gjitha është groteske, e paimagjinueshme, nga fillimi deri në fund”, shtoi Kadare.
( Fotot dhe dhe spjegimet ne teo jane nga shkrimi “Çanakkale’de “İslam ve Osmanlı için” savaştılar | Doç. Dr. R. Şkriyely “

Fahri Xharra,04.06.15 
Gjakovë

Filed Under: Featured Tagged With: Cannakae, Fahri Xharra

Artikujt e fundit

  • SHBA dhe arkitektura e re e paqes globale: Diplomacia strategjike dhe ndërtimi i rendit të ri ndërkombëtar në epokën e demokracive të avancuara
  • Isa Boletini, Rënia si Akt Themelues i Ndërgjegjes Kombëtare dhe Alarm i Përhershëm i Historisë Shqiptare
  • Kongresi i Lushnjës dhe periudha përgatitore për Luftën e Vlorës 1920
  • GJON MILI DHE EKSPOZITA MЁ E MADHE FOTOGRAFIKE BOTЁRORE E TЁ GJITHA KOHRAVE
  • Rezoluta-6411,nga SHBA-ja, do të jetëson ndaljen e diskriminimit dhe  zgjidh drejt çështjen e Krahinës Shqiptare
  • IBRAHIM RUGOVA: BURRËSHTETASI QË E SFIDOI DHUNËN ME QYTETËRIM 
  • Mbi romanin “Brenga” të Dr. Pashko R. Camaj
  • Presheva Valley Discrimination Assessment Act Advances
  • Riza Lushta (22 JANAR 1916 – 6 shkurt 1997)
  • Krimet e grekëve ndaj shqiptarëve të pafajshëm në Luftën Italo-Greke (tetor 1940 – prill 1941)
  • Masakra e Reçakut në dritën e Aktakuzës së Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë
  • FATI I URAVE PREJ GURI MBI LUMIN SHKUMBIN
  • Skënderbeu, Alfonsi V dhe Venediku: në dritën e Athanas Gegajt
  • Abaz Kupi si udhëheqës ushtarak i çështjeve kombëtare
  • “Lule e fshatit tim” – Poezi nga Liziana Kiçaj

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT