-Deklerata e Preisdentit Clinton për Kosovën me 23 shkurt 1999 – Progresi ishte arritur në bisedimet e Rambujesë/
-Çfarë ndodhi 16 vjetë më parë ?- një ditë më parë se të fillonin bombardimet që zgjatën 78 ditë/
Nga Beqir SINA – New York/
Washington D.C.:-Ngjarjet rrodhën shumë shpejt pas dështimit në Rambuje dhe pas propozimit alternativ të Beogradit, për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Monitoruesit ndërkombëtarë të OSBE-së, u tërhoqën më 22 mars, për frikën për sigurinë e monitoruesve që do t’i paraprinte fushatës bombarduese të NATOs. Në 23 mars, kuvendi serb( i përbër atëhere nga Serbia, dhe Mali i Zi), pranoi principin e autonomisë për Kosovën dhe pjesën jo-ushtarake të marrëveshjes, duke refuzuar praninë e trupave të NATOs, dhe mos nëshkrimin e Rambujes. Çka ishte në kundërshtim me Uashingtonin dhe Nato-n, duke e “detyruar” Presidentin e Shteteve të Bashkuara – Bill Clinton, të deklarojë: se “Beogradi e kishte humbur një rastë të mirë – me marrveshjen të cilën e nëshkruan vetëm delegacioni shqiptarë”.
Tre javë të negociatave të paqes në mes të Serbëve dhe shqiptarëve të Kosovës në Rambuje “kanë prodhuar më shumë progres se e kemi parë në dekadën e fundit që nga heqja e autonomisë së Kosovës nga qeveria e Beogradit, “tha Presidenti Klinton në një deklaratë e lëshuar pasdite vonë 23 shkurt 1999.
Dhe, vazhdonte presidenti i SHBA, 16 vjetë më parë “Duke rënë dakord në parim për një plan të sigurtë që do të ofronte “Vetëqeverisjen Substanciale” për popullin e Kosovës, negociatorët kanë treguar guxim dhe lidership. Marrëveshja nga ana e palës serbe për autonomi substanciale për Kosovën paraqet edhe një njohje të rëndësishme, por jo e plotë se vetëm duke lejuar njerëzit në Kosovë të marrin kontrollin e tyre, ditë-për-ditë, mund të ketë një paqe qëndrueshme. ”
Bisedimet e paqes ishin pezulluar deri më 15 mars, në vijim të të asaj që kërkojë delegacioni kosovarë që të konsultohet mes tyre dhe me zgjedhësit e e saj – para se zyrtarisht të bënte nënshkrimin planit të paqes për Kosovën.
Klinton, tha 16 vjet më parë se serbët “duhet të ishin të përgatitur për t’u kthyer në “Negociatat” me shqiptarët e Kosovës me një angazhim për të nënshkruar marrëveshjen e plotë – Duke përfshirë dispozitat të domosdoshme për tërheqjen e forcave serbe të sigurisë nga Kosova, si dhe vendosjen e një force paqe ndërkombëtare të udhëhequr nga NATO. ”
Deklerata e Preisdentit Clinton për për Kosovën me 23 shkurt 1999 – Progresi i arritur në bisedimet e Rambujesë
(Në vijim është teksti i plotë i Shtëpisë së Bardhë: Zyra e Sekretarit të Shtypit 23 shkurt 1999).
Bisedimet e paqes në Rambuje, Francë janë një hap i rëndësishëm përpara në kërkim të një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në Kosovë. Në tre javët, e fundit negociatat kanë prodhuar më shumë progres sa ne nuk i kemi parë në dekadën e fundit që nga heqja e autonomisë së Kosovës nga Qeveria në Beograd.
Duke rënë dakord në parim për një plan të fortë që do të sigurojë një Vetëqeverisje substanciale për popullin e Kosovës, negociatorët (delegacioni shqiptarë) ka treguar guxim dhe lidership. Marrëveshja nga ana e palës serbe për autonomi substanciale për Kosovën paraqet edhe një hap të rëndësishëm, por jo i plotë. Duhet njohja duke lejuar njerëzit(shqiptarët) në kontrollin e Kosovës mbi jetën e tyre, ditë-për-ditë, vetëm kështu mund të ketë një paqe të qëndrueshme.
Negociatorët kosovarë kanë kërkuar kohë për t’u konsultuar me zgjedhësit e tyre e para se zyrtarisht të bëjnë nënshkrimin e planit të paqes. Unë besoj se populli shqiptar i Kosovës do të mbështesë fuqishëm atë se çfarë Negociatorët( delegacioni i Kosovës në Rambuje) kanë pranuar, sepse marrëveshja paraqet një mundësi reale për një jetë më të mirë pas viteve të represionit dhe frikës. Serbët duhet të përgatiten që të kthehen në negociatat e lëna më 15 mars me një angazhim tjetër për të nënshkruar marrëveshjen e plotë – duke përfshirë Dispozitat e domosdoshme për tërheqjen e e forcave serbe nga Kosova, për një siguri më të madhe si dhe vendosjen e një force paqeje të udhëhequr nga NATO .
Në ndërkohë, është e domosdoshme që të gjitha palët të shmangin provokimet që do të rrezikojnë këtë progres. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Javier Solana ruan autoritetin e dhënë atij nga Këshilli Suprem i NATO-s për të vepruar nëse është e nevojshme.
Unë dua të falënderoj Sekretaren e Shtetit, zonjën Albright dhe të gjithë gurpine saj negociatorë (delegacionin amerikan )për Përpjekjet e tyre të palodhshme që çuan në zhvillime shpresëdhënëse, dhe përgëzoj Sekretarin e jashtëm Britanik Robin Cook dhe Ministri e Jashtëm francez Hubert Vedrine, që bashkëudhëhoqën ngociatat e Rambujes.
Histori: Çfarë ka ndodhur më 2 janar?
Me 2 Janara 1946 në Shqipëri: Një muaj pasi Fronti Demokratik mori kontrollin e Asamblesë së re Kombëtare, qeveria komuniste shpalli jasht-ligjësimin e monarkisë. Kështu, mbreti Zog u shkarkua zyrtarisht de-jure; atij dhe trashëgimtarëve iu hoqën të gjitha të drejtat dhe pronat; dhe u ndalohej “përgjithmonë” kthimi në territorin e Shqipërisë./
Nga Astrit LULUSHI*/
366 – Një numër i madh forcash të fisit Alemanni kalojnë lumin e ngrirë Rhein duke pushtuar territore të perandorisë romake. Alemanni (Alamani) ishin një konfederatë fisesh gjermanike në pjesën e sipërme të lumit Rhein. Përmendur së pari nga Romakët në vitin 213, Alemanni kishin filluar të përhapeshin që në vitet 260, duke u shtrirë nga kufijtë e Ilirisë ose në Zvicrën veriore, dhe çuan në ato rajone gjuhën gjermane që flitet edhe sot. Në vitin 496, trojet Alemanni u pushtuan nga udhëheqësi frank, Klovis dhe u përfshinë në zotërimet e tij. Trashëgimia e Alemannit mbijeton në emrat e Gjermanisë në disa gjuhë. Sipas Asinius Quadratus (cituar në mesin e shekullit të 6-të nga historiani Bizantin Agathias) emri Alemani do të thotë “të gjithë bashkë”, çka i bën ata një grup shumë-fisesh gjermanike. Kjo etimologji është pranuar si prejardhje standarde e termit. Straboni, një murg i manastirit Shën Gall në shekullin e 9, duke diskutuar mbi banorët e Zvicrës dhe rajonet përreth që flasin gjermanisht, thotë se vetëm të huajt i thërrasin Alemanni, sepse veten ata e quajnë Suebi, “të bashkuar”.
1492 – Ripushtimi i Emiratit të Granadës: Fortesa e fundit e mbajtur nga Morët në Spanjë, dorëzohet. Një ndihmë e vetme dhe e kufizuar erdhi nga osmanët në Afrikën e Veriut, por pa efekt. Nëpërmjet Traktatit të Granadës, popullsive myslimane dhe hebraike u jepeshin garanci për mbrojtje dhe të drejta, por këto nuk u respektuan. Kjo çoi në kryengritje në vitin 1500 e cila u shtyp shpejt; një konflikt shumë më i përhapur 1568 – 1571 çoi në dëbimin e pothuajse të gjithë Morëve nga ish-emirati dhe nga rajone e tjera të Spanjës. Rënia e Granadës së shpejti do të pasohej nga një valë zgjerimi spanjoll në Afrikën e Veriut, duke filluar me pushtimin e Melillas në bregun e Marokut më 1497. Granada ende e feston 2 janarin si ditën e çlirimit.
1788 – SHBA: Xhorxhia bëhet shteti i katërt që ratifikon Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara. Provinca e Xhorxhias ishte një nga trembëdhjetë kolonitë që ngriti krye kundër sundimit britanik në Revolucionin Amerikan duke nënshkruar Deklaratën e Pavarësisë 1776. Në fillim të vitit 1861, Xhorxhia iu bashkëngjit Konfederatës dhe u bë fushë-betejë kryesore e Luftës Civile. Një nga betejat u zhvillua në Atlanta në vitin 1864, e cila rezultoi me djegie vrasje dhe shkatërrime ndërsa forcat e Unionit nën komandën e gjeneralit Sherman vërshuan nga Atlanta në Savanah. Mbi 18 mijë ushtarë të Xhorxhias u vranë. Në vitin 1870, pas rindërtimit, Xhorxhia u bë shteti i fundit i rikthyer në Bashkim. Filmi “Shkoi bashkë me erën” përshkruan këto ngjarje në Xhorxhia gjatë luftës civile.
1946 – Shqipëri: Një muaj pasi Fronti Demokratik mori kontrollin e Asamblesë së re Kombëtare, qeveria komuniste shpalli jasht-ligjësimin e monarkisë. Kështu, mbreti Zog u shkarkua zyrtarisht de-jure; atij dhe trashëgimtarëve iu hoqën të gjitha të drejtat dhe pronat; dhe u ndalohej “përgjithmonë” kthimi në territorin e Shqipërisë.
Mendim i ditës
“Qeveri e mirë është ajo që qeveris më pak.”
Henry David Thoreau
- Kortezi: Zeri i Amerikes
Histori: Çfarë ka ndodhur më 29 tetor?
Shkruan: Astrit Lulushi*/
1863-Gjatëmbëdhjetë shtete dhe mbretëri evropiane formojnë Kryqin e Kuq Ndërkombëtar. Deri në mes të shekullit të 19-të, nuk kishte asnjë sistem të organizuar për kujdesin e viktimave të luftës ose të plagosurve në fushë-betejë. Në qershor 1859, biznesmeni zviceran Henry Dunant udhëtoi për në Itali, në atë kohë e pushtuar nga Franca. Kur mbërriti në qytetin Solferino, ai pa nga afër pasojat e një beteje franko – austriake, ku në një ditë të vetme, rreth 40-mijë ushtarë në të dy anët u vranë ose u plagosën dhe trupat ishin lënë në fushë pa asnjë kujdes a ndihmë. Henry Dunant braktisi plotësisht qëllimin origjinal të udhëtimit të tij dhe për disa ditë iu përkushtua organizimit të trajtimit dhe kujdesit për të plagosurit. Kur u kthye në shtëpinë e tij në Gjenevë, ai vendosi të shkruajë një libër “Kujtesë e Solferinos” dhe u dërgoi kopje të librit figurave kryesore politike dhe ushtarake në të gjithë Evropën. Dhe këshu u përhap idea e krijimit të Kryqit të Kuq ndërkombëtar, që u themelua këtë ditë 150 vjet më parë.
1888 – Nënshkruhet Konventa e Konstandinopojës, e cila lejon kalimin e lirë detar përmes Kanalit të Suezit në kohe lufte e paqe.
1921 – Fillon Gjyqi i dytë i Sakos dhe Vanzetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ferdinando Nicola Sacco dhe Bartolomeo Vanzeti ishin italiano-amerikanë – anarkistë – të cilët ishin dënuar me vdekje për vrasjen e dy përsonave gjatë grabitjes me armë të një fabrike këpucësh në South Braintree, Massachusetts, në vitin 1920. Një gjyq në vitin 1921 rezultoi se Sako e Vanzeti ishin fajtorë, pavarësisht nga të dhënat balistike jo të qarta dhe nga pohimet e dëshmitarëve të shumtë se ditën e grabitjes, Sako dhe Vanzeti ishin parë në vend tjetër. Ky vendim u apelua, por pa sukses. Ndërkohë çështja tërhoqi vëmendjen në mbarë botën.dhe protesta kundër vendimit shpërthyen në thuajse çdo kryeqytet të botës perëndimore. Shkrimtarë, artistë, intelektualë e akademikë bënë thirrje e dërguan letra e telegrame rigjykimin e tyre; Kishat i fillonin shërbimet me lutje për faljen e Sakos dhe Vanzetit. Në përgjigje, guvernatori i shetit Massachusetts, Alvani Fuller emëroi një komision tre-anëtarësh për të hetuar rastin. Pas disas javësh rishqyrtimi të çështjes, komisioni mbështeti vendimin e mëparëshëm dhe Sako dhe Vanzeti u ekzekutuan në karrige elektrike më 23 gusht 1927. Që nga ajo kohë, mendimi i përgjithshëm është se Sako e Vanceti u dënuan kryesisht për shkak të bindjeve të tyre politike anarkiste dhe u ekzekutuan padrejtësisht . Në vitin 1977, guvernatori i shtetit Masaçusets Michael Dukakis lëshoi një dekret që Sako dhe Vanzeti ishin dënuar padrejtësisht dhe se “çdo njollë duhet të shlyhet përgjithmonë nga emrat e tyre”. Dhe çështja se kush i vrau dy rojet e fabrikës gjatë grabitjes me armë me 1920, ka mbetur zyrtarisht e pazgjidhur.
1996 – Britania dhe Shqiperia bien dakord që Tirana t’i paguajë Londrës 2 milionë dollarë dmmshpërblime për incidentin në Kanalin e Korfuzi, 1946; dhe Britania t’i japë Shqiperisë 18 milione dollarë (vlera e arit te bllokuar).
Mendim i ditës
“Shkenca kurrë nuk zgjidh një problem pa krijuar dhjetë të tjerë.”
George Bernard Shaw *(Kortezi: VOA)
Histori: Çfarë ka ndodhur më 23 tetor?
Me 23 tetor 1871 – Lindi në Fishtë, Dajç, Lezhë, Shqipëri (në atë kohë Perandori Osmane), Gjergj Fishta; studioi për filozofi e teologji; prift i shuguruar katolik edhe poet i madh; në vitin 1902, merr drejtimin e gjimnazit françeskan në Shkodër; vepra i tij madhore (1937) Lahuta e Malcis prej 17-mijë vargjesh – quajtur ndryshe edhe Iliada Shqiptare./
Nga Astrit LULUSHI/
42 pes – Lufta civile romake: Trupat e Mark Antonit dhe Oktavianit mposhtin ushtrinë e Brutit. Bruti kryen vetëvrasje. Por cili ishte shkaku i luftës? Dy vjet më parë (44 pes), Qezari ishte vrarë pabesisht nga një grup senatorësh ku bënte pjesë edhe miku i tij, Markus Brutus. Oktaviani, djali i birësuar i Qezarit, i cili ndodhej për studime në Apolloni të Ilirisë, sapo mori vesh lajmin u nis për në Romë dhe u vu në ndjekje të vrasësve. Sipas historisë, Qezari fillimisht u rezistoi sulmuesve, por kur pa Brutin mes tyre, iu dorëzua fatit, duke thënë “Et tu, Brute?” – “Edhe ti, Brut?”; fjalë që vazhdojnë të jenë subjekt debatesh mes dijetarëve dhe historianëve.”Et tu, Brute?” është frazë latine që arriti në kohët tona ndoshta falë Uilliam Shekspirit i cili e përdori atë në tragjedinë Jul Qezari (1599). Shprehja pason traditën e historianit romak Suetoni, i cili thotë se “Et tu , Brute?” është kalk e një greqishtjeje “Kai su, teknon?”- “Edhe ti, biri im?” dhe merret si tregues se Bruti ishte djal jashtë-martese i Qezarit. Ndërsa, Plutarku thotë se Qezari nuk foli fare por kur pa Brutin mes komplotistëve, mbuloi kokën me pelerinën e vet dhe e la t’a godiste. Kohët e fundit janë shtuar argumententet se “Et tu, Brute?”, mund të interpretohet si mallkim apo kërcënim; atëhere mallkimimet në greqisht mes romakëve ishin bërë proverbiale, dhe Qezari mund të ketë thënë: “Edhe ti, biri im, do ta provosh shijen e fuqisë” ose “Edhe ti Brut? Në ferr shkofsh!”.
Një pjesë nga tragjedia “Jul Qezari” e Shekspirit
-nga fjalimi i Mark Antonit –
(shqipëroi Fan Noli)
“Ne qe me te vërtetë Bruti që goditi;
Se Bruti, e dini, ishte éngjelli i Qesarit.
Ti, Zot, ti vet’ e di me Q’ mall e desh Qesari.
Kjo ishte gpojtja m’ e pashpirtme nga të gjitha.
Kur pa Qesari q’e goditi dhe ai,
Mosmirenjohja, me’ e fortë se q’do krahe
Tradhetori, e mundi dhe ia theu zcmren.
Ahere si pështolli faqen nënë toga
Mun rrëzë monumeulit të Pompejit,
…
Oh po! tani po qani, edhe ju vjen keq;
Dhe lotët që po derthni rjedhin drejt nga zemra.
Si? Qani, vllezër, se i patë vetëm togën
Qesarit të plagosur? Shihni atë vetë
Q’e kanë bërë shoshë thikë tradhetorësh.”
1812 – Gjenerali francez Claude François de Malet, arratiset nga burgu dhe organizon një komplot për të përmbysur perandorin Napoleon Bonaparte, duke përhapur lajmin se perandori vdiq gjatë fushatës në Rusi dhe e shpalli veten komandant të garnizonit të Parisit. Lajmi u besua nga të gjithë, por kur një polic e pa Maletin duke bërë betimin para Senatit, ai e njohu dhe bërtit “është Malet, i arratisuri!”. Pas kësaj, ai u kap, u çarmatos dhe u dërgua përsëri në burg.
1821 – Demetrio Camarda (Dhimitër Kamarda) lindi në Horën e Arbëreshëve (Piana degli Albanesi) – Si gjuhëtar, poet dhe mbledhës e botues i folklorit shqiptar, Kamarda eci në udhën e hapur nga dijetari i madh arbërësh para tij, Jeronim De Rada. Kamarda kishte njohuri shkencore edhe në fushën e gjuhësisë indo-evropiane dhe doli me idenë se shqipja lidhej me greqishten e vjetër, duke iu kundërvënë tezës së vërtetuar nga Franz Bopp se shqipja ishte degë e veçantë në familjen Indoevropiane. Vepra kryesore e Kamadrës, Provë e Gramatikës Krahasuese mbi Shqipen, vlersohet si i pari punim shkencor në fushën e studimit krahasues historik të shqipes. Kamarda njihet edhe për kontributin në përhapjen e alfabetit të përgjithshem shqip në vitin 1869. Ai vdiq ne Livorno të Italisë me 1882.
1871 – Lindi në Fishtë, Dajç, Lezhë, Shqipëri (në atë kohë Perandori Osmane), Gjergj Fishta; studioi për filozofi e teologji; prift i shuguruar katolik edhe poet i madh; në vitin 1902, merr drejtimin e gjimnazit françeskan në Shkodër; vepra i tij madhore (1937) Lahuta e Malcis prej 17-mijë vargjesh – quajtur ndryshe edhe Iliada Shqiptare. At Gjergj Fishta ishte kryetar i komisionit në Kongresin e Manastirit më 1908, që miratoi alfabetin. Ishte përkthyes i delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris në vitin 1919, pastaj, sekretar i delegacionit. Në fund të vitit 1920, Shkodra e zgjodhi deputet të saj në parlamentin shqiptar. Pas vendosjes së regjimit të Zogut, Fishta u vetë-mërgua në Itali në vitin 1925 /1926, para se se të rifillonte punën si mësues, poet dhe shkrimtar në Shkodër; vdiq më 30 dhjetor 1940. Fishta ishte redaktor i revistës “Hylli i Dritës” (1913 ) dhe gazetës “Posta e Shypnisë” gazetë (1916-1917). At Gjergj Fisha ishte gjithashtu shqiptari i parë kandidat për çmimin Nobel për letërsi. Ja disa vargje nga një prej poezive të tij:
“Shqypnia”
Edhè hâna do t’ a dijë,
Edhè dielli do t’ két pá,
Se për qark ksaj rrokullije,
Si Shqypnija ‘i vend nuk ká!
…..
Ato male të madhnueshme,
Ato, po, kanë mûjtë me pá
Se sa forca e pafrigueshme
N’ turr t’ Shqyptarit pît ka rá.
Dridhet toka e gjimon deti,
Ndezen malet flakë e shkndija,
Ka’ i frigueshëm, si tërmeti,
Atje rrmben kû e thrret Lirija.
…….
Shkundu pluhnit, prá, Shqypní,
Ngrehe ballin si mbretneshë,
Pse me djelm, qi ngrofë ti n’ gjí,
Nuk mund t’ quhesh, jo, robneshë.”
1874 – Lind në në Janjevë afër Prizrenit etnografi, folkloristi, shkrimtari, ndoshta arkeologu i pare shqiptar, Mëhill Kostandin Gjeçi-Kryeziu, i njohur si Shtjefën Gjeçovi. Ai u arsimua nga françeskanët në Bosnjë (nën kontrollin e Austro-Hungarisë ) shërbeu në vitet 1905 – 1920 mes fiseve malësore (kryesisht Mirditë) si famullitar, mësues dhe mbledhës folklori. Gazeta Albania e Faik Konices u bë platforma e shkrimeve te tij. Gjeçovi u vra nga serbet në vitin 1929, në fshatin Zym afër Gjakovës, ndërsa shërbente si prift dhe mësues i shqipes në atë famulli. Shtatore sot ai ka në Zym dhe një shtëpi muze në fshatin e lindjes. Më 1929, mbreti Zog protestoi ashpër pranë qeverisë së Beogradit kundër vrasjes se tij. Gjeçovi mblodhi dhe shkroi Kanunin e Lekë Dukagjinit, një sërë ligjesh zakonore shqiptare të trasheguara gojarisht ndër shekuj. Ato u botuan pas vdekjes, në vitin 1933. Një botim shqip – anglisht nga Shtëpia Botuese Gjonlekaj, Nju Jork ne vitet 1980, tërhoqi vemendjen e studiuesve të huaj të cilëve për here të pare u binte në dorë një botim anglisht i këtij kanuni.
1892 – Vdiq Abdyl Frashëri, 53 vjeç, një prej ideologëve te parë të Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Ai ishte me i madhi në moshë mes 3 vëllezërve Frashëri, Naimit e Samiut. Abdyl Frashëri njihet si nismëtar dhe udhëheqës i Lidhjes së Prizrenit (1878) – konsiderohet gjithashtu si i pari që hodhi idenë e një autonomie (përfshirjen e trojeve shqiptare në një vilajet të vetem) – pas shtypjes së Lidhjes (1881), dënohet me vdekje nga gjykata osmane; dënimi iu kthye në burgim të përjetshëm; qëndroi në burg 3 vjet dhe në internim 20 muaj; për arsye shëndetësore u lirua me kusht që të hiqte dorë nga veprimtaria politike.
1911 – Përdorimi i parë i avionëve në luftë: Një piloti italian niset nga Libia për të vëzhguar vijat e frontit të ushtrisë turke gjatë Luftës turko- italiane.
1912 – Lufta e Parë Ballkanike :Fillon beteja e Kumanovës midis forcave serbe dhe ushtrisë osmane. Kjo betejë ishte vendimtare për rezultatin e luftës në rajon. Pas 3 ditësh, trupat osmane u thyen keq, lanë qytetin dhe u detyruan të tërhiqeshin edhe nga Shkupi, ndërsa forcat serbe u nisën për të marë Manastirin.
1946 – Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara mblidhet për herë të parë, në një auditorium në Queens të qytetit Nju Jork.
1956 – Mijëra Hungarezë ngrenë krye kundër qeverisë dhe kontrollit sovjetik. Ky zhvillim (i njohur si Revolucion hungarez, në perëndim; dhe Kundër-Revolucion, në lindje, u shtyp në 4 nëntor).
Mendim i ditës
“Disa gjëra janë aq serioze, sa që është mirë të qeshësh me to”.
Niels Bohr
(Kortezi-VOA)
Histori: Çfarë ka ndodhur më 17 tetor?
Nga Astrit LULUSHI*/
1448 – Fillon Beteja e dytë e Fushë Kosovës midis forcave të Perandorisë Osmane nën udhëheqjen e sulltan Muratit, dhe koalicionit hungarez, shqiptar, rumun (Vllahia) dhe kryqtarë, të udhëhequr nga Janosh Huniadi. Ashtu si në Betejën e parë të Fushë Kosovës më 1389, ballkanasit do të humbisnin. Beteja zgjati 3 ditë, dhe osmanët, korrën fitore vendimtare duke shuar përgjithmonë shpresat e të krishterëve se ky rajon do të dilte ndonjëherë nga sundimi osman. Beteja e dytë e Fushë Kosovës ishte në vazhdën e fitoreve të sulltan Muratit, fillimisht ndaj kryqtarëve në Varna me 1444; pushtimit të Moresë (Peloponez) me 1446; dhe sulmi ndaj princit shqiptar Gjergj Kastriotit -Skenderbe, i cili arriti t’i rezistojë. Beteja e dyte e Fushe Kosoves ishte rezultat i perpjekjeve te Huniadit për të bashkuar forcat me Skënderbeun, por pa sukses. Por nga kjo humbje, Skenderbeu doli i paprekur, pasi nuk arriti dot në kohë në Fushë Kosovë. Historianët thonë se Skenderbeu u vonua nga princi serb Brankovic, i cili nuk e lejoi të kalonte nëpër despotatin e tij. Kur Skenderbeu mësoi se beteja morri fund dhe forcat e koalicionit ishin thyer keqaz, ai i zemeruar u lëshua me trupat e tij nëpër territoret e Brankovicit duke djegur e shkaterruar çdo gjë. Në fakt, Skenderbeu nuk dinte një gjë tjetër; se në Betejën e Fushë Kosovës, Brankovici kishte kaluar në anën e sulltanit, pas grindjejes me Huniadin se kush prej tyre duhej të udhëhiqte koalicionin – Huniadi i kishte ofruar Brankoviçit postin e nënkomandantit por ky e hodhi poshtë me përbuzje dhe nga inati u bashkua me trupat e Sulltan Muratit. Pas fitores në Betejën e dytë të Fushe Kosovës, 1448, Sulltani shkoi në Adrinopojë, për t’u kthyer vetëm pas disa muajsh, në pranverë, me një ushtri prej 80-mijë trupash – dhe me armën e tij të re (topat me gjyle) – për të larë hesapet me Skënderbeun, i cili tashmë dukej i vetëm.
1845 – Sipas një gazete të Bostonit, audienca u larguan nga salla kur autori filloi të lexojë një poemë të frikshme. Njerëzit ikën në shenjë kundërshtimi ndaj Edgar Allan Poes, i cili ishte lexuesi dhe autori i poemës i Korbi. Në vitin 1918, në kuadër të një nisme për përkthimin e kryeveprave të letërsisë botërore, Fan Noli u solli shqiptarëve edhe këtë poemë të Poes. Ja disa vargje nga:
Korbi – Edgar Allan Poe
(shqipëroi Fan Noli)
“Një mes-natë të bezdisur
Tek këndonja i zalisur
Disa pralla dhe magjira
Të një shkence të harruar,
Tek dermitnja i kapitur
Befas vjen nje e trokitur,
Me ngadalë e goditur
Përmi dere t’ odes sime.
“Dikush është, thashë, jashte
Që troket mi deren time –
Vetem kjo, dhe asgjë më.
….
Më zu gazi, më shkoi tmerri
M’ atë Korb të zi si Ferri,
Që po mbahej aq’ i rëndë
Aq’ i larte dhe i thom:
“Ndonese je perçe-prere,
S’ka dyshim, je trim i ndjerë,
Korb i mvrojtur, i vrerosur,
Arratisur zall me zall;
Thua-m’ emrin tente me nam
Ans detit Plutonian!”
Thotë Korbi: “Kurrë më,”
U-çudita fort, pa masë
Kur dëgjova Korb të flasë..”
1888 – Botohet numri i parë i revistës National Geographic. Në fillim, Revista doli jo rregullisht – materialet ishin vështirë për t’u mbledhur. Por kjo gjendje nuk zgjati shumë; Revisa filloi të bëhej e famshme për hartat dhe persiatjet fotografike të njerëzve dhe vendeve ekzotike. Sot, revista National Geographic ka rreth 8.5 milion parapagues në mbarë botën.
1931 – Gangsteri Al Capone dënohet për shmangje pagimi të taksave mbi të ardhurat me 11 vjet burgim. Atij gjithashtu i kërkohet për të paguar të gjitha taksat e prapambetura, me interes, plus një gjobë. Në kulmin e karrierës së tij, Kapone thoshte se nuk mund të dënohej për mospagim taksash pasi fitimet e tij nga tregtia e pijeve ishin të paligjshme. Duket se Al Kapone nuk lexonte gazeta, sepse do të ishte njohur me lajmin mbi një vendim të gjykatës së lartë ku thuhej se vetëm për shkak se fitimet janë të paligjshme nuk do të thotë se ato nuk janë subjekt i taksave – Ishte ende periudha e prohibicionit, kur në SHBA ndalohej prodhimi, shpërndarja dhe shitja e pijeve alkoholike, Kjo masë kishte hyrë në fuqi në vitin 1920 dhe u shfuqizua më 5 dhjetor 1933.
1933 – Albert Einstein (Ajnshtajn) mbërriti në Shtetet e Bashkuara si refugjat politik i ikur nga Gjermania naziste. Kjo çështje sikur ishte harruar, kur në vitin 2011, zyrtarë britanikë të emigracionit njoftuan se krejt rastësisht kishin zbuluar dokumentin e emigrimit të Ajnshtajnit në Angli, pas ikjes së tij nga Gjermania naziste. Zyrtarët në Aeroportin Heathrow mbetën të habitur nga zbulimi i kartës së hyrjes (për 80 vjet e mbuluar nga pluhuri), e cila shënon ardhjen e shkencëtarit legjendar në Britaninë Madhe. Sipas dokumentit ,” ati i fizikës moderne” kishte mbërritur në Dover më 26 maj 1933 nga qyteti Ostende i Belgjikë. Në formularin e emigracionit, Ajnshtajni e përshkruan profesionin si “professor”; shtetësinë “zvicerane”; dhe se po shkonte në universitetin Oksford. E veçanta rreth këtij dokumenti për historianët është se Ajnshtajni kishte hequr dorë nga shtetësia e tij gjermane vetëm disa javë më parë, në reagim të zemëruar ndaj politikave naziste. Anglia u bë strehë për shkencëtarin e madh për disa muaj, derisa ai u nis për t’u vendosur përfundimisht në SHBA. Policia britanike e mbajti Ajnshtajnin nën masa të rrepta mbrojtëse nga frika e ndonjë vrasje të mundëshme nga agjentët e zbulimit nazist. Fituesi i Çmimit Nobel, që nga viti 1914, kishte qenë profesor nderi në Akademinë Prusiane të Shkencave në Berlin. Por, kur Adolf Hitleri u bë Kancelar i Gjermanisë në vitin 1933, ai shpalli përndjekjen dhe urdhëroi djegien e librave të autorëve hebrenj, përfshi ato të Ajnshtajnit, Duke mos duruar dot këtë lloj klime, shkencëtari i madh u detyrua të ikte.
1979 – Nënë Tereza nderohet me Çmimin Nobel për Paqe për punën e saj me të varfërit në Kalkuta të Indisë. Në moshën 12 vjeçare , kjo vajzë shqiptare katolike, Agnes Gonxhe Bojaxhiu, dëgjoi një thirrje. Perëndia kërkoi që ajo t’ia kushtonte jetën e Atij – dhe kështu hyri në një manastir vajzash, mori arsimim, dhe u dërgua në Kalkuta të Indisë, si mësuese. Emri i saj i ri ishte Tereza. Në Indi, murgesha ose Motër Tereza mori një thirrje të dytë prej Perëndisë: “për të ndihmuar të varfërit, njëkohësisht duke jetuar mes tyre” – kështu ajo themeloi një motërzim të ri që e quajti Misionaret e Bamirësisë. Nënë Tereza dhe përkrahësit e saj ndërtuan në Kalkuta shtëpi për jetimët , azile për lebrozët dhe qëndra për të sëmurët pa shpresë shërimi. Organizata Misionaret e Bamirësisë gjithashtu u angazhua në punë e ndihma në pjesët e tjera të botës. Murgesha modeste u bë i njohur në të gjithë botën. Në vitin 2003, Papa Gjon Pali i dytë mori hapin e parë drejt shenjtërimit të saj, duke e lumturuar.
Mendim i ditës
“Kushdo që rrit qoftë edhe dy kallinj misër ose dy fijet bari, i shërben vendit më shumë se të gjithë politikanët së bashku”.
Jonathan Swift
* Kortezi VOA