Presidenti i shqipërisë Shkëlqesia e Tij Bujar Nishani ka paralajmëruar se më 7 mars 2017, me rastin e ditës së Mësuesit, do të vizitoj Komunën e Bujanocit/
Shkruan: Refik HASANI*/
Në vizitën e parë në këtë krahinë në cilësinë e Presidentit të Shqipërisë opinioni është i intersuar se çfarë mendime e propozime të reja do të sjellë kjo vizitë e kreut më të lartë të Shqipërisë.Është e drejtë legjitime e presidentit shqiptar të vizitojë shqiptarët, kudo ku ata jetojnë. Kjo natyrisht do të jetë një vizitë historike e një presidenti shqiptar. Por shqiptarët e këtushëm duan të dinë se çfarë propozimesh apo angazhimesh të shtetit shqiptar,do të afrojë kjo vizitë në dallim me vizitën e mëparshme të kryeministrit Edi Rama dhe me vizitën e kryetarit të Parlamentit të Shqipërisë z.Ilir Meta. A do të sjellë kjo vizitë këndvështrime të reja për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Luginë, apo sërish do të kemi refrenin që vjen nga Tirana? Sigurisht në agjenden e presidentit shpresojmë se nuk do të përsëritet vëtëm thënia, që Tirana do të vazhdojë të mbetët adresë edhe për Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë, por do të ngrihet zëri, në mbrojtje të të drejtave dhe interesave të shqiptarëve nga kjo hapsirë etnike shqiptare.
Ndoshta presidentit i Shqipërisë në vizitën e tij në Bujanoc sigurisht për çështjen e furnizimit me Abetare do të tregon që në vitin shkollor 2017/2018, përfundimisht do të zgjidhet. Po, ashtu pasi vizita bëhet në ditën kombëtare të Mësuesit Presidenti, ka një mendim të institucioneve që për nxënësit dhe studentët nga kjo Krahinë do të kenë kuota shumë më të larta dhe të gjitha shpenzimet e vijimit të specializimeve e studimete të gjitha niveleve do të jenë gratisë.Në të ardhmen Tirana në bashkërendim me Prishtinën zyrtare do të mundohen të ndërtojnë një qëndrim, platformë a strategji që t’i praqesin e artikulojnë kërkesat e ne shqiptarëve nga kjo pjesë në të gjitha instancat dhe mekanzimat të BE-së dhe OKB-ës. Sigurisht ish-Gjenerali i Ushtrisë Shqiptare, e tani në emër të parit të Shtetit Shqiptarë, do të kujtojë e nuk do të harrojë pa përmendur një çerek shekulli nga referendumi i mbajtur më 1 e 2 mars 1992,për një Autonomi politiko-territoriale të Luginës. Ndoshta i pari i vendit të shqiponjave, përveç tjerash, gjatë kësaj vizite do të mbështesë çështjet e mbetura pezull si:
– Për luftën e UÇPMB-së dhe marrëveshjen e Konçulit,që të plotësohet apo të organizohet ndonjë konsultim,
– Për kërkësën drejtuar Boegradit zyrtar për kthimin e lapidarit të UÇPMB-ës në Preshevë,
– Për mbajtjen e një Konferencë të donatorëve në ndihmë të Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës,
– Për formim të një Komisioni mikst Parlamentar të Shqipërisë dhe Kosovës për shqiptarët jashta këtyre kufijve administrativë,
– Të ndajnë mjete të rregullta dhe të krijojnë një fondë të përhershëm për nxitjen e zhvillimit,në arsim,shëndetësi, në mas-media,etj
– Do të mbështetë e përkrahet hapjen e një Universitetit publikë në gjuhën shqipe,
– Për ngritjn e shtatores së Skënderbeut në Bujanoc, a do t’i heqë shpenzimet Tirana zyrtare?
– Për pajisjen me Abetare,libra shkollor e lektyra për të gjitha shkollat dhe bibliotekat në tri komunat,
– Për hapjen e një zyrë ndëlidhëse në kuadër të Qeverisë apo Parlamentit Shqiptarë për tri Komunat.
Si do që të jetë, duhet përshëndetur vizitën e paralajmëruar të Presidentit të Republikës së Shqipërisë z.Bujar Nishani.E mirëpresim, qoftë edhe nëse diçka do të realizohet, duke shpresuar për një përmisim nga ato që deri më tani ka investuar Tirana zyrtare. Kjo natyrisht do të jetë vërtetë një vizitë historike e një presidenti shqiptar.
*Autori ëshë nga Bujanoci, është i diplomuar në drejtimin Ekonomik në Master shkencor të Universitetit publik,,Hasan Prishtina”, në Prishtinë.